Studentet.info
Lajme : Studentėt defintivisht kundėr marveshjes pėr transferim
Kyqur 11-01-2005 11:26:33 (1273 Lexime)


Marrėveshja ndėrministrore e papranueshme pėr studentėt

Tetovė, (11 janar)-Maraveshja e aritur nė nivel minstrorė nuk ėshtė e papranueshme pėr studentėt grevist tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė meqė e njejta paraqet zgjidhje parciale duke anashkaluar 206 student, tė cilėt do tė mbeten nė rrugė dhe nuk do tė transferohen as nė Shkup, as nė Prishtinė dhe as nė Trianė, deklaroi pėr redaksinė “studentet.info” Besnik Kraqniqi, antarė i kėshillit grevsit.

Nė mbledhjėn qė mbajti Kėshilli Studentor Grevist i Fakultetit te Mjekesise pranė UT-sė mė datė: 10.01.2005 ka shqyrtuar marrėveshjėn e arritur mė datė: 08.01.2005 nė Ohėr ndėrmjet ministrave tė Arsimit tė IRJM-sė, Kosovės dhe Shqipėrisė (z. Aziz Pollozhani, z. Agim Veliu dhe z. Luan Memushi).


Kėtė analizė tė marrėveshjės Kėshilli e bėri pasiqė Grupi Punues nga UT-ja ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrpilimit tė listės sė studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė, nė tė cilėn pėrfshihėn shtetėsia e studentit, viti i studimeve, drejtimi i studentit dhe numri i saktė i studentėve qė kan fituar kushtin pėr tė ndjekur vitin vijues.
Gjatė analizės sė marrėveshjės sė arritur nė Ohėr nė mes tė ministrave, dhe duke u konsultuar me listėn e dalė nga grupi punues i UT-sė, ne veēuam kėto mangėsi tė marrėveshjės nė fjalė:

- Marrėveshja nė fjalė ėshtė arritur pa u konsultuar paraprakisht me ne studentėt grevist.

- Nuk kanė poseduar numėr tė saktė tė tė gjithė studentėve, atyre me kusht pėr qdo vit.

- Sipas kėsaj marrėveshje studentėt vendor tė vitit tė katėrt qė nuk e kanė fituar kushtin, studentėt e vitit tė tretė dhe tė dytė gjithashtu vendor me kusht detyrimisht duhet tė shkojnė nė Shkup (njė gjė tė tillė ne ua kemi bėrė me dije qysh nė fillim se Shkupi ėshtė zgjidhje e papranueshme pėr ne).

- Kjo marrėveshjė nuk ka pėrfshirė nė zgjidhje njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve:
- Transferimin nė Universitetin e Shkupit ne studentėt nuk e shohim zgjidhje edhe pse nė marrėveshjė thuhet se mund tė bėjnė transfer 108 studentė vendorė nga vitet II dhe III me kusht si dhe viti IV pa kusht. Kėsaj shifre i shtohen edhe 33 studentė qė duhet tė transferohen vitin e ardhshėm.
- Nuk e shohim zgjidhje gjithashtu edhe vendimin se viti II tė cilėt nuk e kanė fituar kushtin tė ngelin pa status studenti kėtu nė Tetovė. E themi kėtė sepse ne ireferohemi gjithnjė citimit “ish Fakulteti i Mjekėsisė”. Shifra e studentėve qė sipas marrėveshjės duhet tė qėndrojnė nė Tetovė ėshtė 109.
- Pėr nė Universitin e Tiranės ėshtė bėrė zgjidhje pėr 46 studentė ndėrsa jasht janė lėnė 7 studentė mė kushte tė njėjta pėr tu transferuar atje.
- Pėr nė Universitetin e Prishtinės ėshtė bėrė zgjidhje pėr 187 studentė kurse jashtė janė lėnė 26 studentė me kushte tė njejta pėr tu transferuar atje.

- Me qėllim tė reduktimit tė numrit tė studentėve pėr tu transferuar nga ana e rektoratit ėshtė vėshtirėsuar padrejtėsisht fitimi i kushtit pėr vitin qė pason.

- Nė marrėveshje nuk ėshtė definuar qėshtja e participimit tė studentėve dhe trajtimi i provimeve ku do tė transferohen studentėt.
Duke marrė parasysh tėrė kėto paqartėsi Kėshilli studentorė Grevist i Fakultetit tė Mjekėsisė duke u konsultuar mė tė gjithė studentėt e kėtij fakulteti erdhėn nė pėrfundim se marrėveshja e arritur nė mes tė tre ministrave tė Arsimit mė datė: 08.01.2005 nė Ohėr, ėshtė zgjidhje parciale duke anashkaluar njė numėr prėj 206 studentė dhe ka ofruar zgjidhje vetėm pėr 263 studentė tė kėtij Fakulteti.


Ne edhe njėherė ua bėjmė me dije opinionit se pėr derisa nuk ka zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjithė studentėt grevistė ne nuk do tė pranojmė asnjė marrėveshje. Opsioni i transferimit kolektiv na ėshtė imponuar sepse na ėshtė mbyllur padrejtėsisht Fakulteti, prandaj ne kėrkojmė zgjidhje me parakushtet tona tė njohura pėr tė gjithė nga ata qė e shkaktuan problemin nė fjalė.
Ne qmojmė lart pėrpjekjet qė po bėjnė Qeveritė e Shqipėrisė dhe Kosovės, gjithashtu edhe pėrpjekjet e z Ali Ahmeti pėr zgjidhjen e qėshtjes sonė, por ne vendosėm tė mos pranojmė njė marrėveshje nė tė cilėn parashihet qė 40% e studentėve tė mbesin pa zgjidhje.


Nga: Xhevahir NEZIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio