Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Fatos Lubonja:Jam homseksual
Mbinjeriu
Postuar nė: 19.03.2010, 03:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



Ėshtė e dyta herė qė se nė qytetin e Lezhės njė grup jo i vogėl personash, kryesisht tė rinj, por jo vetėm, - sipas disa mediave deri nė 400 vetė, -demostrojnė kundėr njė personi tė vetėm, Klodit, i cili nė emisionin Big Brodher tė Top Channel paska guxuar tė deklarojė se ėshtė homoseksual. 
"Klodi ka njollosur qytetarinė lezhjane dhe kombin shqiptar", "Lezha nuk e meriton njollėn e homoseksualitetit", "Klodi nuk ėshtė lezhjan", " Klodi nuk duhet tė shkelė mė nė Lezhė dhe as nė Shqipėri, por andej nga e ka marrė kėtė eksperiencė, nė Itali, sepse nuk duam qė ky fenomen tė ndikojė tek fėmijėt tanė. " - janė disa nga deklaratat qė lėshojnė, si pa tė keq, nėpėr media. (Shekulli 12 mars 2010)

Kėrkojnė, pra, qė Klodi tė zhduket jo vetėm nga skena e televizionit, por edhe nga qyteti i Lezhės dhe Shqipėria dhe s'do tė rreshtin sė protestuari derisa ta arrrijnė kėtė.

Duken tė sigurt, pa pikėn e dyshimit se mund tė jenė duke bėrė ndonjė punė tė keqe. Pamjet dhe fotot e tyre tė kujtojnė ngazėllimin e fanatikėve nė Mesjetė qė galdonin duke parė tė digjeshin nė turrėn e druve heretikėt. Mund t'i pėrfytyrosh me lehtėsi se do tė shkonin me krenari tė shtonin ndonjė dorė lėndė qė flaka tė bėhej edhe mė tmerronjėse nėn kėmbėt e njė hmoseksuali tė djegur nėn turrėn e druve.

Nė vėshtrimin e parė mund tė tė kapė inati dhe ndjenja e pėrēmimit ndaj tyre, duke parė se me ēfarė paturpėsie, arrogance dhe lehtėsie nxitojnė t'ia bėjnė ferrr jetėn njė njeriu qė s'u ka bėrė asgjė pėrveēse ka guxuar tė deklarojė prirjen e tij seksuale. Por problemi nuk janė ata. Problemi ėshtė se kėtyre tė rinjve dhe jo vetėm as nuk u shkon ndėrmend se janė pamja e mjerimit tė shoqėrisė shqiptare tė shekullit XXI. Problemi i vėrtetė ėshtė bash ky mjerim dhe pavetėdija pėr tė. Ata njerėz, me ragimin e tyre, tregojnė se sa e izoluar nga bota e qytetėruar ka mbetur Shqipėria, se ēfarė niveli edukimi kanė tė rinjtė tanė, e jo vetėm, por edhe se ēfarė pune ėshtė bėrė nga tė rriturit, pėr tė futur nė kėtė shoqėrinė tonė kulturėn e respektimit tė tė drejtave tė njeriut njėzet vjet pas daljes nga regjimi i dhunimit "par exellence" tė kėtyre tė drejtave. Nuk e di nėse i ka instrumentalizuar kush kėta protestues – jam i sigurt qė dikush qėndron prapa tyre – por, ashtu siē e ka provuar tashmė historia e ēdo diskriminimi, sjellja e tyre e dhunshme ėshtė gjithashtu shenjė se kėta njerėz jetojnė nė njė shoqėri me frustracione tė thella. Zgjedhja e njė viktime pėr ta dhunuar kėsisoj ėshtė shenjė e dhunės, brutalitetit dhe injorancės qė ushtrohet mbi ta. Dikush ka ngritur me tė drejtė pyetjen: pse kėta bandillė nuk protestojnė pėr varfėrinė qė po i mbyt, pse nuk protestojnė pėr shkatėrrimin ekologjik qė po i bėhet rrethit tė tyre e me rradhė. Po pikėrisht pse nuk protestojnė dot pėr kėto, ngase nuk dinė dhe nuk mundin, protestojnė kundėr homoseksualit Klodi.

Shkaqet e kėsaj homofobia janė deri diku tė kuptueshme po tė kemi parasysh se vijmė nga njė regjim totalitar qė i mbajti shqiptarėt pėr gjysėm shekulli tė izoluar nga ēdo gjė qė ishte e ndryshme nga modelet qė predikonte ideologjia nacional - komuniste e Enver Hoxhės, madje qė erdhi duke u barbarizuar nga dekada nė dekadė. Tė gjithė e kujtojmė se si na ėshtė kallur nė ndėrgjegje homofobia nė atė kohė edhe nėpėrmjet kulturės e vetė gjuhės edhe nėpėrmjet faktit se dėnohej me burgim tė rėndė. Dihet po ashtu se homofobia ka rrėnjė edhe mė tė thella sesa komunizmi Por jam i bindur se edhe para diktaturės edhe nė kohėn e diktaturės shqiptarėt do tė tregoheshin shumė mė tė kujdesshėm nė manifestimin e ndjenjave tė tilla kaq linēuese ndaj njė homoseksuali. Kjo qė pamė nė Lezhė ėshtė diēka qė flet pėr njė barbarizim dhe analfabetizim dramatik tė shoqėrisė. Tė duket sikur nė Lexhė tė mos ketė mė shkolla e mėsues, as shoqėri civile as kisha e xhamia e priftėrinj e hoxhallarė dhe as politikanė. Ose qė kėta janė nė njė nivel tė mjeruar. Prandaj gjykoj se edhe nėse ėshtė e kuptueshme kjo sjellje, kur ke parasysh tė kaluarėn, ajo ėshtė skandaloze po tė kesh parasysh se tash njėzet vjet aspirojmė tė bėhemi pjesė e njė bote ku sjellje tė tilla ndaj njė individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund tė kryhen edhe nga grupet mė fashistoide.

Gjykoj se sjellja e kėtyre tė rinjve dhe parrullat e tyre publike ndaj Klodit dhe familjes sė tij janė akte linēimi ndaj tė cilit duhet tė reagojė jo vetėm moralisht shoqėria, por edhe ligjėrisht shteti i sė drejtės. Ato janė shkelje e parimeve bazė kushtetues, tė tė drejtave tė njeriut.

Personalisht nuk kam ndonjė ndjeshmėri ndaj atij qė quhet "imazh" apo "pėrmirėsim i imazhit tė Shqipėrisė" pasi jam kundėr kulturės sė aparencės qė ėshtė aq e pėrhapur nė shoqėrinė tonė, ku njerėzit ndryshe shfaqen me tė huajt e ndryshe me njėri tjetrin, por nė kėtė rast ėshtė mirė qė elita shqiptare, ajo politike kryesisht, qė flet aq shumė pėr hyrjen nė Evropė, pėr rezultatet qė ka arritur nė procesin e integrimit, tė reagojė ndaj demostrimesh tė tilla qė e dėmtojnė imazhin e Shqipėrinė ndoshta edhe mė shumė se sa dhuna e konflktaliteti politik apo mungesa e drejtėsisė. Ajo qė po ndodh nė Lezhė tregon se nuk mjafton tė bėsh njė ligj pėr heqjen e dėnimit tė hmoseksualitetit apo qė lejon martesat e homoseksualėve pėr t'u bėrė pjesė e familjes evropiane tė shekullit XXI. Pėr kėtė duhet investim nė shkollim e edukim, pėr t'i nxjerrė njerėzit nga injoranca dhe mjerimi shpirtėror dhe kulturor ku janė zhytur. Nė kėtė kontekst organizatorėt e protestave nė Lezhė, qė kujtojnė se po mbrojnė nderin e qytetit e tė Shqipėrisė, duhet tė ndėrgjegjėsohen se i kanė dhėnė qytetit tė tyre imazhin e njė qyteti barbarėsh e injorantėsh ku nesėr e mbrapa do t'i zėrė frika tė shkelin edhe shqiptarėt e qytetėruar e jo mė evropianėt. "Lezhė , I will never visit again! 
A German tourist in Albania from Munich. Shame on you" (Lexhė nuk do tė tė vizitoj kurrė mė. Njė turis gjerman nė Shqipėri. Turp tė keni!) Ky ishte njė nga shėnimet qė gjeta nė internet si koment tė lajmit mbi protestat nė Lezhė.


Prandaj gjykoj se gjithkujt qė kėrkon tė mbrojė ato vlera tė cilat na u dhunuan aq egėrsisht nė diktuaturė, siē janė liria pėr tė qenė vetja jonė, pėr tė shprehur mendimin ndryshe, duhet t'i dalė nė mbrojtje Klodit. Gjithkush duhet tė thotė me zė tė lartė "jam homoseksual" pėr t'i bėrė ballė kėsaj vale barbare sa nuk ėshtė vonė. Dhe, kush mendon se kjo barabari kėrcėnon vetėm homoseksualėt, me tė cilėt ai s'ka tė bėjė, gabohet shumė. Ajo ėshtė njė kėrcėnim pėr lirinė e kujtdo. (Korrieri, 15 mars 2010)


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
Mbinjeriu
Postuar nė: 19.03.2010, 04:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



-Cfarė shkrimi,si nuk i vjen turp kėtijė "pleshti"?!


-Si merrė guximin ky njeri tė ofendojė turmen e njerėzve qė kishin dalur tė protestonin kundėr atijė tė devijuarit nė big brodher,dhe mė e keqja i duken sikur tė ishin tė kohes sė mesjetes!
-E ēuditshme nė rend tė parė ishte kėndvėshtrimi i Fatos Lubonjes,tė cilin e dija pėr njeri tė menqur dhe racional,por pas kėtijė shkrimi tendencioz mė nuk jam aq i sigurtė siē isha!
-Fillimisht, me duhet te deklaroj qe ju genjeni kur thoni se homoseksualizmi eshte gjeja me e natyrshme ne perendim. Per kete nuk dua as prova dhe as fakte siē do mund te rreshtonit nė ndonjė artikull tjetėr,pasi edhe ne dimė se nuk jemi tė ēkyēur nga kjo botė dhe tė na tregoni ju se ēfarė po ndodhė nė pėrėndim dhe e njohė realitetin.
-Edhe nė vendet mė demokratike kėtė fenomen e gjykojnė dhe nuk e shohin si emancipim sikurse ju zotėri b**hėqiri!
-Nė kėtė artikull ky thotė:aspirojmė tė bėhemi pjesė e njė bote ku sjellje tė tilla ndaj njė individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund tė kryhen edhe nga grupet mė fashistoide.
-Unė kam njė gjė pėr tė thėnė se me kėtė shprehje ka treguar se nuk i ka tė qarta idetė dhe nuk koincidon ky shkrim me realitetin.

-Fatos Lubonja,ndoshta ėshtė duke devijuar!

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Mbinjeriu nė 19.03.2010, 04:11


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
realist.96
Postuar nė: 19.03.2010, 07:33
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 49
Antari Nr: 24731
Bashkangjitur: 16.03.2010



Oh te keqen Fatosit!

Eshte mjerim qe ne shqiperi nuk mund te importohen dot "sex toys", ai nuk meriton asgje pervec se ti dhurohet "nje ..." qe ta ri-shikon qendrimin e tij te blere/shitur.
PM
Top
ferizaji17
Postuar nė: 19.03.2010, 07:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 842
Antari Nr: 17731
Bashkangjitur: 05.10.2008



 Citim (Mbinjeriu @ 19.03.2010, 05:05)
-Cfarė shkrimi,si nuk i vjen turp kėtijė "pleshti"?!


-Si merrė guximin ky njeri tė ofendojė turmen e njerėzve qė kishin dalur tė protestonin kundėr atijė tė devijuarit nė big brodher,dhe mė e keqja i duken sikur tė ishin tė kohes sė mesjetes!
-E ēuditshme nė rend tė parė ishte kėndvėshtrimi i Fatos Lubonjes,tė cilin e dija pėr njeri tė menqur dhe racional,por pas kėtijė shkrimi tendencioz mė nuk jam aq i sigurtė siē isha!
-Fillimisht, me duhet te deklaroj qe ju genjeni kur thoni se homoseksualizmi eshte gjeja me e natyrshme ne perendim. Per kete nuk dua as prova dhe as fakte siē do mund te rreshtonit nė ndonjė artikull tjetėr,pasi edhe ne dimė se nuk jemi tė ēkyēur nga kjo botė dhe tė na tregoni ju se ēfarė po ndodhė nė pėrėndim dhe e njohė realitetin.
-Edhe nė vendet mė demokratike kėtė fenomen e gjykojnė dhe nuk e shohin si emancipim sikurse ju zotėri b**hėqiri!
-Nė kėtė artikull ky thotė:aspirojmė tė bėhemi pjesė e njė bote ku sjellje tė tilla ndaj njė individi homoseksual as nuk imagjinohet se mund tė kryhen edhe nga grupet mė fashistoide.
-Unė kam njė gjė pėr tė thėnė se me kėtė shprehje ka treguar se nuk i ka tė qarta idetė dhe nuk koincidon ky shkrim me realitetin.

-Fatos Lubonja,ndoshta ėshtė duke devijuar!

Paragjykimi ėshtė njė qėndrim i pabazuar,njė mėnyrė mendimi e ngurtė dhe zakonisht negative ndaj dikujt a dickaje.Paragjykimet nuk i pėrshtaten me lehtėsi informacionit ose pėrvojave tė reja;pėrkundrazi,faktet e reja ose modifikohen pėr t'iu pėrshtatur modelit ekzistues tė paragjykimit ose injorohen.

Mirė e ka thėn F.Lubonja se nė perendim ėshtė gjėja mė normale tė jesh homoseksual.

Edhe nė shoqėrin shqiptare egzistojnė homoseksual,lesbike,biseksual etj.,por nuk e kan guximin qė ta shprehin publikisht sepse nė mėnyrė automatike do tė izolohet nga shoqėria dhe rrethi, sepse nė gjė e tillė pėr ne shqiptarėt ėshtė jonormale dhe devijuese.
Por ne shqiptarėt njė ditė deshėm apo nuk deshėm do tė pėrballemi me realitetin.
PMUsers Website
Top
arkimedi
Postuar nė: 19.03.2010, 09:19
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 15
Antari Nr: 7294
Bashkangjitur: 10.05.2007



Mbinjeriu.

Nese e shfaq nje mendim, nje ide, pavaresisht se cfare mund te jete ajo, nese asnje rast per tjetrin nuk guxohet te mendohet me ide mozore dhe shktarruese. Dhe asnje here nuk guxohet qe ne emer te nje ideje, ne prapavije te shfqen vlera te cilat ne fakt mund te jene te diktueshme brenda nesh, per shkak se cdo ekstrem nenkupton ektremin tjeter.
Atehere kur ne shfaqim me ngulm nje te vertet tonen, brenda vetes shfaqim nje kompleks. Edhe kur shfaqim mashkullitetin tone, ne fakt ka mundesi qe sipas psikoanalzes se frojdit, te mendojme per tekunderten!
prandaj kujdes me idete e forta dhe gjykimet egocentrike!
PM
Top
Arsim.A
Postuar nė: 19.03.2010, 09:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 94
Antari Nr: 24461
Bashkangjitur: 05.02.2010



 Citim (ferizaji17 @ 19.03.2010, 08:56)
Paragjykimi ėshtė njė qėndrim i pabazuar,njė mėnyrė mendimi e ngurtė dhe zakonisht negative ndaj dikujt a dickaje.Paragjykimet nuk i pėrshtaten me lehtėsi informacionit ose pėrvojave tė reja;pėrkundrazi,faktet e reja ose modifikohen pėr t'iu pėrshtatur modelit ekzistues tė paragjykimit ose injorohen.

Mirė e ka thėn F.Lubonja se nė perendim ėshtė gjėja mė normale tė jesh homoseksual.

Edhe nė shoqėrin shqiptare egzistojnė homoseksual,lesbike,biseksual etj.,por nuk e kan guximin qė ta shprehin publikisht sepse nė mėnyrė automatike do tė izolohet nga shoqėria dhe rrethi, sepse nė gjė e tillė pėr ne shqiptarėt ėshtė jonormale dhe devijuese.
Por ne shqiptarėt njė ditė deshėm apo nuk deshėm do tė pėrballemi me realitetin.

Lubonja ndoshta ne kete forme deshiron qe te provokoje rifillimin e nje debatit qe u lancua kohe me pare, por per raste te ketilla duhet pasur parasyshe fakti qe ne cdo shtet ligjet sillen ne baze te mentalitetit (moralit) te vete banoreve te atij shteti. Keshtu qe mendoj qe eshte e pamundur qe ne shqiperi te sillet nje ligj i tille apo te "tolerohet" nje njeri i tille sic eshte Klodi te jete pjese e atyre banoreve, prandaj, nese eshte e pakapshme per popullaten e atij vendi, nuk ka ligj apo ndonje forme tjeter juridike qe do te mund te mbroje ate njeri. Ketu bien ndesh ligji per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut dhe rasti i Klodit. Me mbrojtjen e klodit paraqitet rrezik potencial per irritim te pamatur te banoreve te atij vendi.
Zgjidhje do ishte largimi me vullnet i personit ne fjale.
Orientimi seksual nuk ka te beje me te qenit europian dhe te gjithe ata qe mendojne te kunderten, gabojne shume!
PM
Top
Embargo
Postuar nė: 19.03.2010, 10:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14446
Antari Nr: 18552
Bashkangjitur: 17.11.2008



E kane ekzagjeruar teper kete ceshtje tashme edhe keta turma te njerezve neper Lezhe!


----------------------------------------
Kush nuk do qė tė arsyetojė ėshtė Fanatik, kush nuk di tė arsyetojė ėshtė Budalla dhe kush nuk guxon tė arsyetojė ėshtė Skllav i tė tjerėve!
PM
Top
Mbinjeriu
Postuar nė: 19.03.2010, 11:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



 Citim (ferizaji17 @ 19.03.2010, 08:56)

Mirė e ka thėn F.Lubonja se nė perendim ėshtė gjėja mė normale tė jesh homoseksual.


-Cfarė thu or burrė kėshtu?
-Thua se nė pėrėndim ėshtė gjėja mė normale?tek sa lexoja kėtė shkrim thoja me vete e ka ditur se ēfarė po shkruan ky njeri?apo ėshtė influencuar shumė nga Fatos Lubonja?
-Tė thuash se ėshtė gjėja mė normale ėshtė njė pėrfundim jo logjikė dhe qė nuk koincidon me realitetin,pasi nėse ju konsideroni se ėshtė aq normale atėherė pse nuk u lejojnė martesat mes tyre,sepse siē e di unė shumė pak vende kanė lejuar njė gjė tė tillė!
-Amerika thuhet se ėshtė djep i civilizimit dhe nuk pranon tė lejojė martesat mes ketyre tė ēoroditurve,tė devijuarve,tė sėmurėve,se ėshtė jashtė ēdo logjike njė veprim i tillė.


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
AeRtOn
Postuar nė: 19.03.2010, 11:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



heheh, nga titulli ne kryefaqe, mendova se Fatos Lubonja ka deklaruar se eshte homoseksual..ama nejse.....

personalisht e chmoj Fatos Lubonjen per mendimet e tij, por nuk do te thot se chdohere ia pranoj mendimet....psh, ne kete rast, une per vete jam kategoriskisht kunder homove, bile nuk i konsideroj as kafshe, pasi as kafshet gati gati nuk e bejne nje gje te tille....sidoqoft...njerezit e tille si puna e ketij chunit homo, thjesht duhet izoluar, denim me i madh se ky nuk mundesh me i dhan...a per denime, nese ka ligj shteti, mire, nese jo, neve skemi chka i bejme tjeter gje...fundja denim me te madh se ne Diten e Gjykimit ku ka...denim te cilin ai do ta shijoje...


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
ferizaji17
Postuar nė: 19.03.2010, 12:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 842
Antari Nr: 17731
Bashkangjitur: 05.10.2008



 Citim (Mbinjeriu @ 19.03.2010, 12:12)
-Cfarė thu or burrė kėshtu?
-Thua se nė pėrėndim ėshtė gjėja mė normale?tek sa lexoja kėtė shkrim thoja me vete e ka ditur se ēfarė po shkruan ky njeri?apo ėshtė influencuar shumė nga Fatos Lubonja?
-Tė thuash se ėshtė gjėja mė normale ėshtė njė pėrfundim jo logjikė dhe qė nuk koincidon me realitetin,pasi nėse ju konsideroni se ėshtė aq normale atėherė pse nuk u lejojnė martesat mes tyre,sepse siē e di unė shumė pak vende kanė lejuar njė gjė tė tillė!
-Amerika thuhet se ėshtė djep i civilizimit dhe nuk pranon tė lejojė martesat mes ketyre tė ēoroditurve,tė devijuarve,tė sėmurėve,se ėshtė jashtė ēdo logjike njė veprim i tillė.

Pėr disa njerėz kjo nuk ėshtė normale,por disa tė tjerė ėshtė krejt normale!!

Lejimi i martesave tė homoseksualėve nė disa vende tė EU-sė ėshtė i lejueshėm,kurse tani homoseksualėt dėshirojnė qė tė munden edhe tė adaptojnė fėmi.

Unė tė kisha propozuar qė t'mos jesh bajraktar(prijės) i paragjykimeve.

Para se tė reagosh sė pari mendohu.
PMUsers Website
Top
Mbinjeriu
Postuar nė: 19.03.2010, 12:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



 Citim (ferizaji17 @ 19.03.2010, 13:35)
Pėr disa njerėz kjo nuk ėshtė normale,por disa tė tjerė ėshtė krejt normale!!

Lejimi i martesave tė homoseksualėve nė disa vende tė EU-sė ėshtė i lejueshėm,kurse tani homoseksualėt dėshirojnė qė tė munden edhe tė adaptojnė fėmi.

Unė tė kisha propozuar qė t'mos jesh bajraktar(prijės) i paragjykimeve.

Para se tė reagosh sė pari mendohu.

-Eshtė absurde kjo qė thua,dhe e mbrojė me fantizėm kėtė qėndrim kundrejtė kėtyre tė ēoroditurve.
-Faleminderit pėr kėshillen,por preferojė tė mos shtirem sikurse i dua siē bėri Fatos Lubonja e shumė tė tjerė tė cilėt pranojnė ēdo gjė nė logjiken e tyre dhe u duket normale,tė pakten kėshtu paraqiten para opinionit.
-Unė nuk po paragjykojė,preferojė tė gjykojė kėtė turmė homosh,po jam homofob dhe sikur tė vareshin ca gjėra nga unė ndryshe do ishte situata.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Mbinjeriu nė 19.03.2010, 12:41


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
Siguria
Postuar nė: 19.03.2010, 13:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 508
Antari Nr: 22470
Bashkangjitur: 04.06.2009



Pėrderisa vetėdija e disave ėshtė drejtuar kryesisht nga jashtė-nga perendimi,atėherė edhe shumė gjėra tė mrendshme do tė mbesin nė errėsirė.
Jam pėr perendimin,mirėpo ti mbajmė pė vete gjėrat qė na pėlqejnė,kurse ty shtypim gjėrat e egra.
PM
Top
Mbinjeriu
Postuar nė: 19.03.2010, 14:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9652
Antari Nr: 22454
Bashkangjitur: 04.06.2009



Ferizaji17

-Unė nuk paragjykojė askėnd,unė zakonisht gjykojė.

-Lexoje kėtė lajm dhe pastajė shkruajmė prapė:

Ish-gjenerali amerikan: Srebrenica ka rėnė pėr shkak tė ushtarėve homoseksualė

Posted by shqipmedia1 on Mar 19th, 2010 // No Comment

Ish-gjenerali nė pension dhe ish-komandant i NATO-s, Xhon Shihan, pohon se ushtarėt holandezė nė Srebrenicė nuk e kanė kryer mirė punėn e tyre meqė nė mesin e tyre ka pasur homoseksualė tė deklaruar.

Gjenerali Shihan dje para Komisionit tė Senatit foli pėr mundėsinė qė ushtria amerikane tė lejojė hyrjen e homoseksualėve nė tė.

Shihan pohon se komandanti i atėhershėm i ushtrisė kėmbėsorike holandeze ka pranuar se prania e homoseksualėve nė forcat paqėsore holandeze ka qenė “pjesė e problemit” pėr shkak tė cilės arsye ka ardhur deri te rėnia e Srebrenicės.

Ministri holandez i Mbrojtjes, Roxher van de Vetering, deklaratat e kėtilla tė gjeneralit amerikan i vlerėsoi si absurditete tė plota.

“Ėshtė e pabesueshme qė njė njeri i kalibrit tė tillė tė pohojė diēka aq absurde. Holanda, organizatat ndėrkombėtare dhe Kombet e Bashkuara (KB) detajisht kanė hetuar masakrėn nė Srebrenicė dhe rolin e ushtarėve tė KB-ve. Askush nuk konstatoi se orientimi seksual i ushtarėve ka luajtur ēfarėdo roli”, sqaroi Vetering.

Srebrenica ishte rajon nėn mbrojtjen e pjesėtarėve holandezė nė kuadėr tė KB-ve kur nė verėn e vitit 1995 u masakruan mbi 8.000 burra dhe fėmijė muslimanė nga forcat e serbėve tė Bosnjės e Hercegovinės.


----------------------------------------
"Besimi ėshtė mė i thjeshtė se mendimi. Ndaj dhe ka mė tepėr besimtarė se mendimtarė"
PM
Top
nightelf
Postuar nė: 19.03.2010, 14:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6162
Antari Nr: 14553
Bashkangjitur: 24.03.2008



burn the heretic kill the mutant purge the unclean smil3dbd4d4e4c4f2.gif hahahahaha


----------------------------------------
«Närrisch, daß jeder in seinem Falle Seine besondere Meinung preist! Wenn Islam Gott ergeben heißt, In Islam leben und sterben wir alle.» (WA I, 6, 128) Johann Wolfgang von Goethe
----------------------------------
北方有佳人,绝世而独立。一顾倾人城,再顾倾人国。宁不知倾城与倾国。佳人难再得。
PM
Top
ferizaji17
Postuar nė: 19.03.2010, 23:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 842
Antari Nr: 17731
Bashkangjitur: 05.10.2008



 Citim (Mbinjeriu @ 19.03.2010, 15:07)
Ferizaji17

-Unė nuk paragjykojė askėnd,unė zakonisht gjykojė.

-Lexoje kėtė lajm dhe pastajė shkruajmė prapė:

Ish-gjenerali amerikan: Srebrenica ka rėnė pėr shkak tė ushtarėve homoseksualė

Posted by shqipmedia1 on Mar 19th, 2010 // No Comment

Ish-gjenerali nė pension dhe ish-komandant i NATO-s, Xhon Shihan, pohon se ushtarėt holandezė nė Srebrenicė nuk e kanė kryer mirė punėn e tyre meqė nė mesin e tyre ka pasur homoseksualė tė deklaruar.

Gjenerali Shihan dje para Komisionit tė Senatit foli pėr mundėsinė qė ushtria amerikane tė lejojė hyrjen e homoseksualėve nė tė.

Shihan pohon se komandanti i atėhershėm i ushtrisė kėmbėsorike holandeze ka pranuar se prania e homoseksualėve nė forcat paqėsore holandeze ka qenė “pjesė e problemit” pėr shkak tė cilės arsye ka ardhur deri te rėnia e Srebrenicės.

Ministri holandez i Mbrojtjes, Roxher van de Vetering, deklaratat e kėtilla tė gjeneralit amerikan i vlerėsoi si absurditete tė plota.

“Ėshtė e pabesueshme qė njė njeri i kalibrit tė tillė tė pohojė diēka aq absurde. Holanda, organizatat ndėrkombėtare dhe Kombet e Bashkuara (KB) detajisht kanė hetuar masakrėn nė Srebrenicė dhe rolin e ushtarėve tė KB-ve. Askush nuk konstatoi se orientimi seksual i ushtarėve ka luajtur ēfarėdo roli”, sqaroi Vetering.

Srebrenica ishte rajon nėn mbrojtjen e pjesėtarėve holandezė nė kuadėr tė KB-ve kur nė verėn e vitit 1995 u masakruan mbi 8.000 burra dhe fėmijė muslimanė nga forcat e serbėve tė Bosnjės e Hercegovinės.

Nė ushtrinė amerikane nuk lejohet homoseksualizmi,por nė ushtrinė amerikane dhe nė tė gjitha ushtritė tjera kanė egzistuar homoseksual dhe akoma do tė egzistojnė por jo nė mėnyrė zyrtare.

Homoseksualėt nuk pranohen nė ushtri pėr tė vetmin shkakė se nuk janė tė egėr sikur ushtarėt e tjerė!!!

Sa pėr gjykimin tėnd,nė qoftė se je apo ke pėr tu bėr gjykatės,atėher miku im jeni nė vend tė gabuar.

Kjo mund tė jetė vetėm njė propagand e ushtrisė amerikane pėr ushtarėt holandez,se tek e fundit amerikanėt kanė patur tė gjitha komandat,dhe ushtarėt holandez i kanė lanė si gomarin nė lloc??!!

Dhe tash cilit ti besojmė gjeneralit amerikan apo ministrit holandez cfarė thua???
Njė fjalė popullore thotė: "se faji ėshtė jetim"

Nė gjdo shoqėri tė botės ka homoseksual,biseksual,lesbike,hetero etj etj., dhe kjo ėshtė mė se e sigurt,por vetėm dallimi ėshtė se qfarė ėshtė nė shoqėrit moderne e pranojnė haptazi,kurse nė shoqrit patriarkale e bėjnė nė fshehtėsi!!!

Ta bėj njė pyetje por pa keqkuptim; po tė jetė vėllau i yt homoseksual do ta lidhje pas veturės dhe ta ngrihje zhag ???!!

PMUsers Website
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio