Studentet.info
Lajme : MARVESHJA QĖ OFROJNĖ PRISHTINA DHE TIRANA E PA PRANUERSHME
Kyqur 04-01-2005 7:02:46 (1442 Lexime)


NANO DHE HAREDINAJ TALLEN ME ALI AHMETIN DHE STUDENTĖT


TETOVĖ (05. Janarė)-Nė bisedėn telefonike nė prani tė studentėve dy kryeministrat I kanė premtuar Ali Ahmetit se do tė pranojnė tė gjith studentėt e mjeksisė, ndėrsa tė nesėrmen konfirmimi me shkrim nga kėto dy institucione ka qenė krejtėsishtė I kundėrtė nga ajo qė kanė premtuar njė ditė mė parė.

Pėrpjekjet e liderit tė BDI-sė Ali Ahmetit pėr tė gjetur zgjidhje fatlume pėr studenėt e mjeksisė dhe stomatologjisė rezulltojnjė tė pasukseshme, pėr shkak se dy kryeministrat, ai I Shqipėrisė dhe veēanarishtė ai I Kosovės, nuk mbajnė fjalėn e dhėnė.

Nė bisedėn telefonike nė prani tė studentėve dy kryeministrat I kanė premtuar Ali Ahmetit se do tė pranojnė tė gjith studentėt e mjeksisė, ndėrsa tė nesėrmen konfirmimi me shkrim nga kėto dy institucione ka qenė krejtėsishtė I kundėrtė nga ajo qė kanė premtuar njė ditė mė parė.
Studenėt grevistė kanė sqaruar pėr redaksinė se me 30. Dhjetor nė selinė e BDI-sė kanė mbajtur njė takim, ku kanė biseduar pėr mundėsinė e zgjedhjes sė problemit tė tyre. “Nė kėtė takim z. Ahmeti na prezentoi qendrimin me shkrim qė kishte ardhur nga Universiteti i Shkupit. Nė tė thuhej se nė kėtė universitet mund te transferohen tė gjithė shtetasit e RM si dhe qytetarėt jashtė shtetit nė pėrqindje 10%”.
Besnik Krasniqi sqaroi se gjatė takimit, lideri I BDI-sė, pėr tė bindė studentėt se do tė kėtė zgjidhje, ka marė nė telefon dy kryeministrat Nanon dhe Haradinajn.
“Qendrimi i Nanos ishte se nė Universitetin e Tiranės mund te transferohen vitet e katėrta dhe tė pesta si vendorėt ashtu edhe kosovarėt.Z. Nano mė pas tha se ne mund te pranojme edhe njė kontigjent qė eventualisht mund tė mbetej jashtė zgjidhjes”, sqaruan studenėt bisedėn e Ahmeti dhe Nanos.
Biseda me kryeministrin e Kosovės z.Haradinaj ka rjedhur pėr mrekulli, dhe shpresat e studentėve janė shtuar, mirpo kjo shpresė ka zgjatur vėtėm 12 orė, pėr shkak se nesėr konfirmim I me shkrim ka ndryshur shumė nga premitimi qė ka dhėnė Haradinaj.
“Kryeministri I Kosovės kontaktoi me z.Ahmeti dhe ia konfirmoj atij dhe neve se Kosova ėshtė e gatshme ti pranoj 307 studentė. Mandej me z. Haradinaj edhe ne studenėt qė mernim pjesė nė kėtė takim, biseduam vėtė mė atė. Ai na premtoi tė njejtėn qė I premtoi edhe z. Ahmeti”, deklaroi Besnik Krasniqi, antarė I kėshillit grevistė.
Studenėt kanė pranuar ofertat e dy kryeministrave dhe atė tė Universitetit tė Shkupit, por kanė kėrkuar qė nga Kosova dhe Shqipėria tė dėrgojnė konfirmim edhe me shkrim. Mė kėtė vendim tė studentėve ėshtė pajtuar edhe lideri I BDI-sė, Ali Ahmeti.

Kosova dhe Shqipėria: t’jetėr premtojnė tjetėr ofrojnė

Tė nesėrmen studenėt kanė pranuar dokumente nga Ministria e Arsimit tė Kosovės dhe Shqipėrisė, mirpo dokumentet kanė ndryshuar nga premtimet e kryeministrave.
“Faktikisht tė dyja ministritė kishin dėrguar nga njė dokument qė ndryshonin rrėnjėsisht nga ajo ēfar na u premtuan njė ditė mė parė nga dy kryeministrat” deklaruan studenėt.
Nė konfirmimin me shkrim qė kishte ardhur nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosoves thuhej se “Kosova mund tė pranoj 1/3 e studentėve tė Fakultetit tė Mjekesisė sė UT-sė qė nėnkupton pėrfshirjen e 180 studenteve”, sqaroi Krasniqi.
Ndėrsa nė dokumentin qė kishte ardhur nga Tirana thuhej se “Shqiperia mund tė pranoj 15 studentė,10 mjekesi viti IV dhe 5 mjekesi viti V”.
Studėnėt duke parė konfirmimet e institucioneve pėrkatėse kanė hedhur poshtė mundėsinė e transfėrit pėr shkak se njė numėr shumė I madhė studentėsh kanė mbetur jashtė transfėrit.
“180 do tė transferohen nė Prishtinė, 15 nė Tiranė dhe duke ia shtuar edhe shifrėn 32 qė kanė shprehur dėshirėn pėr tu transferuar nė Shkup, ne erdhėm nė pėrfundim se zgjidhja momentale ėshtė bėrė vetėm pėr 227 studentė dhe jashtė sajė kanė mbetur edhe 314”.
Antatari I kėshillit grevistė Besnik Krasniqi shtoi se “qendrimi ynė ka qenė qė nga fillimi, se ne nuk do te largohemi nga greva, pėrkatesisht nuk do tė pranojmė ndonjė marrėveshje e cila nuk siguron zgjidhje pėr studentin e fundit e lere mė kur jashtė saj kanė mbetur 314 studente. Andaj edhe nje here e konfirmojme se ajo qfar ka ardhur me shkrim nga Kosova, dhe Shqiperia eshte e pa pranueshme”.

Nga: Halit AJDINI (Fakti)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio