Studentet.info
« 1 ... 39 40 41 (42) 43 44 45 ... 214 »
Lajme : “Baba” rektor i kėrkon njė profesori seks oral. Pėrfundon nė gjykatė
Kyqur 17-03-2009 6:22:43 (1646 Lexime)


PRISHTINĖ, 16 MARS - Njė padi tjetėr penale ėshtė ngritur ndaj rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani. Edhe kjo bėhet nga njė profesor universitar, kėsaj radhe, nga mr.Shemsi Reēica, mėsimdhėnės nė Departamentin e Filozofisė tė Fakultetit Filozofik nė UP, i cili, mė 6 mars 2009, nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė ka ushtruar padi penale private pėr fyerje dhe kėrcėnim nėpėrmjet mesazheve telefonike (sms), tė cilat ia ka dėrguar nė celularin e tij rektori Hasani.

Gjithēka ka filluar pas njė shkrimi tė profesor Shemsi Reēicės, tė botuar nė gazetėn “Zėri” mė 25.12.2008, “Rraskapitja e Universitetit Publik”, ku prof.Reēica kishte adresuar kritika pėr menaxhimin e Universitetit tė Prishtinės, i cili, sipas artikullit, ėshtė nė gjendje tė mjerueshme, ndėrsa njė kritikė i bėhet edhe mėnyrės sė paraqitjes sė Rektorit Hasani nė njė nga emisionet televizive.

Mė shumė...

Lajme : Debat pėr integrimet nė USHT
Kyqur 17-03-2009 6:14:04 (849 Lexime)


TETOVĖ, 16 MARS - Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės u mbajt tribunė shkencore me temė, "60 vjet tė Kushtetutės sė Gjermanisė: Kushtetuta nė Evropėn Perėndimore dhe nė Ballkan si bazė pėr demokraci dhe shtet juridik", nėn organizimin e KAS - Konrad Adenauer Siftung. Ambasadorja e Gjermanisė, Ulrike Knoc tha se Maqedonia ėshtė nė rrugė tė drejtė tė integrimit nė NATO dhe BE. Lidhur me liberalizimin e vizave, Knoc tha ėshtė Maqedonia ajo qė duhet ti pėrmbush kėrkesat e BE-sė pėr liberalizimin e vizave. Pjesėmarrės nė kėtė debat shkencor kanė qenė profesorė dhe studentė nga USHT, UEJL, Universiteti "Kirili dhe Metodi", Universiteti FON, ndėrsa ligjėrues ishin Markus Bekenferde, Van Visen, Treneska Deskovska si dhe Fejzulla Shabani. U.H


Lajme : Vazhdon bashkėpunimi me universitet turke
Kyqur 16-03-2009 5:38:32 (865 Lexime)


Turqi, 16 MARS - Njė delegacion i Universitetit Shtetėror tė Tetovės ka realizuar njė vizitė katėr ditore nė Republikėn e Turqisė. Delegacioni i udhėhequr nga prorektori pėr marrėdhėnie me jashtė, prof. dr. Hamit Mehmeti, nė pėrbėrje tė ligjėruesve, asistentėve dhe studentėve tė Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore, ka vizituar disa universitete turke, koncerne dhe fabrika prodhuese dhe pėrpunuese ushqimore. Nė kėtė vizitė fillimisht delegacioni i USHT-sė ka qėndruar nė Universitetin e Trakisė nė qytetin Edirne, ku ėshtė vizituar Fakulteti i Inxhinierisė, nė kuadėr tė sė cilit ndėr tė tjera bėn pjesė edhe drejtimi i teknologjisė ushqimore. Prorektori i USHT-sė, prof. dr. Hamit Mehmeti, fillimisht ka pėrshėndetur nikoqirėt, duke potencuar se USHT-ja ėshtė e interesuar qė praktikat dhe pėrvojat e huaja t’i aplikoj nė programet e saja studimore.

Mė shumė...

Njoftime : Ditė informative pėr programin ERASMUS
Kyqur 10-03-2009 5:54:52 (1073 Lexime)

Me datė 12 mars, nė hotelin Stone Bridge nė Shkup do tė organizohet njė Ditė informative pėr programin ERASMUS. Universiteti Shtetėror i Tetovės do tė marrė pjesė nė Pilot programin e Komisionit Evropian, nė kuadėr tė programit ERASMUS. Universiteti ynė do tė ofrojė transport prej USHT-sė deri nė hotel. Pėr studentėt do tė rezervohen 18 vende nė autobus

Kliko mė Shumė


Lajme : Fejzulla Shabani rektor i pėrkohshėm i USHT-sė
Kyqur 04-03-2009 5:21:33 (1305 Lexime)

TETOVĖ, 4 MARS - Prej tė hėnėn, kur edhe zyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore detyrat e rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) do ti ushtojė prof.dr. Fejzulla Shabani, pėrgjegjėsi i programeve studimore tė shkallės sė tretė nė USHT. Shabani, do tė mbajė postin e ushtruesit tė detyrės sė rektorit tė USHT-sė, pasi drejtpėrdrejtė nė kėtė garė ėshtė kyēur rektori aktual prof. dr. Sadi Bexheti, i cili ėshtė kandidati i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) pėr funksionin e kryetarit tė Komunės sė Tetovės. “Vendosa qė pėr shkaqe morale, tė largohem pėrkohėsisht nga funksioni i rektorit, deri ditėn e zgjedhjeve me qėllim qė qėndrimi im tė mos tė mos merret si keqpėrdorim i detyrės pėr llogari tė kandidimit pėr kryetar komune”, pohoi Bexheti.

Mė shumė...

Lajme : Pėr titullin doktor duhet folur maqedonisht
Kyqur 03-03-2009 3:32:13 (954 Lexime)

SHKUP, 3 MARS - Pėr tė marrė njė titull shkencor nė Universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” tė Shkupit (UKM) ėshtė patjetėr qė kėtė ta bėsh nė gjuhėn maqedonase edhe kur bėhet fjalė pėr studiues tė gjuhės dhe letėrsisė shqiptare. Paradokse tė kėtilla vazhdojnė tė ndodhin edhe pas miratimit tė Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, me tė cilin shqipja ėshtė gjuhė e dytė zyrtare nė Maqedoni. Tė hėnėn, kur nė Katedrėn e gjuhės dhe letėrsisė shqiptare, pranė Fakultetit “Bllazhe Konevki” tė UKM-sė doktoroi Bukurie Mustafa, si ekspozeja, ashtu edhe recensioni, biografia dhe vendimi pėr ndarjen e titullit “Doktor shkencash”, u lexuan nė gjuhėn maqedonase. ”Pasi administratėn e kemi nė gjuhėn maqedonase jemi tė detyruar qė t’i lexojmė nė maqedonisht materialet, sikurse ia pėrcjellim fakultetit”, tha prof. dr. Havzi Mustafa, kryetari i komisionit recensues. Ai, kėrkonte tė njėjtėn fjalė, nė gjuhėn shqipe, sa herė kur u jepte fjalėn tjerėve: mentorin prof. dr. Agim Poloskėn, qė lexoi recensionin, shefin e katedrės, prof. dr. Asllan Hamitin qė lexoi biografinė, si dhe kandidaten Bukurie Mustafa qė bėri ekspozenė e disertacionit shkencor “Gjuha nė romanin ‘Lumi i vdekur’ tė Jakov Xoxės”.

Mė shumė...

Lajme : Fakulteti pa status
Kyqur 27-02-2009 11:20:28 (1254 Lexime)

PRISHTINĖ, 27 SHKURT – Ėshtė Fakulteti i Studimeve Islame (FSI), i vetmi institucion i arsimit tė lartė nė vend qė fare nuk i ėshtė nėnshtruar procesit tė akreditimit.

Vetė ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka rekomanduar autoritetet e fakultetit tė mos i nėnshtrohen kėtij procesi, meqė ligji aktual qė rregullon ēėshtjet e arsimit tė lartė nuk precizon statusin e institucionit si ky.

“Sugjerimi im ka qenė qė mundėsia pėr t’iu nėnshtruar akreditimit tė shqyrtohet nė momentin kur kemi ligjin e ri pėr arsimin e lartė, i cili nė mėnyrė specifike do duhej definuar edhe pozitėn e Fakultetit tė Studimeve Islame”, i ka thėnė ministri Hoxhaj gazetės "Koha Ditore".

“Unė iu kam kėrkuar profesorėve tė kėtij fakulteti qė tė jenė aktivė nė momentin kur do tė ndryshohet ligji, nė mėnyrė qė ta gjejnė veten aty”.

Mė shumė...

Lajme : USHT dhuroi libra shkollave fillore nga Tetova, Gostivari e Kumanova
Kyqur 19-02-2009 12:51:45 (1402 Lexime)


TETOVĖ, 19 SHKURT - Pėrmes njė ceremonie, Universiteti Shtetėror i Tetovės u ndau libra, tė gjitha nė gjuhėn angleze, disa shkollave fillore nga Tetova me rrethinė, Kumanova dhe Gostivari. USHT paraprakisht, kėto libra i ka pranuar si donacion nga OJQ “ Books for International Goodwill”, tė pėrkrahur nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nėpėrmjet Kėndit Amerikan nė Tetovė, tė cilėt dhuruan edhe njė program biblioteke dhe siguruan trajnimin pėr tė, si dhe organizimin e vullnetarėve tė Peace Corps. Pikėrisht Amanda Leavitt, njė vullnetare e Peace Corps nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ishte njė ndėr organizatorėt e ndarjes sė librave shkollave fillore, bashkė me kolegėt e saj nga Zyra pėr marrėdhėnie Ndėrkombėtare e USHT-sė.

Mė shumė...

Lajme : Universitetet mė tė shtrenjta nė botė
Kyqur 18-02-2009 12:11:24 (840 Lexime)

Sipas revistės "Forbes", SHBA mbetet vendi mė i shtrenjtė pėr t’u arsimuar. Madje, universitetet e stilit amerikan nėpėr botė janė mė tė shtrenjtit. Pėr shembull, Universiteti "Franklin" nė Lugano, Zvicėr, kushton 33,100 dollarė nė vit. Kėtu bėhet fjalė vetėm pėr tarifėn e studimeve pa konviktin dhe pagesėn e vakteve tė ngrėnies, e detyrueshme pėr gjithė studentėt e vitit tė parė.Kjo ėshtė mėnyra se si revista "Forbes" i ka renditur universitetet mė tė shtrenjta, duke llogaritur vetėm tarifėn mėsimore.

Mė shumė...

Lajme : U shėnua 14-vjetori i ligjėratave tė para nė Universitetin e Tetovės
Kyqur 18-02-2009 12:01:05 (965 Lexime)


TETOVĖ, 17 SHKURT - Pėrmes njė Akademie solemne, Universiteti Shtetėror i Tetovės shėnoi pėrvjetorin e ligjėratave tė para tė organizuara mė 17 shkurt 1995.

Tė pranishėm nė kėtė akademi ishin prorektori i Universitetit tė Evropės Juglindore, prof. dr. Murtezan Ismaili, prorektorėt e Universitetit “Goce Delēev” tė Shtipit, prof. Boris Krstev dhe prof. Blazo Boev, rektori i parė i Universitetit tė Tetovės, prof. dr. Fadil Sulejmani, kryetari i parė i Senatit tė Universitetit tė Tetovės, prof. dr. Milaim Fejziu, profesorėt e parė tė UT-sė etj.

Mė shumė...

« 1 ... 39 40 41 (42) 43 44 45 ... 214 »

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio