Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (10) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Asnjė libėr i shenjtė nuk ka zbritur nga qielli
ßina
Postuar nė: 28.08.2012, 12:55
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Asnjė libėr i shenjtė nuk ka zbritur nga qielli

27.08.2012 | 09:33

Fotografi e jashtme

Shkencėtarėt nė Institutin e Kėrkimeve Historike nė Washington mė nė fund kanė publikuar rezultatet e studimit tė tyre pas pesė vjetėsh pėrkushtimi tė madh.

Tė prirė nga Julius Sanreso, shkencėtarėt kanė mirėpritur arritjet e studimit dhe kanė thėnė se do tė ishte nė interesin e atyre qė besojnė nė kėto libra tė pavlerė si religjione tė organizuara ta pranojnė faktin se tė gjithė librat fetarė janė shkruar nga dora e njeriut si njė sistem kontrolli.

Vetėm ndaluni dhe mendoni pėr njė moment, nėse ‘Zoti’ ose ‘njė i dėrguar i Zotit’ ka shkruar atė libėr/biblėn, si mund qė shkrimet tė kenė zbritur brenda njė periudhe tė shkurtėr tė historisė? Gjithashtu, kini parasysh se njė shkrim njeriu nė njė copė letėr, ose nė disa copa letre, nuk ėshtė fjalė e ‘Zotit’. Nėse ato njėmend do tė shkruheshin nga Zoti universal ose nga njė entitet, librat nuk do tė ishin kufizuar nė disa drama tė zakonshme paramesjetare, por do tė pėrfshinin tė gjithė historinė, universalitetin dhe shkencėn. Zoti presupozohet se do tė ishte universal dhe i pakufizuar nė kohė. Gjuha ėshtė diēka qė ėshtė krijuar nga njeriu. Zoti duhet tė jetė i gjithėdijshėm, sikurse ėshtė universi, prandaj kėto copėza tė shkruara nga dora e njeriut, janė thjesht tė kėtilla, tė shkruara nga njė gjuhė njerėzore qė ka krijuar gjepura pėr tė kontrolluar burrat dhe gratė para mijėra vjetėsh.

Po pse do tė shkruante ‘Zoti’ diēka? Duhej tė keni parasysh faktin se, edhe tani, ka njerėz besimtarė dhe njerėz tė zakonshėm qė janė mbyllur brenda njė sistemi tė kontrollit qė ėshtė aq larg realitetit qė pothuajse shkon deri nė ēmenduri. Nuk ka asnjė mėnyrė racionale dhe shkencore se besimet e organizuara mund tė kenė mjete tė pakta tė sė vėrtetės ose realitet faktik, pėr shkak tė mėnyrės sesi kėta libra janė kufizuar nė kohėn e shkrimit tė tyre. Prandaj, kėta libra mund tė shihen si alegori dhe fiksion historik, sikurse edhe si njė leksion sesi miliona njerėz mund tė kontrollohen me lehtėsi.

Studimi i shkencėtarėve gjithashtu ka nxjerrė pėrfundimin se religjionet shpėrblyese apo ndėshkuese, si sisteme kontrolli, kishin nisur tė humbnin terren nė shumicėn e popullatės sė botės dhe vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve fanatikė dhe maniakė tė caktuar bartin flakėt e kėsaj gjuhe fetare.

“Loja ėshtė e zjarrtė nė tė gjitha religjionet, si mund qė kjo tė vazhdojė me ceremonitė e tyre qesharake? Priftėrinjtė janė mashtrues, dhe atyre u duhet tė dalin me disa zgjidhje alamet radikale pėr trikun e tyre magjik, mijėra vjet tė vjetėr. Njerėzit nuk janė tė shurdhėr dhe lehtėsisht tė manipulueshėm si para mijėra vjetėsh, ata tashmė kanė fuqi arsyetimi dhe nuk mund tė shohin botėn nėpėrmjet sistemeve tė pakuptimta tė kontrollit fetar”.

Problemi pėr liderėt botėrorė tė politikės ėshtė se ngadalė, njerėzit qė mbaheshin nėn kontroll pėr mijėra vjet nga disa shkrime fiktive, mund tė humbin papritur “besimin” e tyre tė kontrolluar. Kjo mund tė jetė bajagi e rrezikshme, sepse do tė thoshte se kėta njerėz papritur do tė zgjohen dhe do ta kuptojnė se ata janė mashtruar pėr njė kohė tė gjatė nėpėrmjet njė hipnotizimi tė organizuar.

“Duhet tė sigurohemi se njerėzit qė janė mashtruar pėr njė kohė kaq tė gjatė nga sisteme fiktive besimi qė pėrfituan nga mbajtja nėn kontroll e njerėzve, nuk zemėrohen kur ta kuptojnė se ajo ēka besojnė ėshtė njė shkrim i pakuptimtė nga qenie njerėzore utilitare qė pėrfituan prej kėsaj gjuhe (tė librave). Kjo mund tė jetė e rrezikshme pėr shoqėrinė, prandaj ne duhet ose t’i lėmė ata rehat nė besimin e tyre fiktiv ose t’i mbėshtesim ata kur ta kuptojnė tė vėrtetėn”, ka thėnė shkencėtari Sanreso.

>>BURIMI I LAMIT<<


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
ßina
Postuar nė: 28.08.2012, 13:02
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Librat e shenjtė: Porosi e Zotit, a po dorė e njeriut?!

Prishtinė, 28 gusht 2012- Komuniteti fetar nė Kosovė, deklaron se librat hyjnor nuk mund tė quhen tė pavlerė, sepse siē thanė ata historia e deritashme e pohon tė kundėrtėn e kėtij konkludimi. Ky konstatim i tyre erdhi pas njė studimi tė shkencėtarėve nė Institutin e Kėrkimeve Historike nė Washington, tė prirė nga Julius Sanreso, tė cilėt kanė publikuar rezultatet e studimit tė tyre pas pesė vjetėsh, sa i pėrket asaj se a janė librat e shenjtė me vlerė apo tė pavlerė, e qė sipas kėtij studimi tė shkencėtarėve del se librat e shenjtė janė tė pavlerė.

Xhabir Hamiti, prof. dr. i studimeve islame,ka theksuar se librat hyjnor nuk mund tė quhen tė pa vlerė sepse historia e deritanishme e pohon mu tė kundėrtėn e kėtij konkludimi. Ai tha se ėshtė shumė e vėrtetė se Zoti nuk ka shkruar asnjė libėr tė shenjtė me dorėn e Tij siē pretendojnė kėta historian, porse ato janė shpallur pėrmes tė zgjedhurve tė Tij, nga mesi i njerėzve tė cilėt janė quajtur tė dėrguar, pejgamber ose profet siē njihen nė literaturėn e pėrgjithshme fetare.

“Tė dėrguarit kanė qenė interpretues tė fjalės hyjnore, tė cilėn njerėzit e kanė regjistruar atė nė mjetet e kohės, ashtu siē ėshtė shpallur, pa tė drejtė tė ndėrhyrjes. Fetė kanė dy ndarje kryesore a. qiellore-hyjnore dhe b. tokėsore. Qielloret kanė burim tė tyre Zotin Krijues tė Gjithėsisė, kurse tokėsoret janė shpikje tė njerėzve tė mbėshtetura nė besėtytni dhe filozofi tė thurura nga mendjet e rėndomta njerėzore, e nėse historianėt kanė pėr qėllim kėtė tė dytėn, atėherė teoria e tyre mund tė jetė e saktė, por tėrėsisht nė kundėrshtim me tė parėn”, tha ai.

Sipas tij, historianėt e kėtij instituti kanė folur nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar ndaj tė gjitha religjioneve, pa specifikuar njėrėn prej tyre, mirėpo, siē tha ai, nėse ne flasim pėr argumentet e hyjnėsisė sė librit tė myslimanėve Kur`anit, ato vėrtetė janė tė shumta dhe tė pa mohueshme.

“Kur`ani nuk pėrmban vetėm ngjarje e drama siē i quajnė historianėt e kėtij instituti, sepse ato faktikisht janė shumė simbolike ose tė pa dukshme nė krahasim me tekstin e tij tė pėrgjithshėm. E nėse thuhet se libri hyjnor ėshtė shpallur nė kohė dhe vend tė caktuar, kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo ai nuk ėshtė i kufizuar nė kohė dhe nė vend, sepse misioni dhe qėllimi i tij ėshtė global dhe jo lokal. Ėshtė e vėrtetė se gjuhėt janė tė zhvilluara dhe tė avancuara nga njerėzit, mirėpo gjuhėt nuk lakohen pa fuqinė e mendjes dhe arsyes tė cilat janė tė krijuara nga njė fuqi e Gjithėdijshme dhe Absolute”, tha Hamiti.

Ai shtoi se pėrpjekjet pėr luftimin e shenjtėrisė sė librave tė shenjtė e nė veēanti tė Ku`anit janė tė vjetra, por vlen tė theksohet se deri mė tani ato tė gjitha kanė rėnė poshtė si tė pa baza , kur janė ballafaquar me realitetin dhe fuqinė argumentuese!

Ndėrkaq, Don Lush GJERGJI, Vikar Gjeneral i Kishės Katolike nė Kosovė, ka deklaruar se krishterimi ėshtė fe monoteiste dhe gjithėmbarėse, si vazhdimėsi nga Hebraizmi, por dhe si risi dhe pėrplotėsim i premtimeve mesianike nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zot i vėretė qė nga amshimi, Njeri i vėrtetė nė kohė dhe nė hapėsira historike, i cili me vdekje dhe ngjallje e ka pajtuar njerėzimin pėrfundimisht me Zotin nė mes veti dhe na ka dhuruar shėlbimin.

“Ky fakt ėshtė risia mė e madhe e historisė, ngadhėnjimi i tė mirės ndaj tė keqe, jetės ndaj vdekjes, faljes dhe dashurisė ndaj urrejtjes dhe hakmarrjes, garanci shėlbimi dhe amshimi. Sė bashku me Hebraizmin dhe Islamizmin jemi fe monoteiste, besojmė nė njė Zot, me prejardhje nga Abrahami. Ne e pranojmė dhe i besojmė Biblės, Besėlidhjes sė Vjetėr sė bashku me Hebrenjėt, ndėrsa tekstet bazė biblike dhe specifike janė Besėlidhja e Re, sidomos 4 Ungjilltarėt – Lajmi i Mirė, si porosi jete dhe shėlbimi pėr tė gjithė”, tha Don Lush Gjergji, qė sipas tij, kurrė tė krishterėt as nuk kanė besuar, shkruar, mėsuar apo pohuar se Bibla ėshtė e “shkruar” prej Zotit, nė mėnyrėn dhe formėn materiale, por ka frymėzim hyjnor, me forma dhe trajta njerėzore.

“Prandaj “gjuha” e Zotit, nuk ėshtė hebraishta, arameishtja, mė vonė greqishtja apo latinishtja, por DASHURIA e Zotit pėr njeriun, dhe anasjelltas, e njeriut pėr Zotin dhe tė afėrmin, pėr ēdo njeri vėlla apo motėr. Prandaj ne besojmė dhe mėsojmė se Bibla ėshtė Fjala e Zotit sa i pėrket porosisė, frymėzimit, pėrmbajtjes, sepse Autori i parė ėshtė vetė ZOTI, ndėrsa njerėzit e zgjedhur dhe tė frymėzuar, tė udhėhequr prej Zotit, ia kanė dhėnė gjuhėn, trajtėn dhe formėn njerėzore, autorėsia e dytė e njeriut, pa tė cilin as nuk do tė kishim mundėsi pėr ta kuptuar”, ka thėnė ai.

sipas tij, mėsimet e tilla si kjo “shpikje” e fundit nuk jep asgjė tė re dhe “shkencore”, por janė njė trillim dhe spekulim pėr tė rrėnuar besueshmėrinė e fesė dhe tė moralit tė krishterė si dhe tė feve tjera, pra, si e tillė arbitrare, e njėanshme, habitėse dhe hutuese pėr njerėzit dhe besimtarėt e thjeshtė, nė kundėrshtim me besimin dhe traditėn e krishterė dhe kishtare.

Edhe, Pastor MTh Driton Krasniqi, Kryetar - Kisha Protestante Ungjillore e Kosovės,thotė se fillimisht ajo qė mund tė thuhet mė kėtė rast ėshtė se artikulli nė fjalė nuk hedh ndonjė zbulim shkencor siē pretendon.

”Duket se artikulli nė fjalė shumė mė tepėr merret me problematikėn e gjuhės sė pėrdorur sesa me faktin sa janė shkrimet e dalura nga Perėndia. Ēėshtjet apokaliptike tė pėrmbledhura nė Bibėl nuk janė dhėnė si mjet kėrcėnimi; pėrkundrazi janė dhėnė pėr njeriun pėr tė parė qė jeta nė tokė ėshtė kalimtare dhe se njeriu ėshtė krijuar pėr tė jetuar nė amshim. Gjithsesi i mbetet njeriut, si e vetmja krijesė me intelekt tė mundėsisė sė gjykimit, qė tė bėjė pėrzgjedhjen ku do ta kalojė pėrjetėsinė”, thotė Krasniqi.

Ai ka deklaruar se Biblicistėt Protestantė nė shkrimet e tyre nuk kanė paraqitur ide qė Bibla nė tėrėsinė e saj ka zbritur si libėr nga qielli.

“Nė fakt, Bibla vetė ėshtė njė pėrmbledhje librash e shkrimesh tė shkruara pėr njė periudhė 1600 vjeēare. Brenda Biblės ka shkrime qė pėrshkruajnė nė mėnyrė dramatike njė ngjarje tė caktuar qė t’i shėrbejė njeriut si udhėzues pėr jetėn. Por, Bibla gjithashtu pėrmban brenda vetės dhe profeci tė cilat janė dhėnė nė kohė tė ndryshme tė historisė dhe tė cilat janė pėrmbushur nė njė periudhė tjetėr tė historisė. Zbulimi shkencor i harmonisė sė shkrimeve tė shenjta pa asnjė kundėrthėnie mes vete, e bėn Biblėn libėr unik”, ėshtė shprehur Krasniqi.

Ndėrkaq, Avni Rudaku, sociolog, ka thėnė se pėr atė si sociolog nuk ėshtė diēka e re tė thuhet se religjioni ėshtė formė e kontrollit shoqėror, atė qė e publikon edhe Instituti pėr Kėrkime Historike nė Washington. Sipas tij, shumė kohė mė parė ka pasur mendime tė filozofėve, e veēmas tė njė prej njohėsve mė tė mirė tė religjioneve, Emile Durkheim, i cili origjinėn e religjionit e shihte nė kontrollin shoqėror dhe vetėdijen shoqėrore.

“Nuk ėshtė asgjė e re tė cilėn e dėgjoj nga ky publikim, sipas tė cilit librat e shenjtė janė shkruar nga dora e njeriut meqė nuk janė tejhistorikė, por janė shkruar nga ndikimet e rrethanave shoqėrore, historike, politike dhe ekonomike tė profetėve. Pra, librat e shenjtė janė kontekstualė, nė kuptimin qė bartin pėrvojat historike dhe etnopsikologjike tė shoqėrive. Bie fjala, nė Kur’an pėrmenden ngjarjet e Bedrit, shpėrngulja e profetit, por edhe barten rrėfimet epike dhe legjendare edhe pėr rrėfimet biblike dhe tė testamentit hebraik pėr tė krijuar vazhdimėsinė dhe legjitimitetin e ciklit tė tė dėrguarve. Pra, psikologjia qė moti e shpjegon se asgjė nuk mund tė shkruhet as imagjinarisht pa ndėrlidhje me pėrvojėn personale dhe kolektive tė autorėve. Po ashtu, pėrshkrimi i xhenetit me lumenj a nuk mund tė jetė e ndikuar nga konteksti i shkretėtirės arabe pėr tė sublimuar dėshirat kolektive pėr ujė?!”, ka thėnė ai.

"Religjioni ėshtė shumė mė kompleks ngase ėshtė gėrshetim i totalitetit tė nevojave njerėzore dhe nuk mund tė jetė vetėm dimension sociologjik (kontrolli shoqėror). Kur besimtarėt shkojnė nė haxhillėk, ata edhe shpenzojnė miliona euro nė Mekė e Medinė, qė do tė interpretohej edhe si prurje ekonomike nga sektori i turizmit, por pėr besimtarėt kjo vizitė ėshtė pėrtej kėtij dimensioni (merr atė psikologjik). Nėse religjioni ėshtė vetėm krijim i elitave pėr pushtet, sistem kontrolli i tė varfėrve dhe ruajtjes sė rendit politiko-social, atėherė pse nuk mund tė jetė edhe me origjinė tė pastėr gnoseologjike, dije e kulluar epistemiologjike e cila vjen nga nevoja e thjeshtė njerėzore pėr orientim nė hapėsirė dhe kohė, pėr ta gjetur njėfarė kuptimi tė jetės nė rendin kaotik tė fenomeneve natyrore dhe shoqėrore?!”, shtoi Rudaku.

Ai nuk mendon se ky hulumtim ka zgjidhur enigmėn e origjinės sė religjioneve, pėr shkak se nė secilėn epokė njerėzore ka qenė e pranishme njė lloj i tė besuarit religjioz, qė nga animizmi, totemizmi, e gjer nė kultet bashkėkohore mbi alienėt dhe klonimin e njeriut nga ta.

L.BEKA dhe M.BARANI /Kosova.Info/


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
QSKI-FRM
Postuar nė: 28.08.2012, 23:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 11049
Bashkangjitur: 13.11.2007



All-llahu xh,sh e dinte para kėti hulumtimi se gjithėher do dalin njerės ne emėr tė dijes e hulumtimeve tė veta pa sjellė as njė argument do jen thirės pėr largimin nga besimi nė Zotė tė vetėm e pa shoqė.

Ja pra All-llahu xh.sh e tha kėtė pėr gjith njerzimin dhe ketu qėndron altrnativa te ky ajetė:

"Thuaj: edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kur“an tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky sado qė ta ndihmonin njėri tjetrin. "
(El Isra, 88)

Pra kjo nuk mund tė ndodhė ,dhe ky ėshtė njė dėshtim pėr ato ,,Shkenctarė'' dhe ky sociologi me njė krahasim fėmiju pa as njė hulumtim tė bėj njė koperacion qė kur e lexova mė bėri tė qeshė.

Urdhėroni gjith ju FILOZOF E SOCILOG E SHKENCTAR ALTRNATIVA ĖSHT PĖRVESHNI DHE NA BINI ARGUMETE OSE BESONE TĖ VĖRTETĖN DHE BINDUNI QĖ TE JENI TĖ SHPĖTUAR SE E VĖRTETA NUK ĖSHTĖ LARG KUR DO BALLAFAQONI DO JETĖ VONĖ.
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 24.11.2012, 13:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Ashtu siē ishte shpallur mė herėt, Kurani kaloi nėn njė transformim gjatė 100 vjetėve qė pasuan pas vdekjes sė Muhamedit. Ekzistojnė monedha tė pazbuluara me shkrime tė supozuara kuranike qė datojnė nga 685 PAS K., tė monedhezuara gjatė kohės sė mbretėrimit tė Abd al-Malik. Pėr mė tepėr, shenjėtorja e kubesė sė gurit e ndėrtuar nga Abd al- Malik nė Jeruzalem nė 691 PAS K., “nuk dėshmon pėr ekzistencėn, nė fund tė shekullit tė shtatė, tė materialeve tė njohura menjėherė si kuranore.” Ende, citatet nga Kurani nė tė dy monedhat dhe nė kubenė e gurit dallojnė nė detaje nga ato tė cilat i gjejmė sot nė Kuran. Van Berchem dhe Grohmann, dy etimologė qė kanė bėrė kėrkime tė vazhdueshme shkrimet e kubesė sė gurit, pohojne qė shkrimet e hershme pėrmbajnė “variante tė formave foljore, devijime tė gjera, si dhe lėnie pas dore nga teksti qė ėshtė sot.”

Nėse kėto shkrime kanė derivuar nga Kurani, me variantet qė ato pėrmbajnė, atėherė si ka qenė e mundur qė Kurani tė jetė kanonizuar pėrpara kėsaj kohe (vonė rreth shekullit tė shtatė)? Dikush mund tė pėrfundojė, qė mund tė ketė qenė njė evolucion nė transmetimin e Kuranit nėpėrmjet viteve (nėse me tė vėrtetė ato ishin marrė nga Kurani).

Buimet gjithashtu duket tė sugjerojnė qė Kurani ėshtė i bashkuar disi me nxitim (siē pėrmendėm nė seksionet e mėparshme, mbi kritikat e brendshme tė Kuranit). Kjo ėshtė e nėnvizuar nga Dr. John Vansbrough i cili pohon se, “libri ka mungesa tė dukshme nė tė gjithė strukturėn e tij, paqartėsi tė shpeshta dhe paqėndrueshmėri nė gjuhė dhe nė pėrmbajtje, sipėrfaqėsor nė rradhitjen e materialeve tė ndara, dhe i dhėnė nė pėrsėritjen e pasazheve tė tėra nė versionet e ndryshme. Mbi kėto baza mund tė argumentohet bindshėm, se libri ėshtė produkt i botimeve tė materialeve tė vonuara dhe joperfekte nga njė shumicė gojėdhėnash..”

Crone dhe Cook besojnė se pėr shkak tė gabimeve nė botim, emergjenca e Kuranit duhet tė ketė qenė njė ngjarje e papritur. Referencat e jashtme nga letėrsia gojore islamike tė librit tė quajtur “Kuran” hasen nė gjysmėn e shekullit tė tetė midis njė Arabi dhe njė monku tė Bet Hales (Nau 1915:6f), por askush s’e di nėse mund tė ketė ndryshuar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė pėrmbajtje nga Kurani tė cilin e kemi sot. Tė dy sė bashku, Crone dhe Cook, konkludojnė qė pėrveē kėsaj reference tė vogėl nuk ka ndonjė tregues pėr ekzistencėn e Kuranit para mbarimit tė shekullit tė shtatė.

Crone dhe Cook nė kėrkimin e tyre vazhdojnė tė kėmbėngulin qė ishte nėn qeverisjen e Haxhaxhit tė Irakut, mė 705 PAS K., kemi njė kontekst historik logjik nė tė cilin “Kurani” (ose njė pjesė e trupit tė literaturės, e cila mė vonė do tė bėhej Kurani) sė pari u pėrpilua si shkrimi i Muhamedit. Nė njė tregim drejtuar Leos nga Levond, guvernatori Haxhaxh tregohet tė ketė mbledhur tė gjitha shkrimet e vjetra hagarene dhe t’i ketė zėvendėsuar ato me tė tjera “sipas shijes sė tij, dhe t’i ketė pėrhapur ato gjithandej kombit tė tij” (Jefrey 1944:298). Konkluzoni i natyrshėm ėshtė se gjatė kėsaj periudhe Kurani fillon evolimin e tij, me shumė mundėsi duke filluar tė shkruhej, derisa u kanonizua kah fundi i gjysmės sė shekullit tė tetė si Kurani qė ne e njohim sot.

Tė gjitha kėto prova na japin njė arsye tė mirė tė pyesim autoritetin e vėrtetė tė Kuranit si fjala e Perėndisė. Provat arkeologjike dhe dokumentare tė doracakėve tregojnė qė shumė nga ēfarė Kurani pėrmban nuk koincidon me tė dhėnat nė dispozicionin tonė.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
xheem
Postuar nė: 24.11.2012, 14:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 884
Antari Nr: 2590
Bashkangjitur: 04.09.2006



 Citim (ßina @ 28.08.2012, 13:55)


Vetėm ndaluni dhe mendoni pėr njė moment, nėse ‘Zoti’ ose ‘njė i dėrguar i Zotit’ ka shkruar atė libėr/biblėn, si mund qė shkrimet tė kenė zbritur brenda njė periudhe tė shkurtėr tė historisė?

Pse ky titull eshte ne numrin shumes,kur ky fare "studimi shkencor" i referohet vetem bibles...ndersa dikush me qellim te numrit shumes,ne fotografi ka sjelle edhe Kur'anin,kinse ne kete studim eshte perfshire edhe Kur'ani?!

Ky postim ėshtė ndryshuar nga xheem nė 24.11.2012, 14:22


----------------------------------------
"Zemra ėshtė si njė enė.Mendohu mirė para se tė fusėsh diēka aty".
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 24.11.2012, 14:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



E postova pa dashje.
E dija se pershihej kurani ngq me ngaterroi tema dhe nuk e lexova te gjithe postimin e saj.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
Pinnes
Postuar nė: 24.11.2012, 15:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 371
Antari Nr: 27526
Bashkangjitur: 26.09.2012



 Citim (xheem @ 24.11.2012, 08:21)
Pse ky titull eshte ne numrin shumes,kur ky fare "studimi shkencor" i referohet vetem bibles...ndersa dikush me qellim te numrit shumes,ne fotografi ka sjelle edhe Kur'anin,kinse ne kete studim eshte perfshire edhe Kur'ani?!

Nese i drejtoet Bibles dmth i drejtoet edhe Kuranit , sepse Kurani na thot te besojm ne Tevrat dhe Ingjill , se ky Kurani eshte vazhdimsi e tyre dhe permisues,
perveq pjeses ku Isa eshte Zot , sepse eshte profet ,dhe disa pjesve qe jan ndryshe ne Kuran ateher ato pjes te Bibles jan gabim.
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 24.11.2012, 15:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



O pinnes ta kam dhene nje pergjigje ketu.
Lexoje.

http://www.studentet.info/modules/ipboard/...ndpost&p=800305


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 24.11.2012, 15:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Kane arsye te forta te krishteret pse nuk besojne.
Nese ke njohuri angleze lexo ketu.

http://www.bible.ca/islam/islam-10-reasons...ot-from-god.htm


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
trimi.80
Postuar nė: 24.11.2012, 15:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Jetmir Hasani Hafizi mė i ri, ėshtė nga fshati Pėrshefcė dhe ėshtė vetėm 10 vjeē. Kuranin pėrmendėsh e ka mėsuar mbrenda 1 viti.

MashAllah

A nuk eshte kjo mrekulli?!

http://www.facebook.com/MuslimanDeriNeVdekje

Ky postim ėshtė ndryshuar nga trimi.80 nė 24.11.2012, 15:43
PM
Top
fantomi
Postuar nė: 24.11.2012, 15:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 163
Antari Nr: 3877
Bashkangjitur: 07.11.2006



 Citim (igli_st @ 24.11.2012, 16:25)
Kane arsye te forta te krishteret pse nuk besojne.
Nese ke njohuri angleze lexo ketu.

http://www.bible.ca/islam/islam-10-reasons...ot-from-god.htm

Injorantit cdohere i pergjigjem me IGNORE...
Mund te shkruash cka te duash,ne i kemi besuar Krijuesit tone.

Njerezit e mencur dine te lexojne, pra lexo :

Tė gjithė tė Dėrguarit dhe Lajmėruesit e fesė, flisnin mbi All-llahun e Lartėsuar si Krijuesin e Vetėm dhe Zotin e ēdo gjėje ekzistuese, dhe atė duke qenė ata vet shembull tė njė besimi tė tillė. Kėshtu, Ademi a.s. nė duanė e tij, i lutej Krijuesit:


“ Ata thanė :” Zoti ynė! Ne gabuam dhe i bėmė keq e humbėm veten tonė. Dhe nėse Ti nuk na fal dhe nuk na mėshiron (me Mėshirėn Tėnde), ne padyshim atėherė do tė jemi prej tė humburve.” El-A“raf, 23

Nuhu a.s., i ankohej tė Lartėsuarit, me fjalėt:

“ Nuhu tha: “Zoti im, ata mė kundėrshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikėve), tė cilėve pasuria dhe fėmijėt e tyre vetėm ua shtuan dėshpėrimin “ Nuh, 21

Nė njė rast tjetėr, ai iu ankua All-llahut s.v.t. dhe e luti:

“ Ai tha: “O Zoti im, populli im mė pandeh gėnjeshtar.“ Esh-Shuara, 117

“ Pra Ti me drejtėsinė tėnde gjyko ndėrmjet meje dhe atyre dhe mė shpėto mua dhe besimtarėt qė janė me mua!” Esh-Shuara, 118

Ibrahimi a.s. i bėri dua All-llahut s.v.t., qė Tokėn e Shenjtė, Mekken, ta bėjė vend sigurie dhe ta ruaj atė dhe bijtė e tij:

„(pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! bėne kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurėsh).“ Ibrahim, 35

Jusufi a.s. numėroi tė mirat tė cilat ia dhuroi All-llahu s.v.t. dhe iu drejtua Krijuesit me Duanė:

„(Pasi iu plotėsua dėshira Jusufit tha) Zoti im, Ti mė ke dhėnė mua pushtet, mė mėsove mua komentin e ėndėrrave; o Krijues i qiejve e i tokės, Ti je kujdestar imi nė dynja e nė Ahiret, mė bėn tė vdes mysliman dhe mė bashko me tė mirėt!” Jusuf, 101

Musa a.s. nė njėrėn prej duave tė tij, thotė:

„Ai (Musai) tha: “Ma zgjėro (mė ndihmo) gjoksin tim!“
„Dhe mė lehtėso nė kėtė punė timen!“
„Mė zgjidh nyjen e gjuhės sime!“
„Qė ta kuptojnė fjalėn time!“
„Mė cakto njė ndihmėtar nga familja ime,“
„Harunin, vėllain tim,“ Ta-Ha, 25-30

Haruni a.s. iu drejtua bujve tė Israilit, duke thėnė:

„E Haruni atyre u pat thėnė mė parė: “O populli im, ju vetėmu sprovuat me tė, pse Zoti juaj ėshtė i Gjithmėshirėshmi, andaj ejani pas meje dhe mė dėgjoni pėr kėtė qė po ua thėm”. Ta-ha, 90

Zekerijja a.s. duke kėrkuar mėshirė nga Krijuesi, thotė:

„Tha: “Zoti im! Vėrtet, mia mė janė dobėsuar eshtrat, mė janė pėrhapur thinjat nė kokėn time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjėherė nuk kam qenė i dėshpėruar”. Merjem, 4

Nė njė rast tjetėr, drejton lutjen:

“ (Pėrkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos mė le tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)” El-Enbije, 89

Duke u pėrgjigjur nė pyetjen e t ė Lartėsuarit, Isai a.s. thotė:

“ Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!” El-Maideh, 117

Ndėrsa popullit tė vet, i drejtohet me fjalėt:

“ Bėnė kufr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: “All-llah ėshtė ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetė Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.“ El-Maideh, 72

I Dėrguari jonė, Muhammedi, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė dhe mbi tė gjithė tė Dėrguarit, nė momentet e skamjes kishte shprehi tė thotė:

“Nuk ka Zot pos All-llahut, Gjithėmėshiruesit dhe tė Lartėsuarit! Nuk ka Zot po All-llahut- Zotit tė Arshit tė Mrekullueshėm! Nuk ka Zot pos All-llahut- Zotit tė qiejve dhe Tokės dhe Zotit tė Arshit tė Mrekullueshėm!” Muslimi

Tė gjithė kėta tė Dėrguar si edhe Lajmėtarėt e tjerė tė fesė, paqa dhe bekimi i All-llahut qoftė mbi ta, pranuan All-llahun si Zot dhe Krijues tė vetėm. Tė pėrkujtojmė se, ata i drejtoheshin Atij me kėta Emra dhe i bėnin dua Atij edhe pse ishin: nė dituri - mė tė diturit, prej tyre nuk dėgjohej tjetėr pos tė vėrtetės dhe mbi njohjen e All-llahut dhe Cilėsive tė Tij, mė tė udhėzuarit.




P.S Nuk e di se kush thot se librat kane zbiritur nga qielli,toka lundron ne gjithesi, dhe nese mendon se qielli eshte larte ateher gabon, qielli eshte mbi ne, nder ne, anesh... kah mos!

PO ne qe besojme ne Zot jemi te bindur dhe deshmojme se nuk ka Zot tjeter pervec All-llahut xh.sh dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Tij!
PM
Top
fantomi
Postuar nė: 24.11.2012, 15:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 163
Antari Nr: 3877
Bashkangjitur: 07.11.2006



 Citim (igli_st @ 24.11.2012, 16:25)
Kane arsye te forta te krishteret pse nuk besojne.
Nese ke njohuri angleze lexo ketu.

http://www.bible.ca/islam/islam-10-reasons...ot-from-god.htm

Dhe per fund...

Sure 109. Kafirun

1. Thuaj: “O ju jobesimtarė!
2. Unė nuk adhuroj atė qė ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė unė e adhuroj!
4. Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj qė ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė unė e adhuroj!
6. Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (qė i pėrmbahem)!


KAQ KOHE KAM TE MIREM ME TY (bile me u dhimbt koha qe humba per kete teme, po nejse)
PM
Top
Hera
Postuar nė: 24.11.2012, 18:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 324
Antari Nr: 27390
Bashkangjitur: 26.05.2012



Logjike njerezore kane te gjitha keto libra te "shenjeta" , KJO GJE TASHME DIHET NGA TE GJITHE NE. Megjithate njerezit ende kane nevoje per te besuar.
PM
Top
Alfusion
Postuar nė: 24.11.2012, 18:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 330
Antari Nr: 27261
Bashkangjitur: 02.04.2012



kur skie deni pun qeter luje deren thune pleqet ... u mbajten jehovasitet tu publikau turli hulumtimesh ...
PMUsers Website
Top
JRAM
Postuar nė: 24.11.2012, 19:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 61
Antari Nr: 27589
Bashkangjitur: 13.11.2012



Une jam dakord ,vertet asnje liber nuk ka zbrit nga qielli ,te gjithe jane shkruar me vone ,disa u falsifikuan disa fletushka humben vetem kurani ngeli origjinal i cili u shkrua me vone pas vdekjes se Muhamedit .a.s.,se si i shkrua dhe pse u shkrua kete me e dine te gjithe ,pervec disa halabakave ketu ne forum
PM
Top

Topic Options Faqe: (10) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio