Studentet.info
Kliko kėtu pėr ta lexuar temėn
Forumi Studentor > Studentėt jashtė vendit > Nis projekti "Praktika 2006"


Postim nga: r.mislimi 09.06.2006, 22:23
Te dashur studente,

Vitet e fundit, numri i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit Atdheut eshte rritur ne menyre te konsiderueshme. Cdo vit rreth 3000 studente shqiptare vendosin te vazhdojne studimet jashte Shqiperise. Numri i pergjithshem i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit mendohet te jete rreth 25000, te shperndare kryesisht ne Europen Perendimore dhe Amerike.

Ne baze te statistikave te mbledhura nga Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent”, vetem 28% e tyre mendojne te rikthehen ne Shqiperi pas studimeve. Ky fenomen perben edhe nje nder shkaqet e gjendjes aktuale te vendit.
Rikthimi masiv dhe aplikimi i dijeve te tyre ne vendin e origjines, do t’i jepte padyshim nje shtyse te jashtezakonshme zhvillimit ekonomik, politik e social ne Shqiperi, si dhe futjes se nje mentaliteti te ri, perendimor ne shoqerine shqiptare.

Per kete arsye, Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent” organizon projektin “Kthim per nje te ardhme me te mire” (“Back for a Better Future”). Ky projekt organizohet pas suksesit te vitit te kaluar te projekteve
“Praktika 2005” dhe workshop-it “Kthimi ne Shqiperi, nje sfide per te gjithe ata qe studiojne jashte”. Projekti i ketij viti, duke ndjekur vazhdimesine e vitit te kaluar, synon t’u jape mundesine me shume se 50 studenteve shqiptare qe studiojne
jashte Shqiperise, te kryejne praktike nje apo disa mujore prane institucioneve shteterore e kompanive me te medha private ne vend. Kjo praktike do t’u sherbeje atyre per t’u njohur nga afer me realitetin e kushtet e punes ne Shqiperi, si dhe per krijimin e kontakteve me punedhenesit, per nje rikthim te mundshem pas perfundimit te studimeve. Synim paresor i ketij projekti si dhe i aktiviteteve te tjera te ALBSTUDENT eshte pikerisht nxitja e kthimit dhe riintegrimi ne shoqerine shqiptare te studenteve jashte Atdheut.

Per kete iniciative duhen falenderuar edhe institucionet shteterore e kompanite private per mbeshtetjen dhe gatishmerine e ofruar per zhvillimin e. ketij projekti. Vlen te theksohet se ky eshte nje fakt tjeter qe tregon mundesite e medha per kthim te studenteve shqiptare ne Shqiperi pas mbarimit te studimeve.

Per cdo informacion te metejshem mund te vizitoni faqet e internetit http://www.praktika-online.com dhe http://www.albstudent.net

Stafi i Projektit.

----------------------------------------
www.studentet.info

Postim nga: Lediani 10.06.2006, 08:29
Kolege! Aplikoni ne www.praktika-online.com sepse eshte nje mundesi per pune per te gjith ata student qe pritet te dalin neser ne tregun e punes.

Postim nga: r.mislimi 10.06.2006, 16:30

Pėrshendetje,

Nė kuader te projektit te sapofilluar nga Albstudent "Praktika
2006" stafi i projektit ka ndermjetesuar ne menyre te sukseshme
nder te tjerash edhe praktika per Sociolog, Punonjes Social,
Psikolog tek qendrat e Tiranes, Durresit dhe Elbasanit te
organizates "Ne dobi te Gruas Shqiptare". Pershkrimin e
praktikave si dhe formularin e aplikimit do ta gjeni online tek
faqja e projektit:

http://www.praktika-online.com

----------------------------------------
www.studentet.info

Postim nga: r.mislimi 10.06.2006, 16:31
Nė kuadėr tė projektit tė sapofilluar nga Albstudent "Praktika
2006" stafi i projektit ka ndėrmjetėsuar nė mėnyrė tė sukseshme
ndėr tė tjerash edhe 8 praktika tek GTZ (Shoqeria per
Bashkepunim Teknik) per Arkitekture, Informatike, Ekonomi,
Juridik, Industri ushqimore ne Tirane e ne rrethe te ndryshme te
Shqiperise. Pershkrimin e praktikave si dhe formularin e aplikimit do ta
gjeni online tek faqja e projektit:

http://www.praktika-online.com



----------------------------------------
www.studentet.info

Postim nga: r.mislimi 28.06.2006, 13:58
Albstudent ne kuader te projektit Praktika 2006 ju ofron vende te reja
praktikash per studentet shqiptare jashte Atdheut.

- 4 Praktika prane UNDP Albania.
- 5 Praktika ne Tirane, Shkoder, Durres, Vlore prane "Bankes Italo
Shqiptare".
- 5 Praktika prane Vodafone Albania.

Si dhe rreth 100 vende te tjera praktikash te shpallura dhe me pare qe
perfshijne te gjithe spektrin e studimeve Universitare.

Per me shume informacion vizitoni sitin:
www.praktika-online.com

----------------------------------------
www.studentet.info

Postim nga: shkup_kercovari 28.06.2006, 17:50
kjo vlen vetem per shqiperi?????

2006 © Studentet.info (http://www.studentet.info)