Studentet.info
Lajme : Gjykata vendos masėn e sigurisė burg pa afat pėr studenten
Kyqur 13-01-2005 4:13:02 (4639 Lexime)


Pistoleta qė vrau studenten, e pėrdorur nė krime tė tjera

KORĒĖ- (13 JANAR)Pistoleta me tė cilėn u qėllua pėr vdekje studentja 20-vjeēare Suela Sina ėshtė pėrdorur dhe nė krime tė tjera tė bujshme nė rajonin e Korēės tė cilat ende nuk janė zbardhur. Burimet thanė pėr gazetėn se nė dhomėn e konviktit tė vajzave tė Universitetit “Fan Noli”, nė Korēė, ku tre ditė mė parė u gjend e vrarė studentja nga Pėrrenjasi, u gjet plumbi dhe gėzhoja e armės pistoletė, me tė cilėn u ekzekutua ajo. Gjatė hetimit dhe krahasimit tė tyre me ato qė janė gjetur edhe nė krime tė tjera, mėsohet se ka rezultuar njė fakt interesant pėr policinė kriminale. Studentja Ornela Ēapollari, e akuzuar pėr vrasjen e shoqes sė saj, duke mohuar kryerjen e krimit nuk ka pranuar tė japė asnjė shpegim rreth faktit se ku e ka gjetur armėn. Edhe pse vazja e akuzuar ėshtė pėrballur me faktin se ekspertėt kanė vėrtetuar se nė dorezėn e pistoletės janė gjetur gjurmėt e gishtave tė saj deri dje pasdite ajo nuk ka dhėnė asnjė shpjegim rreth kėtij fakti.


Pistoleta dėrgohet nė Tiranė
Kjo pistoletė, e cila ėshtė ēuar urgjent nė Laboratorin e Kriminalistikės nė Tiranė, rezulton tė jetė pėrdorur edhe nė disa krime tė bujshme tė kryera gjatė viteve tė fundit nė qytetin e Pogradecit dhe tė Korēės, pjesa mė e madhe e tė cilave ende nuk ėshtė zbardhur. Nisur nga ky fakt ka filluar tė tronditet versioni se motiv i vrasjes ka qėnė vetėm xhelozia, pėr tė cilėn ėshtė arrestuar shoqja e ngushtė e viktimės, Ornela Ēapollari, studente nė vitin e tretė dega cikli i ulėt. Kėsisoj ėshtė shtuar dhe versioni se vrasja ėshtė parapėrgatitur nga disa persona dhe pėr qėllime mė tė thella. Nė kėto rrethana nuk ėshtė ēudi qė tė ketė arrestime tė tjera nė qytetin e Pogradecit dhe tė Korēės. Pėr fshehtėsi hetimi prokuroritė e dy rretheve juglindore nuk kanė bėrė tė ditur se nė cilėt krime ėshtė pėrdorur pistoleta me tė cilėn u vra studentja Sina. Arma e krimit u gjet disa orė pas ngjarjes, e hedhur prapa godinės sė konviktit tė vajzave nė Korēė. Sipas burimeve zyrtare, nė kėtė armė janė gjetur gjurmė tė gishtave tė studentes Ēapollari, e arrestuar nėn akuzėn e vrasjes sė shoqes sė saj por paralel me hetimin e ēėshtjes, po studiohen edhe rrethanat qė lidhin kėto krime me njeri - tjetrin.

Ornela, nė burg pa afat
Dje nė mesditė, nė gjykatėn e shkallės sė parė tė rrethit tė Korēės, u zhvillua dhe seanca pėr masėn e sigurisė ndaj studentes Ornela Ēapollari, e arrestuar nga policia nėn akuzėn e vrasjes sė shoqės sė saj tė dhomės, Suela Sina, pas grindjes pėr ēėshtjen e njė djali. Trupi gjykues me gjyqtar Gjergji Koēon, ka pranuar akuzėn nė hetim tė paraqitur nga prokurori i ēėshtjes, Edmont Shytka. Sipas prokurorit tė ēėshtjes, studentja Ornela Ēapollari do tė hetohet pėr vrasje me paramendim dhe armėmbajtje pa leje. Vajza e akuzuar nuk ka folur gjatė seancės sė djeshme. Nė emėr tė saj ka folur avokati Fatos Ēeta, i cili ashtu si edhe klientja e tij, ka mohuar kryerjen e krimit prej Ornelės. Ai ka kėrkuar masėn e sigurisė “detyrim paraqitjeje” mbasi sipas tij “Ornela rrezikohet tė humbasė vitin akademik nė Universitet”. Por pretendimet dhe kėrkesa e tij nuk janė marrė parasysh nga trupi gjykues, i cili ka vendosur masėn e sigurisė “burg pa afat” pėr studenten Ornela Ēapollari.

Hetohen numrat nė celularin e Ornelės
Burime brenda gjykatės kanė bėrė tė ditur se pas zhvillimit tė seancės pėr dhėnien e masės sė sigurisė, pėrfaqėsues tė prokurorisė dhe gjykatės kanė zhvilluar njė takim, ku ėshtė biseduar dhe vendosur ndėrmarrja e njė veprimi teknik prej grupit tė hetimit, qė mendohet se ėshtė vendimtar nė zbardhjen e vrasjes sė studentes nga Pėrrenjasi. Grupi i hetimit ka marrė gjithė numrat e telefonave celularė me tė cilėt ka folur studentja e akuzuar, para dhe pas kryerjes sė krimit. Njė burim i brendshėm i policisė tepėr i besuar ka bėrė tė ditur se grupi i hetimit ka nė dorė dhe njė pėrgjim tė njė bisede tė zhvilluar mes Ornelės dhe babait tė saj nė mjediset e paraburgimit, kur ky hetohej nėse ishte apo jo posedues i pistoletės me tė cilėn u vra Suela Sina. Nuk bėhet e ditur se cili ėshtė thelbi i kėsaj bisede , por nėnvizohet se ka tė dhėna e detaje tė rėndėsishme pėr zbardhjen e sė vėrtetės rreth krimit.

Nga:Jorgjeta Gjanēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio