Studentet.info
Lajme : MASHT NUMĖROI SUKSESET DHE SFIDAT E VITIT 2005
Kyqur 28-12-2005 15:59:30 (1576 Lexime)

Ministri Veliu: Sukses i vitit edhe transferimi nė Prishtinė i studentėve tė Universitetit tė Tetovės

PRISHTINĖ, 28 DHJETOR- Ministri i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), Agim Veliu, e ka konsideruar si tepėr tė suksesshėm, pėr arsimin kosovar, vitin qė po lėmė pas. Njė nga detyrat e realizuara pėr vitin 2005, Veliu ka pėrmendur ēėshtjen e thellimit tė reformave nė sistemin arsimor universitar. Ndėrsa si suksese tė veēanta ai pėrmendi tė dhėnat si, pėrfundimin e buxhetimit tė Strategjisė zhvillimore pėr arsimin e lartė, fillimin e procesit tė hartimit tė Strategjisė pėr arsimin parauniversitar, transferimin e studentėve tė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tetovės nė fakultetin gjegjės tė Universitetit tė Prishtinės, aplikimin e MASHT-it qė edhe Kosova tė bėhet pjesė e Zonės Evropiane tė Arsimit tė Lartė dhe tė Zonės Evropiane pėr Hulumtime, pėrmes anėtarėsisė sė plotė tė saj nė Procesin e Bolonjės.


Ministri Veliu, si sukses tė rėndėsishėm e ka vlerėsuar edhe nėnshkrimin e Memorandumit tė mirėkuptimit me UP-nė dhe MEF pėr vetėmenaxhim financiar. Poashtu nė listėn e rezultateve pozitive tė qeverisjes nė arsim, pėrmendi edhe dhėnien fund tė ēėshtjes sė rektorit, e i cili pritet tė zgjidhet nė fillimin e vitit tė ardhshėm. Ministri Veliu tha se gjatė vitit janė pėrgatitur 5 projektligje, si dhe janė nxjerrė 46 udhėzime administrative etj.
Ai poashtu pėrkujtoi se kėtė vit ēėshtja e licencimit tė institucioneve tė arsimit privat ka kaluar nėpėr kritere mė rigoroze se mė parė.
Ndėr sfidat me tė cilat po ballafaqohet sistemi arsimor, sipas ministrit Veliu, ėshtė ajo e mosintegrimit tė komunitetit serb, pastaj tė ardhurat e pakta nė sistemin arsimor. "Vlen tė pėrmendet mosintegrimi i komunitetit serb nė sistemin arsimor tė Kosovės pėr shkak tė politikės destruktive tė Beogradit, baza e ulėt e tė ardhurave tė arsimtarėve, infrastruktura e pamjfatueshme shkollore, etj. pėr ēka MASHT ka kėrkuar qė arsimi tė jetė ndėr prioritetet e Qeverisė", tha Veliu.
Ai tha se MASHT ka pėrcaktuar prioritetet e punės pėr vitin 2006 qė kryesisht kanė tė bėjnė me pėrfundimin e hartimit tė Strategjisė sė arsimit parauniversitar, pėrmbushjen nė tėrėsi tė standardeve qė i pėrkasin fushės sė arsimit, krijimin e kushteve pėr arsimim pėr tė gjithė nė Kosovė, zgjerimin dhe pėrmirėsimin e hapėsirės shkollore, vazhdimin e reformave arsimore nė tė gjitha nivelet e arsimit, plotėsimin e bazės ligjore me ligje tė reja, integrimin e tė gjitha minoriteteve nė sistemin unik arsimor, me theks tė veēantė inkurajimi i minoritetit serb qė tė kyēet mė me sukses nė sistemin arsimor tė Kosovės, vazhdimin e bashkėpunimit me tė gjithė donatorėt dhe partnerėt e MASHT, bashkėpunimin me vendet nė rajon dhe mė gjerė, veēantė me vendet ku jetojnė pėrkohėsisht bashkėqytetarė tanė lidhur me arsimin e fėmijėve nė diasporė, etj.

Nga:Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio