Studentet.info
Lajme : Nuk pendohet edhe para Gjykatės
Kyqur 11-01-2005 4:40:32 (2116 Lexime)


Vrasėsi i studentit, nuk pendohet as para gjykatės

KUKĖS-(11 Janarė)Vrasėsi i studentit tė Akademisė Ushtarake nuk ka shprehur pendesė pėr krimin as nė seancėn e masės sė sigurisė tė zhvilluar dje nė gjykatėn e Kukėsit, nėn masa tė rrepta sigurie. Elez Basha, nga fshati Shtiqėn, akuzohet nga prokuroria pėr vrasjen e kushėririt tė tij, Armir Basha, mbremjen e sė premtes sė kaluar. Gjykata ka dhėnė vendimin “burg pa afat” pėr vrasėsin e 21- vjeēarit. Megjithėse seanca gjyqėsore ėshtė zhvilluar me dyer tė hapura, trupi gjykues nuk ka lejuar nė sallėn e gjyqit pėrdorimin e aparateve fotografikė dhe kamerave, pėr arsye se i akuzuari kishte disa hematoma si pasojė e pėrleshjes me bashkėfshatarėt e tij pas krimit.

Ndryshimi tjetėr qė kishte pėsuar autori i vrasjes nė qelitė e paraburgimit ishte se i kishin rruar mjekrėn qė ai e mbante duke imituar Bin Ladenin. Prokurorja e ēėshtjes, Farie Vata, e ka akuzuar Elez Bashėn pėr vrasje me paramendim dhe ka kėrkuar burg pa afat pėr autorin e krimit.
I akuzuari Elez Basha nuk ka pranuar tė flasė para trupit gjykues duke deklaruar se nuk kam asgjė pėr tė thėnė. Avokati mbrojtės i tij ka kėrkuar qė Elez Basha t’i nėnshtrohet ekspertizės mjekėsore . Kjo ka qenė kerkesa e vetme e mbrojtjes. Gjyqtari Isuf Shehu ka pranuar kėrkesėn e prokurores, duke vendosur burg pa afat pėr tė akuzuarin pėr vrasje, ndėrkohė qė kėrkesa e avokatit pėr ekspertizė mjekėsore ėshtė kundėrshtuar nga prokurorja Farie Vata, pasi sipas saj, i akuzuari ka qenė i dėnuar me dy vjet burg nė Angli dhe autoritetet britanike nuk kanė paraqitur ndonjė raport mjekėsor pėr personin e dėnuar. Megjithatė, sipas prokurores sė kėsaj ēėshtjeje, kėrkesa e avokatit mund tė realizohet gjatė procesit tė hetimit. Burime nga organi i akuzės bėjnė tė ditur se autori i kėsaj vrasjeje, nga hetimet e deritanishme, nuk ka shfaqur shenja pendese pėr veprėn e kryer. Ai vazhdon t’i mėshojė idesė se kur ka qenė nė Angli i kanė injektuar gjak vdekjeprurės, ndėrkohė qė herė- herė thotė se e kishte si “hobi” pėr tė vrarė njė njeri. Tė njėjtat burime theksojnė se i akuzuari pėr vrasjen e studentit po luan rolin e budallait, tė droguarit apo tė sėmurit psiqik, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit, megjithatė ai do t’i nėnshtrohet vizitave mjekėsore, vetėm atėherė kur do ta shohė tė arsyeshme organi i hetimit. Tė premten, rreth orės 19:00, Elez Basha nga fshati Shtiqėn i rrethit tė Kukėsit ka vrarė me armė zjarri kallashnikov pa asnjė motiv kushėririn e tij Armir Basha, 21 vjeē, student i vitit tė dytė nė Akademinė e Mbrojtjes “Skenderbej” Tiranė. Viktima ndodhej nė lokal me dy miq tė tij kur u qėllua pėr vdekje. Pas vrasjes autori ėshtė bllokuar nga vėllai i pronarit tė lokalit ku ndodhi vrasja, Izmir Muēmata. Ky i fundit u pėrlesh me vrasėsin pėr rreth 50 minuta, deri nė ardhjen e policisė. Gjatė pėrleshjes, autori i vrasjes ka mundur tė shkrehė automatikun, por pėr fat Muēmata nuk u dėmtua. Nė momentin e arrestimit policia ka gjetur njė sasi tė madhe fishekėsh dhe disa granata dore qė autori i vrasjes i kishte tė vendosura nė njė gjoksore ushtarake.

Nga:Bashkim SHALA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio