Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 30-12-2005 9:55:56 (1140 Lexime)

Bashkim pėr shkaqe pragmatike, e jo politike

Nga: Sevdail DEMIRI


“Fakti” ditė mė parė njoftoi opinionin shqiptar tė Maqedonisė dhe mė gjerė, pėr fillimin e bisedimeve mes strukturave udhėheqėse akademike tė UEJL-sė dhe USHT-sė, rreth mundėsisė sė bashkimit tė atyre fakulteteve, tė cilat aktualisht ekzistojnė nė tė dyja universitetet. Ky lajm qė “mori dhenė” u komentua nė forma tė ndryshme, dhe rėndomė kėto vlerėsime vinin nga taborret politike, tė cilat edhe mė tej dėshirojnė qė vetes t’ua mveshin meritat e themelimit tė njėrit apo tjetrit universitet.

Ideja pėr bashkimin e drejtimeve tė caktuara studimore tė UEJL-sė dhe USHT-sė, vjen nė momentin mė tė pėrshtatshėm dhe nė kohėn kur tė dy kėto universitete veēmė janė nė rrugėn e konsolidimeve tė plota. Dihet qė nisma tė tilla fisnike ka pasur edhe mė herėt, dhe me tė drejtė ėshtė kritikuar haptas duplifikimi i kuadrove nga kėto dy universitete. Por, tani nga fjalėt duhet tė kalohet nė vepra.
Duke e ditur kapacitetin shkencor dhe akademik tė shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe nevojėn pėr cilėsi e jo sasi tė gjeneratave akademike, sa mė shpejtė duhet qė tė konkretizohen ēėshtjet e bashkėpunimit mes kėtyre universiteteve, nė mėnyrė qė tė bėhet nivelizimi i duhur i njohurive dhe vlerave tė cilėt duhet t’i ofrojnė kėto universitete. Fundja, mė mirė ėshtė qė tė bėhet njė universitet i kompletuar dhe me standarde tė duhura europerendimore, se sa dy apo mė shumė universitete, nga tė cilėt do tė kemi duplifikime kuadrosh nė disa drejtime, dhe mungesė totale nė drejtimet e tjera. Kjo nuk i shėrben tė mirės sė askujt, e aq mė pak tė perspektivės sė pėrgjithshme tė popullatės shqiptare nė Maqedoni. Meqė, ne nuk kemi nevojė vetėm pėr mėsues, juristė dhe ekonomistė, por edhe pėr mjekė, farmacistė dhe drejtime tė tjera shkencore, nė tė cilat kemi mungesė tė madhe.
Pėr kėto dhe shumė shkaqe tė tjera, askush nuk duhet tė ketė dilema qė t’i qaset me plotė seriozitet kėsaj pune, nga e cila duhet tė dalim faqebardhė tė gjithė. Pėrfitues i tė mirave tė kėsaj pune, do tė jenė tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt do tė arrijnė t’i komletojnė nė sasi dhe cilėsi, nevojat pėr shkollim adekuat sipėror.
Ky bashkim apo unifikim universitetesh, duhet tė bėhet ekskluzivisht pėr shkaqe pragmatike, e assesi politike. Asnjė parti politike nuk duhet tė mendojė se ka njėfarė monopoli ndaj njėrit apo tjetrit universitet. (Ta zėmė, sa mjerim ėshtė tė thuhet se UEJL-nė e ka bėrė PDSH-ja, apo USHT-nė e ka bėrė BDI-ja, sadoqė kontributi i tė dyjave nuk duhet tė hudhet poshtė.) Universitetet janė organizata tė pavarura studimore-shkencore, tė cilėt duhet tė jenė tėrėsisht tė zhveshura nga ndikimet partiake tė politikės ditore.
Nė anėn tjetėr, nė kėto bisedime patjetėr duhet tė kyēen edhe Fakulteti Pedagogjik i Shkupit dhe Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Shkup. Qė tė dyja kėto fakultete, prodhojnė kuadro tė cilat ekzistojnė edhe nė USHT edhe nė UEJL. Vallė a nuk mjafton qė tė kemi njė fakultet tė Gjuhės e Letėrsisė dhe njė fakultet Pedagogjik, tė cilat do t’i plotėsonin nė mėnyrė adekuate dhe profesionale nevojat tona kuadrore.
Por, pėr to gjithashtu duhet tė kihet parasysh edhe kriteri i shpėrndarjes adekuate tė kėtyre fakulteteve, e jo tė grumbullohen tė gjitha nė Tetovė.
Kujdes, nė asnjė mėnyrė Shkupi tė mos mbetet pa fakultet shqip.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio