Studentet.info
Opinione : VĖSHTRIM
Kyqur 12-12-2005 6:43:44 (1347 Lexime)


Universiteti i ‘depolitizuar’, vatėr e grevave tė shkaktuara nga Qeveria

Nga: Besnik KRASNIQI


Pas ‘depolitizimit’ tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilin e bėri Qeveria me ndėrhyrjen e sajė, nė universitetin e ‘depolitizuar’, pos shumė problemeve qė po e rėndojnė atė, ka ardhur nė modė edhe greva, si mjet pėr realizimin e kėrkesave qoftė tė kuadrit akademik por edhe tė vetė studentėve. Dikasteret e Qeverisė dhe njerėzit qė ka nė universitet ajo, po arrijnė tė krijojnė probleme, tė cilat po reflektohen nė mėnyrėn mė negative tė mundshme, dhe si rezultat po kanė jo vetėm grevat por edhe po shkaktojnė pengesa evidente nė mbarėvajtjen e procesit akademik dhe shkencor nė universitet.

Nepėrkėmbja e profesorėve nga institucionet e vendit, nėnqmimi dhe loja qė kėto institucione bėnė dhe po bėjnė me ta, rezultoi qė profesorėt tė mos durojnė mė dhe qė nė fillim tė vitit akademik tė hudhen nė grevė, me ē’rast pėr njė muaj rresht ata bojkotuan punėn.
Menjėherė pas pėrfundimit tė grevės sė profesorėve, studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė kėtij universiteti u detyruan tė futen nė grevė, tė pa kėnaqur me vendimin e Dekanatit, pėrkatėsisht tė njėrit nga tre prodekanėve, pėr tė vendosur njė mėnyrė tė re mėsimi, i cili do tė realizohej nepėrmjet tė ashtuquajturit “bllok sistem”.
Vetėm njė muaj ka vajtur dhe sė fundi ishte bllokuar ‘koka’ e Universitetit tė Prishtinės-rektorati. Kjo nga fakti se njė fraksion i njė organizate studentore shprehė pakėnaqėsi ndaj strukturės udhėheqėse tė universitetit, pėr vendimet tė cilat i merr dhe qė reflektojnė tejet negativisht tek studentėt. Thėnė troq, nga paaftėsia e Rektoratit pėr tė zgjidhur njė problem brenda nė Unionin e Pavarur tė Studentėve, dhe pėr tė bartė kėtė kompetencė tek Ministria e Shėrbimeve Publike.
Nėse kemi parasyshė se kemi tė bėjmė me njė udhėheqėsi tė re qė drejton universitetin, e cila ėshtė e pėrkohshme dhe e emėruar nga Ministria e Arsimit, a mund tė pyesim se kjo udhėheqėsi nuk ka idenė se si duhet menagjuar me universitetin, dhe po shfaqen njė varg problemesh, apo problemet janė trashėguar nga udhėheqėsitė parapreake? Se udhėheqėsia e re nuk din si duhet menagjuar me universitetin zihet nė gojė tek shumė profesorė, studentė dhe njerėz tė cilėt nė njė farė mėnyre dinė pak rreth organizimit brendauniversitar. Por nuk mund tė anashkalohen as problemet e trashėguara, dhe shkas i kėtyre problemeve na shfaqen edhe grevat aq tė shpeshta.
Tė fillojmė nga greva e profsorėve. Problemi i pagave ėshtė i vjetėr por mllefi i tyre ėshtė shfaqur tek pas vendosjes sė ‘ligjshmėrisė’ nė universitet, nga ana e qeveėrisė. Dhe ėshtė shumė e drejtė tė bėhen greva tė tilla, meqė ministri paska aftėsi dhe kompetencė tė ndėrhyjė nė universitet, dhe tė bėjė ndėrrime rektorėsh atėherė kur t’i teket atij, ndėrsa paska harruar detyrėn qė ka para vetės, atė tė ofrimit tė kushteve tė nevojshme si pėr kuadrin mėsimor por edhe pėr aspekte tė tjera nė Arsimin e Lart. Struktura paraprake i kishte mardhėniet e ngrira me ministrinė, por me gjithė kėtė kjo strukturė shpalosi njė plan pėr vetėmenagjim tė tė hyrave nė universitet, me ēka parashihte qė pagat e profesorėve tė rriteshin nė njė masė mjaftė tė avancuar. Dhe pa faj nuk mund ta lėmė tani udhėheqėsinė e re, udhėheqėsi kjo qė posedon mardhėnie pėrfekte me Ministrinė e Arsimit, dhe nuk arriti qė para grevės sė profesorėve tė bėjė diē nė kėtė drejtim.
Po ēka me grevėn e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė? A ėshtė dikush i implikuar nė tė? Tė pėrkujtojmė njė rast. Pasi Ministria e Arsimit shkarkoi nga detyra rektorin e deriatėhershėm tė UP-sė, i vetmi ishte njėri nga tre prodekanėt e Fakultetit tė Mjekėsisė qė dha qėndrimin e tij pėr largim tė menjėhershėm tė rektorit tė atėhershėm. Dhe po ky prodekan, njė pėrkrahės i atėhershėm i ministrisė, deshi tė bėjė ‘reformim’ tė kėtij fakulteti, pasi kishte kopjuar nga faqet e internetit njė mėnyrė studimi tė quajtur ‘bllok sistem’. Duke e parė si njė gjė eksperimentuese, tė dėmshme dhe njė vendim tekanjoz, studentėve nuk u mbeti rrugė tjetėr pos tė futen nė grevė, dhe kjo erdhi pasi udhėheqėsia e re e universitetit nuk i kishte dėgjuar kėrkesat e studentėve.
Greva mė e freskėt ėshtė ajo qė bėnė njė fraksion i Unionit tė Pavarur tė Studentėve. Kjo, nė fakt, lidhet drejtpėrdrejt me njė menagjim deshtak tė udhėheqėsisė sė tanishme qė ka Universiteti i Prishtinės. Si ėshtė e mundur qė ‘paria’ e universitetit tė mos dijė nė thelb njė problem pėr tė cilin dinė jo vetėm profesorėt, studentėt, por edhe fėmijėt, meqė problemi si i tillė prezantohet pothuajse ēdo ditė nė mediumet kosovare. Nė paaftėsi pėr ta marrė barren qė i takon, pėr tė analizuar argumentet e grupacioneve pėrbrenda unionit, ajo kėtė barrė ia vė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike e cila merr vendime qesharake, herė duke licencuar njė fraksion e herė tjetrin, me ēka ka ardhur edhe deri tek greva.
Duke i analizuar faktet e mėsipėrme pėr kėto tre greva, mund t’i japim vetės tė drejtėn tė konstatojmė se ato ndodhin pėr shkak telasheve qė shkakton nė universitet Qeveria e Kosovės. Por me kėto greva a ėshtė duke u arritur diēka? Munmd tė thuhet se pjesėrisht po, thėnė ndryshe po arrihen ujdi dhe po gjendet njė mes i caktuar. Profesorėt me grevė arritėn tek njė zotim i Qeverisė pėr rritje pagash dhe asgjė mė shumė, studentėt e Mjekėsisė arritėn ta pėrmbysin ‘bllok sistemin’ por jo edhe dekanin, ēka edhe kėrkonin kėmbėngulėsisht, ndėrsa fraksioni i Unionit tė Pavarur tė Studentėve u detyrua tė heqė dorė nga kėrkesat e tyre dhe greva e tyre nuk pat pikė dobije.
‘Depolitizimi’ i universitetit solli greva tė shumėta dhe problemet, qė gjithashtu janė tė shumėta nė universitet, mund tė sjellin edhe greva tė tjera, edhe pse me to ėshtė duke u arritur shumė pak. Por kur kjo udhėheqėsi e universitetit do t’i paraprijė eliminimit tė problemeve para se tė ndodhė greva, formė kjo mė radikale e shprehjes sė pakėnaqėsisė? Kjo nuk dihet, ndėrsa njė gjė po: deri sa tė ketė pakėnaqėsi do tė ketė edhe greva, thėnė mė ndryshe, deri sa koka e universitetit-rektorati nuk ėshtė nė gjendje tė menagjojė si duhet, dhe tė merret ekskluzivisht me ēėshtjet e studentėve dhe kuadrit akademi, atėherė mund tė presim situata tė pa pritura nė universitetin e ‘depolitizuar’.

- Autori ėshtėStudent i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Departamentit tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės




Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio