Studentet.info
Lajme : Pas krimit, studentja e arrestuar dyshohet tė ketė lėnė njė letėr
Kyqur 12-01-2005 8:14:16 (2664 Lexime)


Letra qė tradhtoi studenten vrasėse

KORĒĖ-(12 JANAR) “Babi unė e bėra”. Njė letėr me pėrmbajtje tė tillė, por tė papėrfunduar, ka gjetur policia nė dhomėn e konviktit ku dy ditė mė parė u gjet e vrarė studentja nga Pėrrenjasi Suela Sina, ndėrsa si autore e kėtij krimi ėshtė arrestuar shoqja e saj e ngushtė, Ornela Ēapollari nga Pogradeci. Nė letėr shkruhej dhe emri i studentit Ilir Cena, djalit qė u bė shkak pėr xhelozinė mes dy vajzave qė pėrfundoi nė pėrgjakje. Fjalėt e shkruara nė letėr mė tepėr i ngjanin njė shkaravine. Kjo dėshmon se letra ėshtė shkruar nė kushtet e njė tronditjeje psiqike, por ato ėshte deshifruar mirė nga grupi hetimor i cili dyshon se letra ėshtė shkruar nga autorja e akuzuar e ngjarjes pėr tė improvizuar njė skenė sikur shoqja e saj e ngushtė ishte vetėvrarė, ndėrkohė qė njė pistė e tillė lidhur me vdekjen e studentes Suela Sina, ėshtė pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike nga policia. Grupi i hetimit nuk pėrjashton dhe mundėsinė se letra ėshtė shkruar nga viktima, para vrasjes, nėn presionin e Ornelės. “Letra ėshtė dėrguar pėr ekspertizė, por ne dyshojmė se ajo ėshtė shkruar nga studentja Ornela Ēapollari, e akuzuar si autore e krimit”,- thanė pėr gazetėn burime zyrtare nga grupi hetimor. Sipas tyre, autorja e akuzuar e ka paramenduar mirė krimin.



Ornela vazhdon tė mohojė autorėsinė
Nė gjithė seancat e pyetjes Ornela Ēapollari, studente e vitit tė tretė nė degėn e mėsuesisė pėr ciklin e ulėt, ka mohuar vrasjen e shoqes sė saj tė dhomės, Suela Sina, studente e vitit tė dytė, dega anglisht. Burimet thanė pėr gazetėn se Ornela ka mohuar “me vendosmėri” autorėsinė e krimit, por duket se e ka tradhtuar nje fenomen fiziologjik (i ka shpėtuar urina brenda nė zyrėn e hetimit). Mėsohet se gjatė hetimit studentja e arrestuar ėshtė pėrballur edhe me disa fakte tė tjera, qė kanė rėnduar akuzėn e ngritur ndaj saj. Nė ēantėn e saj policia ka gjetur disa qeska me pluhur tė zi, pėrbėrja e tė cilit ėshtė zbuluar shumė shpejt nga ekspertėt. Kėto qeska ishin me bar miu dhe pyetjes se pėr ēfarė i duhej ky helm vdekjeprurės njė studenteje, Ornela i ėshtė pėrgjigjur, “e kam blerė se mė duhej qė tė helmoja minjtė nė shtėpinė time!”. Por familja e studentes sė arrestuar, prej 5 muajsh ėshtė zhvendosur nga fshati Gėshtenjas, ku ka jetuar pėr vite me radhė, nė njė apartament nė njė pallat buzė liqenit tė Pogradecit, ku besohet se minjtė mungojnė. Pyetjes se cilat ishin marrėdhėniet e saj me studentin Ilir Cena ajo i ka cilėsuar marrėdhėnie tė thjeshta shoqėrore. “Unė nuk e doja Ilirin. Kėtė ia thashė edhe vetė atij ditėn e hėnė, rreth orės 09:00. Suela i kishte keqkuptuar marrėdhėniet tona dhe ishte bėrė xheloze. Unė doja ta takoja dhe ta sqaroja, por nuk arrita“,- mėsohet tė ketė thėnė autorja e akuzuar e krimit pėr grupin hetimor.

Arma e krimit, provė nė duart e policisė

Arma e krimit, njė pistoletė TT, e gjetur 50 metra larg godinės sė konviktit, ėshtė njė provė e sigurt nė duart e policisė. Specialistė tė policisė kriminale kanė zbuluar nė dorezėn mbajtėse tė armės gjurmė gishtash qė sipas policisė korrespondojnė me ato tė Ornelės. Po njėherėsh po punon edhe pėr tė zbuluar pronarin e armės sė krimit. Sipas burimeve, janė ndaluar dhe po hetohen dy persona qė dyshohet se janė posedues tė sė njėjtės armė: Njė qytetar nga Korēa dhe babai i Ornelės, Ēelik Ēapollari. Njėri prej tyre ėshtė i pafajshėm, e kėtė pėrsėri duhet ta saktėsojė hetimi. Sipas policisė, studentja ka hyrė nė konvikt me lėndė helmuese nė ēantė dhe me njė armė me tė cilėn pak orė mė vonė ka vrarė shoqen e saj tė ngushtė. E vrau se u ndje e tradhtuar prej saj, e vrau se nuk bėri pėr vete tė dashurin e saj, e vrau se nuk mund tė pranonte qė djali qė ajo donte tė dashuronte shoqen e saj, tė gjitha pėrbėjnė versione qė priten tė zbardhen nga policia.
Versionet mbi letrėn
Dy janė versionet e ngritura pas letrės sė gjendur nė dhomė qė Ornela tė ketė ushtruar presion mbi Suelėn pėr tė shkruar njė letėr nė tė cilėn tė pranonte vetėvrasjen, dhe e dyta, Ornela kishte paramenduar qė tė helmonte veten pas vrasjes sė Suelės dhe me letrėn tė sqaronte familjen e saj pėr krimin qė kreu. Do tė jetė ekspertiza ajo qė do tė pėrcaktojė se cila nga dy vajzat e ka shkruar. Mėsohet gjithashtu se Ornela ka pranuar tė flasė rreth ngjarjes vetėm pasi ėshtė kėshilluar me avokatin e saj Sotiraq Ceta

Konviktorėt, tė frikėsuar
Secila nga studentet e intervistuara kėrkonte tė mos identifikohej sepse i ruhej ndonjė presioni nga punonjėsit e drejtorisė sė ndėrmarrjes sė trajtimit tė studentėve. “Ku dihet ē’mė ndodh”,- u shpreh njėra prej tyre. Ne jetojmė nga 6 veta nė njė dhomė dhe vitin qė vjen tė nxjerrin fare jashtė nga konvikti. Ato kishin frikė tė shpreheshin pėr ngjarjen dhe vlerėsonin me tmerr faktin se si nė konvikt njė ditė mė parė, ishte futur arma e krimit dhe helm vdekjeprurės, destinacioni i tė cilit nuk dihet ende se kush ka qenė.

Iliri dashuronte viktimėn
Ilir Cena, studenti i vitit tė tretė nė degėn e agronomisė , u hap fjala se dashurohej nga tė dyja vajzat dhe xhelozia u bė shkak pėr vrasjen e Suelės. I pyetur nga policia ai ka pranuar se dashuronte vetėm Suelėn dhe se ditėn e hėnė rreth orės 09:00 kėtė gjė ia ka thėnė nė sy edhe Ornelės dhe i ka kėrkuar qė tė mos ushqejė iluzione. Po edhe Ornela nė seancat e para tė pyetjes nga hetuesit ėshtė shprehur se nuk e donte Ilirin dhe nuk kishte motiv pse ta vriste shoqen e saj mė tė afėrt

Iliri, nėn mbrojtjen e policisė
Hetimet e deritanishme nuk e implikojnė studentin e agronomisė, Ilir Cena, nė vrasjen e studentes 20-vjeēare, ndaj pasi ka qėndruar disa orė i shoqėruar ai ėshtė lėnė i lirė. Pėr ta mbrojtur nga ndonjė hakmarrje e mundshme, nė tė tilla ngjarje tė jashtėzakonshme, policia e ka marrė atė nė mbrojtje dhe e ka siguruar nė vend tė fshehtė. Mėsohet se djali nga Pogradeci, student nė Universitetin e Korēės, shkonte ēdo ditė nė qytetin e tij nė Pogradec. Ai pasdite punon kamarier nė njė nga lokalet luksoze tė kėtij qyteti.

Situata nė konvikt njė ditė pas krimit
Tmerri i pėrjetuar dy ditė mė parė lexohej ende nė sytė e vajzave konviktore. Nė katin e pestė tė godinės ku ndodhi krimi, gjatė natės, duke u gdhirė dita e djeshme, dritat nuk janė shuar pėr asnjė ēast “Gjatė natės nuk u shuan dritat, vajzat rrinin zgjuar dhe bisedonin pėr atė ndodhi”,- tregon studentja Ermira K. Nė mėngjes u zgjuan me mendimin se disa prej tyre, ato qė e kishin pasur mė shumė shoqe Suelėn do tė shkonin nė ceremoninė mortore qė do tė zhvillohej nė Pėrrenjas. Po qė nga ky qytet erdhi fjala se nėna e viktimės do ta kishte tė vėshtirė t’i priste ngushėllimet e tyre, ndaj ato hoqėn dorė dhe pėrcollėn njė tufė me lule me drejtorin e ndėrmarrjes sė trajtimit tė studentėve Vladimir Dino.

Nga: Jorgjeta Gjanēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio