Studentet.info
Lajme : MARĖVESHJA E MINISTRAVE TĖ ARSIMIT
Kyqur 08-01-2005 17:18:27 (3612 Lexime)


340 student tė UT-sė do tė transferohen nė Unversitetin e Triranės, Prishtinės dhe Shkupit

OHĖR (08 Janarė)Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Shqipėrisė dhe Ministria e Arsimit e Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės kanė aritur marveshje pėr transferin kolektiv te studentėve tė mjekėsisė dhe stomtalogjisė tė Universitetit tė Tetovės dje nė Oher, ku kan marė pjesė edhe grupe ekspertesh nga tre palėt, nė bazė tė kėsaj marėveshje obligohen Universiti i Prishtinės, Tiranės dhe Shkupit ti pranojnė 340 studentėt.

Marėveshja nė vazhdim...


MARRĖVESHJE

Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė
Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Shqipėrisė
Ministria e Arsimit e Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės


Nė kuadėr tė nismave pėr bashkėpunim rajonal dhe tė marrėveshjeve
pėrkatėse tė bashkėpunimit nė fushėn e arsimit, duke pasur parasysh vėshtirėsitė e krijuara pas legalizjmit tė Universitetit tė Tetovės;
Pėr tė ndihmuar studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Tetovės qė tė vazhdojnė studimet e mėtejme dhe pėr konsolidimin e kėtij institucioni shtetėror tė arsimit te lartė nė Maqedoni, pėrmes sigurimit tė njė zgjidhjeje tė tėrėsishme te problemit, sot, mė 8 janar 2005, nė Ohėr tė Maqedonisė. palėt ranė dakord sa vijon;

1. Pėr zgjidhjen e problemit do te marrin pėrgjegjėsitė konkrete tri
Universitetet shteterore (i Prishtinės. i Tiranės dhe Shkupit) duke zbatuar transferimin e studentėve sipas numrave dhe kushteve tė paraqitura nė vijimtė kėsaj marrėveshjeje.

2. Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė nė bashkėpunim me
Universitetin e Tetovės do tė pėrpilojė listat emėrore tė studentėve tė cilėt do tė transferohen nė Universitelin pėrkatės, deri ditėn e hėnė mė 10 janar 2005, njėkohėsisht Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė merr pėrsiper pėrgjegjėsinė lidhur me saktėsine e tė dhėnave tė pėrfshira nė kėto lista dhe nė Universitetin e Tiranės, pėrveē studentėve tė transferuar deri mė 30 dhjetor 2004, do tė transferohen edhe:

* 32 studente tė vitit tė IV tė degės mjekėsi
* 10 studente tė vitit tė V tė degės mjekėsi
* 4 studentė tė vitit tė IV tė degės stomatologji

Nė Universitetin e Prishtinės:
* 28 studente vitit tė IV tė degės stomatologji
* 52 studentė tė vittt tė III tė degėve mjekesi dhe stomatologji
* 107 studentė tė vitit tė II tė degėve mjekėsi dhe stomatologji

Ne Universitetin e Shkupit;
* 55 studentė tė vitit tė III tė degėve mjekėsi dhe stomatologji
* 53 studentė te vitit tė II tė degėve mjekėsi dhe stomatologji

4. Studentėt e vitit tė parė do tė zhvillojne procedurat e pėrfundimit tė
provimeve tė kėtij programi mėsimor/ kursi pranė Universitetit tė Tetovės nė kėtė vit akademik 2004/2005 tė gjithė studentėt tė cilėt do tė kenė pėrfunduar tė giitha detyrimet sipas programit studimor pėr vitin e parė, nė pėrshtatje me kushtet e pėrcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences Republikės Maqedonis do tė transferohen pėr tė vazhduar vitin e dytė dhe gjithė vitet e tjera si mė poshtė:

- Nė Untversitetin e Tiranės 10 studentė
- Pjesa tjetėr ndahet nė mėnyrė tė barabartė ndėrmjt Universitetit tė Shkupit dhe Universitetit tė Prishtinės,

Tė gjthė studentėt kanė tė drejtė tė pėrfitojnė nga Neni 198 i Ligjit mbi
Arsimin e Lartė tė Maqedonisė dhe tė drejtohen nė institucionet pėrkatėse nė bazė tė udhėzimeve nga rektorati.

Studentėt tė cilėt pėr arsye tė ndryshme shprehin dėshirė tė ndėrrojnė drejtimin e studimeve nė kuadėr tė Universitetit tė Tetovės mund ta realizojne kėtė duke iu referuar udhėzimve tė rektoratit tė Universitetit tė Tetoves.

5. Kushtet e transferimit dhe mėnyra e organizimit tė procesit mėsimor do tėjenė nė pėrputhje me dokumentet relevante ligjore dhe nėnligjore te institucioneve pranuese tė vendeve pėrkatėse.

6. Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Maqedonisė mer pėrsipėr,
angazhohet pėr kėrkimin e mundėsive pėr mbėshtetjen ndėrkombėtare te implementimit te kėsaj marrėveshjeje.

7. Pėr zbatimin e kėsaj marveshje ngarkohen ministrat e tre ministrive pėrkatėse.
Aziz Pollozhani; Luan Memushi; Agim Veliu

Nga: Redaksia




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio