Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vajza, qepuni po vijnė emigrantėt!
babarekes
Postuar nė: 20.09.2012, 17:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9383
Antari Nr: 23715
Bashkangjitur: 13.11.2009



Fotografi e jashtme

Ai iu hodh nė qafė dhe e pėrqafoi. “Mė fal e dashur, mė fal zemėr”, i tha, ndėrsa ajo nė sytė e doktoreshės, pas shpinės sė tij tregoi gjuhėn e shkeli syrin. Gjithēka ndodhte disa vite mė parė, nė sallėn e vizitave tė mjekes gjinekologe Mimoza Keta, nė tė cilėn, njė burrė kishte ēuar nusen pak ditė pas natės sė parė tė martesės, sepse i kishte gjetur njė fije peri pas kontaktit tė parė seksual. Ajo qė duhej tė kishte qenė njė natė dashurie ishte kthyer nė njė natė ankthi. Ajo mohonte tė ishte “e qepur”. Ai dyshonte se s’kishte qenė e virgjėr. Dyshimi e brente aq shumė sa i kėrkoi njė tė afėrmeje, e cila njihte doktoreshėn, t’u mundėsonte njė vizitė.

Se ēfarė u shkonte nė mendje kėtyre personazheve nė atė moment nuk mund ta dimė, por mund tė hamendėsojmė se kanė qenė mendime dramatike. Ai mendonte ndarjen, ndoshta hakmarrjen. Ajo mendonte persekutimin apo pėrgojimin. Doktoreshė Keta thotė se pranoi tė vizitonte gruan. U fut vetėm me tė nė dhomėn e vizitės dhe aty bėnė njė pakt: “E hipa nė kaluē dhe e pashė qė ajo ishte e qepur. I kėrkova tė ishte e sinqertė me mua dhe i premtova se tė shoqit do i thosha atė qė donte ajo”. Gruaja ka pranuar. I ka thėnė doktoreshės sa kishte paguar pėr rivirgjėrinė dhe ajo ka thirrur burrin brenda nė dhomė: “Ishte goxha djalė, i pasur dhe me njė makinė shumė tė mirė pėr kohėn”, – kujton ajo ndėrsa shpjegon se i kishte thėnė qė e shoqja kishte qenė e virgjėr. “I tregova njė shenjė tė kuqe, i thashė qė ishte shenjė e virgjėrisė”, – tregon Keta ndėrsa vazhdon tė qeshė edhe sot disa vite pas asaj qė ka ndodhur, edhe pse ajo e di qė femrat vijojnė tė qepen dhe meshkujt vijojnė tė jenė po aq kėmbėngulės tė mashtrohen me virgjėri tė rreme… “Shumė mirė bėjnė qė qepen derisa burrat i duan tė qepura”, – i bie shkurt pedagogia e UET, Ermira Danaj, qė mendon se mashtrimi nė kėtė rast ėshtė mė shumė njė nevojė e patriarkalizmit pėr tė mos u tronditur nga e vėrteta.

Qepuni, po vijnė emigrantėt!

Numri i vajzave “tė qepura” rritet ndjeshėm me tė filluar vera dhe kthimi nga jashtė pėr dasmat e rregulluara me korrespondencė i beqarėve nga emigracioni. Drejtoresha e maternitetit “Kiēo Glozheni”, Rubena Moisiu e pranon se ka njė fluks nė muajt e korrikut dhe gushtit, i cili sidoqoftė mbetet nė nivele hamendėsimi pėr shkak se vizita tė kėsaj natyre nuk dokumentohen asnjėherė. “Nuk ėshtė e paligjshme dhe as e ligjshme”, shpjegon mjekja qė thotė se nė kohėn kur nuk kishte detyra administrative, ka pasur kėrkesa tė tilla, por qė kjo ėshtė nė listėn e ndėrhyrjeve qė nuk ka pranuar t’i kryejė. Moisiu pohon se edhe nga mjekėt e kolegėt e di qė kėrkesa rritet nė verė dhe kjo kryesisht vjen pėr shkak tė emigrantėve, por statistika zyrtare sidoqoftė nuk ka. “Edhe pse nė media shpeshherė janė raportuar numra, ato kanė qenė mė shumė hamendėsime, pasi gjithė kjo ndėrhyrje qė zgjat nga 5 deri nė 10 minuta nuk regjistrohet nė asnjė vend”, – pohon doktoresha.

Ajo thotė se ėshtė e pamundur edhe tė kontrollohet procesi, qė nuk ka nevojė pėr kushte apo pėr shpenzime tė mėdha. Ai mund tė ndodhė nė njė dhomė tė thjeshtė vizite dhe shėnohet si njė vizitė normale nė regjistra, ndėrsa mjekut qė e kryen i duhen vetėm pak minuta, njė gjilpėrė dhe njė pe. Megjithatė, sipas Moisiut nga diskutimet me kolegėt dhe nga informacionet e mbledhura nė biseda, mund tė hamendėsohet qė nė momentet e kthimit tė emigrantėve ka njė rritje tė numrit. “Emigrantėt kanė ikur prej kohėsh, atje ku janė kanė gjetur shoqėri liberale dhe ata vetė kanė marrėdhėnie me femra nga mė tė ndryshmet, por kur vjen puna pėr t’u martuar kėrkojnė qė ajo tė jetė e virgjėr dhe vijnė nė Shqipėri se e mendojnė njė vend ashtu si e kanė lėnė”, – shpjegon ajo mė tej. Edhe mjekja Mimoza Keta pohon njė rritje tė numrit tė atyre qė kėrkojnė tė rivirgjėrohen nė periudhėn e verės, para kthimit tė emigrantėve. Sipas saj, sidoqoftė, numrat janė nė rėnie edhe pse kėtė mund ta thotė edhe ajo vetėm mbi njė bazė hamendėsimi dhe eksperience personale e jo mbi tė dhėna tė faktuara. Moisiu nuk ėshtė kundėr faktit qė shqiptarėt vijnė tė lidhin martesa me shqiptarė. Pėr tė, fakti qė ata kthehen nga emigracioni dhe kėrkojnė njė vajzė shqiptare pėr tė lidhur jetėn ėshtė pozitiv, por pėrtej kėsaj kėrkesat e tyre pėr nusen e re janė diskriminuese. “Ata vetė me siguri kanė pasur marrėdhėnie me femra tė tjera, nuk kanė pse kėrkojnė qė vajzat me tė cilat lidhen tė mos kenė pasur njė jetė tė tyren”, – thotė mjekja.

“Ajo nuk ishte nervoze?!”*

Njė vit mė parė, njė shqiptar qė jetonte nė SHBA interesohej nė njė forum online mbi shėndetin (steadyhealth.com), nėse e vluara e tij me tė cilėn tashmė kishte njė fėmijė, kishte qenė apo jo e virgjėr. Djali pohon se ėshtė 28 vjeē, se ishte martuar me shkesė, se ajo i ishte betuar se ishte e virgjėr, mirėpo njėsoj si personazhit tonė nė fillim tė shkrimit natėn e parė, edhe atij gjėrat i ishin dukur tė ēuditshme. “Unė jam 28 vjeē dhe nė 2010-ėn shkova nė Shqipėri pėr t’u martuar; ishte njė martesė e rregulluar, unė nuk e kisha takuar asnjėherė mė parė vajzėn dhe ajo mė siguroi disa herė qė ishte e virgjėr, por natėn e parė qė ne patėm marrėdhėnie unė vura re qė ajo nuk ishte nervoze…”, – shkruan ai nė forum. Ka mė shumė se njė postim nė tė njėjtėn temė po prej tij nėn pseudonimin “albania”. Nė fund ai “pranon” se tashmė nuk qe e rėndėsishme qė gruaja e cila e kishte bėrė baba, tė kishte qenė apo jo e virgjėr, por historia e tij qė fillon me dyshimin e natės sė parė dhe mė tej me njė udhėtim sėrish nė Shqipėri, gjatė tė cilit ai vendos tė hetojė jetėn e sė shoqes, takimet e saj, kafetė qė kishte pirė me djem tė tjerė dhe njė tufė thashethemesh prej tė njohurve tė pėrbashkėt. Mė shumė se njėherė ajo ia mohon tė ketė pasur histori, po aq mė shumė kėmbėngul ai tė mėsojė njė “tė vėrtetė” qė nuk i sjell asgjė mė shumė sesa dyshime. Nė mes ėshtė gjithmonė njė kushėrirė qė ka mėsuar prej dikujt, se e shoqja kishte dalė njėherė me dikė dhe ndoshta…?! Po pse i intereson atij kjo? Deri nė fund, i sulmuar prej postuesve tė tjerė nė tė njėjtin forum, ai kėmbėngul se pėr tė nuk ėshtė e rėndėsishme virgjėria, e prapė shton: “Po ke tė drejtė, unė mund ta kapėrcej kėtė nėse arrij ta heq nga mendja, fundja tani jam thuajse i sigurt qė ajo ishte e virgjėr…, ose nėse nuk ka qenė mė vonė do tė ma thotė kur tė kuptojė se mua nuk mė intereson kjo…”. Mė shumė se njė djali qė nuk i intereson nėse e shoqja ka qenė apo jo e virgjėr, ai duket njė i fiksuar prej kėsaj. Dikush i mbetur mes dy botėsh. Atė tė njė Shqipėrie ku tė gjithė flasin pėr virgjėrinė si vlerė pa tė cilėn njė femėr ėshtė “kurvė”, dhe atė tė vendit ku jeton dhe ku qėndrime tė tilla tallen, pėrbuzen apo nuk merren nė konsideratė. Ai do nė tė njėjtėn kohė tė jetė amerikan i pėrparuar seksualisht dhe po nė tė njėjtėn kohė, burrė me mustaqe vesh mė vesh me njė grua qė nė jetėn e saj ka pasur vetėm atė dhe kurrė s’ka prekur, as ka lakmuar tjetėr. Dhe nė fund tė fundit, me shumė gjasa nuk ėshtė as njėri dhe as tjetri. E shoqja nėse nuk e ka mashtruar pėr virgjėrinė, ndoshta do vijė njė ditė qė do t’i vėrė brirė dhe ai kurrė s’ka pėr ta marrė vesh edhe nė qoftė se ajo do tė jetė nervoze nė shtrat…

Tė virgjėrat qė s’gjenden

“Nuk e kuptoj se ēfarė u duhet e virgjėr, kur nesėr apo pasnesėr ajo mund t’i tradhtojė dhe ata nuk do tė kenė asnjė mundėsi ta dallojnė kėtė”, – thotė mjekja Moisiu, ndėrsa flet me njėfarė nėnēmimi pėr meshkujt e fiksuar. “Presioni i meshkujve i detyron femrat tė qepen dhe meqė ata duan gjak nė natėn e parė, nė ēarēafė, ja ku e morėn, e ēfarė fituan prej kėsaj?”- thotė doktoresha qė beson se nisja e njė marrėdhėnieje nė kushte tė tilla mosbesimi dhe njėkohėsisht mashtrimi nuk ėshtė shenjė e mirė pėr familjen e re. Pėr mė shumė sipas saj, emigrantėt duhet tė ēmėsohen me idenė se Shqipėria ėshtė rezervat virgjėreshash. Nė bazė tė njė studimi qė kanė bėrė nė gjimnazet e Tiranės rezulton se numri i vajzave qė e humbin virgjėrinė para se tė mbarojnė shkollėn e mesme ėshtė nė rritje. 62 pėr qind e adoleshenteve, sipas studimit tė kryer prej tyre, kishin pasur marrėdhėnie seksuale para moshės 18-vjeēare. Studimi nė pesė gjimnaze tė Tiranės ka treguar edhe njė numėr “tė frikshėm” tė marrėdhėnieve edhe nė njė kohė mė tė hershme. “15-20 pėr qind e vajzave kanė pasur kontaktet e para seksuale nė moshėn 13-vjeēare”, – thotė Moisiu. Ajo qė kėrkojnė emigrantėt nga vajzat shqiptare, ndėrkohė qė kanė konsumuar marrėdhėnie seksuale tė panumėrta me tė huaja tė cilat i shohin si liberale, madje dhe i mburrin pėr kėtė, ėshtė krejtėsisht jashtė kohe edhe pėr Shqipėrinė tashmė. Pėr pedagogen e UET, qė studion marrėdhėniet gjinore, Ermira Danaj, kjo ėshtė thjesht shprehje e patriarkalizmit qė shfaqet nė dhjetėra forma tė tjera, por qė fillon me virgjėrinė. “Ekskluziviteti i pronėsisė ndėr vite ėshtė pėrkthyer me virgjėrinė, ruajtja e virgjėrisė ekskluzivisht pėr burrin. Ndėrkohė ky ekskluzivitet nuk kėrkohet pėr burrin, sepse nė njė kontekst dominimi mashkullor, qenia mashkull nuk ka nevojė tė demonstrojė asgjė, as qė ėshtė i ndershėm, as qė ėshtė i virgjėr, thjesht mjafton qė ėshtė qenie mashkull”, – thotė ajo. Ashtu si Moisiu edhe gjinekologia Mimoza Keta e sheh si absurde kėrkesėn qė u bėhet vajzave, qė sipas tyre nė mjaft raste ėshtė e pamundur tė plotėsohet edhe biologjikisht.

Mashtrimi i mirėpritur

Pėr Danajn kjo ėshtė zgjidhja e vetme qė u mbetet femrave para meshkujve qė e kėrkojnė me ngulm qė ato tė jenė tė virgjėra. Nė bisedė e sipėr ajo shpjegon se nė kėtė rast, edhe pse kemi tė bėjmė me njė mashtrim, ėshtė njė mashtrim i kėrkuar prej tė gėnjyerve. “Ajo qė fatkeqėsisht ndodh, ėshtė qė pėr sa kohė kėto probleme nuk e trondisin dominimin mashkullor, siē ėshtė dhuna, apo dhe mungesa e komunikimit, gjendja duket si normale dhe nuk pėrbėn shqetėsim tė madh. Ndėrkohė qė rivirgjėrimi duket si njė “mashtrim i madh”. Rivirgjėrimi ėshtė nė fakt njė “mashtrim” pėr t’i bėrė qejfin shoqėrisė qė mė mirė pranon njė “mashtrim” tė tillė sesa tronditjen e strukturės patriarkale ekzistuese”, – thotė ajo. Moisiu nga ana e saj nuk ėshtė e gatshme ta aprovojė as sjelljen e vajzave nė kėtė rast. Drejtoresha e “Kiēo Gliozhenit”, thotė se i kupton vajzat, por pėr tė ato duhet tė marrin mė shumė pėrsipėr dhe ndoshta tė heqin dorė nga njė mashkull qė u kėrkon gjėra qė nuk mund dhe as kanė pas ia ofrojnė. “Unė e di qė ato kanė njė hall tė madh, por mė duket shumė e padrejtė tė nisėsh jetėn me njė mashtrim dhe nuk mė duket se i ndihmoj duke bėrė kėtė”, – shpjegon ajo, ndėrsa thotė se herė pas here ka ngritur zėrin pėr fenomene tė ngjashme qė kryesisht diskriminojnė femrėn, duke filluar nga abortimi i fetuseve femra e deri te “qepja”. “I thashė vajzės, nėse ti do ta nisėsh jetėn me njė mashtrim, kjo nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė zgjedhja jote”, – kujton mjekja Mimoza Keta. Ajo shpjegon se burrin nuk e mashtroi thjesht pėr solidaritet femėror, por gėnjeu sepse mjeku nuk mund tė tradhtojė pacientin dhe nuk mund tė nxjerrė asgjė qė mėson prej tij apo trupit tė tij nė vizitė. Ajo thotė se njė pjesė e mirė e vajzave e bėjnė kėtė tė shoqėruara me dikė tjetėr, qė nė mjaft raste ėshtė nėna, por shumė e bėjnė kėtė fshehurazi masivisht nė klinika private, ku mundėsitė pėr t’u njohur janė edhe mė tė vogla. Sipas Danajt, rastet tė tilla vijnė pasi sot kemi njė pėrplasje tė madhe vlerash. “Sepse kemi njė traditė patriarkale tė mbartur ndėr vite, po ndėrkohė kemi njė informacion tė pamasė nėpėrmjet tė cilit kjo traditė vihet nė pikėpyetje. Flitet nga njė anė pėr vlerėn e virgjėrisė, por nga ana tjetėr diskutohet dhe mbi tė drejtat e grave dhe vajzave pėr tė qenė tė lira pėr tė vendosur vetė se ēfarė duan tė bėjnė me jetėn e tyre duke mos dashur tė jenė mė pronė”, – thotė ajo. Sipas Danajt, rivirgjėrimi nuk ėshtė veēse njė formė tjetėr dhune ndaj gruas. “Ēėshtja e rivirgjėrimit tregon se sot ne kemi mė shumė nevojė se kurrė pėr t’i hedhur nė diskutim vlerat e shoqėrisė tonė, dhe jo pėr tė ruajtur njė “moral” fals. Fatkeqėsisht, pėr sa kohė ne do tė vazhdojmė ta konsiderojmė vajzėn si inferiore, tė brishtė, pronė tė burrit, qenie tė destinuar vetėm pėr t’u martuar e pėr tė lindur fėmijė, do tė hasim me raste tė tilla si rivirgjėrimi (qė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė formė dhune simbolike ndaj vajzave dhe grave), apo dhunimi fizik i vazhdueshėm i tyre”, – thotė ajo.

Gjaku nė ēarēafė…

Mjekėt thonė se njė pjesė e mirė e femrave me njė pėrqindje qė varion mbi 50 pėr qind kanė njė himen (shenjė tė virgjėrisė) elastik dhe njė pjesė tjetėr pėsojnė ēarje tė himenit jo nė ato qė quhen vaza gjaku e pėr rrjedhojė kanė njė humbje virgjėrie pa gjak. Dhe ky ėshtė njė problem i madh. Mund tė jenė tė pafundme viktimat e heshtura tė paragjykimeve dhe pėrfoljes apo edhe martesave tė dėshtuara prej kėsaj virgjėrie qė shkon nė mėnyrė tė heshtur. Mjaft burrat shqiptarė duan sipas mjekes Rubena Moisiu tė tregojnė ende ēarēafin me njollėn e gjakut edhe pse ka kohė qė ky nuk shpaloset mė nė dritare. Ajo qė sipas mjekėve ėshtė njė gjendje normale fizike e femrės pėr mjaft njerėz mund tė jetė njė katastrofė morale, ndoshta pėr kėtė arsye ka njė numėr tjetėr meshkujsh apo vjehrrash qė shkojnė tė bėjnė njė verifikim pėr para se lidhja tė shkojė nė martesė. Mjekja Mimoza Keta pranon se ka pasur raste ku i ėshtė kėrkuar qė tė verifikohej nėse vajza ishte e virgjėr apo jo, por sipas saj kėto nuk janė aq tė shumta sa numri i atyre qė kėrkojnė tė rivirgjėrohen. Ajo thotė se mjaft herė ka tentuar t’ua prishė mendjen vajzave qė kėrkojnė diēka tė tillė, por dyshon shumė se edhe pse mund tė kenė pranuar para saj se nuk do ta kėrkonin rivirgjėrimin nuk kanė shkuar ta bėjnė kėtė nė njė klinikė tjetėr apo te njė mjek tjetėr. Arsyeja edhe sipas saj ėshtė shenja e gjakut mbi ēarēafė. Ndoshta njė vajzė e qepur nuk ėshtė e virgjėr natyrale, por ndryshe nga ajo qė mund tė jetė vėrtetė e virgjėr e qepura ta garanton (mjekėt e bėjnė) qė do ta kesh njė njollė gjaku nė ēarēafė. Ndėrkohė nė rastin e njė vajza natyralisht tė virgjėr, por me njė himen elastik, njolla e gjakut ėshtė e pamundur dhe sipas doktoreshės mjaft prej tyre duhet tė kenė vuajtur gjatė nėn presion apo dhunė duke ua mbyllur gojėn me faktin se nuk u gjetėn tė “virgjėra”. Burrave me namuz nė fakt ata qė kanė kėrkuar me ngulm apo ata qė do tė zbresin avionit nė Rinas kėto muaj vere nė kėrkim tė virgjėreshave duhet t’ua kishin mėsuar kėtė qė nė shkollė dhe pėr mė shumė ndoshta dikush duhet tu mėsojė qė njolla e gjakut nė ēarēafė ėshtė njė gjė pa vlerė dhe paguhet lirė.

Qepja nuk kushton

Ajo qė e bėn fenomenin krejtėsisht tė lehtė janė edhe ēmimet. Nėse nė Perėndim, ku duhet thėnė kėrkesa tė ngjashme nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumė konservatore nuk mungojnė, pagesat shkojnė nga 200 euro mė tė lirat kryesisht nė vende tė Europės Lindore deri nė 4500 euro nė Austri, pasi kjo ėshtė njė ndėrhyrje plastike e pėr rrjedhojė e kushtueshme. Ndėrkohė nė Shqipėri “virgjėria” kushton shumė mė pak. “Pėrgjithėsisht merren aq para sa kushton njė vizitė normale (nga 1 mijė deri 3 mijė lekė tė reja), por ndodh qė edhe nuk marrim para se nuk kanė”, – thotė Mimoza Keta. Ndėrkohė nė klinikat private kostoja mund tė jetė edhe mė e lartė, por me siguri qė tarifat nuk e kapin dyshemenė e 200 eurove qė aplikon njė mjek nė Pragė. Kjo duket se e bėn lehtėsisht tė aksesueshėm rivėrgjėrimin aq sa ka edhe barsoleta pėr gra qė detyrohen ta bėjnė atė mė shumė se njėherė. Doktoresha pohon se raste tė tilla mund tė ndodhin, por kjo vjen pėr shkak tė njė problemi teknik. Nė rast se “qepesh”, atėherė koha deri nė marrėdhėnien e parė seksuale nuk mund tė jetė mė e gjatė se njė javė. “Penj janė ata, nėse kalon njė farė kohe kėputen dhe qepja duhet ribėrė ose nuk do tė dukesh e virgjėr”, – pohon mjekja. Duket se njė burrė nuk e ka tė lehtė tė pranojė se gruaja e tij e re ėshtė e ndershme edhe pse ajo mund tė mos ketė rrjedhje gjaku, pėr shkak tė njė cipe virgjėrie elastike siē shpjegojnė mjekėt, ndėrsa sigurisht e marrin pėr tė ndershme pa asnjė lloj dyshimi atė qė e ka blerė kėtė cipė pėr maksimumi 5 mijė lekė tė reja. Sidoqoftė, familje tė tilla mund tė jenė tė lumtura pėr njė farė kohe. Doktoresha Keta na thotė se njė vit mė vonė, edhe pse nuk kishte dashur dhe i ishte dukur e sikletshme, e priti sėrish nė spital ēiftin e ri tė fillimit tė kėsaj historie. Kėtė herė ata shkuan atje pėr tė sjellė nė jetė fėmijėn e tyre. Fėmijėn e njė martese tė “qepur” me mashtrim, por qė duket se deri atėherė kishte funksionuar. “Nuk e di si vajtėn mė vonė, por mesa kam dėgjuar lindėn tė tjerė fėmijė dhe vazhdojnė tė jenė tė martuar”, – thotė doktoresha normalisht, duke ruajtur tė mos japė detaje pėr identitetin e tyre dhe duke kujtuar herė pas here skenėn e burrit qė i pėrgjėrohej sė shoqes ta falte qė e kishte vėnė para njė prove tė vėshtirė dhe shkeljen e syrit tė kėsaj tė fundit./Mapo


----------------------------------------
Mbeturinat flasin keq per mua...Plehrat e besojne...!
PM
Top
alb_te
Postuar nė: 20.09.2012, 18:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3261
Antari Nr: 27212
Bashkangjitur: 29.02.2012



babareks ojj lop a u qepe tej mi se vejn emigranetet smil3dbd4e5e7563a.gif
PM
Top
ßina
Postuar nė: 20.09.2012, 22:25
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Keni kerkuar, bani pasojat, kjo eshte krejt pasojje qe mashkulli kerkon nder ne vend te gabuar, Bash me intereson me dite si e ndijne veten femrat mashtruse rivirgjeruese a e ndijne veten te rinderume a qysh.


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
Hera
Postuar nė: 20.09.2012, 22:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 324
Antari Nr: 27390
Bashkangjitur: 26.05.2012



ev..ev...evvvv


Definitivisht jemi race e ēuditeshme cn cn...
PM
Top
MeeLot
Postuar nė: 20.09.2012, 22:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2512
Antari Nr: 23366
Bashkangjitur: 09.09.2009



a ala me qesi tema po merni a???


----------------------------------------
ur not an intellectual,ur not an artist,ur not a critic,ur not a poet..u just have internet access

po thojn q'i


ka mu bo mir.
PM
Top
AeRtOn
Postuar nė: 21.09.2012, 09:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



Kerkesa duhet te jete e barabarte me oferten...


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
wolfy
Postuar nė: 21.09.2012, 23:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2592
Antari Nr: 23701
Bashkangjitur: 12.11.2009



lele sa budalle femnat, u duket viti si garnitur.. cello ene pak kur de bohen me Design tqepmet.. kit trendafila okolla, ose bikmet me skepa skepa..

kjo puna oshte nisoj si kur e celish ni Jom midis bafces.. ene pse e mlojsh ene ja vish ni temsoj sejpri, era jom prap i vejn..


----------------------------------------
-= ULTRAS =-

Proud to be BALLIST !
PM
Top
NoLimit
Postuar nė: 22.09.2012, 01:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2571
Antari Nr: 5998
Bashkangjitur: 22.02.2007



Definitiv nje palak e ka len nje fjal per rahmet

ti bij pak ma drejt....cini se te cime di mirni!!!


----------------------------------------
Te mendojsh se me LIKE fiton Sevape ne Fe,eshte njejt si me shku ne Haxh me google Earth
PMIntegrity Messenger IMMSN
Top
Essa
Postuar nė: 22.09.2012, 18:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6262
Antari Nr: 17241
Bashkangjitur: 11.09.2008



 Citim (AeRtOn @ 21.09.2012, 10:55)
Kerkesa duhet te jete e barabarte me oferten...

Pus njera pal',e Dri tjetra! E ma Pusa t'Pusave Mjeket,jo vetem t'kesaj lemie,po n'pergjithesi!


----------------------------------------
Mos lejoni qė mendja juaj te jetė sherbėtore pa mbikqyrės!!!
Von i sheh njeriu pasojat!!!!!!!!
PM
Top
MIX
Postuar nė: 24.09.2012, 00:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1432
Antari Nr: 26239
Bashkangjitur: 09.03.2011



para se mu qep duhet mu shkep e ti babarekes duhesh sefte me bo apel per shkepje se taj sje mjek ene ske leverdi pi qepjes po pi shkepjes smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e4c2e742.gif
PM
Top
passed
Postuar nė: 27.09.2012, 12:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1105
Antari Nr: 26200
Bashkangjitur: 04.03.2011



ende s'jemi ne gjendje per me pranu nje vajz...e cila e ka hallin per me u qep..!
problemi nuk qendron tek qepja....ose tek "gjaku" po eshte pak me thell se ajo!
po ashtu nuk eshte feja (islami) shkak pse meshkujt duan nje vajz te ndershme...shqiptaret si fis perher e kan pas ne gjak e nder ket sen...!

pak me e mendu.... vertet eshte e pa logjikshme ta maresh nje e cila "e ka shiju jeten atje poshte smil3dbd4d4e4c4f2.gif ) neser nene e femijeve te tu, qe kur ishe e re luftonte qe te hiqte epitetin e merituar "kurva nr1 e muhalles smil3dbd4d4e4c4f2.gif )

ESHTE tjeter nese nje e fejuar, (apo e martuar) e cila i ka deshtu lidhja, kjo eshte po aq e paster sa ata qe jan te pa....!
..............
a sa i perket emigranteve....ata let maren njani tjetrin...dhe le te na lon rehat neve...le te gjejn nje te qepur te atjeshme!
.........
lidhja e ndertuar mbi genjeshtra besoj se ska jet te gjat...ose edhe nese ka, s'do e quaj lidhje..!

do kisha I pyetje per djemt...nese nga x rethana duhet te zgjidhni njeren nga 2 te kqijat:

a) gjenjeshten
b) realitetin
.................
nese do vinte puna deri aty une do zgjidja b)


----------------------------------------
http://yeechat.com/passedd
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMICQAOLYahooMSN
Top
Zedka
Postuar nė: 27.09.2012, 17:16
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



Sa keq me vjen kur lexoj lajme tilla se mundohen me do e mos ta njollosin nderin e femres duke shikuar vetem anen e erret tyre( virgjenitetin) si macho se jan !Po pse nuk shikoni njeher veten ne pasqyre?kush jeni ju te ben zgjedhje?sa femra deri me tani keni pas ne duar? dhe ato motra te dikujt jan dhe duhet ti pranoj dikush.Nuk eshte nderi i femres vetem nje cip sepse ka femra se per nje apo shum arsyje kan humb vergjenitetin jo vetem gjat mardhenjeve intime, e sot kan mbete te vetmuara pa mbeshtejn e nje mashkull sa turp ?



Mergimtaret se besoj se kan mendime tilla ?Kan ece me kohen ATA i kan mar grat e burrave dhe me femij atje ne Eu pa asnje problem e jo me po bejn zgjedhje ketu


Ky postim ėshtė ndryshuar nga Zedka nė 27.09.2012, 17:18


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
GuriShipes
Postuar nė: 27.09.2012, 19:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 760
Antari Nr: 25617
Bashkangjitur: 16.11.2010



nese esht qep , ka mundesi te qepet por te zezat qe i ka len pass esht zor qe dikush ti fshi , ndodh por esht shummm problem .
(vetem nese djali esht sy qor , mund te ndodh ose behet per ndonje qeshtje financiare dhe leshon peee oseee ska paaa ashtu sende qe epet dhe harllakatet krejt smil3dbd4d6422f04.gif )


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio