Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Lil Vlora: 'Fal 5 kohė tė namazit, por s'kam mbule
serious
  Postuar nė: 14.12.2012, 22:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 260
Antari Nr: 26772
Bashkangjitur: 23.07.2011



Lil Vlora: 'Fal 5 kohė tė namazit, por s'kam mbulesė'

Reperja e njohur nga Sllatina e Tetovės, Vlora Islami e njohur si "Lil Vlora", ka demantuar lajmin e publikuar nėpėr mediat online pėr mbulesėn e saj. Ajo ka shfrytėzuar rrjetin social Facebook pėr tė informuar publikun me tė vėrtetėn rreth mbulesės sė saj.

"Ėshtė e vėrtetė qė e kam lanė muzikėn pėr Islamin e vėrtetė dhe qė fali pesė kohė tė namazit, por nuk ėshtė e vėrtetė qė jam mbuluar" ka shkruar Lil Vlora nė profilin e saj, njofton Tetova1.com

Gjithashtu ajo ka shprehur dėshirėn pėr tė vėnduar mbulesė, megjithatė pėr lajmin e pėrhapur nė media se ajo ėshtė mbuluar thotė se gazetarėt i janė referuar njė fotoje tė saj qė ka shpėrndarė nė Facebook. "Dhashtė Zoti dhe kam me vėnduar mbulesėn, por njėherė jo. Kėtė qė po e shihni e ka shkruajturnjė gazetaqr vetėm se ka parė foton me shami qė e kam postuar", shkruan Vlora nė profilin e saj.

Kohėt e fundit, njė numėr i madh i postimeve tė Lil Vlorės kanė karakter fetar, ndėrsa nė "Cover" ajo mban librin e shejtė pėr muslimanėt, "Kur'anin".


----------------------------------------
Islami-sistem i jetes
PMUsers Website
Top
serious
Postuar nė: 14.12.2012, 22:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 260
Antari Nr: 26772
Bashkangjitur: 23.07.2011



Lil Vlora braktis muzikėn, mbulohet

Lil Vora ka vendosur tė largohet nga skena muzikore dhe t’i pėrkushtohet fesė myslimane.

Reperja shqiptare nga Maqedonia, e cila jeton nė shtetet e jashtme, fillimisht u paraqit nė skenė me njė stil mjaft ndryshe, duke sfiduar nė mėnyrė tė guximshme shumė kėngėtarė tė skenės sonė me tekstet e saja “dissa” tė drejtuara kundrejt tyre.

Por Vlora duket se ka vendosur t’i japė fund kėsaj jete. Afro katėr muaj mė parė ajo zgjodhi njė rrugė tjetėr, kėshtu duke u shkėputur nga muzika njėherė e pėrgjithmonė, informon telegrafi.

Vlora ka vendosur t’i pėrkushtohet fesė islame, madje duke mbulua trupin. Por ajo prapėseprapė nuk po i lė anash fansat e saj. Nė rrjetet sociale Vlora gjithmonė iu rri gati pyetjeve e pėrshėndetjeve tė tyre. E kėtė vendim tė saj, adhuruesit e pritėn mjaft mirė.


----------------------------------------
Islami-sistem i jetes
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio