Studentet.info
« 1 ... 80 81 82 (83) 84 85 86 ... 214 »
Lajme : Formohet Kėshilli organizativ i manifestimit “Java e kulturės”
Kyqur 20-11-2007 3:43:21 (935 Lexime)

USHT do organizojė inaugurimin e Institutit “Pjetėr Bogdani”

Tetovė, 19 NĖNTOR – Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) do tė organizojė hapjen solemne tė Institutit tė Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė “Pjetėr Bogdani”, nė Shkup (IPG). Kėshtu ka bėrė tė ditur prof. dr. Fejzulla Shabani, kryetar i Kėshilli organizativ tė manifestimit “Java e kulturės”, e cila do tė hapet mė 22 nėntor, ditėn e Alfabetit tė gjuhės shqipe, kur edhe do tė inaugurohet IPB-ja dhe do tė mbyllet mė 28 nėntor, Ditėn e flamurit shqiptarė.

Mė shumė...

Lajme : Gjashtė vitet e UEJL-sė
Kyqur 20-11-2007 3:41:45 (1663 Lexime)

U pranua me rezervė, por lakmohet nga tė gjithė

TETOVĖ, 19 NĖNTOR – Nė njė ditė sikurse kjo, para plot gjashtė viteve, nė Tetovė u themelua universiteti i parė privat nė Maqedoni, Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL). I dedikuar pėr shqiptarėt, pas kaq kohėsh, UEJL duket se ėshtė bėrė atraktiv dhe tėrheqės edhe pėr maqedonasit, pėrqindja e tė ritet ēdo vit e mė shumė. I pranuar, me rezerva tė mėdha edhe nga vetė shqiptarėt, pėr shkak tė prapavijave politike tė asaj kohe, UEJL-ja e cila nė vitin e parė, 2001/2002 nuk i numėronte as njė mijė studentė, aktualisht ka mbi 7 mijė studentė.

Mė shumė...

Lajme : Qeveria e Italisė mbėshtet USHT-nė pėr ndėrtimin e laboratorit tė bioteknologjisė
Kyqur 16-11-2007 9:04:14 (1086 Lexime)

Qeveria e Italisė mbėshtet USHT-nė pėr ndėrtimin e laboratorit tė bioteknologjisė

Nė njė ceremoni solemne, nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė, u bė pranim dorėzimi i donacionit tė Qeverisė italiane, pėrfaqėsuar nga ambasadori i Italisė nė RM, ekselenca e tij z. Donatino Marcon, pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės, dedikuar ndėrtimit tė laboratorit dhe pajisjes me mjete laboratorike pėr nevojat e Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore dhe ushqimit.
Tė pranishėm ishin edhe Ministri i arsimit dhe shkencės sė RM-sė, z. Sulejman Rushiti, shefi i misionit tė IMG-sė, z. Paolo Leoni, koordinator i projektit, z. Argjend Karai, pėrfaqėsues tė lartė universiteteve tjera, profesorė e studentė. Ndėrtimi i laboratorit me ndihmėn e Qeverisė italiane bashkė me investimet nga ana e Universitetit Shtetėror tė Tetovės arrin vlerėn prej gjysmė milioni euro. Pjesa mė e madhe e kėtyre mjeteve janė donacion i Qeverisė italiane, projekt tė cilin e implementon IMG (International Management Group).

Mė shumė...

Lajme : Anketė: Interneti mbizotėron mbi televizionin nė mesin e tė rinjve nė Evropėn Perėndimore
Kyqur 15-11-2007 9:53:56 (1019 Lexime)


Anketė: Interneti mbizotėron mbi televizionin nė mesin e tė rinjve nė Evropėn Perėndimore

Interneti nė mesin e tė rinjve nė Evropėn Perėndimore ėshtė mė i popullarizuar se televizioni, tregojnė rezultatet nga hulumtimet e shtatorit, tė organizatės Asociacioni evropian pėr shpallje interaktive.
Sipas kėtyre rezultateve, numri i tė rinjve tė cilėt dėshirojnė tė ulen para kompjuterit me Internet pėr herė tė parė ėshtė mė i madh se ata qė parapėlqejnė programet televizive.
Hyrje direkte nė rrjetin global kanė gjashtė prej dhjetė personave nė rajon, tregojnė rezultatet nga hulumtimi.
Sipas anketės nė vitet e fundit, numri i tė ashtuquajturave "surferė tė argjentė", persona mbi 55 vjet tė cilėt kėnaqen nė kėrkimin nė Internet, ėshtė rritur pėr 12 pėr qind, ndėrsa pėr tetė pėr qind ėshtė rritur numri i grave tė cilat e shfrytėzojnė Internetin.

Mė shumė...

Lajme : Zgjedhjet nė universitete, Rrokaj: Na mundi "forca e muskujve"
Kyqur 14-11-2007 8:00:31 (891 Lexime)


Pas miratimit tė ligjit nga Parlamenti, reagojnė rektorėt

TIRANĖ, 16 NĖNTOR- Forca e trurit e ka tė pamundur t‘i bėjė ballė forcės sė muskujve. Qeveria shqiptare e vendosi Parlamentin nė pozita tė pakėndshme, miratoi njė ligj antikushtetues dhe antidemokratik. Kėshtu ėshtė shprehur dje, pėr "Shqip", rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj. Pas miratimit tė dy amendimeve tė fundit tė ligjit, duket se dekanėt dhe rektorėt nuk do ta ndjekin mė debatin. Pas njė kundėrshtimi dyvjeēar, profesorėt heshtin. E lėnė tė lirė Ministrinė e Arsimit tė zhvillojė zgjedhjet, ashtu siē ajo i ka planifikuar. Dy ditė mė parė, nė orėt e vona tė natės, Kuvendi i Shqipėri miratoi amendimin e ligjit qė kushtėzon dekanėt, rektorėt dhe shefat aktualė tė katedrave tė mos rikandidojnė mė. Njė seancė e shoqėruar me debate tė gjata, ku deputetė tė opozitės kundėrshtuan ligjin.

Mė shumė...

Lajme : DELEGACIONET E MINISTRISĖ SĖ SHĖNDETĖSISĖ SĖ TURQISĖ E MAQEDONISĖ NĖ USHT
Kyqur 13-11-2007 6:34:20 (1355 Lexime)


DELEGACIONET E MINISTRISĖ SĖ SHĖNDETĖSISĖ SĖ TURQISĖ E MAQEDONISĖ NĖ USHT

TETOVĖ, 12 NĖNTOR- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės qėndruan delegacionet e ministrisė sė shėndetėsisė sė Republikės sė Maqedonisė dhe Republikės sė Turqisė nė krye me ministrat pėrkatės, z. Imer Selmani dhe z. Rexhep Akdag. Bashkė me delegacionin ishte dhe ambasadori i Republikės sė Turqisė nė Maqedoni, z. Taner Karakash.

Mė shumė...

Lajme : Vdiq djaloshi i cili vrau tetė persona nė gjimnazin nė Tusula, sot ditė zie nė Finlandė
Kyqur 08-11-2007 5:58:06 (1430 Lexime)


Vdiq djaloshi i cili vrau tetė persona nė gjimnazin nė Tusula, sot ditė zie nė Finlandė

Tusula, 8 nėntor - Djaloshi tetėmbėdhjetėvjeēar, i cili dje vrau tetė persona nė gjimnazin "Jokela" nė qytetin finlandez Tusula, dhe mė pas qėlloi vetveten, iu nėnshtrua plagėve.
"Mund tė konfirmoj se vdiq nga plagėt nė tru. Me kėtė, numri i tė pėsuarve tani pėr tani ėshtė nėntė persona", ka deklaruar mjeku Ero Hirvensalo.
Gjatė tė shtėnave ndaj gjithēka rreth tij, djaloshi vrau pesė bashkėnxėnės, dy vajza dhe drejtoreshėn, ndėrsa janė plagosur 11 persona, nxėnės dhe njė person i rritur.
Motivet pėr sulmin ende nuk dihen, por kjo ndodhi pasi qė nė faqen e Internetit You tube, ishte paralajmėruar masakra. Vrasjet ndodhėn nė shkollėn e mesme "Jokela" nė lokalitetin Tusula, i cili ka 35.000 banorė dhe i cili ndodhet 50 kilometra larg Helsinkit.

Mė shumė...

Opinione : OPINION
Kyqur 08-11-2007 5:23:55 (1116 Lexime)


Kush tha qė ka mbi 10.000 studentė shqiptarė nė Maqedoni?

Shkruan : Arben Zeqiri

Nuk ėshtė detyrė e imja tė hyj nė atė se kush sa e meriton tė quhet studentė, mirėpo ėshtė historia dhe realiteti i sotėm qė definojnė studentin dhe veprimtarinė e tij. Pėrveē obligimit parimor qė kanė pasur studimin, studentėt nė tėrė botė njihen dhe me njė fuqi tė paparė pėr ndryshime dhe revolucion, studentėt dhe mė tė njohur janė pėr faktin se gjithkund nė botė kanė qenė tė parėt ata qė rezistuan dhe nuk pranuan ti nėnshtrohen padrejtėsive, presionit politik, mashtrimit dhe robėrisė.
Gjithkund nė botė ku ka pasur apo ka njė armatė me studentė dhe mjafton tė ketė provuar qeveria apo ndonjė institucion tjetėr shtetėror ose ndonjė grup njerėzish tė ketė provuar tė bėjė njė padrejtėsi apo dhunė ndaj atij populli, ka qenė pikėrisht kjo armatė studentėsh qė e para ka ngritur zėrin dhe me veprimet e veta ka shkuar deri nė atė nivel saqė pasojat pėr ata qė bėnė padrejtėsi kanė qenė dėshtimi i tyre, revolucioni politik nė atė vend, ndryshimi i qeverisė, bile nė disa vende ka tė ngjarė dhe mė keq, si nė Rumasni ku studentėt ishin ata qė revolucioni i tyre politik u shndėrrua nė njė revolucion mbarėpopullor dhe presidenti i vendit paguajti gabimin me vdekje.

Mė shumė...

Lajme : Shėnohet njė rast i pazakontė dhune nė gjimnazin e Pejės
Kyqur 07-11-2007 10:02:24 (2398 Lexime)

Pedagogu rrah nxėnėsit me rrip, thotė se ishte shaka

Pejė, 7 nėntor – Ka mjaft mėnyra se si festohet ditėlindja, ama ajo qė ka pėrzgjedhur njė mėsimdhėnės kosovar, s’mbahet mend tė jetė manifestuar nė ndonjė vend tė botės nė tė tillė mėnyrė. Pedagogu Muharrem Kastrati, ka hequr rripin nga pantallonat – derisa mbante orėn e Gjuhės shqipe me nxėnėsit e klasės 12/4 “Bedri Pejani” tė Pejės – dhe ka filluar t’ua japė vitheve secilit prej nxėnėsve tė kėsaj klase.

Mė shumė...

Lajme : USHT-ja nė bashkpunim me Universitetin AAB Prishtinė
Kyqur 06-11-2007 10:46:14 (2380 Lexime)


USHT-ja nė bashkpunim me Universitetin AAB Prishtinė

TETOVĖ, 6 NĖNTOR - Njė delegacion i Universitetit AAB (Arena e Arsimit Bashkėkohor), nga Prishtina ka qėndruar nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT). Delegacioni nga Prishtina, nėn udhėheqjen e zėvendės rektorit prof. d-r Masar Stavileci, delegacioni i AAB-sė ėshtė pritur nga prorektori pėr arsim nė USHT, prof.dr. Agim Shabani dhe dekani i Fakultetit juridik prof.dr. Musli Halimi. Temė kryesore e takimit ka qenė bashkėpunimi ndėruniversitar.
“Konkretizimi i bashkėpunimit duhet tė jetė i orientuar nė interes tė studentėve dhe kuadrit mėsimdhėnės. USHT-ja ėshtė universitet i hapur pėr bashkėpunim dhe kjo mund tė shihet edhe nga marrėveshjet e shumta tė cilat janė realizuar me universitete nga rajoni dhe mė gjerė” ka thėnė prorektori Shabani. Nė vazhdim ai ka potencuar se nė interes tė pėrbashkėt ėshtė bashkėpunimi ndėrmjet universiteteve nga trojet shqiptare.

Mė shumė...

« 1 ... 80 81 82 (83) 84 85 86 ... 214 »

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio