Studentet.info
Lajme : 10 ditė afat pėr regjistirim nė lėndėt zgjedhore
Kyqur 02-03-2006 8:27:55 (1030 Lexime)

Matura shtetėrore, ja programi pėr provimet qė ju ēon nė Universitet

TIRANĖ, 2 MARS- Pas dhjetė ditėsh maturantėt duhet tė regjistrohen edhe nė shkolla pėr lėndėt me zgjedhje. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, bėn publike se afati i fundit do tė jetė i njėjtė me afatin e fundit pėr regjistrimet nė universitet, data 30 prill.
“Kėshilla ime pėr maturantėt ėshtė qė tė mos nxitohen. I rėndėsishėm ėshtė afati i fundit dhe ky afat ėshtė deri mė 30 prill”, -ka deklaruar ministri Pollo. Sipas tij, projekti i Maturės Shtetėrore po ecėn mjaft mirė. “Shumė shpejt do tė bėjmė publike edhe kuotat e pranimit nė universitete dhe tarifėn e shkollimit”, -ka sqaruar mė tej Pollo. Sa u pėrket pranimeve nė universitet, ai ka siguruar se edhe maturantėt qė ndryshojnė mendim, pasi janė regjistruar nė njė fakultet, mund tė regjistrohen nė njė fakultet tė dytė apo tė tretė. Pollo tha se pėr kėtė vit kostoja e regjistrimit ėshtė mė e ulėt.


“Vjet ishte 2 500 lekė tė reja pėr njė regjistrim, ndėrsa ne e kemi bėrė 300 lekė tė reja”, -u shpreh Pollo pėr tarifat e aplikimit nė degėt e fakulteteve shqiptare. Ndėrkaq, Shpresa Petrela, drejtoresha e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimeve dhe Provimeve, nė njė intervistė pėr “Shekullin”, ditė mė parė ka sqaruar se regjistrimi do tė bėhet paralelisht me kohėn e aplikimeve nė universitete. “Maturantėt do tė regjistrohen nė shkollat e tyre pėr lėndėt me zgjedhje qė kanė vendosur tė japin, ndėrsa shkollat, kėto tė dhėna do t’i pėrcjellin nė Qendrėn Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimeve dhe Provimeve”, - ka thėnė ditė mė parė Petrela. Ajo shtoi gjithashtu se nė kėtė mėnyrė qendra qė do tė administrojė provimet e Maturės Shtetėrore gjatė kėtij viti, do tė krijojė bankėn e tė dhėnave.
Formulari nė pritje
Ende nuk ėshtė bėrė zyrtar formulari qė duhet pėr regjistrimin e lėndėve me zgjedhje. Por mėsohet se tashmė janė propozuar disa variante e pritet tė miratohet ai qė ėshtė mė praktik e i kuptueshėm pėr maturantėt. Nė kėtė formular, maturantėt qė janė tė interesuar tė ndjekin shkollėn e lartė, duhet tė saktėsojnė se cilat lėndė nga grupi i lėndėve me zgjedhje do tė japin provim. Gjithēka pėr kėtė procedurė do tė bėhet publike fill pas miratimit tė formularit. Ndėrkohė qė QKAVP-ja do tė bėjė pėrllogaritė lidhur me gjithė sa duhet pėr administrimin e Maturės Shtetėrore. Vetė Komiteti i Maturės ka bėrė me dije se pėr secilin prej provimeve me zgjedhje maturantėt do tė paguajnė shumėn e 1 500 lekėve, pra nė total 3 mijė lekė pėr tė dy provimet. Derdhja e shumės sė pėrcaktuar do tė pėrcaktohet mė pas, ndoshta nė tė njėjtėn formė si ajo pėr regjistrimin.

Shkolla nė Himarė, e miratuar nga MASH-i
“Nuk ka pse tė trembet njeri nga njė shkollė normale”, -ėshtė shprehur ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, pėr shkollėn nė gjuhėn greke nė Himarė. E miratuar nga ministria, tashmė kjo shkollė pret tė licencohet nga Kėshilli i Ministrave. “Nėse duhet tė trembemi apo mė mirė tė them, tė jemi tė kujdesshėm, kėtė duhet ta bėjmė pėr ato gjėra qė frymėzojnė pėrēarje, urrejtje, dhe intolerancė”, - ka vazhduar mė tej Pollo. Sipas tij, shkolla private nė Himarė nuk ėshtė e tillė.
“Jam i zhgėnjyer nga deklaratat e disa politikanėve tė opozitės, por e gjej tė pavend edhe mėnyrėn se si u soll njė pjesė e shtypit me kėtė ēėshtje. Nuk mund tė duartrokas patriotizmin e flakės sė kashtės dhe as emocionet dritėshkurtra”, - shprehu qėndrimin e tij ministri Pollo. Ai shpjegoi gjithashtu se banorėt e Himarės flasin dy gjuhė; shqipen dhe greqishten dhe kanė tė drejtė tė kultivojnė edhe gjuhėn greke. “Ata gjuhėn shqipe e mėsojnė dhe e kultivojnė nga klasa e parė, nė arsimin bazė, nė arsimin e mesėm dhe eventualisht nė universitet, kjo nuk ndodh pėr gjuhėn tjetėr dhe nėse komuniteti himariot apo njė pjesė e tij do qė pėrmes njė shkolle private tė ketė elementėt e kultivuar tė gjuhės greke”, -shtoi mė tej Pollo. Sipas Pollos, ėshtė me vend qė banorėt e Himarės tė kenė mundėsinė e tė folurit dhe tė shkruarit nė gjuhėn greke.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio