Studentet.info
Lajme : Pėr studimet pasuniversitare dhe bursa studimi kriteri kryesor
Kyqur 21-12-2005 5:48:05 (3043 Lexime)

Studime nė Gjermani, ja si tė aplikosh

Tiranė, 21 DHJETOR- Dėshiron tė studiosh nė Gjermani? Rezultate tė shkėlqyera nė universitet pėr specializimet, llogari bankare deri nė 6 500 euro pėr studimet nė universitet dhe plan tė qartė pėr degėn qė aplikon. Kėto janė njė pjesė e kritereve qė duhet tė plotėsojė ēdo i interesuar pėr universitetet e Berlinit, Kėlnit, Mynihut apo Hamburgut. E sigurisht qė nuk janė vetėm kėto qytete. Pėrgjithėsisht universitetet nė Gjermani kanė njė kurrikul thuajse tė ngjashme, por tradita bėn dallimin.


Aplikimi
Nė llogarinė tėnde bankare duhet tė kesh 6 500 euro, nė tė kundėrt do tė jetė e vėshtirė qė ta fitosh tė drejtėn e studimit. Pėrpos llogarisė sė vetė personit qė ka mbaruar shkollėn e mesme, mund tė shėrbejė si e tillė edhe garancia financiare e tė afėrmve banues ligjorė nė kėtė vend. Garancia financiare mund tė shkojė edhe nė 7 500 euro, me taksat e reja qė kanė vėnė disa universitete atje. Natyrisht qė kjo varet nga universiteti qė zgjedh. Nėse studentėt do tė zgjedhin qė tė punojnė pėr tė siguruar jetesėn, nuk duhet tė punojnė mė shumė se 90 ditė nė vit. Por edhe punėsimi nuk e heq detyrimin pėr tė patur njė llogari tė tillė. Ēdo aplikim duhet tė mbyllet nė datėn 15 korrik. Dhe sigurisht, nėse e fitoni tė drejtėn e studimit, nuk do tė thotė se do tė filloni menjėherė vitin akademik. Nė universitetet gjermane iu pret njė vit parauniversitar dhe njė provim qė duhet ta kaloni me sukses.
Specializimi
Nė mes tė muajit nėntor tė ēdo viti nė Shėrbimin e Shkėmbimit Akademik, zyrė gjermane e cila ndodhet nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė, ėshtė afati i fundit pėr dorėzimin e kėrkesave pėr studime pasuniversitare, master. Sipas lektorit tė kėtij shėrbimi, Jens Reimann, qė studentėt shqiptarė tė fitojnė tė drejtėn e njė specializimi, sė pari, duhet tė kenė pėrfunduar me rezultate tė shkėlqyera. Jo vetėm kaq, por studentėt, sipas lektorit Reimann, duhet tė kenė njė plan tė qartė pėr degėn dhe universitetin ku do tė studiojnė. Sė pari, kėrkesave tė studentėve iu bėhet njė pėrzgjedhje nė Shqipėri, pasi pajisen me vizė do t’iu duhet tė kalojnė njė tjetėr konkurs nė Bon tė Gjermanisė. “Pėr studentėt qė duan tė specializohen, ofrojmė edhe bursė, e cila ėshtė 715 euro nė muaj”, -thekson lektori gjerman, Jens Reimann. Sa pėr gjuhėn, studentėt qė dinė atė angleze nuk kanė se pse tė shqetėsohen, pasi nė Gjermani ke mundėsi tė bėsh specializim edhe nė gjuhėn angleze.
Studimet e mėtejshme
Qė tė bėsh doktoraturėn nė njė vend si Gjermania duhet tė sigurosh komunikim me pedagogėt, tė cilėt mbajnė emėrtimin e kujdestarėve. Kėta do tė ndjekin punėn e njė studenti tė specializuar. Dhe nėse je specializuar nė Gjermani, pėr doktoraturėn ka mė shumė avantazhe. Pėrpos kėsaj njė peshė tė madhe kanė edhe studimet shkencore. Sa i pėrket numrit tė studentėve qė do tė pranohen, si pėr studime universitare ashtu edhe pėr ato pasuniversitare, duket se nuk ka kufizime.

Kriteret pėr studime universitare
1.Tė kesh mbaruar shkollėn e mesme apo atė profesionale.
2.Tė dish gjuhėn gjermane.
3.Tė kesh si garanci njė llogari bankare nga 6 500 euro deri nė 7 500 euro.
4.Tė pėrfundosh aplikimin deri nė datėn 15 korrik tė ēdo viti.

Kriteret pėr tė pėrfituar bursė pėr specializim
1.Tė kesh pėrfunduar universitetin me rezultate tė shkėlqyera.
2.Tė dish gjuhėn gjermane ose atė angleze.
3.Tė dorėzosh aplikimin para datės 15 nėntor.

Kriteret pėr studime pasuniversitare
1.Tė kesh komunikim me pedagogėt gjermanė, udhėheqės tė doktoraturės.
2.Tė kesh njė projekt tė qartė pėr fushėn qė do tė marrėsh doktoraturėn.
3. Tė kesh studime shkencore.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio