Studentet.info
Lajme : USHT: E VĖRTETA RRETH SITUATĖS SĖ KRIJUAR NĖ “MONOPOL”
Kyqur 15-12-2005 8:45:06 (1416 Lexime)

Hyrjen nė objekt e ndaluan disa pjesėtarė tė sigurimit

TETOvĖ, 15 DHJETOR- Kėshilli i Rektoratit tė USHT-sė nė mbledhjen e rregullt tė mbajtur mė 13.12.2005, ku mori pjesė edhe kryetari i Senatit pas diskutimit rreth situatės sė krijuar nė objektin “Monopol” dhe pas deklaratave tė disa individėve nė mjetet e informimit, pėr hir tė informimit tė drejtė tė opinionit tė gjerė lėshon njė komunikatė.
Nė kėtė komunikatė thuhet se shfrytėzimi i objektit “Monopol” nga ana e UT-sė e mė vonė edhe e USHT-sė ishte si nevojė e atėhershme edhe e tanishme e Universitetit pėr mbarėvajtjen normale tė procesit mėsimor, sepse universiteti nuk zotėronte objekte tė mjaftueshme pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor. Pėr kėtė destinim Universiteti i Tetovės nėnshkroi kontratė pėr shfrytėzim dhjetėvjeēar tė kėtij objekti, pėr vijimin e procesit mėsimor pa pengesė dhe pėr kėtė universiteti zotėron dėshminė e kontratės pėr shfrytėzimin e objektit tė datės 02.06.2003.


Kėshilli i Rektoratit dhe Senati i USHT-sė nė mbledhjen e mbajtur mė 26.09.2005 pėr vitin akademik 2005/2006 vendosi tė investojė nė pėrshtatjen e objektit shtesė tė Monopolit, pėr nevojat e Fakultetit tė Shkencave Humane dhe Arteve, me qėllim tė plotėsimit tė kushteve normale pėr punė nė kėtė fakultet.
Nė momentin kur pėrfunduan punėt dhe u krijuan kushtet pėr hyrjen e studentėve nė kėtė objekt, studentėve tė Fakultetit tė Shkencave Humane dhe Arteve u ndalua hyrja nga ana e disa pjesėtarėve tė sigurimit.
Pas njė kėrkese ultimative pėr marrjen e vendimeve pėr punė tė rregullt nė universitet, njė pjesė e punėtorėve administrativo-teknikė dhe tė sigurimit, tė cilėt gjatė gjithė kohės kanė marrė paga mujore pa ndėrprerė, edhe pse kanė qenė me kontratė nė vepėr, pa asnjė konsultim me organet udhėheqėse tė universitetit dhe pa paralajmėrim tė organeve universitare vendosėn t’i mbyllin dyert e objektit “Monopol” pėr studentėt, profesorėt dhe personelin administrativo-teknik tė universitetit. Ky veprim i mbylljes sė objektit vazhdoi disa ditė me radhė edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė organeve tė universitetit pėr t’i hapur ato, pėr vijimin normal dhe pa pengesė tė mėsimit. Siē dihet, marrja e vendimeve pėr pranim nė punė tė rregullt nė universitet bėhet pėrmes institucionit tė konkursit publik qė e shpall universiteti me pėlqim paraprak tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe Ministrisė sė Financave tė Maqedonisė, sepse ato janė organe kompetente pėr lejimin e vendeve tė rregullta tė punės pėr tė gjithė punėtorėt e universitetit.
Kėshilli i Rektoratit dhe organeve udhėheqėse tė USHT-sė duke u mbėshtetur nė Statutin e Universitetit dhe nė Ligjin e arsimit tė lartė pėr mbarėvajtjen pa pengesė tė procesit mėsimor nė universitet, nė mbledhjen e mbajtur mė 23.11.2005 pas konsultimit me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės si organ kompetent i arsimit tė lartė, vendosi qė studentėt tė shkojnė nė tri objektet ekzistuese tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės: Fakultetin Juridik dhe Ekonomik nė kuadėr tė objektit tė FSHMN-sė, FSHHA nė kuadėr tė objektit tė Qendrės Politeknike, kurse artet nė objektin e Fakultetit tė Arteve.
Ministria e Arsimit dhe universiteti vendosi qė mėsimi nė USHT tė zhvillohet nė dy ndėrrime, ashtu siē zhvillohet tani pėr tė cilėn gjė ėshtė prononcuar universiteti edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė.
Qeveria e Maqedonisė me vendim qeveritar pėr nevojat e universitetit ka ndarė rreth 5 hektarė tokė, e cila gjendet nė afėrsi tė Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė tė cilin vend do tė ndėrtohet kompleksi universitar dhe objektet pėrcjellėse tė USHT-sė.
Komisioni i USHT-sė mė 06.12.2005 ka transferuar dokumentacionin juridiko-administrativ dhe dosjet e studentėve, nė fakultetet pėrkatėse dhe sipas procedurės administrative ngelet qė t’i marrė edhe pajisjet tjera qė janė pronė e USHT-sė.
Konsiderojmė qė tė gjitha dezinformatat qė plasohen nė mjetet e informimit dhe tentojnė t’i vishen universitetit dhe udhėheqjes sė universitetit nga kushdo qoftė individ apo grup dhe pėr ēfarėdo qėllimi, janė qėllimkėqija, tendencioze, tė pa baza dhe tė dėmshme nė momentin kur Universiteti Shtetėror i Tetovės ka filluar tė konsolidohet, tė zhvillohet si dhe Universiteti ka marrė pėrmasa tė bashkėpunimit ndėruniversitar nė rajon, Evropė dhe SHBA. Universiteti me kėta hapa do tė sjellė risi, progresivitet dhe cilėsi mbi tė gjitha pėr studentėt, stafin akademik, administratėn e USHT-sė, pėr vendin, rajonin dhe mė gjerė.
Me kėtė rast u apelojmė organeve shtetėrore tė Maqedonisė nė kėtė fazė tė nevojshme ta ndihmojė universitetin pėr realizimin e nevojave tė domosdoshme, pėr ngritjen e godinave, fakulteteve dhe objekteve pėrcjellėse tė universitetit pėr standardin e studentėve, thuhet nė fund tė komunikatės.

Nga:Ismet KROSI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio