Studentet.info
Lajme : Agron Gani: Vendimi ndaj meje ėshtė i paligjshėm
Kyqur 13-12-2005 6:39:41 (3284 Lexime)

Pezullohet Gani, studentėt hyjnė nė mėsim

TIRANĖ, 13 DHJETOR- Pedagogu Agron Gani ėshtė pezulluar nga e drejta e dhėnies sė mėsimit nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė. Pas konfliktit gati dymujor mes pedagogut Gani dhe 15 studentėve tė vitit tė katėrt tė Historisė, zėvendėsdekania e ngarkuar me detyrėn e dekanit, pas lirimit tė Gjovalin Grudės, Ilira Ēaushi, vendosi dje pezullimin e tij nga ushtrimi i mėsimdhėnies nė auditor. ”Duke patur si kompetencė ndjekjen e procesit mėsimor dhe duke parė qė rreth 150 studentė kanė bojkotuar mėsimin, vendosa pezullimin e pedagogut Agron Gani nga detyra deri nė marrjen e njė vendimi pėrfundimtar pėr kėtė ēėshtje dhe ngritjen e njė komisioni ndėrinstitucional pėr tė shyrtuar mosmarrėveshjet mes studentėve dhe pedagogut nė fjalė”, -tha zv.dekania Ēaushi. Sipas saj, nuk mund tė neglizhohej mė ngėrēi institucional i krijuar nga ky problem


“Nga konflikt pedagog-studentė ky u kthye nė njė konflikt dekanat-studentė”, - u shpreh Ēaushi. Sipas vendimit tė marrė, grupi qė do tė shqyrtojė kėtė ēėshtje do tė pėrbėhet prej tre personash tė paanshėm. Zv.dekania e zgjedhur pėrkohėsisht deri nė zgjedhjen e dekanit tė ri tė Fakultetit Histori-Filologji thekson pėr ‘Shekullin” se ka njė ngėrē sa i pėrket detyrave dhe tė drejtave tė pedagogėve. “Si nė ligjin pėr Arsimin e Lartė, si nė statutin e universitetit edhe nė rregulloren e tij nuk pėrcaktohen qartė kufizimet dhe tė drejtat e pedagogėve”, -thotė ajo, duke shtuar se mungesa e kufizimeve tė tilla sjell mė pas edhe probleme mes studentėve dhe pedagogėve.
Vendimi
Gjendje anarkie, krijuar pas konflikitit studentė-pedagog. Kėshtu pėrshkruhet nė vendimin pėr pezullimin e pedagogut Gani, situata e krijuar nga konflikti mes palėve. Nė vendim, drejtuar pedagogut Agron Gani, tashmė i pezulluar, por edhe pėr dijeni tė rektorit, Shezai Rrokaj, e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollos, renditen faktet pėr situatėn e krijuar, baza ligjore dhe rrjedhja e konfliktit nė kohė mes pedagogut dhe studentėve. “Shkeljet pėr tė cilat pretendohet mė sipėr (ushtrimi i terrorit psikologjik, formulimi i tezave tendencioze, pėrdorimi i shprehjeve fyese dhe ofenduese ndaj studentėve) pėrbėjnė cėnim tė hapur tė nenit 25 tė Kushtetutės dhe tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut”, - thuhet nė vendimin e djeshėm. Sipas tij, duke qenė nė auditor, pedagogu mund tė ndikojė nė lirinė e shprehjes sė studentėve dhe kėshtu nuk duhet tė ushtrojė detyrėn e tij deri nė marrjen e njė vendimi pėrfundimtar pėr kėtė ēėshtje.
Zėvendėsimi i mėsimit tė humbur
Studentėt protestues kanė pranuar rinisjen e mėsmit. Ylli Prebibaj, Taulant Koxhaj dhe Syrja Hoxha thanė dje nė emėr tė tė gjithė studentėve tė tjerė qė kanė bojkotuar mėsimin se pas pezullimit tė pedagogut Gani do tė hyjnė nė auditore. ‘Qė sot do tė nisim mėsimin dhe do tė mundohemi tė zėvendėsojmė orėt e humbura’, -theksoi studenti Prebibaj. Edhe zv.dekania siguroi se tė gjitha orėt e humbura do tė zėvendėsohen, pasi tekstet e lėndėve janė tė botuara dhe studentėt do ta kenė mė tė lehtė pėr tė pėrthithur njohuritė e humbura.

Gruda: S’kam kompetenca si dekan
Edhe pas 9 ditėsh tė shkarkimit, Gjovalin Gruda, ish-dekani i Fakultetit Histori-Filologji, nuk ėshtė larguar nga zyra. ’Nuk ka asnjė rėndėsi ndenja ime nė kėtė zyrė, pasi unė nuk kam mė asnjė kompetencė si dekan’, -tha dje Gruda. Ai shtoi se vula, firma dhe shėrbimi i sekretares sė dekanit i kanė kaluar tashmė zėvendėsdekanes Ilira Ēaushi. Por Gruda e ka quajtur tė jashtėligjshėm vendimin e djeshėm tė Ēaushit. ’Pezullimi i profesor Agron Ganit, nga zėvendėsdekania, nuk ka bazė ligjore. Ajo nuk ka tė drejtė tė marrė vendime tė tilla’, -ka mbyllur bisedėn ish-dekani Gjovalin Gruda.

Gani:Do t’i drejtohem Gjykatės
“Unė e quaj tė paligjshėm kėtė vendim tė zėvendėsdekanes Ilira Ēaushi pėr tė mė pezulluar nga detyra”. Kėshtu ėshtė shprehur dje pedagogu Agron Gani, duke siguruar se nuk do ta lėrė me kaq kėtė ēėshtje. Ai ka theksuar se do t’i drejtohet Gjykatės. “Studentėt janė pėrdorur nga shefja e Departamentit tė Historisė, Valentina Duka”, -theksoi dje Gani. Por, nė tė kundėrt tė kėsaj, shefja e Departamentit, Valentina Duka, tha se nuk mund tė manipulohen dot 150 studentė. “Nuk mund tė keqpėrdorėsh 150 studentė, kur ata kanė dalė publikisht me emrat dhe firmat e tyre dhe kanė tri javė qė nuk bėjnė mėsim”, -iu pėrgjigj pretendimit tė Ganit Valentina Duka. Ajo shtoi gjithashtu se nė ēdo veprim dhe vendim tė saj kundrejt pedagogut Agron Gani, ka patur mbėshtetjen e tė gjithė pedagogėve tė departamentit qė ajo drejton.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio