Regjistrimi nėpėr fakultete nė bazė tė suksesit nga shkolla mesme
SHKUP, 19 QERSHOR- Kandidatėt qė do tė regjistrohen sivjet nė Fakultetin Filologjik, Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, Fakulteti Pedagogjik dhe Universiteti Shtetėror i Tetovės nuk do ti nėnshtrohen provimit pranues, ndėrsa pranimi i tyre do tė bėhet nė bazė tė suksesit nga shkolla e mesme.
Me kėtė rast nė ato drejtime ku do tė ketė numėr tė madh tė kandidatėve nė disa fakultete do tė formohen komisione pėr zgjedhjen e mė tė mirėve.
Shefi i Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, Nehas Sopaj nuk beson se nė kėtė katedėr do tė ketė numėr tė madh tė studentėve me sukses tė shkėlqyeshėm, e cila do tė paraqiste nevojėn pėr zgjedhjen e mė tė mirėve.
Heqja e provimit pranues ėshtė jo e pėrshtatshme pėr studentėt maqedonas qė regjistrohen nė katedrėn e gjuhės shqipe pėr shkak se pėr ato ėshtė I nevojshėm njė testim paraprak, thotė shefi i Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, nė Fakultetin Filologjik nė Shkup, Nehas Sopaj.
Ndėrkaq, edhe nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup, pranimi i studenėtve do tė bėhet nė bazė tė suksesit tė nxėnėsve tė arritur nga shkolla e mesme.
Sipas dekanit tė kėtij fakulteti, Murat Murati nė rast se do tė ketė numėr tė madh tė kandidatėve atėherė do tė komisione qė do tė bėjnė zgjidhjen e mė tė mirėve. Ndwrsa si= u shpreh dekani Murati nw kwtw fakultet me anw tw komisioneve tw caktuara do tw bwhet edhe kontrollimi i aftwsive psiko-fizike tw kandidatwve.
Edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, pranimi i kandidatėve do tė bėhet nė bazė tė sukesit tė shkollave tė mesme. Sipas prorektorit pėr arsim nė kėtė universitet, suksesi i nxėnėsit nga shkollave e mesme ėshtė i mjaftueshėm dhe njė bazė e mirė pėr tu regjistruar nė fakultet pa mos iu nėnshtruar provimit pranues.
Ahmeti nuk e pėrjashton mundėsinė pėr formimin e komisioneve qė do tė bėjė zgjedhjen e mė tė mirėve, nė rast se do tė ketė interesim tė madh tė kandidatėve pėr regjistrim, por kjo siē u shpreh ai do tė varet prej situatės qė do tė krijohet gjatė pranimit tė kandidatėve.
Nga: Daim MIFTARI