Studentet.info
Lajme : AUSTRIA MBĖSHTETĖ UNIVERSITETIN E PRISHTINĖS
Kyqur 09-12-2005 7:17:04 (1777 Lexime)

UP dhe WUS Austria nėnshkruan marrėveshje pėr zbatimin e reformave

PRISHTINĖ, 09 DHJETOR- Nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės (UP), tė enjten u nėnshkrua marrėveshja nė mes Rektoratit dhe Zyrės Austriake nė Prishtinė, pėr projektin prej 500 mijė eurosh, i cili do tė zbatohet nė vitet akademike 2005-2007 dhe qė synon zbatimin e reformave nė universitet. Ky projekt parasheh realizimin e 5 projekteve, tė cilat financiarisht do tė mbėshtet nga shteti austriak, ndėrsa zbatimin e kėtyre projekteve do ta bėjė WUS Austria nė Prishtinė.
But Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit rajonal tė WUS Austria, tha se projekti i parė ėshtė “Programi i zhvillimit tė lėndėve mėsimore”, qė ka tė bėjė me stimulimin e personelit mėsimor qė tė zbatojnė lėndė tė reja nė UP, ose tė zbatojnė metodologji tė re shkencore nė lėndėt ekzistuese, pėr mbėshtetje direkte tė planprogramit tė UP-sė.


Ndėrsa nė kuadėr tė kėtyre projekteve ėshtė edhe njė shtesė e cila i mundėson njė lėnde tė caktuar qė ta kėtė laboratorin tė cilin do ta furnizoėj me pajisje laboratorike qė lėnda tė zhvillohet ashtu si zhvillohet nėpėr institucione tjera akademike perėndimore.
“Shuma e cila mund tė mbėshtetet pėr njė projekt pėr laborator ėshtė e paraparė tė jetė 15 mijė euro, por gjithashtu parashihet qė sė paku 30 pėr qind tė pajisjeve laboratorike tė financohen nga Rektorati. Kėshtu qė totali pėr pajisje laboratorike mund tė jetė rreth 22 mijė euro”, tha Dedaj.
Ndėrsa projekti i tretė pėrmban nė vete “Rastin sfidues tė Kosovės”, “Modelin e Kombeve tė Bashkuara”, “Stimulimin e Rastit tė Gjyqit” dhe “Teknologjia Informative Komunikative”.
“Rasti sfidues i Kosovės” ėshtė garė e studentėve qė janė nė vitin e fundit tė studimeve dhe kėtu pėrfshihet rasti i biznesit, ku garojnė studentėt e ekonomikut, administratės publike, etj.
Ndėrsa rasti i dytė ėshtė modeli i Kombeve tė Bashkuara, ku pėrfshihen studentėt qė janė nė Shkencat Politike, Administrimi Publik dhe Fakulteti Juridik. Rasti i tret “Stimulimi i Rastit tė Gjyqit”, ėshtė paraparė pėr studentėt e Fakultetit Juridik dhe rasti i katėrt “Teknologjia Informative Komunikative”, ėshtė paraparė pėr studentėt e Fakultetit Teknik.
“Fituesit nga kėto katėr gara do tė shkojnė nė garėn finale nė Austri e qė do tė ballafaqohen me koleget e tyre nga Bullgaria, Rumania, Moldavia, Serbia dhe Mali i Zi, pastaj Maqedoni, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Shqipėria. Pėr fituesit janė paraparė disa vende tė punės nėpėr kompani tė mėdha qė do tu shėrbejnė atyre pėr eksperiencė, pastaj do tė ndahen disa bursa studimore”, shpjegoi Dedaj.
Ndėrsa projekti i katėrt ėshtė “Njėsia operative pėr mėsim elektronik”, qė ka zhvilluar projektin pėr mėsim elektronik dhe ky do tė zbatohet nė Fakultetin e Elektroteknikės.
Qėllimi i kėtij projekti, sipas ushtruesit tė detyrės sė drejtorit rajonal tė WUS Austria, ėshtė pajisja e njė laboratori me pajisje pėr zhvillimin e mėsimit me kėtė metodologji dhe teknologji tė re, pastaj trajnimi i stafit, e gjithashtu parashihet edhe mbėshtetja e sė paku katėr lėndėve tė reja qė do tė shkėpusin pėrmbajtjen nė formė elektronike.
Projekti i pestė ėshtė “Shėrbimi informativė akademik” qė ka tė bėjė me dhėnien e informatave tė studentėve apo personelit mėsimor tė universitetit.
Ndėrsa pėr tė marrė pjesė nė kėto projekte duhet qė studentėt tė jenė nė vitin e fundit tė studimeve, ta njohin mirė gjuhėn angleze dhe tė kanė notė tė lartė mesatare dhe gjithashtu pjesėmarrja nė gara tė ndryshme tė diturisė. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio