Studentet.info
Lajme : Studentllėku dhe rinia shqiptare
Kyqur 28-11-2004 14:31:42 (1756 Lexime)



Studentllėku dhe rinia shqiptare

Si tė gjitha gjėrat qė mbarojnė me “ėk” edhe studentllėku shqiptar ėshtė nė gjendjen mė tė mjeruar ose, e parė nga njė kėndvėshtrim mė optimist, ėshtė nė majat e negativitetit. Sigurisht qė tė qenit student tė jep njė shije tė mirė kėtu tek ne por a e dini cfarė o studentė e miq tė dashur, ĖSHTĖ FALSE. Gjithė kjo mori konkursesh, maratonė e paparė miqsh, informacioni, librash, parash, ankandesh, debate televizive, deklarata ministrash, kryeministrash, dekanėsh e rektorėsh nuk prodhon gjė tjetėr vecse shtrembėrim imazhi e drejtimi, verbim tė syve.
Pyetja nuk vonoi sigurisht, cfarė do tė na verbojė, cfarė nuk shikojmė??

Po flisja me njė mikun tim, djalė i mirė, djalė bisnesmeni por dhe i zgjuar. Babai i tij ia kishte paguar njė dorė tė mirė parash (ne valutė kuptohet) pėr tu futur nė shkollė dhe sot ky djalė pas i ka konsumuar ca vite universitet fillon dhe bėn llogaritė. Njė provim bėn 100-150 $ kėshtu qė me 8-10 tė tillė nė vit qė ka patur ka paguar 6 syresh. Pra rreth 800 $ nė vit pėr tė marrė provimet. Erdhi pyetja tjetėr, pėrse duhet qė tė paguajė. Sepse kėshtu e mėsuan, ai nuk e njojti ndonjėherė sistemin e ndershėm. Imagjinoni sikur do tė lindnit nė njė botė qė ecėn me kokposhtė. As do tė pėrpiqeshit fare ta ngrinit kokėn lart. E ctė mira do tė sillte??


Po tė vazhdojmė me llogaritė e djalit na del se e ka marrė edhe njė shtėpi me qira as larg as afėr qendrės tė cilėn nuk e ndan me njeri sepse duhet tė marri nė tė ndonjė gocė herė pas here sepse helbete, ėshtė djalė i ri. E pra 200 $ x 9 muaj bėjnė 1800 $ nė vit.

Normalisht buxheti mujor pėr shpenzimet e tjera do tė jetė pak i kripur sepse bisnesi i familjes nuk ecėn dhe aq keq kėshtu qė i merr edhe 400 $ tė tjera pėr ti shpenzuar si ta dijė vetė dhe 200 $ pėr shpenzime extra pra 5400 $ nė vit.

Pra kemi rreth 32.000 $ tė shpenzuara pėr njė shkollė katėr vjecare ( se ka nga ato qė zgjasin edhe 6) por kėsaj shume i duhet shtuar edhe investimi fillestar prej 8000 $ qė i miri baba dha diku kushedi pėr shkollimin e djalit. Pra qė tė marrėsh njė degė tė mirė dhe ta mbarosh nė Universitetin e Tiranės duke jetuar si njeri, duke patur tė gjitha kushtet edhe pak fare lluks tė nevojiten 40.000 $.


E pra ky miku im ishte nė njė dilemė tė madhe pėr tė ardhmen e tij. Mė nė fund arriti ta kuptonte se e gjitha kjo ishte shumė false dhe se ishte njė prodhim fantastic i mashtrusollogjisė shqiptare. Ai mbaron shkollėn dhe nuk di se pėr cfarė e ka mbaruar ndėrkohė qė ėshtė i sigurtė qė vendin e punės do ta gjejė shumė mė shpejt se ata tė tjerėt qė ia kanė idenė se cfarė studiuan pėr katėr a mė shumė vjet. Dhe pikėrisht kėtu fillon paniku i kėtij djali ndoshta naiv port ė zgjuar. Po nqs bisnesi i familjes sė tij dėshton? Po sikur sistemi tė forcohet e tė ndryshohet dhe mentalitetin punėdhėnės e marrės ta pushtoj meritokracia? Atėherė do tė jetė sikur tė gjitha kėto shpenzime e investime, mundime dhe ėndrra tė mos kishin egzistuar kurrė.

Kalojmė pak edhe nė ekstremin tjetėr. Njė miku im tjetėr por kėsaj rradhe jo i kamur por i varfėr, me njė baba buxhetor e njė nėnė pa punė fiton shkollėn. Nė tė njėjtėn kohė fillon edhe ky e bėn llogaritė e shkollės sė tij.

Nuk ka pėr ti haruar kurrė ato muaj vere kur krahas stresit tė mėsimeve dhe kurseve i duhej tė pėrballonte shikimin skeptic tė tė atit qė poi jepte cfarė kishte pėr tė ndjekur kurse e pėr tė pėrballuar jetėn e shtrenjtė tė metropolit. Nuk ka pėr tė harruar fjalėt qė dėgjonte nga djem tė tjerė qė e gjuanin me rromuzet e tyre pa krike ‘ Kot sa lexon, sa jemi NE qė do japim pare ku mbetet vend pėr JU’. Nuk ka pėr tė harruar se si personi i ulur nė krahun e tij nė sallėn e konkursit e mbaroi atė nė 15 minuta dhe u rendit i dyti. Nuk ka pėr tė harruar se ditėn e parė ishte shpallur fitues nė lista kurse tre ditė mė pas rezultonte i djegur shkrumb e hi. E nuk ka pėr tė harruar as ofendimet e sekretareve, kancelarėve e kudiune se kush e tė bėrtiturat tė luturat tė qarat e tij derisa mė nė fund e pranuan. E pranuan nė Universitetin e Tiranės.

Si njė pėrkatės i shtreses sė varfėr shkon me devotshmėri dhe kėrkon njė dhomė nė konviktet e Qytetit Studenti. Mendon se ėshtė e lehtė sepse fund ii fundit i takonte njė dhomė aty. Por jo nuk ėshtė dhe aq e thjeshtė sepse kujdestari i thotė qė ska mė vende dhe nuk e ndihmon dot. Pra iu desh tė rifillontė odisenė e tė bėrtiturave, luturave, thirrjeve derisa mė nė fund ia japin dhomėn e dashur. Dhomėn me tre krevate e tre njerėz Brenda, pa ngrohje pėr dimrin, plot me lagėshti ku uji bėnte nga njė vizitė kortezie tek rubineti i ndryshkur vetėm nė ditė festash kur ishte i ngeshėm. Dhomėn nė katin e peste e me dushe nė kat tė parė ku njė kujdestar tjetėr mbante celėsat e kashtės e i linte tė qelbeshin erė jo servilat. Dhomėn ku njė mėngjes tė bukur dimri ndėrsa po shpėlante fytyrėn me ujin briskė tė ftohtė e gjen veten para pasqyrės sė neurollogjisė me njė paralizė faciale pėr tė kuruar pėr dy muaj rrjesht.

Nuk i harron kollaj ky miku im leksionet e shpifura, talljet e pedagogėve, notat e mira tė atyre qė nuk vinin fare e medaljen e argjentė tė dikujt qė nuk egzistonte si student. Netėt e pagjuma majė librave tė pėrkthyer keq nga dora e ndonjė studenti qė donte vetėm tė merrte vitin. Si mund tė harronte paradėn e modės qė bėnte njė herė nė javė pėrpara profesor-doktorit tė fiskulturės i cili kėrkontė vetėm tė zhvisheshin e tė rivisheshin sa herė tė thoshte ai si edhe tė blenin njė libėr pėr provimin e fundvitit qė nuk egzistonte.

E pra ky miku im megjithatė do ia dali mbanė. Me njė punė herė si kamarier, herė si banakier, herė si mbushės topi diku nė njė firmė atje do t’ ia arrijė qėllimit. Do tė mbarojė studimet e larta. Llogaritė e tij tani mbetėn pak pezull sepse qė historia tė vazhdojė me tė njėjtin ritėm duhet tė rifillohet nga fillimi. Duhen pėrsėri para, miq tė bėrtitura, tė lutura, tė qara e tė shara pėr tė siguruar punė. Por tashti ai ėshtė i sigurtė qė do ia dali mbanė, sepse u mėsua. Vecse ka njė gjė pėr tu theksuar fort. Nuk i shkon fare nė mendje qė tė bėhet njė njeri i ndershėm, tė punojė pėr tė ngritur shtetin demokratik tė tė drejtės apo meritokracinė. Jo!! Nė mendjen e tij ka vetėm njė synim. Tia bėjė nėnėn kėtij shteti qė ia bėri nėnėn. Le tė gjendet edhe ai njėherė nga ana tjetėr e medaljes pa nami le tė behėt. LE TĖ BĖHET NAMI!

Tė dyja palėt fundin e kanė tė njėllojtė, njėra palė do pėrpiqet tė jetojė sic ėshtė mėsuar me kokė poshtė kurse pala tjetėr do tė mundohet qė tė jetojė edhe ajo me kokė poshtė.

Po kush do ta rregullojė kėtė vend, kush do ta forcojė shtetin Shqiptar, kush do promovojė vlerat e reja tė demokracisė e shtetin e te drejtės, kush do tė kujdeset qė tė mos ketė mė korrupsion, varfėri, vrasje e krim tė organizuar. Ah po, ata qė studjojnė jashtė shtetit. Ata janė shpresa jonė e vetme. Po nqs ata janė shpresa jonė e vetme dhe studentėt e universiteteve tona janė pengesa jonė kryesore drejt perėndimit tė madh pėrse tė mos i mbyllim fare Universitetet tona. Pėrse gjithė kjo luftė, gjithė kjo rrumpallė pėr tė hapur dyert e Universitetit tė Tiranės apo tė tjerė. E pra, ĖSHTĖ FALSE. Gjithcka ėshtė false. Nqs nuk i thuhet Mjaft tani sa ndoshta nuk ėshtė vonė vetėm Zoti e di se ku do katandiset ky vend. Jo vetėm ai, unė e kam njė ide, destination -> Kolumbia.

Pėrfundimi?? Pėr tė qenė edhe konstruktiv po e jap idenė time tė shpėtimit. Lėvizje shoqėrore civile, studentore e mbarėqytetare ku intelektuale e punėtorė, fshatarė e qytetarė tė bashkohen e tė mos lejojnė degradimin e vendit te tyre nga njė tufė pinjollėsh arrogantė. Mjaft.


Nga Besjan Pesha





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio