Studentet.info
Lajme : Shoqata Amerikane e Matematikes shpall njė shqiptare studentet mė tė mirė
Kyqur 06-01-2005 7:09:25 (3154 Lexime)



Shoqata Amerikane e Matematikes shpall nje shqiptare studenten me te mire per vitin 2004

Nju Jork - SHBA (06.Janarė)-Ēmimin "04 Trjitzinsky Awards" nė Matematik, pėr studentėt me te dallur ne Amerike, e fiton edhe njė studente shqiptare : Blerta Shtylla

" Lafayette College" Easton(Pennsylvania): Shoqata Amerikane e Matematikės, "American Mathematical Society", ka formuar njė ēmim me vleftė 24 mijė dollarė amerikan, dedikuar 10 studentėve mė tė mirė tė vitit, nė lėndėn e matematikės. Ky ēmim ndahet nga fondi i pėrbashkėt "Waldemar J. Trjitzinsky Memorial Fund". Dhe ėshtė bėrė i mundėshėm nga dy emra tė njohur tė matematikės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Waldemar J., Barbara G. dhe Juliette Trjitzinsky.


Fond dhe ēmimi mė tė njejtin emėr"Trjitzinsky Awards ", i dedikohet Matematicienit tė famėshėm amerikano-rusė, Waldemar J. Trjitzinsky, i cili, ka lindur nė Rusi, mė 1901. Ai u diplomua dhe mori doktoratėn nė Universitetin"University of California" Berkeley, mė 1926. Mbas diplomimit, ai ka dhėnė mėsim nė disa universitete amerikane, si nė "University of Illinois" nė Urbana-Champaign. Ka pasur njė karier tė gjatė gjithė jetės nė fushėn e arsimit dhe nė mėnyrė specifike nė lėndėn e Matematikės. Matematicieni Waldemar J. Trjitzinsky, u dallua gjatė gjithė jetės sė tij, jo vetėm si njė mėsues, por siē e kanė vlersuar atė specialistėt dhe ekspertėt e matematikės, ai qe edhe si njė studiues dhe si njė pėrgatitės i disa programeve pėr matemtikė, veqanėrishtė tek librat universitar, pėr studentėt nė Amerikė. Nė kėtė fushė, ai ėshtė edhe autori i gjashtė librave kushtuar matematikės me titull:"Mathematics papers", "Primarily on quasi-analytic functions" dhe "Partial differential equations". Pėr 46 vjet ishte antar i Shoqatės Amerikane tė Matematikės, "American Mathematical Society", deri sa vdiq nė vitin 1973.

Gjashtė studentėt mė tė dalluar nė shkencat e Matematikės nė SHBA-s:

Nėrkaq ndėr tė pėrzgjedhurit e fituesve tė ēmimit pėr kėtė vit janar - dhjetor 2004, gjendet edhe emri i njė studentje shqiptare nga Tirana. Pėr vitin 2004 ēmimi "2004 Trjitzinsky" i Shoqatės Amerikane tė Matematikės, "American Mathematical Society", zgjodhi gjashtė studentėt mė tė mirė nė Amerikė, tė dalluar nė lendėn e matematikės me njė pėrzgjedhje nga i gjithė territori i SHBA-s,. Duke u'a akorduar sejcilit prej fituesve nga katėr mijė dollarė. Ministria e Arsimit "Department of Education" , seksioni i Matematikės zgjodhi keshtu studentėt mė tė dalluar gjatė kėtij viti, duke ju referuar mbi tė gjitha rezultateve tė tyre - sukeseve nė Matematikė, duke u'a dorzuar edhe ēmimin"2004 Trjitzinsky". Ēmimi "2004 Trjitzinsky", njė ēmim i njohur prestigjoz ju dha atyre studentėve, thuhet nė motivacion, tė cilėt jo rastėsisht kishin fituar tė njėjtin vlersim edhe nga sondazhet e zhvilluara nga Shoqata Amerikane e Matematikės, "American Mathematical Society


Shoqata Amerikane e Matematikės, "American Mathematical Society", pėrzgjodhi pėr vitin 2004, gjashtė studentėt mė tė dalluar nė lėnden e Matematikės, nė shkollat e larta amerikane. Kjo shoqat sėbashku me informacionin shoqėruar me emrat e fituesve, publikoj me kėtė rast edhe njė bigografi tė shkurtėr pėr ēdo njerin prej tyre . Sipas njė broshure tė botuar nga qėndra e kėsaj shoqate nė shtetin federal Rhode Island , theksohet se studenėt janė : nga Beloit College, studentja Laura Wolfram nga Medison, ku edhe ka kryer shkollėn e mesme nė Madison West High School. Nga Lafayette College, studentėt Prince Chidyagwai, i lindur nė Zimbabwe edukuar atje dhe vijon studimet nė SHBA-s, pėr Profesor Doktor nė shkencat e Matematikės, si dhe Ekaterina Jager nga Uzbekistani dhe studentja shqiptare nga Tirana, Blerta Shtylla. Nga "Michigan State University", Antonio Veloz, i cili pasi ka pėrfunduar shkollėn e mesme nė Detroit tė Miēinganit, po vijon studimet nė shkencat e Matematikės nė universitetin "Michigan State University". Nga univesiteti "University of Pennsylvania", studenti Daniel Pomerleano qytetar, i Falls Church, Vankuverit(Kanada). Ka pėrfunduar studimet nė shkollėn e biznesit "Wharton School of Business". Nga Portland State University, studenti Kathryn Carr dhe Cass Bath dhe sė fundi nga Kalifornia - Santa Clara University studentja afrikano-amerikane Olivia Gistand .

Blerta Shtylla :


Studentja shqiptare Blerta Shtylla, nė materialin biografik, thuhet, se ajo ka lindur nė Tiranė, ku edhe para sė tė emigronte kreu tre vjet nė shkollėn e mesme atje, pra nė Tiranė- Shqipėri. Mė pas ajo pėrfundon shkollėn e mesme nė Zvicer, para se tė fitoj njė tė drejt studimi pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė SHBA-,s ajo u bė studente e kolegjit "Lafayette College", duke demostruar nė shkollėn amerikane pasionin e saj pėr Matematikėn, dhe tė merret me studime tė vėshtira nė kėtė lėndė. Ajo ka shumė dėshirė tė studioj tė gjitha shkencat, nė mėnyrė tė veqant i pėlqen dega e "bioengineering" .



Shtylla, ka pėrfunduar sė kėrkuari njė tė quajtur teori "Knot theory" nėn programin "Excel scholar program" i vėnė nga seksioni i Matematikės. Nė fund tė kėsaj vere ajo pėrfundoj njė kurs nė klinikėn "Mayo Clinic" , ku edhe mori njė diplomė kualifikimi. Diplomė, e cila e ka ndihmuar atė tė punojė me aparaturat MRI, nė departamentin "bioengineering department" nė Mayo. Punimet e saja nė kėtė departamet, mėsuesi i saj Prof. Louis Zulli, i cili punon shumė afėr me atė, i ka bėrė publike edhe nė disa revista shkencore. Ato punimet e Blerta Shtyllės, nė revistėn "Journal of Knot Theory" dhe "Ramifications" i kanė tėrhequr mjaft edhe lexuesit. Blerta, ka nė plan tė pėrfundoj sė pari diplomimin nė kolegjin "Lafayette College" dhe mė pasė tė shoh pėrpara pėr tė ardhmen e saj, theksohet nė materialin biografik.


Kush ėshtė matematicieni e famėshėm Waldemar J. Trjitzinsky!?!


Matematicieni e famėshėm Waldemar J. Trjitzinsky, ka lindur nė Rusi mė 1901. Ai u diplomua dhe mori doktoratėn nė Universitetin"University of California" Berkeley mė 1926. Mbas diplomimit, ai ka dhėnė mėsim nė disa universitete amerikane, si nė "University of Illinois" nė Urbana-Champaign. Ka njė karier tė pasur gjatė gjithė jetės nė fushėn e arsimit. Matematicieni Waldemar J. Trjitzinsky u shqua gjatė jetės sė tij si studiues dhe si pėrgatitės i disa programeve nė matemtik, te librat universitar tė studentėve amerikan. Ai ėshtė autori i gjashtė librave kushtuar matematikės:"mathematics papers", "primarily on quasi-analytic functions" dhe "partial differential equations". Pėr 46 vjet ishte antar i Shoqatės Amerikane tė Matematikės, "American Mathematical Society", deri sa vdiq mė 1973.

Nga BEQIR SINA(Nju Jork - SHBA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio