Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ShqiptarĖt E MaqedonisĖ Dhe Forca E TĖ RinjĖve
Ethnic Albanian
  Postuar nė: 11.04.2008, 10:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




http://shqiperiaetnike.net/shqiptaria/news.php?readmore=63

SHQIPTARĖT E MAQEDONISĖ DHE FORCA E TĖ RINJĖVE

- reagim pas emisionit Top Show nė Top channel me po tė njėjtin titull

Shqiptarėt e Maqedonisė, kohėve tė fundit janė duke u sulmuar me njė dozė tė madhe tė Islamofobisė qė dita ditės ėshtė gjithnjė nė rritje edhe atė kryesisht nga vet shqiptarėt. Edhe pėrkundėr faktit se shumica dėrmuese e pjesėtarėve tė kombit shqiptarė duke i llogaritur globalisht, si nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Kosovė Lindore, Ēamėri dhe diasporė janė tė pėrkatėsisė fetare islame, prap se prap me tė madhe sidomos nė media ēėshtja e besimit islam paraqitet si problem pėr shqiptarėt.
Pėr t’ia vėrė kulmin kėsaj, pas debateve tė nxehta qė i zhvilluan dy kolosėt e letėrsisė shqipe Qosja dhe Kadareja i cili debat vazhdoi edhe me inkuadrime tė tjera, tė enjtėn mbrėma, nė emisionin TOP Show tė realizuar nė kanalin prestigjioz shqiptarė Top Channel, haptazi nė mėnyrė direkte u sulmuan myslimanėt dhe besimi islam ndėr shqiptarėt. Udhėheqėsi i emisionit nė mėnyrė shumė direkte ua bėri me dije studentėve mysafirė nga Maqedonia dhe shqiptarėve anė e mbanė, se problem pėr ta janė xhamitė dhe feja islame.
Edhe pse nuk besoj se rastėsisht nė emision ishin tė ftuar persona qė bartnin emra arab apo turk, qė pėrgatitėsit e kėtij emisioni t’i pėrcjellin mesazhet e tyre cinike dhe nėnēmues, prap se prap mendoj se situata me shqiptarėt e Maqedonisė ėshtė shumė mė ndryshe se si u paraqit nė Top SHOW.
Kryesisht dua tė lidhem me pjesėn e fundit tė kėtij emisioni, kur udhėheqėsi Alban Dudushi, paralajmėroi diskutimet nė lidhje me xhamitė dhe “problemin e fesė islame”.
Si pikė e parė pėr tė cilėn dua ta njoftoj dhe t’ia tėrheq vėrejtjen z. Albanit dhe Z. Nazarko-s si udhėheqės tė kėtij emisioni, por edhe gjithė atyre qė mendojnė njėjtė, publikisht, me bindje tė plotė u them se feja islame nuk ėshtė problem tė shqiptarėt. Por, pėrkundrazi, ka qenė ėshtė dhe gjithmonė do tė mbetet si mjeti mė i mirė pėr ruajtjen, kultivimin dhe avansimin e vlerave tona kombėtare dhe integruese.
Pėr kėtė kemi edhe shumė argumente.
Si pikė e parė nga vet studiuesit e shumtė si historian, si etnolog apo diēka tjetėr ėshtė vėrtetuar, se feja islame ka qenė ajo qė ka mbrojtur asimilimin dhe zhdukjen e elementit shqiptarė nė trojet ballkanike, e sidomos atyre jashtė kufinjėve tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi etj. Pėr kėtė kemi edhe rastin ku vet udhėheqėsi, z.Dudushi, ceku se nė Maqedoni ka pasur shqiptarė tė konfesioneve tjera pėrveē atij Islam, e qė sot mė nuk janė.
Unė shumė herė nė kontaktet e mia me vėllezėrit shqiptarė nga Shqipėria, jam ndier keq nga konkluzionet e tyre se shqiptarėt e Maqedonisė, janė tė pashkolluar, tė paarsimuar, tė pakulturuar etj. Ndoshta ky mendim ėshtė edhe nė pjesėn dėrmuese tė shqiptarėve tė Shqipėrisė. Mendimi im ėshtė se krejt kjo ėshtė si rezultat i ndryshimit tė sistemit tė vlerave dhe i ndikimit tė shthurjeve qė i solli postmodernizmi i parakohshėm nė shoqėritė shqiptare. Sepse nė Shqipėri njė person qė nuk pin alkool mund tė ndihet i prapambetur, ndėrsa po i njėjti nė Maqedoni do tė llogaritet, si person i mirė, apo mos tė them edhe i moralshėm ( edhe pse kjo gjė ka tė bėjė shumė pak me moralin), apo ndoshta edhe virgjiniteti pėr dikė mund tė llogaritet pėrparim e diku tjetėr prapambeturi, apo moral dhe amoralitet, ndoshta ky ėshtė edhe shembull banal pak, por ata qė e kanė pėrcjellur emisionin e kanė tė qartė pasi nė kuadėr tė emisionit u cek edhe kjo ēėshtje. Kjo punė duhet tė kuptohet kėshtu tė nderuar/a vėllezėr dhe motra.
Nga ana tjetėr, nė lidhje me ēėshtjen e arsimimit, ėshtė mė tepėr se evidente se ne jemi mbrapa edhe atė jo si rezultat i islamit qė na paska lėnė mbrapa, por si rezultat i pozitės gjeografike, apo pushtetit sllav qė kėtė ēėshtje na e ka pamundėsuar me metodat mė barbare dhe tė fėlliqura. Ne shumė mirė e dimė se kur ėshtė hapur universiteti i Prishtinės, por edhe mė mirė e dimė se kur ėshtė hapur edhe universiteti i Tetovės (tash Universiteti Shtetėror i Tetovės). Kėtė edhe mė mirė do ta kuptonim nėse kthehemi nė pjesė e dytė tė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, pėr parullat dhe thirrjet e rinisė maqedone – sllave pėr “dhoma gazi” pėr shqiptarėt, me rastin e hapjes sė Akademisė pedagogjike nė gjuhėn shqipe nė Kuadėr tė universitetit shtetėrorė maqedon. Kėtu shumė mirė do tė shihet se sa vėshtirė e kanė pasur qė prindėrit e tanė ta mbarojnė njė shkollė tė mesme e lėre mė njė fakultet, ku shteti amė i kishte mbyllur kufijtė pėr ne, ku disa vite pas themelimit tė Universitetit tė Prishtinės pasuan demonstratat e 81’ e tė gjitha ato tjerat pas tyre qė nuk dua tė ndalem e qė shpien nė destabilizimin e Kosovės, po ashtu edhe me hapjen e Universitetit tė Tetovės, u desht qė tė bien dėshmorė dhe tė derdhet gjak pėr ta hapur kėtė universitet, pastaj u desht tė bėhet njė luftė e 2001 qė ky universitet tė legalizohet dhe tė pranohet nga shteti e kėshtu me radhė.
Sot ėshtė e vėrtetė se kemi dy universitete shqiptare nė Maqedoni, kemi edhe disa tė tjerė qė sot mundėsojnė studimin nė gjuhėn shqipe, si rezultat i ndryshimit tė klimės politike dhe ekonomike nė Maqedoni, kemi pra mbi 25000 student shqiptarė nė Maqedoni. Por ata qė marrin vesh nė zhvillimin demografik, kėtė qė po dua ta them unė mė sė miri e kuptojnė, sepse shumica prej kėtyre studentėve, sikur qė kam qenė edhe unė e qė janė edhe vėllezėrit dhe motrat e mia, jemi gjenerata e parė qė po mbarojmė arsimin e lartė nė njė numėr tė tillė. Prandaj pėr tu arritur kjo duhet kohė dhe punė, por edhe mė tepėr pėrkrahje nė tė gjitha aspektet.
Prandaj, ajo qė ne shqiptarėt e Maqedonisė sipas shqiptarėve tė Shqipėrisė, jemi mbrapa aspak nuk mund tė llogaritet si rezultat i asaj se neve feja na ka lėnė mbrapa. Pėrkundrazi, feja gjithmonė ka qenė ajo qė u ka dhėnė shtytje pėrpara proceseve tė avancimit intelektual tė njerėzimit. Nėse do dikush tė dijė mė tepėr nė lidhje me kėtė ēėshtje le tė interesohet pėr historinė dhe shumė lehtė mund t’i gjen burimet tė cilat sot mė gjinden veē tė shkruara, pėr periudhėn pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, e deri nė periudhėn ta quaj “rilindjen e vonshme tė shqiptarėve jashtė shtetit amė” e cila ishte diku kah vitet e 70 tė shekullit tė kaluar. Do tė shohin shumė mirė se kush kanė qenė ata mėsuesit e popullit tė cilėt kanė rrezikuar edhe jetėn e tyre, pėr t’iu mėsuar fėmijėve shkrim-leximin nė gjuhėn amtare, por edhe pėr mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare jashtė kufinjėve politik tė Shqipėrisė.
Tė bazuarit nė thėniet e disa personave nga Maqedonia, pėr ēėshtjen se “feja islame ėshtė problem tė shqiptarėt (e posaēėrisht neve tė Maqedonisė)” ėshtė tepėr e pa bazė. Besoj se deklaratat e tilla qė jipen nė mediat e Shqipėrisė janė kryesisht me qėllim politik dhe cinik, qė aspak nuk kanė tė bėjnė me realitetin. Nėse dikush do tė dijė mė tepėr rreth kėsaj ēėshtje le tė urdhėrojė tė bėj hulumtime dhe studime, e jo tė marrim informata me qėllim tė caktuar politik nga persona dhe personalitete tė pėrkushtuar nė zhveshjen e petkut tradicional por edhe fetar shqiptarė.
Sot si gjithandej edhe nė Maqedoni, kanė filluar punėt tė rrjedhin mė ndryshe. Periudha e demokracisė iu dha hapėsirė mė tė madhe edhe pse fatkeqėsisht jo tė mjaftueshėm tė gjithė tė shprehin atė qė mendojnė dhe ndjejnė, normalisht me raste gjithnjė e mė tė potencuara kohėve tė fundit tė pengesės sė shprehjes sė mendimit tė lirė dhe disa lirive elementare njerėzore, por prap se prap, shumė mė mirė sesa kemi qenė ca kohė mė parė. Sot ndoshta kemi njė zbehje tė elementit tradicional islam te shqiptarėt e Maqedonisė, por kemi njė shtim tė madh tė atyre qė islamin e kanė bindje dhe e ndėrtojnė jetėn e tyre nė bazė tė dispozitave islame. Sot ke njė numėr tė madh tė studentėve, bile bile edhe student tė dalluar qė me mburrje deklarojnė dhe janė praktikues tė rregullt tė normave fetare islame, si puna e namazit, apo agjėrimit. Edhe pėr ata edhe pėr mua aspak nuk ėshtė problem tė jemi intelektual, por edhe tė jemi mysliman. Tė jemi familjarė por tė jemi mysliman, tė jemi pro integrimeve ne EU dhe NATO, por edhe tė jemi mysliman tė devotshėm, tė luftojmė pėr tė drejtat e njeriut, por edhe tė jemi mysliman. Prandaj pėr mos tė e zgjatur mė tej, kisha dashur ta pėrfundoj me atė qė edhe e ceka mė lartė, se islami ka qenė arma mė e fortė e jona qė na ka ruajtur nga asimilimi dhe shkrirja jonė nga kėto troje, islami ėshtė gjithashtu arma mė e fortė qė na mbron nga sėmundjet e kohės dhe devijimet sociale qė i sjell postmodernizmi dhe globalizmi, islami do tė jetė njė nga faktorėt kryesorė pėr integrimin me vlerat e mirėfillta shqiptare, vlera kėto qė do ta mbrojė ēiltėrsinė dhe pastėrtinė tonė kombėtare nė tregun pakufinjė tė vlerave dhe antivlerave.


Milazim Mustafa

Magjistrant i Studimeve evropiane- Evro-integrime dhe komunikim
PM
Top
error
Postuar nė: 11.04.2008, 11:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 192
Antari Nr: 1032
Bashkangjitur: 16.04.2006



Neper shume seminare dhe Konferenca Nderkombetare ku kam marre pjese jam takuar me politikan, te rinj dhe figura akademike shqiptare te Shqiperise. Debatet e mia me ta ishin per ceshtje te ndryshme duke perfshire edhe fene islame, arsimimin dhe ceshtjen e identitetit te shqiptareve te Maqedonise.
Kam pasur rastin qe nja analist i shquar i Shqiperise, Mustafa Nano me ka ofenduar ne baze te perkatesise nacionale duke me thire "maqedonc". Nuk ia kam kthyer me ofendim, por ia kam bere te ditur se edhe ne jemi shqiptare, jemi pasardhes te ilireve.
Nje tjeter rast interesant ishte kur Arta Dade, deputete e Partise Socialiste ne menyre jo te drejte per drejte me tha se shqiptaret e Maqedonise jane te paarsimuar dhe te pacivilizuar, ndersa shoqeria shqiptare ne Shqiperi ka nje progres shume te madhe dhe eshte shume perpara shoqerive te vendeve tjera ballkanike.
Ne keta debate kam qene shume i matur dhe asnjehere nuk kam dashe qe ti ofendoj vllezerit dhe motrat tona nga Shqiperia edhe pse ata e benin kete. Me vinte shume turp nga pjesemarresit tjere, te cilet ishin maqedon, serb, bullgar, kroat, slloven, rumun etj.
Nuk mundja te kuptoj se si mund te ofendosh vellaun, si mund te ofendosh kombin tend. Me gjithe respektin qe kisha per ta, por me brente dicka nga brenda.
Ata kane harruar se shqiptaret e Maqedonise se bashku me kosovaret jane shqiptaret te cilet kane qene te okupuar dhe te detyruar per nderim te fese dhe ne vecanti te kombit. Na kane detyruar qe te asimilohemi ne serb, maqedon, turq, mirepo fale tipareve klasike shqiptare (kokefortesia) ne kemi qendruar dhe kemi mbetur shqiptar. Ata kane harruar se ne shqiptaret e Maqedonise ne vitin 1994 kemi hapur Universitetin e pare, ndersa ata e kane pasur shume me heret se na dhe perseri me kuader pothuajse jemi te barabarte.
Ata kane harruar se kane shtet te vetin prej vitit 1912, ndersa ne ende nuk kemi shtet.


----------------------------------------
Po vjen era tradheti........ nga disa si smith, tony.....
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 11.04.2008, 11:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Error,

Mustafa Nano, eshte nje ............... i shquar e asgje me shume!
Arta Dade gjithashtu s`eshte me e mire se ky me larte! Partia Socialiste eshte perplot me vllehė, Ne krye me Edvin Ramen, pastaj ne kete parti ka bullgar, magjup etj....
Dhe nuk eshte e rastesishme te fyhet Islami nga k`ta armiq te popullit tone!
Ne myslimanet duhet te jemi vigjilent, nuk duhet lejuar qe te nencmohemi nga k`to ............. anti-islame!!

Me respekt
Ardi
Prishtine


Ju lutemi pėr vėmendje!
I nderuari anėtarė, nga pėrgjegjėsia e jonė dhe korrektėsia e juaj nė debat, sidomos nga shkaku i kolidimit me Rregulloren, jemi tė detyruar qė ti largojmė dy fjalėt fyeso-etiketuese, gjithashtu me pėrgjegjėsi dhe respekt ndaj shkrimit tė juaj, pėr ndryshime tė tjera nuk egzistojnė pika pėrmbajtėse nga ana jonė, prandaj teksti do tė vazhdojė tė qendroje vetėm pa dy fjalėt!

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Stafi nė 14.04.2008, 10:40


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
kritiku_1
Postuar nė: 11.04.2008, 11:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4095
Antari Nr: 10472
Bashkangjitur: 26.10.2007



Plotesisht e mbeshteti kete shkrim ne aspektin fetare mirepo une do ta trajtoja kete problem ne nje kend veshtrim tjeter.
Ne ate emision qe nuk e kam ndjekur po ma mer mendja se kusha ka mare pjese. Ata student me gadaf uzeirin besoni se jan fundrina e usht-se, kur e them fundrina e them me plote siguri sepse ai cfar gadafi nuk eshte djal i kec po i dobet eshte dhe noraml se eshte shfrytezu dobesia e tyre qe nuk kan dite ti argumentojn gjerat.
Njejti rast eshte edhe me ate kryaterin e shtulit.
Me vjen keq qe studentet e maqedonise te perfaqsohen me kta njerez dhe ne baze te mendimeve te dobeta te tyre te krijohet opinion i pergjithshem per ne ketu. Po do vin kohra te mire shpreso.
Mos tu ngeli borxh per porosin qe du ta transmetoj me anet te ketij shkrimi: nuk jan krejt studentet e dobet si gadafi e ai tjeteri i shtulit ju them me bindje te fort se kemi shume shume me te forte po cka me be - POLITIKA.

Shendet.


----------------------------------------
Kur asgje nuk eshte e sigurt, gjithcka eshte e mundur...
PM
Top
alvin
Postuar nė: 11.04.2008, 11:42
Quote Post


Administrator
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



 Citim (ardi_pr @ 11.04.2008, 11:21)
Error,

Mustafa Nano, eshte nje BERRLLOG i shquar e asgje me shume!
Arta Dade gjithashtu s`eshte me e mire se ky me larte! Partia Socialiste eshte perplot me vllehė, Ne krye me Edvin Ramen, pastaj ne kete parti ka bullgar, magjup etj....
Dhe nuk eshte e rastesishme te fyhet Islami nga k`ta armiq te popullit tone!
Ne myslimanet duhet te jemi vigjilent, nuk duhet lejuar qe te nencmohemi nga k`to bisha anti-islame!!

Me respekt
Ardi
Prishtine

adi_pr,
Ti e fyen nje nder personalitetet e rralle te shquar te gazetarise shqiptare.NJeriu eshte i ditur,i civilizuar dhe analitik.Te lutem,nese nuk pajtohesh me bindjet t ij,se paku ta respetojsh si intelektual...dhe si kundershtar ideologjik.
Ti thuash bishe dikujt...eshte pak e tepert,pajtohesh?
Me nderime,


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top
Gjuajtėsi
Postuar nė: 11.04.2008, 11:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 1493
Antari Nr: 10126
Bashkangjitur: 10.10.2007



Po po Kritiku_1,

nuk ēuditet askush me shkrimet e tuaja qė i klasifikojsh njerėzit qė kanė vende ose aftėsi ma tė mėdhaja se ti ( pėr tė cilat kam ra nė pėrfundim se ua ke zilinė me flakė qė del nga gryka dhe sytė e tu), ngase siq e mbaj mend sa ishe kyē nė kėtė forum ti gjithmonė je munduar tė kritikojsh e tė fyejsh si nė kėtė rast pėr Gadafin (siq the ti fundrina) ashtu edhe pėr studentet shqiptar qė studjojnė jashtė vendit, ty tė pengonte se ata vėrtet e kanė rastin tė pregaditen ma mirė, njė zili qė as ti nuk mundesh ta spjegojsh ndryshe dhe vetėm nga shkaku (varja veshin tash) se kanė fitue aftėsi ma shumė se ti.

Mendoj se ashtu je i zhvilluar nė atė frymė tė zilisė, ha, dmth rrėnjėt janė tek rritja yte nė gjirin tėnd familjar.

Prandaj mundohu mos fyejsh ma tutje.

Pėr fat tėndin ende nuk ka hy nė fuqi rregullorja e re, se fyerja yte do tė pėsonte njė ndryshim edhe pse ende ka arsye edhe pa rregulloren e re qė tė ndryshohet dhe gjithashtu njė vėrejtje tė madhe.

Po qė se ti je ai burrė, siq tregohesh me gojė, do tė kishe fyer duke nėnshkruar emrin tėnd nė fund tė shkrimit tėnd.



----------------------------------------
Njė tokė, njė gurr, njė krua, njė urė! Ēfar ke bė ti sot pėr kombin tėnd!
PM
Top
merlindaa
  Postuar nė: 11.04.2008, 11:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 152
Antari Nr: 7281
Bashkangjitur: 09.05.2007



Kam ndjekur dje kete emision, dhe per fat te keq per ne Shqipetaet e maqedonise kishin zgjedhur nje grup studentesh jo aq te pregaditur (ne perjashtim vajzes nga shkupi e cila studjonte per juridik ne shen kirili dhe metodi). Pastaj kishin shkuar dhe kishin zgjedhur pedagogen Zana te USHT-se (psikologji)e cila si pedagoge duhet te kishte folur te pakten dy fjale.... perzgjedhja ishte shume e dobet.
Prandaj dhe debati mori kahjen nje anesore, dhe duke e ditur se shqipetaret e Shqiperise jane oratore shume te mire (kjo fale fatit te tyre qe jetojne ne nje vend ku shkruhet dhe flitet Shqip-duke mos perfshire ketu fjalet italjane qe kane filluar ti "shqiptarizojne")duke mohuar fjalet e verteta te gjues tone te bukur Shqipe.
Sa i perket fese islame, ne duhet te ju kujtojme shqipetareve te Shqiperise te marin dhe te lexojne me teper per historine e vendit te tyre, dhe si kane jetuar shqipetaret jasht kfirit (artificial) te Shqiperise, dhe sakrificat qe ata kane kaluar te jene keta qe jane sot. Historija e nje populli spjegon edhe gjendjen momentale te ketij populli, (shumica e shqipetareve te Shqiperise din shum pak per keto gjera)- dhe e keqja eshte se mendojn se i dine te gjitha dhe fillojn e paragjykojne.
Si presin shqipetaret e Shqiperise qe ne ti kuptojme sjelljet e tyre arogante dhe egoiste (vuajtjet qe kane perjetuar ata nga nje diktature e pameshirshme), duke mos mare parasysh te mirat qe kan pasur nga ajo diktature(qe shume ralle i permendin).
Ne shqipetaret e Maedonise jemi shume zemergjere dhe te pa djaellzuar - dhe prandaj pastaj na mrin per naive dhe te paditur, -nuk mund ti tregosh Shqiperise se kush jane shqipetaret e Maqedonise me 10 studenta ne Top Show (ky nuk eshte realiteti).

Ky postim ėshtė ndryshuar nga merlindaa nė 11.04.2008, 12:04
PM
Top
alvin
Postuar nė: 11.04.2008, 11:55
Quote Post


Administrator
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



 Citim (kritiku_1 @ 11.04.2008, 11:22)
Plotesisht e mbeshteti kete shkrim ne aspektin fetare mirepo une do ta trajtoja kete problem ne nje kend veshtrim tjeter.
Ne ate emision qe nuk e kam ndjekur po ma mer mendja se kusha ka mare pjese. Ata student me gadaf uzeirin besoni se jan fundrina e usht-se, kur e them fundrina e them me plote siguri sepse ai cfar gadafi nuk eshte djal i kec po i dobet eshte dhe noraml se eshte shfrytezu dobesia e tyre qe nuk kan dite ti argumentojn gjerat.
Njejti rast eshte edhe me ate kryaterin e shtulit.
Me vjen keq qe  studentet e maqedonise te perfaqsohen me kta njerez dhe ne baze te mendimeve te dobeta te tyre te krijohet opinion i pergjithshem per ne ketu. Po do vin kohra te mire shpreso.
Mos tu ngeli borxh per porosin qe du ta transmetoj me anet te ketij shkrimi: nuk jan krejt studentet e dobet si gadafi e ai tjeteri i shtulit ju them me bindje te fort se kemi shume shume me te forte po cka me be - POLITIKA.

Shendet.

Kryetari i Unionit te UEJL-se,Agoni,ishte studenti i vetem qe ishte me preciz dhe me analitik ,me sjelljen e tij te mire dhe me nivelin e komunikimit....
Nuk e njoh personalisht asnje prej mysafireve te mbemshem,thjesht e jap vleresimin tim ne baze te asaj qe e pashe ne emision....
Ju lutem pa keqkuptime....

Ky postim ėshtė ndryshuar nga alvin nė 11.04.2008, 13:36


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 11.04.2008, 12:06
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Me vjen keq se do them por ai emision ishte kryekepute me mision percares, nencmues, talles...

Me vjen keq qe studentet e unioneve e hengren karremin dhe rane ne kurthin e tyre....ai emision askap si ngjante asaj per te cilen jane ftuar studentet te shkojne atje....


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
nightelf
Postuar nė: 11.04.2008, 12:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6162
Antari Nr: 14553
Bashkangjitur: 24.03.2008



A keni ndegjuar per at qenin qe e mbajn ne litar, cka ndodh me ate kur e lishojn? Sheh te kafshon dikend.


----------------------------------------
«Närrisch, daß jeder in seinem Falle Seine besondere Meinung preist! Wenn Islam Gott ergeben heißt, In Islam leben und sterben wir alle.» (WA I, 6, 128) Johann Wolfgang von Goethe
----------------------------------
北方有佳人,绝世而独立。一顾倾人城,再顾倾人国。宁不知倾城与倾国。佳人难再得。
PM
Top
kritiku_1
Postuar nė: 11.04.2008, 13:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4095
Antari Nr: 10472
Bashkangjitur: 26.10.2007



 Citim (Gjuajtėsi @ 11.04.2008, 11:44)
Po po Kritiku_1,

nuk ēuditet askush me shkrimet e tuaja qė i klasifikojsh njerėzit qė kanė vende ose aftėsi ma tė mėdhaja se ti ( pėr tė cilat kam ra nė pėrfundim se ua ke zilinė me flakė qė del nga gryka dhe sytė e tu), ngase siq e mbaj mend sa ishe kyē nė kėtė forum ti gjithmonė je munduar tė kritikojsh e tė fyejsh si nė kėtė rast pėr Gadafin (siq the ti fundrina) ashtu edhe pėr studentet shqiptar qė studjojnė jashtė vendit, ty tė pengonte se ata vėrtet e kanė rastin tė pregaditen ma mirė, njė zili qė as ti nuk mundesh ta spjegojsh ndryshe dhe vetėm nga shkaku (varja veshin tash) se kanė fitue aftėsi ma shumė se ti.

Mendoj se ashtu je i zhvilluar nė atė frymė tė zilisė, ha, dmth rrėnjėt janė tek rritja yte nė gjirin tėnd familjar.

Prandaj mundohu mos fyejsh ma tutje.

Pėr fat tėndin ende nuk ka hy nė fuqi rregullorja e re, se fyerja yte do tė pėsonte njė ndryshim edhe pse ende ka arsye edhe pa rregulloren e re qė tė ndryshohet dhe gjithashtu njė vėrejtje tė madhe.

Po qė se ti je ai burrė, siq tregohesh me gojė, do tė kishe fyer duke nėnshkruar emrin tėnd nė fund tė shkrimit tėnd.

Se pari nuk shkruaj ketu per tu cuditur dikush por shkruj qe te shprehi mendimin tim dhe eventualisht ti ndihmoj dikuj...
Se dyti te te tregoj se nuk kam asnje far xhelozie per dikend qe e meriton te jete udheheqes, sepse gjat kohes time studentore te gjitha i kam provuar a nese ti pajtohesh me ate qe studentet tane ti perfaqsoje nje student qe 5 vite eshte ne vitin e I-re ( pare ) ateher mjerimi eshte edhe me i madh e pikerisht une lufotj qe kete mjerim me te madh ta largojme ( edhe pse mendoj se i tille duhet me qen e dhe ti )...
Nese gadafi ka lexu 5 romane une do i kerkoj falje publike atij per gjith keto qe i kam thene po jam i bindur se me dituri jo fundrine por as fundrine nuk eshte...
Qendrimi im per studentet jash vendit eshte i njohur dhe kam dhen mjaft fakte se pse mendoj une ashtu...

Vetem krenarine nuk mund te ta mer askush, ate vetem vet mund ta humbim.

Shendet.


----------------------------------------
Kur asgje nuk eshte e sigurt, gjithcka eshte e mundur...
PM
Top
smash
Postuar nė: 11.04.2008, 13:46
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 14520
Bashkangjitur: 23.03.2008



 Citim (alvin @ 11.04.2008, 11:55)
Kryetari i Unionit te UEJL-se,Agoni,ishte studenti i vetem qe ishte me preciz dhe me analitik ,me sjelljen e tij te mire dhe me nivelin e komunikimit....
Nuk e njoh personalisht asnje prej mysafireve te mbemshem,thjesht e jap vleresimin tim ne baze te asaj qe e pashe ne emision....
Ju lutem pa keqkuptime....

Alvin,
mendoj se duhet te shofish ri-transmetimin e emisionit!
Agoni shume pak foli. Ato dy vajzat bjonde me ben shume me teper pershtypje! Posacerisht, ajo qe ishte nga Tetova por studionte ne Shkup, nuk me kujtohet emri!
--------------------

Te shtoj gjitahashtu se ishte evidente islamofobia e udheheqsit te emisionit.

PM
Top
alvin
Postuar nė: 11.04.2008, 13:49
Quote Post


Administrator
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



Pak foli...por nuk ia futi kot si ata tjeret....ajo e Shkupit ishte gjithashtu e mire...
Te udheqesi mendoj se me teper mbizoteronte paragjykimi,se sa islamofobia....perdryshe e cmoj si udheheqes...


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 11.04.2008, 14:08
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (alvin @ 11.04.2008, 11:42)
adi_pr,
Ti e fyen nje nder personalitetet e rralle te shquar te gazetarise shqiptare.NJeriu eshte i ditur,i civilizuar dhe analitik.Te lutem,nese nuk pajtohesh me bindjet t ij,se paku ta respetojsh si intelektual...dhe si kundershtar ideologjik.
Ti thuash bishe dikujt...eshte pak e tepert,pajtohesh?
Me nderime,


Alvin,

gjithkush ka mendimet e veta dhe opinionet e veta! Une ate nuk e quajta ........... por .............

Perndryshe ai per mua eshte nje ............ qe i dhene kaq shume hapsire mediat shqipetare, po te ishte burre i mire nuk do ti kishin dhene kaq shume hapsire!
E mos te flasim per 'civilizim'!


Ju lutemi pėr vėmendje:
I nderuari anėtarė,
sipas Nenit 15, pika "b" jemi tė detyruar tė ndėrhymė nė shkrimin e juaj duke e larguar fjalėt fyeso-etiketuese, e shohim gjithashtu tė arsyeshme se teksti i juaj mund ende tė qendroje pa ato tre fjalė.
Ju lutemi pėrsėri qė tė pėrmbaheni!

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Stafi nė 14.04.2008, 10:43


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Gjuajtėsi
Postuar nė: 11.04.2008, 14:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 1493
Antari Nr: 10126
Bashkangjitur: 10.10.2007



Kritiku_1,

ndoshta vėrtet i ke kalue tė gjitha siq thuajsh ti edhe sė fundi nuk i intereson askujt ti se ēfar pėrvoje ke apo ēfar ke kalue ti!

Por pėrsėri tė them kritikėn urdhėro sille ashtu siq e ka hijen, po qė se je vėrtet i diplomuar mendoj se kritika e yte do tė kishte pėrmbajtje tjetėr!

Pėrsėri tash po ta bėj me dije, mbasi je mundue tė replikojsh me kėtė: "a nese ti pajtohesh me ate qe studentet tane ti perfaqsoje nje student qe 5 vite eshte ne vitin e I-re ( pare ) ateher mjerimi eshte edhe me i madh"

Ma trego cili prej atyreve janė qe 5 vite nė vitin e parė? Kėto ishin argumentet e juaja mbi shkrimin tėnd! Cili?

Sa pėr paushallėqe siq ti cfar shkruajnė, ka plot, por shumė pak ka tė tillė qė folin me argumente solide.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Gjuajtėsi nė 11.04.2008, 14:57


----------------------------------------
Njė tokė, njė gurr, njė krua, njė urė! Ēfar ke bė ti sot pėr kombin tėnd!
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio