Studentet.info
Lajme : Mister motivet e vrasjes. Autori i krimit i pėrgjigjet policisė:
Kyqur 08-01-2005 14:08:55 (1550 Lexime)


Studenti i Akademisė Ushtarake vritet nga kushėriri

KUKĖS- Kishte shkuar nė klubin e fshatit pėr t’u pėrshėndetur me miqtė e tij, pasi sot do tė nisej nė Tiranė, ku studionte nė Akademinė Ushtarake, por ėshtė qėlluar pėr vdekje nga kushėriri i tij, pėr motive ende tė panjohura. Armir Qemal Basha, 21 vjeē, banues nė fshatin Shtiqen, student nė Akademinė Ushtarake “Skėnderbej”, ėshtė qėlluar pėr vdekje me armė automatike nga Elez Mehmet Basha, 31 vjeē. Ngjarja ka ndodhur nė lokalin e fshatin Shtiqen, nė mbrėmjen e djeshme.

Ka qenė ndėrhyrja e pronarit tė lokalit ajo qė ka ēarmatosur 31-vjeēarin, pasi nė tė kundėrt aty do tė shkaktohej njė tragjedi; thanė pėr gazetėn burime tė policisė. Policia qė ka shkuar nė vendngjarje ka mundur tė arrestojė autorin e krimit, ndėrsa mėsohet se ky i fundit ka shpėrfillur pyetjet e policisė lidhur me motivet e vrasjes, duke u pėrgjigjur se “gjatė transfuzionit mė kanė futur gjak vdekjeprurės”.


Ngjarja

Krimi ka ndodhur rreth orės 19:00 tė ditės sė djeshme, nė lokalin e fshatit Shtiqėn. Studenti Basha ishte ulur nė lokal me disa miq tė tij, pasi sot do tė nisej pėr nė Tiranė. Nė kėtė moment nė lokal ka hyrė, krejt papritur, Elez Basha, i cili ka hapur zjarr ndaj kushėririt tė tij. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se 31-vjeēari ka shkrehur ndaj kushėririt 5 plumba, tre prej tė cilėve e kanė goditur atė nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Pėrballė kėsaj skene ka reaguar menjėherė pronari i lokalit, Izmir Muēmata, i cili ka mundur tė ēarmatosė autorin e krimit, duke parandaluar kėshtu njė tragjedi tė pėrmasave mė tė mėdha. Nė vendngjarje, krahas klientėve, janė grumbulluar dhe shumė bashkėfshatarė. Studenti 21-vjeēar ėshtė dėrguar me urgjencė nė drejtim tė spitalit tė Kukėsit, por ka gjetur vdekjen gjatė rrugės, ndėrsa aty nė vendngjarje mbahej i bllokuar autori i krimit, nė pritje tė ardhjes sė policisė.

Policia

Uniformat blu tė Kukėsit qė kanė shkuar me urgjencė nė vendngjarje sapo kanė marrė informacionin kanė arrestuar nė flagrancė kushėririn vrasės, ndėrsa nė cilėsinė e provės materiale kanė bllokuar automatikun, pesė gėzhojat dhe njė thikė qė autori e mbante me vete. Grupi hetimor nuk ka dhėnė ndonjė shkak pėr kėtė vrasje. Po ashtu dhe bashkėfshatarėt e viktimės nuk kanė mundur tė thonė pėr uniformat blu asnjė motiv lidhur me kėtė krim. Sipas policisė studenti gėzonte respektin e gjithė fshatit, ndėrsa Elez Basha njihej si njė njeri problematik. Prej 5 vjetėsh ai kishte qenė emigrant ilegal nė Angli dhe ishte kthyer njė muaj mė parė. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se 31-vjeēari nuk ka shprehur pendesė pas krimit, madje ka shpėrfillur dhe pyetjet e policisė, duke u “pėrgjigjur se kur kam bėrė transfuzionin e gjakut mė kanė futur gjak vdekjeprurės”.

Nga: Bashkim Shala




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio