Durrės, universiteti fillimisht vetėm me 30 studentė

Data 09-08-2005 3:14:30 | Tema: Lajme


Durrės, gati sheshi dhe godina pėr universitetin e ri

DURRĖS 9 GUSHT- Bashkia e qytetit tė Durrėsit ėshtė shprehur e gatshme pėr tė zgjidhur ēėshtjen e krijimit tė infrastrukturės pėr ndėrtimin e universitetit tė ri. Sipas nėnkryetarit tė bashkisė sė qytetit tė Durrėsit, Sokol Kokomani, Bashkia e Durrėsit ėshtė e gatshme qė tė krijojė kushtet provizore pėr vėnien nė funksion tė universitetit, nė njė kohė qė ka dhėnė dhe variantet e mundshme pėr ndėrtimin e universitetit tė ri. “Bashkia e Durrėsit ėshtė e gatshme qė tė krijojė kushte pėr vėnien nė funksion tė universitetit nė vitin e ri akademik, duke vėnė pėrkohėsisht nė dispozicion shkollėn e 9-vjeēare qė po ndėrtohet nė zonėn e Currilave.

Mjediset e reja pritet tė inagurohen nė muajin tetor, duke garantuar ēeljen e universitetit tė Durrėsit, - theksoi Kokomani. Pėr ndėrtimin e shkollės 9-vjeēare Ministria e Arsimit akordoi njė fond prej 70 milionė lekėsh tė reja dhe nė kushtet moderne mund tė pėrdoret fare mirė pėr universitet deri nė ndėrtimin e njė godine me kushte ideale. Sipas Kokomanit, projekti mė i mundshėm pėr mjediset e reja universitare ėshtė ai i ish-pallatit tė kulturės sė portit detar, i cili prej vitesh nuk po vihet nė funksion dhe ėshtė jashtė pėrdorimit. Kjo godinė ka njė shesh prej 500 m². Pozicioni i sheshit ku mendohet tė ndėrtohet universiteti, ėshtė nga mė tė preferuarit, pasi ndodhet vetėm 300 m lagr nga qendra e qytetit.


Durrės, universiteti fillimisht vetėm me 30 studentė
Universiteti i Durrėsit mund ta fillojė aktivitetin me 30 studentė pėr tė arritur shumė shpejt nė 100 studentė dhe mė tej. Nė sezonin e fundit mėsimor pėrfunduan shkollėn e mesme 900 maturantė, nė 15 shkollat e mesme tė pėrgjithshme qė ka qyteti dhe nė shkollat e tjera profesionale dhe jopublike. Intersant ėshtė fakti se, duke iu referuar mesatares tė frekuentimit tė shkollave tė larta, vitet e fundit rezulton se mbi 60% e maturantėve durrsakė vazhdojnė shkollėn e lartė, ku mesataren mė tė lartė me 80% e kanė dy gjimnazet “Naim Frashėri” dhe “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”


Stafi akademik
Nė lidhje me stafin akademik tė tre universitetet e reja kanė marrė sinjalizime pėr ofrimin e emrave tė intelektualėve mė tė njohur tė qytetit pėr bashkėpunim. Kėshtu, sipas nėnkryetarit tė Bashkisė sė Beratit, kanė nisur interesimet e para pėr t’iu bashkangjitur katendrės universitare, mes tė cilėve emrat mė tė njohur tė mėsimdhėnies qė pėr vite kanė punuar nė shkollėn e mesme pedagogjike, por edhe mjaft tė tjerė, tė cilėt do tė ofrohen nga qarku. Ndėrkohė qė pėr Universitetin e Fierit prefekti i qytetit, Ilir Dano, mbetet njė nga emrat mė tė lakuar pėr t’u pėrfshirė nė stafin akademik. Dano prej vitesh ka dhėnė leksione nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės dhe duke patur parasysh se disa nga degėt e universitetit tė qytetit i pėrshtaten kėtij profile, Dano mbetet njė kandidaturė e fortė. “Interesimet kanė qenė tė menjėhershme. Pak ditė mė parė njė nga specialistėt mė tė mirė tė naftės ka shprehur dėshirėn pėr tė dhėnė kontributin e tij nė ngritjen e stafit akademik”, - pohon kreu i Drejtorisė Arsimore tė Fierit. Nė njė pozicion krejt mė tė pėrshtatshėm ėshtė Universiteti i Durrėsit, ku mendohet qė njė pjesė e konsiderueshme e profesoratit kryeaqytetas mund tė zhvendoset vetėm disa kilometra pėr tė dhėnė leksione nė universitetin e ri.

Konvikti
Njė nga pikat pėr miratimin e vendimit tė qeverisė pėr hapjen e universiteteve tė reja ka qenė edhe akomodimi i studentėve nė konvikte. Bashkia e Beratit ka siguruar njė konvikt, i cili ėshtė mundėsuar pas nxjerrjes sė banorėve qė kishin zaptuar njė nga shkollat e qytetit. Pritet qė brenda kėtij muaji tė pėrfundojė rikonstruksioni i mjediseve dhe pėrshtatja e tyre nė fjetina. E njėjta zgjidhje ėshtė gjetur edhe nė Fier. Vetėm 3 kilometra nga universiteti ėshtė menduar sistemi i studentėve qė do tė vijnė nga rrethet e tjera. “Edhe pse ėshtė njė distancė relativisht jo e madhe, kemi menduar qė nė bashkėpunim me pushtetin vendor tė sigurojmė njė linjė urbane, e cila do tė transportojė ēdo ditė studentėt nga konvikti drejt qendrės studentore. Pritet qė vitin e ardhshėm lirimi i 3 godinave shumė afėr konviktit, tė mundėsojė ngritjen e njė korpusi universitar pėr tė unifikuar konviktin me universitetin”, - ka shpjeguar Bajram Gashi.

Historik

Durrėsi, me universitet qė nė vitin 1348


Historiani i njohur durrsak, Hasan Ulqini, rrėfen pėr gazetėn se qyteti bregdetar ka pasur universitet qysh mė 1348-ėn. Ky fakt historik ėshtė zbuluar nga historiani Kostandin Jizecek, profesor nė Universitetin e Pragės dhe anėtar i Akademisė sė Vjenės, i cili ka studiuar historinė e Durrėsit. Profesor Jizecek, sipas Ulqinit, ka qenė autor i dokumentit tė mesjetės pėr Shqipėrinė sė bashku me Milan Shuflain dhe Kalocin. Nė dokumentet historike flitet pėr 15 profesorė tė shkėlqyer qė ka pasur universiteti i Durrėsit ose siē njihej ndryshe, “Ateneo di Durazo”. Universiteti kishte njė bashkėpunim tė ngushtė me Universitetin e Bolonjės dhe tė Padovės, ndėrkohė qė shumė profesorė durrsake jepnin leksione nė universitetet italiane. Nė kėtė periudhė universitetet funksiononin si koorporata (bashkime profesorėsh ose studentėsh). Nė kėtė universitet studioheshin lėndėt e 7 arteve tė lira si matematika, retorika, filozofia etj. Pra kėtė herė hapja e universitetit tė ri nė qytetin bregdetar nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rikthim nė traditėn universitare tė viteve 1348.

Regjistrimi nė universitetet e reja, mė 15 gusht

Njė udhėzim i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės drejtuar drejtorive arsimore rajonale, i ka udhėzuar ato qė mė datėn 15 gusht tė nisė regjistrimi i kandidatėve pėr studentė. Sipas udhėzimit, kandidatėt duhet tė paraqiten nė sekretaritė e fakulteteve pėr tė regjistruar emrin e tyre nė listat e konkurrentėve pėr studentė, duke filluar nga ora 09.00-16.00, ndėrkohė qė afati i fundit i mbylljes sė regjistrimeve ėshtė 30 gusht ora 18.00. Procedurat e regjistrimit do tė kryhen pranė sekretarive tė fakulteteve. Pėr regjistrim nė konkurs kandidatėt duhet tė deklarojnė me shkrim degėn ku duan tė konkurrojnė, kėrkesėn pėr konvikt, fotokopjen e dėftesės sė pjekurisė sė shkollės sė mesme ose vėrtetimin me fotografi tė notave, i sigluar nga drejtoria arsimore e rrethit, vėrtetimin nga komisioni mjeko-ligjor pėr gjendjen shėndetėsore, ēertifikatėn e lindjes me fotografi si dhe dy foto tė tjera. Tė gjithė kandidatėt qė duan tė konkurrojnė, pas regjistrimit do tė pajisen me programin e pėrcaktuar sipas rregullores, me tė cilin do tė konkurrojnė nė degėt qė dėshirojnė. Pas regjistrimit dhe marrjes sė programit pėr konkurrim, kandidatėt njoftohen nga sekretaritė e fakulteteve pėr datėn, orėn, vendin si dhe dokumentet qė duhet tė kenė mė vetė pėr t’u paraqitur nė konkurs.


Nga:Ll. Kallēo




Ky artikull vjen nga Studentet.info
http://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
http://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=514