Studentet.info
Lajme : KOMISIONI PARLAMENTAR RRETH PROPOZIM-BUXHETIT PĖR 2006
Kyqur 15-12-2005 8:43:34 (1226 Lexime)

Parashihet rritja e rrogave nė arsim

SHKUP, 15 DHJETOR- Politika fiskale nė vitin e ardhshėm, sipas Propozim-buxhetit tė Republikės sė Maqedonisė pėr vitin 2006, tė cilin dje e pėrkrahu Komisioni parlamentar pėr financim dhe buxhet, do tė realizohet me 104 miliardė e 874 milionė denarė tė dala, 103 miliardė e 167 milionė denarė tė ardhura dhe deficit 1 miliardė e 707 milionė denarė.
Nė anėn e tė ardhurave, siē tha ministri i Financave, Nikolla Popovski, duke e arsyetuar Propozimin, me 97 pėr qind marrin pjesė tė ardhurat burimore, ndėrsa tė ardhurat nga taksat janė projektuar nė 57,017 miliardė denarė, qė ėshtė pėr 6,4 pėr qind mė shumė se vitin e kaluar. Zvogėlim, sipas tė parashikuarės nė Propozimin, ka te tė dhėnat nga
importi, qė i kushtohet liberalizimit tė vazhdueshėm.


Ana e tė dalave, sipas ministrit Popovski, ėshtė e pavolitshme, sepse, siē thotė ai, 85 pėr qind janė tė dala me karakter qė mund tė ndryshohet nėse intervenohet nė ligjet, ndėrsa mė problematike janė sferat sociale. "Nė kėtė mėnyrė ėshtė ngushtuar hapėsira qė tė bėhet buxhet i ndryshėm nga ky qė ėshtė propozuar", potencoi Popovski.
Nė Buxhetin nė vitin 2006 ėshtė paraparė rritja e rrogave nė arsim, shkencė dhe kulturė, si dhe deficiti qė do tė paraqitet nė Fondin e SPIM-it nga funksionimi i shtyllės sė dytė pensionale.
Ministri Popovski pėr vitin 2006 paralajmėroi se Qeveria do tė tentojė ta vazhdojė stabilitetin makroekonomik dhe pret qė trendėt pozitive tė kėtij viti tė vazhdojnė edhe vitin e ardhshėm.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio