Studentet.info
Lajme : Ministria e Arsimit miratoi dje koeficentėt sipas shkollave e profileve
Kyqur 16-02-2006 14:50:57 (4525 Lexime)

Universitetet, koeficientėt pėr ēdo degė

TIRANĖ, 16 SHKURT- Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pas konsultimeve me universitetet publike nė vend, miraton koeficentėt pėr pranimet nė shkollat e larta. Maturantėt tashmė, nė varėsi tė koeficentėve, sipas shkollave tė mesme e sipas profilit, qė kanė pėrcaktuar vetė fakultetet mund tė zgjedhin mė lehtėsisht pėr degėn e preferuar. Duke bėrė njėherėsh edhe llogaritė se ku i kanė shanset mė tė mira pėr tė fituar garėn mes mesatares sė viteve tė shkollimit e maturės shtetėrore.


Tė interesuarit do tė gjejnė nė vazhdim tabelat me koeficentėt pėrkatės, sipas fakulteteve e degėve tė tyre nė veēanti pėr gjitha universitetet nė vend. Nė to duhet parė me kujdes ndarja e koeficentėve (nga mė i madhi tek mė i vogli) sipas shkollės sė mesme qė maturanti ka pėrfunduar dhe sipas profilit tė bllok lėndės qė fakultetet kanė caktuar si tė preferuar tė tyre. Duke e vlerėsuar me koeficientin mė tė lartė, qė ėshtė 1,3.
Si llogariten koeficentėt
Ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficentė; nga 1,0 deri nė 1,4, me tė cilėt vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme tė grupuara nė 5 grupe kryesore. Mundet tė vendoset i njėjti koeficient pėr 2 e mė shumė lloje shkollash. Sipas zėvendėsministres sė Arsimit, Adriana Gjonaj, secila nga 3 notat e para (nota mesatare dhe 2 notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara) shumėzohen me koeficentėt e vendosur nga dega e fakultetit respektivisht, llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati. “Ēdo degė e shkollės sė lartė shpall gjithashtu parapėlqimin e vet pėr njėrin nga 2 blloqet e lėndėve me zgjedhje: atė shoqėror apo atė natyror. Parapėlqimi shprehet me anė tė 2 koeficentėve tė tjerė me vlerė 1,3 ose 1,0”, - ka deklaruar ajo nė takimin e fundit me maturantėt, zhvilluar nė ministri. Me 1.3, sipas formulės sė pėrcaktuar, shumėzohet nota e provimit me zgjedhje qė ėshtė nė bllokun e parapėlqyer dhe me 1.0 nė rastin e kundėrt. “Kėta koeficentė nuk varen nga lloji i shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati pėr student”, - thotė ajo.
Shembull
Pėr degėn e mjekėsisė, si ėshtė paraqitur edhe nė tabelė, janė 4 koeficentė nga 1,0-1,4. Ata qė vijnė nga shkolla e mesme e pėrgjithshme e kanė koeficentin 1,4 tė pėrcaktuar, qė do tė thotė nėse ke marrė 10 mesataren e katėr viteve, kjo 10 do tė shumėzohet me 1,4 dhe ti fiton 14 pikė nga kjo. Nėse e ke 8, do tė shumėzohet me 1,4 e kėshtu me radhė. Sipas Stavri Llambirit, kėshilltar i ministrit tė Arsimit, profilet (shoqėror e natyror) tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme, kanė koeficentėt e tyre. “Mjekėsia mund tė thotė qė pėr mua shkolla e mesme e profilizuar natyrore gjithashtu ka vlerė tė madhe dhe unė i jap 1,4 dhe e kanė kėtė pretendim. Kurse pėr shoqėrorėt nuk na shkojnė fort pėr shtat dhe ia ulin koeficientin dhe kėshtu vazhdon me shkollat e arsimit profesional deri te shkollat e mesme me kohė tė shkurtuar secila ka koeficientė; asnjėra nuk e ka 0, d.m.th. Secilit nxėnės tė secilės shkollė i krijohet mundėsia, por diferencohet sipas preferencave tė degės”, - thotė ai. Vetė fakultetet kanė tė drejtė, sipas Llambirit, tė parapėlqejė bllokun natyror ose bllokun shoqėror. “Nėse ai pėlqen bllokun natyror, atėherė nota qė ke marrė nė provimin e parė me zgjedhje shumėzohet me 1,3, pra nėse ke marrė 10 si notė, ke 13 pikė. Kurse nėse ti ke dhėnė provimet nė bllokun shoqėror, ke koeficientin 1 pra 10 * 1 = 10”, - sqaron Llambiri.
Ndarja nė blloqe
Ndarja nė dy blloqe (shoqėror e natyror) sipas Llambirit, u jep njė avantazh tė madh maturantėve qė do tė konkurrojnė me kėtė skemė. “Nėse zgjidhni bllokun shoqėror, ju keni mundėsi tė aplikoni nė gati gjysmėn e degėve qė ofrojnė universitetet tona. Po kėshtu, nėse ju zgjidhni bllokun natyror, ju keni mundėsi tė aplikoni gati edhe gjysmėn e degėve tė tjera. Nuk keni kufizime”, - thotė ai, duke shtuar se “mund tė zgjidhni njė provim me zgjedhje nga njėri bllok dhe njė provim me zgjedhje nga blloku tjetėr, por kjo ėshtė njė llogaritje juaja. Nėse ju jeni tė fortė nė matematikė dhe blloku natyror preferon mjekėsinė, jepni matematikėn, nėse jeni tė fortė nė letėrsi, zgjidhni atė dhe 10 mbetet 10”, - pėrfundon ai.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio