Studentet.info
Lajme : OPINIONE TĖ ORGANIZATAVE STUDENTORE RRETH GREVĖS SĖ UPSUP-sė
Kyqur 08-12-2005 4:28:19 (1374 Lexime)

Zena: Kėshilli drejtues e ka ‘lazdruar’ Sejdi Hoxhėn

PRISHTINĖ, 08 DHJETOR- Vendimin e Unionit tė Pavarur tė Studentėve, pėrkatėsisht tė krahut tė Sejdi Hoxhės, pėr ta bllokuar Rektoratin e Universitetit tw Prishtinws, organizatat studentore e kanė quajtur si jo tė drejtė. Edhe pse ata unanimisht kanė thėnė se ka probleme evidente nė vetė Kėshillin Drejtues tė UP-sė, nga organizatat nuk ėshtė parė e rrugės qė me grevė tė zgjidhen kėto probleme, pėr tė cilat thonė se mė shumė i takojnė strukturės sė brendshme tė UPSUP-sė, se sa qė kanė tė bėjnė me studentėt nė tėrėsi.



Pėr Unionin e Studentėve Shqiptarė, vendimi i UPSUP-sė pėr tė bllokuar Rektoratin nuk ėshtė i drejtė, dhe fajtorė bėhet edhe vetė KD. “Kjo ēfarė po bėnė Sejdi Hoxha ėshtė pasojė e rrugės qė i ka hapur atij Kėshilli Drejtues i UP-sė, dhe kėtė mund ta quajmė si ‘lazdrim’ tė z. Hoxha”, thotė Migjen Zena, sekretar i pėrgjithshėm i USSH-sė, pėr tė shtuar se “deri sa Sejdi Hoxha pėrkrahet nga parti politike ai mund tė rrijė nė Rektorat”.
Vendimi pėr tė hyrė nė grevė i drejtuesve tė kėsaj organizate konsiderohet i ngutshėm dhe jo i drejtė edhe nga Organizata e Re Studentore. “Ėshtė njė vendim i ngutshėm. Protesta ėshtė dashur tė bėhet nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike, edhe pse Rektorati ėshtė fajtor pėr problemet e shkaktuara”, thotė Sami Gashi, sekretar i kėsaj organizate.
Nė anėn tjetėr, edhe pėr kryetarin e Organizatės Studentore “1 Tetori”, Bujar Mustafėn, faji adresohet tek Rektorati. “Fajtor ėshtė Rektorati pėr shkak tė mos informimit tė studentėve me ato qė ngjajnė nė UP dhe pėr shkak tė njė menaxhimi tė dobėt qė bėnė, meqė kjo strukturė nė mėngjes merr njė vendim ndėrsa nė mbrėmje e ndėrron atė, dhe kjo nuk ėshtė serioze”, thotė Mustafa.

Nga:Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio