Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “ĒamĖria PlagĖ PĖr Ēdo ShqipĖtar TĖ NdershĖm”
Ethnic Albanian
  Postuar nė: 15.04.2008, 11:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




http://groups.yahoo.com/group/penakombetare/


Sali Bollati: “ĒAMĖRIA PLAGĖ PĖR ĒDO SHQIPĖTAR TĖ NDERSHĖM”

Intervistė me kryetarin e shoqatės “Ēamėria” nė Amerikė, z. Sali Bollati.

(Intervistoi Blerim Ciroka)


1. I nderuar z. Bollati, dicka rreth prejardhjes suaj Ēame?

S. Bollati: Kam lindur nė qytetin e Paramithisė tė Ēamėrisė Shqiptare mė 1937 nė shtėpinė time, pranė Kullės Mesjetare tė Bollatėve (qėndron edhe sot si i vetmi muze i qytetit) - poshtė kalasė sė Ajdonatit (kėshtu quhej Paramithia). Familja e jonė ėshtė nga mė tė vjetrat, dokumentuar qė nga viti 1611. Sipas thėnave, stėrgjyshi, emrin e tė cilit me ka vėnė gjyshi Muharrem, ishte Muhtar (drejtues i pushtetit lokal) i Paramithisė dhe Kryetar i Degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Paramithinė.. Gjyshi ishte imam, ndėrsa babai im Ibrahim ka luftuar me armė nė dorė mė 1912-13 kundėr invaduesve greke dhe mbeti si mėsues nė Sarandė deri me 1917, kur u kthye pėr tė ri-ngritur flamurin tonė kuq e zi nė Paramithi. Nėna Betula ishte ndėr shumė tė rrallat vajza qė kishte arsim.. Jetonim shumė tė lumtur (babai punonte si teknik duhanesh nė fabrike), pavarėsisht se nė vitet 20, me tė ashtuquajtur reformė agrare na ishte marrė fshati Selan qė ishte ēifliku i jonė qė zotėronim prej shekujsh.


2. Si u realizua genocidi grek ndaj popullit tė pafajshėm Ēam dhe ēfarė mbani mend nga fėmijėria juaj nė Ēamėri?

S. Bollati: Ashtu siē thashė shtėpia jonė e madhe ndodhet (ėshtė edhe sot e banuar nga grekėt) nė majė tė kodrės prej nga shihet e gjithė Paramithia. Pranė kishim edhe familje tė krishtera, me fėmijėt e tyre luanim gjithė ditėn pa asnjė dallim nga njėri-tjetri. Por, me 1940 kur morėn nė internim babain bashkė me gjithė burrat e tjerė muslimanė, nėna na tha qė tė mos luanim mė me Mihalin dhe Jorgon - komshinjtė tanė. Kur u kthyen nga internimi me 1941 babai me gjithė burrat e tjerė, e kam tė ngulitur nė mendje ngritjen e Flamurit Kuq e Zi. Nė fėmijėt kėndonim e hidheshim, ndėrsa babai me shokėt qanin nga gėzimi. Nė shkollėn shqipe qė u hap pėr herė tė parė, Ferhati, vėllai mė i madh, ishte nxėnėsi mė i mirė. Mė 27 Qershor 1944, nė mėngjes zgjohemi tė trembur, nga breshėrit e armėve. Nėna na veshi shpejtė e shpejtė dhe ikėm tek shtėpia e daj Muhametit qė ndodhej nė qendėr, puq me sahatin e qytetit. Aty erdhėn e morėn zervistat babain 52 vjeēar qė bashkė me burrat e tjerė i grumbulluan tek shkolla, i masakruan dhe i vranė. Ne ikėm tė tmerruar pėr nė shtėpi. Po aty kishin rrėzuar nga shkallėt dhe pushkatuar gjyshin 82 vjeēar. Ndėrsa Ferhatin 13 vje ē ar, rrugės pėr tek shtėpia e hallės e kishin pushkatuar pranė njė kaēubeje ku ishte fshehur. Ne me nėnėn shkuam pėr tu strehuar bashkė mė shumė familje tė tjera nė ish-Medresenė ; aty erdhėn dhe e morėn edhe nėnėn time 36 vje ē are qė e pushkatuan mbrenda nė Xhamin e Bollatėve. Mua, me motrat Qerime, 10 vjeēare, dhe Makbule, 2 vjeēe, sė bashku me vėllain e vogėl Farukun 5 vjeēar na futėn nė burg, ku na nbajtėn deri nė nėntor. Aty nga mungesa e ushqimit dhe papast ė rtia mė vdiqen gjyshja, 72 vjeēare, bashkė me motrėn 2 vjeēare. Nė nėntor bashkė me tė tjerėt e burgut na hypen nė makina dhe mbas njė natė nė Gumenicė (edhe ajo natė e tmershme nga zervistat), ushtarėt angleze na hypėn nė anije dhe na zbarkuan nė Sarandė. Rrugės duke ecur, afėr Vlorės, Faruku 5 vjeēar, nga lodhja dhe urija u sėmurė dhe vdiq tė nesėrmen. Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera pėr tė vetmin faj tė tyre se ishin SHQIPTARĖ

3. Sot ku janė tė pėrqendruar mė shumė Ēamėt nėpėr botė?

S. Bollati: Shumica janė nė Shqipėri mbi 200.000, ka shumė nė Turqi (fatkeqėsisht shumica tė turqizuar, pavarėsisht se Turqia ėshtė mike e vėrtetė), nė Ēamėri ose Thesproti siē ėshtė emėrtimi i sotėm nga grekėt, duhet tė jenė mbi 100.000 Ēame tė besimit tė krishterė (sa pėr dijeni me 1877 Dhespoti i Ēamėrisė pėrktheu Dhjatėn e Re nė shqip meqenėse Ēamėt e krishterė nuk kuptonin asnjė fjalė nė meshėn greke - S. Muselimi - "Istoriko Peripato anas tis Thesprotia" - botim i 1997 nė Janinė). Po kėshtu jemi tė shpėrndarė nė Itali, Gjermani, Kanada dhe ShBA etj.

4. Pėr tu kthyer tek aspekti politik: sa mendoni se ka bėrė shteti i Shqipėrisė politikė ndaj kthimit tė Ēamėve tek pronat e tyre?

S. Bollati: Shteti Shqiptar nė kohėn e mbretit Zog, e ka ngritur vazhdimisht problemin e Shqiptarėve tė Ēamėrisė, kishte n/prefekture tė Ēamėrisė, konvikt “Ēamėria”, ku studjonin djem Ēame, kėndohej :..Nė Kosovė e Ēamėri, do valojė pėrsėri Flamuri KUQ E ZI!" Po kėshtu e ka ngritur vazhdimisht nė forumet ndėrkombėtare. Por, fatkeqėsisht, rregjimi komunist i pas-luftės si rregjim anti-shqiptar, e mohoi plotėsisht kėtė problem ashtu si edhe pėr shqiptarėt e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera etnike shqiptare. Dhe mė e keqja ėshtė se duke e mohuar pėrgatiti njė elitė politike qė edhe sot, nė kohėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, po pėr interesa tė mbajtjes sė kolltuqeve nuk duan ta pranojnė se ky ėshtė problem kombėtar dhe jo vetėm problem pronash. Kjo megjithėse nė 1994-shin parlamenti i Shqipėrisė e pranoi genocidin grek ndaj Shqiptarėve tė Ēamėrisė, por pėr faqe tė zezė tė qeveritarėve tė tė gjitha ngjyrave me 2004-shin po ky parlament nuk e miratoi Rezoluten Ēame??!! Unė e kam ngritur gjithmonė se mohimi i Ēamėrisė i lė shteg tė hapur pretendimeve bizantinomesjetare tė tė ashtuquajturit vorioepir siē po bėn kryeambasadori i greqisė Janullatos.

5. A mendoni se pas pavarėsimit tė Kosovės forcat shqiptare gjithandej kanė mė shumė mundėsi tė pėrqendrohen tek ēėshtja e Ēamėrisė?

S. Bollati: Shumė drejtė, pas Kosovės Shqiptare tė Pavarur, jam mė se i bindur se edhe me ndihmėn e vėllezėrve shqiptarė tė Kosovės, Maqedhonisė e Malit te Zi, do tė zgjidhet patjetėr edhe problemi i Ēamėrisė Shqiptare si Problem Kombėtar, jo vetėm Human, por edhe Politik. Kėtu dua tė theksoj njė tė vėrtetė shumė domethėnėse: Nė qoshen time tė punės ne bashkinė e New York-ut, mbaja pranė flamurit amerikan dhe flamurin tonė. Kur vinin shqiptarė nga Kosova, Mal i Zi ose nga Dibra, mė pyesnin se nga jam. Kur ndėgjonin se jam nga Ēamėria, e dinin tė gjithė se Ēamėrinė e kishte pushtuar greku. Po pėr ēudi, kur vinin tė tjerė nga Bureli, Elbsani ose Berati nuk e dinin se ku bie Ēameria. Ky ėshtė rezultati i edukatės "atdhetare" sė kohės se enverit antishqiptar.

6. Sa ka mundur komuniteti Ēam tė ruaj identitetin kombėtar ndaj asimilimit tė vendeve pritėse?


S. Bollati: Nė 1991-shin isha njė ndėr themeluesit dhe organizatorėt e Shoqėrisė Ēamėria. U pėrpoqėm dhe filluam ta bėjmė tė njohur edhe problemin tonė si brenda ashtu edhe nė forumet ndėrkombėtare. Krijimi i PDI-sė, megjithėse me njė fare vonese, ėshtė organizim i djemėve nga Ēamėria qė me fillimin duket se zgjidhja edhe e kėtij Problemi Kombėtar do tė marri zgjidhjen e duhur. Ata po punojnė me shumė pėrkushtim, kurajo dhe menēuri. Ata arritėn pėr tė parėn herė ta ngrejnė problemin Ēam nė Kėshillin Europian. Tubimet pėrkujtimore qė organizohen nė Qafėn e Botės i kujtojnė grekut se Shqiptarėt e Ēamėrisė nuk e harrojnė vendin e tyre. Sa mė shumė tė bashkėpunojnė me historianė atdhetarė si B. Meta, P. Xhufi, Sh. Delvina etj., e sa mė shumė dokumenta me vlerė tė paraqesin nė istitucionet dhe forumet ndėrkombėtare, aq mė shpejt do zgjidhet problemi ynė.


7. Ēfarė mendoni, konkretisht, se duhet bėrė zgjidhjen e kėsaj Ēėshtjeje?


S. Bollati: Problemi ynė nuk ėshtė problem pronash. Pra duhet zgjidhur si problem i tė Drejtave tė Njeriut. Tė njihet genocidi grek ndaj popullėsisė Ēame, tė njihet shtetėsia qė kemi (une kam njė ēertifikatė lindjeje zyrtarisht tė lėshuar nga Bashkia e Paramithisė dhe tė vėrtetuar nga Bashkia e Gumenicės nė 1998-tėn) si shtetas grek i besimit musliman (jo kombėsia). Shteti grek tė ēdėmtojė vrasjet dhe reprezaliet qė ka ushtruar ndaj popullit tė pafajshėm tė Ēamėrisė. tė na njohė shtetėsinė dhe tė gjitha tė drejtat e njeriut si pronėn, gjuhėn, shkollimin, jo mė shumė se ēbėn shteti shqiptar pėr pakicėn greke jo-etnike nė Shqipėri

8. Sa e ka arritur qellimin e saj partia PDI-ja, konkretisht?

S. Bollati: Pėrsa i pėrket lobimit tė PDI-sė ka bėrė njė punė tė shumė tė lavdėrueshme nė Kėshillin e Europės, krahas punės sė mėparshme tė shoqėrisė Ēamėria. Ne kėtu nė ShBA, kemi asistuar nė disa takime tė Kongresit Amerikan pėr tė drejtat e njeriut, duke paraqitur edhe materiale pėrkatėse pėr Genocidin Grek. Por me thėnė tė drejtėn ende nuk kemi bėrė aq sa duhet pėr tė njohur opinionin e gjėrė pėr kėtė problem. Kėtu duhet theksuar vepra e shumė tė nderuarve Z. Miranda Vickers dhe James Pettifer, pėr sudimet dhe publikimet shkencore qė bėjnė pėr problemin Shqiptar nė pėrgjithėsi dhe atė Ēam nė vecanti.


9. Ēfarė lobimi kemi pasur deri tani ne zyrat diplomatike te perėndimit dhe ShBA-ve pėr zgjidhjen e ēėshtjes Ēame?

S. Bollati: Shoqėria shqiptare nėpėrmjet Shoqėrisė Ēamėria, PDI-sė, Institutit te Studimeve Ēame dhe Gazetes "Ēameria-Vatra amtare" si edhe medias shqiptare , duke filluar nga viti1991, ka filluar tė njihet pak a shumė me problemin Ēam. Kėtu nuk duhet lėnė pa kujtuar problemin e emigrantėve tė shumtė shqiptarė qė ndodhen pėr punė nė Greqi. Prania e tyre atje paraqitet si "justifikim" qė problemi Ēam tė mbetet nė hije tė politikės shqiptare dhe ngritjes se nevojshėm tė tij si gjatė vizitave tė autoriteteve greke nė Shqipėri dhe aq mė pak nė arenėn ndėrkombėtare. Kėshtu qė roli dhe vepra e PDI-sė ėshtė pėr tu lavdėruar dhe shpresėdhėnėse.


10. Ka raste qė disa artikullshkrues tė ndryshėm, Ēamėt i identifikojnė si muslimanė. Sa i pėrshtatshėm ėshtė ky qėndrim dhe pse?



S. Bollati: Pėrsa i takon fesė, fatkeqėsisht edhe pėr mungesė kulture, Ēamėt nė shumicėn e rasteve paraqiten si tė masakruar dhe dėbuar nga trojet e tyre etnike se ishin muslimanė. Nė fakt, popullėsia e Ēamėrisė Shqiptare nė dy shekujt e fundit, ka qenė pothuajse gjysėm pėr gjysėm e besimit musliman dhe e krishterė. Kemi bashkėjetuar nė mirėkuptim me njėri-tjetrin, pa probleme. Eshtė pėr tu nėnvizuar fakti se nė muslimanėt i thėrisnim Ēamėt e krishterė- "ROMEI". Tė kuptohemi, pra tė krishterėt nuk ishin greke, por tė kishės orientale me drejtues papatin e Romės, pra Romei, ashtu siē janė edhe sot arbėreshėt e Italisė. Sipas kushteve tė Perandorisė Osmane, ashtu siē ndodh zakonisht edhe sot, mė tė privilegjuarit konsideroheshin ata tė besimit muslimanė dhe si pasojė ata zotėronin edhe pronat mė tė mėdha.

Kėshtu qė kisha greke pėr tė vėnė nė jetė pretendimet bizantine, se ēdo ortodoks ėshtė grek, filloi t`i quajė ortodoksit shqiptarė tė Ēamėrise “greke”, duke na quajtur ne muslimanėt shqiptarė si “turq”. Dhe pėr realizimin e megalide-sė mesjetaro-bizantine , autoritetet greke qė pushtuan padrejtėsisht Ēamėrinė Shqiptare nė 1913-tėn, u pėrpoqėn me tė gjitha mėnyrat: shkėmbimet e popullatės, vrasjet, shpronėsimet, ndalimin e gjuhės shqipes dhe genocidin e ushtruar mė 1944-1945, tė arrijnė tė dėbojnė me dhunė mbi 30.000 shqiptarė tė besimit Islam, synim qė shqiptarėt Ēam tė krishterė t`i asimilonin dhe kėshtu tė arrinin aty qė sot tė ngrejnė nė tė gjitha format dhe mjetet dinake karakteristike greke, absurditete pėr tė ashtuquajtur "minoritet etnik grek" nė vendin tonė.

Njė gjė tjetėr dua tė pėrmend kėtu, nė Paramithi me 28 qershor 1944, krahas vrasjeve dhe masakrave ndaj Ēamėve muslimanė ėshtė masakruar dhe pushkatuar nga zervistat edhe i krishteri Ēam z. Spiro Calluka. Ai u pushkatua se fliste shqip dhe gjithmonė e kudo e kishte treguar vehten se ishte shqiptar. Pra e thėnė me pak fjalė, dėbimi nga trojet tona etnike, ėshtė "mbuluar" me dallimet fetare, dhe tė ashtuquajtur "bashkėpuntorė ",nė njė kohė qė vetė zervistat dhe qeveria kuislinge e Ralisit, ishin bashkėpuntorė tė gjermaneve. Pėr tė vėrtetuar se cfarė quhet sipas grekėve bashkėpunim, po ju them se nė vitin 1949, kur po pėrfundonte lufta civile nė Greqi, komunistat grekė nė bashkėpunim me enveristat shqiptarė erdhėn nė Shqipėri pėr tė rekurtuar Ēamėt nė atė luftė midis grekeve.

Ēamėt refuzuan, ata u shprehen se mund tė luftojnė atje vetėm me flamurin shqiptar. Ata nuk shkuan tė luftojnė midis grekėve. Dhe si "shpėrblim" qeveria komuniste e Tiranės internoi mbi 600 burra Ēame pėr 9 muaj nė Gramsh. Ndėrsa komunistat greke qė u mundėn dhe u shpėrndanė nė ish-vendet komuniste, u lejuan nė vitet 70 tė kthehen nė Greqi, tė marrin edhe pensione tė formojnė edhe partinė e tyre komuniste (ata sot protestojnė kundėr Kosoves Shqiptare tė Pavarur). Pra, kush luftoi me armė nė dorė kundėr demokracise greke nuk quhet bashkėpuntorė me armikun per te vetmen arsye se ėshtė i krishterė, pra grek. Kėto janė disa nga konceptimet moderne tė demokracisė antike greke?!


11. Krahas atyre qe kemi shikuar permes tv apo internetit Ēfare mund te na thoni rreth Ēameve qe sot jetojne ne Ēameri?


S. Bollati: Dihet qė gjuha ėshtė njė nga karakteristikat dalluese tė njė kombi. I nderuari Prof. B. Meta, nė librin e botuar nė 2002, "Tensioni Greko-Shqiptar" , midis tė tjerash nėnvizon se ambasadori shqiptar gjatė vizitės nė Gumenicė me 1972, bisedon me kryetarin e asaj bashkie shqip.
Ai i thotė se kėtu ka shumė fshatra qė flasin shqip, bile ka pleq qė nuk dijne tė flasin greqisht, nė Kastrize ka mbi 1800 banorė qė flasin vetėm shqip. Ndėrsa kryetari i Prevezės i thotė gjithashtu qė nė prefekturėn e tij ka mbi 40 fshatra qė flasin shqip. Dhe pėr "shqiptarizmė n" e enveristave, kėto tė vėrteta u deshėn t`i zbulohen shqiptarėve vetėm me 2002.

Bile vajza ime Betula (mban emrin e nėnės time qė u masakrua nga grekėt me 1944), mbas kthimit nga shėrbimi (ish-punonjėse e ministrisė sė jashtme), mė thotė e mallėngjyer se ata qė takuam nė Pargė e Prevezė, flisnin shqip duke na thėnė mos u besoni kėtyre palogrekėve. Kjo ishte mė 1996-n. Pra sot, me plotė gojė, kemi tė drejtė tė themi se atje vazhdojnė tė jetojnė shqiptarė Ēame tė besimit tė krishterė, qė fatkeqėsisht ju ndalohet te flasin gjuhėn e tyre shqipe nė publik. Dhe qeveritarėt e sotėm nė Tiranė duke pasur frikė pėr kolltuqet, jo vetėm heshtin por as nuk e ngrejnė zėrin pėr tė drejtat humanitare tė tyre, por me lėshimet qė bėjnė rrisin orekset mesjetare tė grekėve pėr gjasmė tė drejtat e minoritetit tė tyre nė Shqipėri. Dhe kjo quhet "miqėsi strategjike" ??!. Sa do tė vazhdojė ky turp??! Kam shumė besim se Kosova Shqiptare e Pavarur dhe SHBA-tė me gjithė vendet e vėrteta demokratike do ta mbėshtesin zgjidhjen e kėsaj tė drejtė e tė pamohueshme. Sė shpėjti do njihet dhe, qeveria greke do tė detyrohet ta pranojė se, ndaj Shqiptarėve tė Ēamėrisė ka kryer genocid dhe si pasojė do njohė tė drejtat e minoritetit Shqiptarė nė Ēamėri.

Sali Bollati

New York , Mars, 2008


PM
Top
Llapi_boy
Postuar nė: 15.04.2008, 19:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 51
Antari Nr: 5243
Bashkangjitur: 14.01.2007




Mall pėr Ēamėri


http://www.youtube.com/watch?v=MgVPGUgHHC4
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio