Studentet.info
RSS Feed
« 1 2 3 4 (5) 6 7 8 ... 11 »
Njoftime : KĖSHILLI I STUDENTĖVE
Kyqur 22-06-2006 5:47:18 (1245 Lexime)

KĖSHILLI I STUDENTĖVE
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TĖ APLIKUARA
MITROVICĖ


KOMUNIKATĖ PĖR MEDIA

Pas ngjarjeve tė fundit nė Universitetin e Prishtinės, gjegjėsisht nė Fakultetin e Shkencave Teknike tė Aplikuara nė Mitrovicė, ku me datėn 08.05.2006 e Hėnė ėshtė bojkotuar mėsimi nė kėtė fakultet meqenėse njė vendim i tillė ishte sjellė nga Parlamenti Studentorė, kėshilli i studentėve nė kėtė Fakultet sot pas njė mbledhje tė jashtėzakonshme kishte marrė njė vendim kontraverz me atė tė Parlamentit Studentorė, me tė cilin vendim ftohen studentėt e FSHTA qė nga dita e nesėrme tė vazhdojnė mbajtjen e mėsimit normalisht.

Arsyetimi:

Pas mbajtjes sė protestės sot (e Marte), ku pjesmarrės ishin edhe studentėt e Fakulteti tonė, ėshtė vėrejtė njė frymė dhe njė anim plotėsisht politk nga ana e pėrfaqėsuesve tė Parlamentit Studentorė. Prandaj ne si pėrfaqėsues tė studentėve nė FSHTA nuk dėshirojmė tė jemi tė politizuar dhe tė jemi pjesė e kėsaj loje politike, gjithashtu si perfaqėsues tė kėtyre studentėve e kemi njė obligim moral qė kėta studentė tė mos I influencojmė nė lojėra tė tilla politike.

Ne nuk dėshirojmė qė studentėt tanė tė humbin mėsimin, pėrderisa problemet e fundit nė UP, nuk janė qėshtje me tė cilat duhet tė mirren studentėt kėshtu qė ne dėshirojmė tė distancohemi nga kėto ngjarje qė ne mendojmė se janė politike.


Pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Studentėve nė FSHTA:
Naim HAJRA
Xhevdet FERIZI


Njoftime : LISTA STUDENTORE REFORMA
Kyqur 22-06-2006 5:42:58 (1186 Lexime)

LISTA STUDENTORE REFORMA


DEKLARATE

Duke pare dhe vezhguare me perqendrim shqetesues gjendjen e krijuare ne UP kohe me pare,tani e thelluare edhe me teper duke kaluar suazate e normales .
Duke analizuar levizjet e fundit mes MASHT-it dhe UP-se po e leshojme kete deklarate

Lista Studentore REFORMA(LSR-UP) njeri nga grupet parlamentare opozitare ne Parlamentin Studentore ndjejne per detyre dhe pergjegjesi te reagojme pozitivishte per zgjedhjen e problemit ne UP.
Ne mendojme qe zgjidhja me e favorshme per te dalur nga kriza,tani e shendrruar ne problem politike dhe institucionle(konflikte institucionesh),eshte qe ne baze te Statutit te UP-se dhe Ligjit mbi Arsimin e Larte te miratuar nga Kuvendi I Kosoves te organizohen zgjedhjet e pergjithshme ne UP.mirepo zgjedhjet te shpallen nga organi me I larte I UP-se –Senati.
Kerkojme nga MASHT-se dhe ministri z.Agim Veliu te pajtohet qe keto zgjedhje te organizohen ne menyre demokratike pa asnje imponim nga jashte,por ministria te ndihmoje edhe jashte mundesive qe keto zgjedhje te jene demokratike dhe te pranushme per te gjithe.
Mendojme qe autonomia e Universitetit do te ruhet duke u rreshtuar te gjithe ne respektimin e Ligjit mbi Arsimin e Larte dhe Statutit te UP-se dhe duke I mbrojtur me fanatizmin me te madh keto dy akte ligjore.Vetem ne kete menyre mund te dalim nga kriza qe eshte krijuar dhe te hiqet ēdo dilem qe paragjykon “Politizimin e Universitetit”.
Universiteti I Prishtines nuk eshte as nuk duhet te jete kurre qerdhe e asnje grupi te interesit ,por duhet te jete ne sherbim te edukimit dhe arsimimit kombetare duke ju sherbyer te gjitheve per ti realizuar aspiratat intelektuale reale te individit dhe shoqerise ne pergjithesi.Ky edhe eshte misioni dhe rendesia e tij.
UP-ja eshte thesari me I ēmueshem qe kemi dhe I lusim te gjithe faktoret relevant qe te na ndohmojne ta ruajme ate.Eshte institucioni nga I cili duhet te nxirren vlerat kulturore dhe shkencore ne perputhshmeri me trendet e zhvillimit te civilizimit perendimore.

Kjo deklarate eshte leshuar per media pas mbledhjes se jashtezakonshme te kryesise se LSR-UP te mbajtur me 11.05.2006 ne Prishtine.


Prishtine 2006 Kryesia e LSR-UP


Njoftime : NJOFTIME
Kyqur 05-05-2006 8:41:20 (916 Lexime)


Komunikatė pėr media
Kėshilli Organizativ i Studentėve



Kėshilli Organizativ i Studentėve pas protestės gjithėpopullore tė 3 majit 2006, e cila u cilėsua se ishte kundėr decentralizimit (copėtimit tė tokave tė Kosovės) dhe pro referendumit, u drejtohet me kėrkesa konkrete tė cilat duhet qė ose tė realizohen urgjentisht ose nė tė kundertėn Kėshilli Organizativ i Studenteve kalon ne planin (b) i cili do jetė radikal.

Nga Kuvendi i Kosovės, ( Kryesia e tij dhe nga Kryetari i Kuvendit) nga Presidenca, Qeveria e Kosovės, si dhe nga Grupi Negociator i Kosovės ( apo nga pozitė-opozita), kėrkojmė qė:

· tė ndėrpriten menjėherė tė ashtuquajturat bisedime me Beogradin,

· tė organizojnė urgjentisht Referendumin (Kuvendi i Kosovės tė marr vendim pėr Referendum mė sė largu deri mė 12 maj 2006),

· Grupi Negociator tė pushojė veprimtarinė sekrete lidhur me Statusin e Kosovės, tė cilin faktikisht e ka shndėrruar nė “sekret zyrtar”,

· tė bėjnė transparente ēdo gjė qė ka tė bėjė me Kosovėn dhe Statusin e saj final,

· tė ndėrpriten tė gjitha armiqėsitė partiake e grupore, pa dallim partie, ideologjie e feje dhe tė bashkuar tė marshojmė drejtė realizimit tė vullnetit legjitim tė popullit i cili duhet qė sa mė shpejtė tė zyrtarizohet pėrmes REFERENDUMIT.


Ky vendim i Kėshillit Organizativ tė Studentėve u vendos pas protestės paqėsore qe u mbajtėn me 3 maj 2006.

Sektori pėr Informim

Mė: 05/05/2006 Prishtinė

Kėshilli Organizativ i Studentėve

Petrit Nimani-kryetar






Njoftime : NJOFTIME
Kyqur 30-04-2006 8:58:08 (1020 Lexime)

DEKLARATĖ PĖR MEDIA NGA Unioni i Studentėve Shqipetarė


PROTESTĖ GJITHPOPULLORE

Kėshilli Organizativ i Studentėve, nė bashkėpunim me tė gjitha Organizatat Studentore dhe OJQ, jo Studentore,njofton tė gjitha mediat elektronike dhe tė shkruara qė me; 03 maj 2006 nė ora 12:00 organizohet Protestė Gjithpopullore nė Prishtinė, me moton: "JO NUK NDAHET MITROVICA"
Protesta do tė ket karakter gjithėpopullor , mbahet nė Prishtinė duke marrshuar nga Fakulteti Filologjik, drejt Kuvendit tė Kosovės.
Ftojmė tė gjithė sė bashku tė marrim pjesė pėr tė mirėn ton dhe kombit , pėr arsye se Kosova po ndahėt, ne sė bashku me ju, nuk do tė lejojmė ndarjėn e Kosovės.

Press Konferencė

Njoftojmė mediat e shkruara dhe elektronike qė mė datėn: 2 maj 2006, nė ora 14:00,do tė mbahet Konferencė pėr media rreth ecurisė sė Protestave Gjithėpopullore, Press konferenca do tė mbahet nė Drejtorinė e Qendrės sė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės.

Ftojmė mediat qė ta pėrcjellin kėtė konferencė.




Me respekt pėr mediat Shqiptare
Kėshilli Organizativ i Studentėve

Sektori pėr Informim
Prishtinė 2006


Njoftime : DEKLARAT PĖR MEDIA
Kyqur 25-04-2006 10:17:33 (946 Lexime)

DEKLARAT PĖR MEDIA

Unioni i Studentėve Shqiptarė “USSH”

Mė 25/04/2006 Prishtinė


Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH), qėndron fuqishėm dhe e mbėshtet vendimin e Senatit tė Universitetit tė Prishtinės pėr shpalljen e Konkursit pėr Rektorė tė UP-sė.

Apelojmė nė Qeverinė e Kosovės qė tė pėrkrah vendimin e Senatit tė UP-sė pėr shpalljen e Konkursit, pėr zgjedhjen e Rektorit, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mbahet qetėsi dhe atmosfera e krijuar e punesė nė UP, pėr ndryshe ēfarėdo udhėheqje e pėrhoshme nė Universitet ėshtė cėnim i rėndė autonomisė sė UP-sė.

Zgjedhjet janė punė e brendshme e Universitetit dhe atė askush s’mund ta diktojė nga jashtė si qė tenton ta bėjė MASHT-i.

Nė kėtė situatė kurė Qeveria e Kosovės ka shumė punė tė mėdha rreth Statusit tė Kosovės, nuk na duhet njė destabilizim nė UP, pasojat e tė cilit mund tė jenė tė pa parashikueshme.



Kėshilli Drejtues i USSH-sė


Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 21-04-2006 7:54:38 (937 Lexime)


PROTESTĖ GJITHPOPULLORE

Unioni i Studentėve Shqiptarė - USSH , nė bashkpunim me organizatat tjera Studentore dhe OJQ jo Studentore ėshte duke bėrė pėrgatitjet e duhura qė mė: 03 maj 2006 tė organizojė Protestė Gjithpopullore nė Prishtinė me moton: "JO NUK NDAHET MITROVICA"
Protesta do tė ketė karakter gjithpopullor dhe do mbahetė nė Prishtinė duke marrshuar nga Fakulteti Filologjik drejt Kuvendit tė Kosovesė.
Ftojmė tė gjithė sė bashku tė marrim pjesė nė te miren tone dhe kombit tone sepse Kosova po ndahetė, ne se bashku, me ju nuk do e lejojmė ndarjen e Kosovesė.

Ftojm te gjitha Organizatat tjera qė kan nje trung te shendosh kombetarė qė te na bashkohenė.

Lusim te gjitha mediate elektronike dhe te shkruara qė tė publikojnė kėtė njoftim.




Kėshilli Organizativ

Sektori pėr Informim
Prishtinė 2006


Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 30-03-2006 7:51:59 (1098 Lexime)

UNIONI I STUDENTĖVE SHQIPTARĖ (USSH)

NJOFTIM PĖR MEDIA


Njoftojm te gjitha Mediat Elektronike dhe tė Shkruara , sė mė rasitin e Dites Nderkombetare tė Ambientit mė datė: 01 prillė 2006 Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH, organizon nje Aktivitet pėr pastrimin dhe Fidanizimin e Qendres sė Studentėve tė Universitetit tė Prishtines, aktivitetin e USSH e ka perkrarė edhe deget e USSH nė Maqedoni dhe ne Shqiperi, njekosisht dhe Qendra e Studentėve e Universitetit tė Prishtinesė, ky aktivitet fillonė ne ora 10: 00 nė Qėndren e Studentėve te Universitetit tė Prishtinesė.
Motja e e keti Aktiviteti ėshte:
"TĖ BASHKUAR JEMI MĖ TĖ FORTĖ" , TĖ GJITH PĖR NJE AMBIENTĖ MĖ TĖ MIRĖ"

Ju Mirpresim

30/03/2006
Prishtinė


Unioni i Studentėve Shqiptarė
Zyra pėr Informimė
Rini Usiri -Pergjegjes


Kontaktet:
Tel: +377(0)44 372 676
+377(0)44 372 388
+377(0)44 364 409


E-mail: Info-ussh@hotmail.com
u_s_sh@yahoo.com
ussh_3@hotmail.com

Web: www.ussh.net
www.albaner.net


Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 28-03-2006 6:21:09 (2026 Lexime)

UNIVERSITETI USHTARAK “SKENDERBEJ”
Fakulteti Menaxhimit


Kerkese per punesim

UNIVERSITETI USHTARAK “SKENDERBEJ” Fakulteti Menaxhimit kerkon te punesoje ne funksionet organike:

I. Tre AS/PEDAGOGE ne lendet :
1. Menaxhim operacioneve dhe Biznes nderkombetar
2. Menaxhim Strategjik dhe Sjellje organizative
3. Mikroekonomi

Per dy lendet e para kriteret jane:
-Te kete mbaruar degen e Administrim-Biznesit ne Fakultetin Ekonomik te UT, ose jashte vendit.
-Te kete noten mesatare mbi 8.5.
-Te zoteroje gjuhen angleze.
-Nota mesatare me e larte, master, pervoje ne
mesimdhenie apo kualifikime e specializime te tjera
ne fushen e Shkencave Ekonomike perbejne avantazh.

Per Mikroekonomi, kriteret
Kriteret per As/pedagog

1. Te kete mbaruar studimet ne degen Ekonomiks ne UT
ose jashte vendit .
2.Te kete noten mesatare mbi 8.5
3.Te zoteroje gjuhen angleze
4.Nota mesatare me e larte , master, pervoje ne
mesimdhenie apo kualifikime e
specializime te tjera ne fushen e Shkencave
Ekonomike perbejne avantazh.

II. LABORANT (Departamenti i Menaxhimit)

Kriteret
Te kete mbaruar studimet e larta ne nje dege te
Fakultetit Ekonomik, Brenda apo jashte vendit.
Te kete njohurite baze ne kompjuter dhe programe te
tij .
Te kete njohuri ne gjuhen angleze .
Pervoja ne administraten publike ,kualifikime e
specializime, apo dhe nota mesatare etj. perbejne
avantazh.


Te interesuarit te paraqitin keto dokumenta :

1. Kerkesa me shkrim, e firmosur
2. CV
3. Kopjo e noterizuar e diplomes se shkolles se
larte, me vertifikaten e notave te noterizuara
4. Deshmi penaliteti
5. Deshmi te kursit/ve te gjuheve te huaja te
noterizuar
6. Rekomandim nga punedhenesi i meparshem ose i
nje mesimdhenesi ne universitet, ne rast se nuk ka
pervoje pune
7. Raport mjekesor.


Adresa:

Universiteti Ushtarak “ Skenderbej “, Rr. Dibres.
Zyra e Personelit.

Afati i dorezimit te dokumentave :

Deri me daten 30.03.2006
Dokumentet te dorezohen ne Zyren e Personelit te UUS.
Per sqarime te tjera drejtohuni tek zyra e personelit
si dhe telefon 375617 Tirane.



Njoftime : NJOFTIM
Kyqur 28-03-2006 2:35:56 (915 Lexime)

Shfaq premierėn e komedisė

“ Vdekja troket” me autor Woody Allen,
regjisor Agapolloni, aktorė Man Isa & Ben Apolloni.

Vendi: Shtėpia e Kulturės

“ Xheladin Kurtaj”, nė Kaēanik.

Data: e mėrkurė, 29 mars 2006.
Ora: 18:00

SponsorKRS-Kaēanik
-Silcapor


Njoftime : UNIONI I PAVARUR I STUDENTĖVE TĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS
Kyqur 27-03-2006 6:49:52 (1177 Lexime)

UNIONI I PAVARUR I STUDENTĖVE TĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS
THE STUDENTS INDEPENDENT UNION OF PRISHTINA UNIVERSITY

“ ZYRA E INFORMACIONIT TĖ UPSUP-sė”

NJOFTIM

Zyra e Inormacionit tė UPS-UP-sė, njofton opinionin e gjerė se UPS-UP ka bėrė marrėveshje pėr formimin e kualicionit pėr konstituimin e parlamentit studentor me organizatat studentore Paqa Studentore e Universitetit tė Prishtinės (PS-UP) dhe Lista Studentore Reforma (LSR).
Marrėveshja ėshtė arritur nė parim pėr ndarjen e tre posteve kryesore dhe ato tė senatorėve:
Kryetari i takon UPSUP-sė dhe kandaidati ynė pėr kėtė post ėshtė Feim MALIQAJ, aktualisht kryeredaktor i gazetės sė studentėve tė UP-sė “Bota e Re”
Ndėrsa dy postet tjera, ai i Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe i Nėnkryetarit do t’iu takojnė organizatave partnere nė kualicion, kurse pėr vendet nė senatin e UP-sė marrėveshja nėnkupton nda dy senator pėr tre organizatat nė kualicion si dhe kryetari i Parlamentit Studentor ėshtė anėtar exoficio ( nė bazė tė detyrės zyrtare) i senatit tė UP-sė.
Marrėveshja do tė nėnshkruhet nė prani tė mediave nė fillim tė javės pasi tė kenė pėrfunduar edhe modalitetet e fundit tėsaj, ku parashihet ndarje parimore dhe racionale e posteve tjera nė nivel parlamenti si dhe nė nivel tė kėshillave tė studentėve.
Pėr ēdo detaj tjetėr rreth kėsaj marrveshje, Zyra e Informacionit e UPS-UP-sė di t’iu njoftoj me kohė!


Kontakt: e-mail: sekretariupsup@hotmail.com
Tel: 044/156-451

Prishtinė: 26. 03. 2006 v. v “ Zyra e Informacionit tė UPS-UP-sė”
___________________________________
Labinot SMAKAJ


« 1 2 3 4 (5) 6 7 8 ... 11 »

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio