Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT SOLIDARIZOHEN ME NJĖRI-TJETRIN
Kyqur 13-01-2005 8:30:11 (1328 Lexime)


“DEKLARATA E MINISTRIT ĖSHTĖ SKANDALOZE”

TETOVĖ (13 JANAR) Studentėt nė njė komunikatė pėr mjetet e informimit thonė se Ministri duhet tė pyes liderin e tij Ali Ahmetin dhe se ata nė kėrkesėn e tyre nuk kanė kėrkuar transferim nė Shkup.

Studentėt grevistė nėpėrmjet njė komunikate pėr media e kanė quajtur skandaloze deklaratėn e Ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani ku thuhej se “pėr dėshtimin e marrėveshjes pėrgjegjėsi do tė kenė ata qė pengojnė zbatimin e saj”.
Nė kėtė komunikatė studentėt kanė deklaruar tė kundėrtėn qė u ka thėnė ministri atyre duke e quajtur atė pra Ministrin tė pandėrgjegjshėm dhe fajin pėr gjithė kėto problem ia kanė hudhur atij.


“I pa ndėrgjegjėshmi "ministėr", mundohet ta hudhė pėrgjegjėsinė mbi ne, por kush mban pėrgjegjėsi pėr shuarjen e fakultetit, NE?!” thuhet nė komunkatėn e studentėve grevistė tė UT-sė.
“Ajo ē'farė ne studentėt grevistė dėgjuam nga deklarata e ministrit tė arsimit tė Maqedonisė ėshtė tejet skandaloze. Ne ende nuk po e kuptojmė pse ministri vazhdon me avazin e vjetėr duke mos qenė serioz nė atė ēfarė ne grevistėt kėrkojmė” thonė ata.
Studenėt e kanė akuzuar Ministrin se edhe pas dy muajsh tė grevės sė tyre ai nuk ėshtė i informuar pėr kėrkesat e tyre.
Ministri i Arsimit Aziz Pollozhani nė deklaratėn e tij zyrtare rreth marrveshjes sė arritur nė Ohėr ndėrmjet tre ministrave tė Arsimit ka thėnė se "Me marrėveshjen e arritur, ne plotėsuam pikėrisht njėrėn prej kėrkesave kryesore tė studentėve grevistė, tė cilėt kėrkonin transferin e tyre nė fakultetet simotra tė Shkupit, Prishtinės dhe Tiranės".
Studenėt nė komunikatėn e tyre thonė se Ministri duhet tė pyes liderin e tij Ali Ahmetin dhe se ata nė kėrkesėn e tyre nuk kanė kėrkuar transferim nė Shkup.
“Ne i themi "ministrit tė nderuar" se turpi mė i madh i juaji ėshtė se edhe pas 59 ditėve tė qėndrimit tonė nė grevė ju ende nuk jeni tė njoftuar mė kėrkesat tona. Ne u bėjmė me dije se kėrkesa e dytė e jona ėshtė: transferimi kolektiv i tė gjithė studentėve nė njėrin nga fakultetet simotra Prishtinė ose Tiranė. Poqe se nuk besoni tek ne atėhere pyeteni liderin e partisė tuaj i cili merriton rrespekt nga ne. Pėr ēudi ministri paska futur nė spikamė edhe Shkupin si kėrkesė tė ne studentėve pėr t’u transferuar atje, nė tė cilin fakultet kategorikisht nuk pranojnė tė vijojnė studimet njė numėr prej 108 studentėsh vendorė nga vitet IV, III, dhe II si dhe 33 tė tjerė qė duhet tė transferohen vitin e ardhshėm. Pėrndryshe ka vetėm 35 studentė te viteve tė ndryshme qė kanė deklaruar se vullnetarisht do tė transferohen nė Universitetin e Shkupit. Dhe pėrfundimisht opcioni i dytė pėr transfer kolektiv ka ardhur si rezultat i mbylljes sė tė gjitha dyerve pėr legalizimin e Fakultetit tė Mjekėsisė nga ana e vet ministrit”.
Gjthmonė sipas kėsaj komunkate, studenėt thonė se listave qė iu ėshtė referuar Ministri, se ne i mbajmė peng nuk ėshtė e vėrtet dhe se referentėt qė kanė pėrpiluar lista kanė bėrė shumė gabime.
“Ne studentėt grevistė bėjmė vetėm grevė, por nuk bėjmė lista, gjithashtu dhe nuk mbajmė lista. Listat me nė tė cilat ėshtė bazuar marrėveshja e Ohrit janė tek ministri sepse nga referentet e kėtij fakulteti ato iu dhanė zyrtarit tė ministrisė sė arsimit z.Avzi Mehmetit. Aty shumė mirė janė tė specifikuar emrat, shtetėsia, dhe klasifikimi i studentėve sipas vitit dhe drejtimit, por nė to ka gabime mjaft tė mėdha tė cilat do ti kushtojnė shumė ministrit sepse ėshtė njė pasqyrė e pasaktė meqė duke iu referuar listės nė fjalė jashtė kėsaj marrėveshjeje kanė mbetur 26 studentė pėr tu transferuar nė Prishtinė dhe shtatė pėr nė Tiranė”.
Studenėt nė kėtė komikatė kanė thėnė se mospranimi i kėsaj marrėveshjeje nuk ka asnjė ngjyrim politik.
“Nuk mund tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr dėshtime tė marrėveshjėve tė cilat lėnė pa zgjidhje 40% tė studentėve, tek e fundit marrėveshje tė tilla as qė ka qenė nevoja tė bėhen sepse me tė 142 studentėve vendorė u nėnshtrohen diskriminimit tė pa kompromomis dhe tė dėshmuar gjatė studimit nė "Shėn Kirili dhe Metodi"”.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio