Studentet.info
Lajme : Sipas Ministrisė sė Arsimit, ofrohen 100 muaj-bursa.
Kyqur 08-12-2005 5:27:38 (1493 Lexime)

Projekti, bursa pėr studentėt dhe pedagogėt shqiptarė

TIRANĖ, 08 DHJETOR- Studentėt dhe pedagogėt shqiptarė mund tė pėrfitojnė 100 muaj-bursa nė vit. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka nėnshkruar marrėveshjen pėr pėrfshirjen e arsimit tė lartė shqiptar nė njė program tė ri evropian me emrin CEEPUS. Afati i fundit i aplikimit ėshtė data 15 janar 2006 dhe deri nė kėtė datė aplikimi bėhet online nė faqen e internetit. Numri i pėrfituesve nga ky program do tė varet nga forma e pėrzgjedhjes (3 apo mė shumėmujore) qė do tė bėjnė aplikuesit, prandaj nuk mund tė thuhet saktėsisht numri i studentėve dhe pedagogėve fitues. Sipas pėrgjegjėsit tė projektit, Vaso Qano, vendet pritėse do tė paguajnė qėndrimin dhe strehimin, ndėrsa vendi dėrgues do tė paguajė udhėtimin


Nė program marrin pjesė universitetet e 12 vendeve tė Evropės Qėndrore dhe Jugore si Shqipėria, Austria, Polonia, Hungaria, Ēekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia e Mali i Zi dhe Maqedonia. “Synimi i programit ėshtė tė ndihmojė nė ndėrtimin e hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė dhe zbatimin e kėrkesave tė procesit tė Bolonjės pėr arsimin e lartė tė vendeve evropiane pjesėmarrėse nė kėtė program”, - tha zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencės, Adriana Gjonaj, sipas tė cilės buxheti i projektit do tė matet me muaj-bursa. “Projekti do tė menaxhohet nga Zyra Tempus pėr Shqipėrinė. Do tė ofrohen rreth 100 muaj-bursa nė vit pėr pedagogėt dhe studentėt shqiptarė dhe po aq bursa pėr pedagogėt dhe studentėt e huaj qė do tė japin leksione ose do tė studiojnė nė universitetet e vendit tonė”, - tha gjatė konferencės Gjonaj.
Ēfarė ofron programi
Programi CEEPUS parashikon shkėmbime pedagogėsh dhe studentėsh shqiptarė dhe tė huaj. Pedagogėt shqiptarė dhe tė huaj kanė mundėsi tė japin leksione deri nė njė muaj nė vendet pritėse, ndėrsa studentėt shqiptarė dhe tė huaj mund tė studiojnė nė vendet pritėse deri nė 10 muaj, duke bėrė edhe transferimin e kredive pėr lėndėt e ndjekura, si edhe mund tė marrin pjesė nė shkolla verore. Po ashtu, studentėt e cikleve tė dyta dhe tė treta tė studimit mund tė punojnė edhe pėr finalizimin e masterit dhe tė doktoraturės. Projekti do tė mundėsojė shkėmbimet e eksperiencave tė vendeve tė ndryshme evropiane nė fushėn e arsimit tė lartė.
Si aplikohet
Forma e vetme e aplikimit pėr t`u bėrė pjesė e kėtij programi ėshtė online, nėpėrmjet adresės www.ceepus.info. Mė pas klikohet nė login/register dhe pasi regjistrohesh, sistemi tė dėrgon aktivizimin. Bėhet logimi duke klikuar nė register for network dhe sė fundi finalizohet kėrkesa me “Ok”. Afati i fundit i regjistrimit ėshtė 15 janari i ēdo viti.

Nga:E.Ajazi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio