Studentet.info
Lajme : EKSKLUZIVE: PĖR STUDENTET.INFO
Kyqur 28-12-2005 6:11:09 (1779 Lexime)


Do tė bashkohen UEJL-ja dhe USHT-ja

TETOVĖ, 28 DHJETOR- Studentė tė Universitetit tė Evropės Juglindore dhe studentė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe profesorėt e tyre sė shpejti do tė gjenden sė bashku. Nuk do tė bashkohen me “tapi” pėr tre vjet, pasi nė tė dy universitetet ka tė pranuar shumė gjenerata qė brenda tre vjetėsh duhet tė pėrfundojnė nė universitetet ku janė regjistruar, mirėpo bisedimet pėr tė realizuar idenė pėr “bashkim” tė dy universiteteve fillon tė enjten. Iniciativat pėr “bashkimin” e dy universiteteve shqiptare kanė qarkulluar gjatė tėrė kėtij viti, mirėpo tė enjten fillojnė bisedimet konkrete mes Rektoratit tė Universitetit tė Evropės Juglindore dhe pėrfaqėsuesve shqiptarė nė qeveri dhe organeve gjegjėse tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Kėshtu bėjnė tė ditur ekskluzivisht pėr studentet.info , burime tė sigurta nga Universiteti i Evropės Juglindore.


“Do tė jetė bashkėpunim pėr tre vjet, pas tre vjetėsh do tė shohim se si do ta quajmė, bashkim apo diēka tjetėr. Nuk dėshirojmė tė quajmė bashkim, pėr shkak se kjo fjalė ėshtė politizuar maksimalisht. Ne po fillojmė bisedimet pėr bashkėpunim konkret i cili do tė zgjatė tre vjet, pėr shkak se dy gjenerata studentėsh janė pranuar nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės”, deklaroi burimi ynė nė UEJL.
Ekspertėt e arsimit, qė nga legalizimi i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, kanė propozuar bashkimin e dy universiteteve pėr shkak tė rritjes sė kualitetit, bashkimit tė kuadrit arsimor dhe mundėsisė sė shfrytėzimit tė objekteve tė pėrbashkėta tė tė dy universiteteve.

I pari fakultet unifikohet Juridiku

“Plani konkret i bashkėpunimit trevjeēar, deri nė vendimin pėrfundimtar ėshtė bėrė gati. Tė enjten do tė fillojmė bisedimet dhe besojmė se bashkėpunimi konkret do tė japė fryte”, sqaroi burimi ynė nė UEJL.
Sipas planit tė pėrgjithshėm tė hartuar nga ekspertė tė arsimit, pritet qė Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetėror tė Tetovės tė shuhet brenda tre vjetėsh, pasi tė kalojnė studentet qė janė nė vitet e para dhe tė dyta. Shkak pėr shuarjen e Fakultetit Juridik nė USHT, janė mungesa e kushteve dhe ekzistimi i po tė njėjtit fakultet nė Universitetin e Evropės Juglindore. Po ashtu edhe Fakulteti Filologjik, do tė fillojė tė unifikohet nė njė fakultet pėr tė dy universitetet.
“Plan-programi i Fakultetit Politeknik ėshtė njė program shumė i qėlluar dhe ai do tė funksionojė. Nė atė program do tė investojmė tė gjithė qė sa ma shpejt tė konsolidohet. Fakultetet tjera duhet me njė proces tė ngadalshėm tė unifikohen”, deklaroi burimi ynė i cili nuk dėshiron t’i pėrmendim emrin.
Ekspertėt kanė sugjeruar se ekzistimi i fakulteteve tė dubluara nuk ėshtė nė favor tė askujt dhe mė pak nė favor tė studentėve. Sipas burimit tonė, tregu i punės ėshtė analizuar dhe ai ėshtė i stėrngarkuar me kuantitet, ndėrsa “ne na nevojitet kualitet”.

Tepricė kuadrosh nė njė profesion

Programi i bashkėpunimit ndėrmjet dy universiteteve ka pėr qėllim qė tė unifikojė fakultetet pėr tė mos prodhuar tepricė kuadrosh, por pėr tė prodhuar kuadėr kualitativ pėr tregun e punės.
Ministri i Arsimit dhe Shkencės para disa ditėsh, nė njė intervistė pėr “Fakti”-n, ėshtė shprehur se ideja pėr bashkimin e dy universiteteve ėshtė ide shumė e mirė, mirėpo ky proces kėrkon kohė pėr t’u realizuar dhe mbi tė gjitha krejt ky proces do tė varet nga udhėheqėsit e Universiteteve tė Evropės Juglindore, pėr shkak se ky universitet ėshtė privat dhe ministria nuk ka asnjė kompetencė. “Krejt varet nga disponimi i UEJL-sė, ne jemi pėr bashkėpunim maksimal, i cili pėr njė periudhė mund tė unifikojė tė dy universitetet”, deklaroi para do kohe ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani.
Sipas burimeve tona, studentėt e shkallės sė tretė nė Universitetet e Evropės Juglindore, do tė transferohen pėr njė periudhė tė shkurtėr nė Saraj tė Shkupit. Kėtu do tė transferohen edhe studentėt e shkallės sė tretė nga USHT-ja.
Burimi ynė sqaroi se pėr realizimin e kėtij projekti madhor do tė varet shumė nga disponimi i politikės. Zyrtarė tė partive politike kanė pohuar se tė enjten fillojnė bisedimet pėr bashkėpunim konkret ndėrmjet dy universiteteve, mirėpo nuk kanė dashur tė sqarojnė detaje plotėsuese.

US I UEJL dhe USHT festojnė bashkė festėn e Vitit tė Ri

Pėr herė tė parė unionet e studentėve tė dy universiteteve nė Tetovė, ai i Universitetit tė Evropės Juglindore dhe ai i Universitetit Shtetėror tė Tetovės organizojnė pritjen e Vitit tė Ri me datėn 31 dhejtor nė diskotekėn ‘’Golden Gate’’- Tetovė. Sipas parashikimit tė organizatorėve do tė jetė kjo njė mbrėmje shumė e bukur, ku emra tė njohur nga skena e estradės shqiptare do tė krijojnė atmosferė festive. Organizatorėt kanė edhe njė sfidė mė tepėr pėr t’u gėzuar, siē shprehen ata: studentėt gjithmonė duhet tė jenė unik nė gėzim, nė hidhėrim dhe nė vendimmarrje prandaj vendosėm tė jemi bashkė!
Muzikė e Edona Llalloshit, Tunės, Shkumbin Kryeziu, Mimoza Mustafės, Gili , Elita 5, Nora Istrefi, Tingulli 3, Valton Krasniqi dhe Grupi ‘’As Bend’’ janė ca nga tingujt e muzikės qė atė natė do e kaplojnė rininė studentore nė Tetovė.



Nga:Halit Ajdini, gazetar i Faktit dhe kryeredaktor i studentet.info




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio