Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (10) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Igballe Rugova pranon se eshte lezbike!
Princo
Postuar nė: 18.12.2012, 15:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Aktivistet pėr tė drejtat e grave, shqiptarja nga Kosova Igballe Rugova dhe aktivistja serbe nga Beogradi Lepa Mladjenovic, kanė bėrė njė letėrkėmbim pėr numrin e katėrt tė revistės Kosovo2.0, e cila i ėshtė kushtuar seksit, e qė ka nxitur jo pak reagime te grupe tė caktura.

Igballe Rugova ka treguar publikisht pėr orientimin e saj seksual, duke u bėrė kosovarja e parė qė e pranon se ėshtė lesbike, raporton dukagjini.

Mė poshtė po i botojmė tė dy letrat, fillimisht atė tė Igballe Rugovės, e mė poshtė edhe atė tė Lepa Mladjenovic.

Dashuria pėrtej kufijve: Njė letėr pėr Lepėn, mentoren time feministe.

E dashur Lepa, Draga Lepa,
Kosovo 2.0 mė ka kėrkuar tė shkruaj si personi i parė ‘haptazi’ lesbike nė Kosovė. Pėr mė shumė se njė muaj kam pasur njė luftė tė brendshme: ēfarė tė shkruaj? Kam njė imazh pėr tė mbajtur si gruaja e parė e martuar me njė grua nė ish-Jugosllavi.
Ti ishe nė dasmėn tonė nė 1996, tė kujtohet? Partnerja ime aso kohe Rachel kishte njė kurorė me lule dhe njė fustan. Unė kisha veshur pantallona. Ne kėrcyem me gėzim nė shi, si ēdo ēift nė ditėn e tyre tė dasmės. Por ata qė dikur i konsideroja miq nė Kosovė e pėrdoren historinė tonė tė bukur. Unė doja ti shkruaja hapur Kosova 2.0 pėr hipokrizinė e tė ashtu quajtureve ‘aktivistėt e tė drejtave tė njeriut’ dhe gazetarėve qė i harrojnė kėto tė drejta kur bėhet fjalė pėr homoseksualitetin.
Ata shkrojtėn informacione tė pasakta, duke u tallur dhe e quajtur historinė tonė njė orgji nėn shi. Ata desh shkatėrruan ēfarė do tė ishte njė nga momentet mė tė bukura tė jetės time.
Shpatulla tė ftohta dhe shikime tė ashpra na pritėn mua dhe Rachel kur u kthyem nė Kosovė, ndryshe nga buzėqeshjet dhe urimet.
Vetėm me mbėshtetjen e familjes unė munda tė pėrballesha fort me paragjykimin. Nėse familja ime nuk do tė mė kishte mbėshtetur nė 1996, nuk do isha kėtu ku jam sot si shumė gej dhe lesbike tė cilėt kanė kėrkuar pranimin jashtė Kosovės. Kjo mė bėri tė shkruaja pėr familjen time, dhe sa e rėndėsishme ėshtė mbėshtetja familjare pėr njerėzit LGBT…
Por e dashur Lepa, jam akoma jo e bindur pėr tė ndarė kėto histori. Sot nė Kosovė ne kemi akoma media homofobike qė kėrkojnė tė mashtrojnė. Kam frikė se njerėzit do tė keqpėrdorin historinė time. Gjatė luftės time tė brendshme pėr tė shprehur veten si njė skeptike, pėr lexuesin kurioz apo kushdo qė e lexon mė erdhi letra jote.
E kam lexuar qindra herė, dhe po aq herė mė emocionon. Ti mė kujtove pėr vitet e hidhura tė ’90: lufta qė kishim nė Kosovė por edhe momentet e bukura qė kaluam bashkė. Ndjeva frymėzim pėr tė te shkruar ty. Nuk mund tė them dot nė dy faqe se ēfarė je ti pėr mua dhe pėr lėvizjen e femrave nė Kosovė por do tė pėrmend disa histori tė rėndėsishme.
Mė kujtohen kėpucėt e zeza qė kishim veshur tė dyja natėn e parė qė u njohėm. Ishte 1995 dhe vizita ime e parė nė Beograd. Julie Mertus, njė profesoreshė nga SHBA po shkruante njė libėr mbi eksperiencat e femrave nė luftė nė Kosovė, Serbi dhe Bosnje. Ajo mė tha se gra aktivistė nė Beograd dalin nė rrugė pėrditė pėr tė protestuar kundėr politikave tė rregjimit tė Miloshevicit. Unė se besoja ta. Mendoja se e gjithė Serbia ishte kundra nesh , por Julia kėmbėngulte. Ajo mė bėri kurioze dhe tė doja ta shihja vetė.
Erdhėm me autobus, por nuk ndihesha rehat. Kėtu isha unė njė shqiptare nga Kosova, duke shkuar nė zemrėn e monstrės Beograd, vendin nga i cili Milloshevici orkestronte dhunėn e tij ndaj tė drejtave tė njeriut. ‘Pse po shkoj nė Beograd kur Kosovarėt po pėrjetojnė ferrin?, pyesja veten dhe ndihesha fajtore. Por aty u ca goma e autobusit. Gjatė kohės qė po prisja jashtė autobusit Julia filloi tė bisedonte mė mua.
‘Ke njė familje tė mrekullueshme’ mė tha. ‘’Ēfarė?” Nuk tė kuptoj. “Ti, Janet dhe djali i saj.” “JO”-iu pėrgjigja ‘’Janet ėshtė thjesht njė mike, shoqe dhome. Nuk jemi bashkė.” Por pyetja e Julias mė bėri tė mendoj. Ndoshta mund tė flisja me tė pėr ndjenjat qė kisha pėr njė kohė tė gjatė. “Dua tė them…po” vazhdova unė “kam puthur njė grua por jam e hutuar.” Julia ishte personi i parė me tė cilin unė dola hapur pėr seksualitetin tim. Gjatė rrugės pėr nė Beograd ajo mė inkurajoi tė pranoja ndjenjat qė kisha. Mė tha se shumė njerėz nė botė jetojnė me kėto ndenja e kanė krijuar marrėdhėnie; se fermat mund tė jetonin bashkė si njė familje.
Kur mbėrritėm nė takimin e parė tė Grave me tė zeza, u ula pranė teje me kėpucėt e mija tė zeza. I mbaj mend mirė fjalėt e tua tė para: “Kėpucė lesbikesh.” Tė pash, ndoshta e hutuar. “Si?” mendova, se kisha dėgjuar mė parė. Nuk u pėrgjigja. Ishte takimi im i parė me gratė sėrbe nė Beograd, unė nuk tė njihja, dhe nuk kisha besim tek ti.
Mė pas shkuam nė njė protestė. Unė nuk mora pjesė por u ula tė studioja mbi veprimet e grave sėrbe. Doja tė shihja nėse ato AKA Julia mė kishte thėnė ishin tė vėrteta. Vėrtetė: ti qėndrove nė rrugė me banera kundėr Milloshevicit, kundėr luftės nė Bosnje dhe kundėr veprimeve tė Milloshevicit nė Kosove, si mbyllja e shkollave nė gjuhen shqipe. Baneri qe mė preku aq shumė kur e lexova ishte ai qe shkruante: ‘gratė shqiptare janė motrat tona.’
Disa nga njerėzit qė kalonin ishin tė inatosur, ata tė shanė dhe tė bėrtitėn. Tė tjerė tė quajtėn ‘kurvat e Rugovės’, pas liderit tė rezistencės paqėsore tė shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
Por ti qėndrove fort, siē ke qėndruar ēdo tė Mėrkurė qė nga fillimi i luftės n Bosnje nė 1992. Ēdo javė ti qėndrojė aty pėr njė orė nė heshtje ndėrkohe qė trupat tuaj flisnin kundra luftės. Nuk do tė harroj kurrė momentin kur njė burrė erdhi dhe te pėshtyu nė fytyrė. E pashė pėshtymėn e tij qė tė rridhte nė fytyrė. Ti nuk lėvize. Nėse do tė mė ndodhte mua do tė kisha hequr dorėn nga baneri dhe do kisha pastruar fytyrėn. Por ti qėndrove fort. Me trupin tėnd ti i the ati burri ‘ti nuk ekziston. Unė po protestoj me trupin tim kundėr atyre qė po ndodhin, dhe ti nuk mė ndalon dot, e as pėshtyma jote.”
Ishte moment qė tė vlerėsova ty e dashur Lepa. Ti me tregove modelin e njė aktivisti nė veprim. Deri atė ditė, veprimi pėr mua ishte bėrtitja. Ti mė tregove se disa herė trupi flet mė shumė se sa fjalėt. Ti mė hape njė botė tė re tė aktivizimit. Vite mė vonė kur pesė mijė gra qėndruan nė heshtje para qendrės kulturore tė ShBA qė shėrbente si ambasada amerikane nė Kosovė nė 1998, ti mė frymėzove me idenė pėr tė qėndruar nė vend me njė ēarēaf tė bardhė: njė anė pėrfaqėsonte paqen dhe ana tjetėr bosh, duke ilustruar se shqiptarėt nuk kishin asnjė tė drejtė, kėshtu nuk kishim ēfarė tė shkruanim.
Ti u bėre mentorja ime e para feministe Lepa. Me dhe libra si Audre Lorde, Alice Walker, Angela Davis. Ti mė tregove metodat pėr tu pėrballur me shtypjen; tė mos urreja tė gjithė Serbėt por tė urreja regjimin serb.
Natėn pas protestės time tė parė tė Grave me tė zeza erdha nė festėn tėnde. Dhoma ishte plot me mikesha tė vjetra dhe tė reja, shumica lesbike. Ne fillim kisha turp. Njė vend i veēantė ishte krijuar aty ku motrat lezbike mund tė kėrcenin lirshėm.
Duke u munduar qė t’ia thoja kėtė lexuesve kosovar shumica nuk do e kuptojė. Ata do e lidhin lezbicizmin me seksin jo me solidaritetin. Ata mendojnė se ne organizojmė orgji. Nuk mundet tė kuptojnė se Dashuria dhe Seksi nuk janė e njėjta gjė. Pse, heteroseksualet shkojnė nė shtrat me kėdo qė takojnė? Jo. As gratė aty nuk po i hidheshin njėra-tjetrės. Ato po kėrcenin tė lumtura, tė sigurta dhe tė lira.
Pas dy orėsh pėr herė tė parė nė jetėn time e pranova veten pėr atė qė isha. Ishte si “Bingo! Unė jam njė lesbike.” E kuptova mė nė fund ndjenjat qė kisha dhe domethėnien e tyre. Ndjeva njė shpėrthim tė papritur gėzimi dhe kėrceva si nuk kisha kėrcyer kurrė mė parė. Trupi im ndihej i lirė nga hutimi qė kisha ndjerė pėr shumė vite. Ndihesha e ēliruar…e lirė.
Nuk ishte vetėm ajo natė. Ishte rrota e carė e autobusit. Ishte Julia qė mė lejoi tė flisja pėr ndjenjat e mia dhe mė shpjegoi se ēdo tė thoshin. Ishte magjia qė ndjeja kur putha njė grua pėr herė tė parė nė 1994, por se dija pėrse. Ishte solidariteti qė ndjeva nė njė dhomė plot mė femra qė mė pranonin ashtu siē isha…siē jam.
Ishte solidariteti i njėjtė qė ekzistonte me motrat dhe mikeshat e mia nė vendet e sigurta nė bodrumet gjatė 1990, kur ti na vizitove. Ėshtė ndjenja nė Provincetown. Historitė e tua nė Provincetown me japin shprese se njė ditė do tė jetojmė nė njė botė ku solidariteti pėr njėri tjetrin vjen para homofobisė qė na ka mbyllur ndjenjat pėr shumė vite. Kam shumė ndjenja te ndryshme, kur kujtoj atė kohė e dashur Lepa.
Mė kujtohet 1999. Ndėrkohė qė bombat e NATOs binin, ti mė telefonoje ēdo natė. Mu lute: Largohu tani. E di se ēfarė ndodhi nė Bosnje. Serbėt do tė godasin mė fort nga bombardimet e NATO’s. Ata duan tė hakmerren. Nuk mund ti zėsh besė as fqinjit tėnd serb.’ Ti kishe shumė tė drejtė.
E pabesueshme, ja ishe ti njė grua serbe nė Beograd tė cilėn sapo kisha njohur qė po mundohej tė mė mbronte. Dhe aty ishin fqinjėt e mi serb tė cilėt kisha njė jetė qė njihja, u rrita duke luajtur me djemtė e tyre. Qė kur mora rrogėn time tė parė nė 1984, u dhashė para sepse babi im na mėsoi tė ndihmojmė ata nė nevojė. Gjatė bombardimeve, kur ne shqiptarėt nuk mund tė blinim gjė as bukė shkova dhe u kėrkova nėse mund tu jepja lekė pėr cigare. Pak mė pas, ajo gruaja qė kisha ndihmuar gjithė jetėn time, informoi policinė se familja jonė ishte akoma nė shtėpi duke u fshehur.
Policia erdhi me armė, na nxorėn nga shtėpia, na ēuan te stacioni i trenit, dhe na detyruan tė prisnim nė shiun e ftohtė tė marsit duke na shtyrė nė tren si tė ishim bagėti e duke na kėrcėnuar se do na digjnin tė gjallė, pėrpara se tė na detyronim te ecnim nė fusha me mina ne ‘tokėn e askujt’ mes Kosovės dhe Maqedonisė. Ne u bėmė refugjatė.
Edhe si refugjatė, ne aktivistėt punuam me mė shumė se 40,000 refugjatė nė kampin Cegrane nė Maqedoni. Ti erdhe tė na vizitoje por nuk mund tė thoshe se ishe Lepa nga Beograd, por u prezantove si Maria nga Italia. Kishte shumė rėndėsi pėr ne aktivistėt prania jote aty. Dhe ja ku jemi sot e dashur Lepa, 13 vite pas luftės. Ti qėndron akoma fort nė rrugėt e Beogradit me pankartat e tua. Ndėrkohė qė Kosova negocion me Serbinė, ne gratė qėndrojmė bashkė, duke i kėrkuar qeverisė tonė dhe botės ‘ku ėshtė drejtėsia?”.
Ku ėshtė drejtėsia pėr atė qė policėt mė bėne mua dhe familjes time?
Kur pamė fqinjin tonė sėrb tė na vidhte shtėpinė?
Ku ėshtė drejtėsia pėr pensionet e humbura tė shqiptarėve tė Kosovės?
Ku ėshtė drejtėsia pėr gratė qė u pėrdhunuan, mijėra qė u vranė, familjet me persona tė humbur?
Ti ishe gruaja e parė nga Serbia qė firmosi peticionin tonė qė kėrkonte drejtėsi pėr krimet e kryera nga regjimi serb. Ti na qėndron pranė edhe sot nė solidaritet e dashur Lepa. Tani disa mund tė thonė qė letra ime ėshtė politike. Ėshtė. Trupat tanė janė politikė. Seksualiteti jonė ėshtė politikė edhe nese e duam ose jo. Vetė jeta ėshtė politikė apo jo Lepa?
Dhe unė mundem vetėm tė ėndėrroj se njė ditė politikat tona do tė jenė si ato nė Provincetown: ku njerėzit na pėrshėndesin nė mėnyrė tė njėjtė pavarėsisht gjinisė, etnisė apo seksualitetit.
S’do ta harroj kurrė ēfarė ke bėrė pėr njerėzit e Kosovės dhe pėr mua, mikesha ime lesbike, mentorja ime feministe, motra ime e shpirtit , bukuria ime.
Igoja jote.

Letra qė Lepa Mladjenovic i dėrgon Igballe Rugovės
Dragba Igballa, E dashur Iballe,
Nga Lepa Mladjenovic
Kosova 2.0 mė kėrkoi tė shkruaja njė ese mbi jetėn si njė lesbike dhe vendosa qė kėtė mundėsi ta shfrytėzoj pėr tė te shkruar njė letėr tė hapur. Ti je mikja ime lesbike dhe sipas dijenisė time e para nga Kosova. Ti je mikja ime qė nė 1995, kur tė pash pėr herė tė parė me kepuce tė zeza. Edhe gjatė viteve tė luftės ne mbajtėm kontakte, duke mėsuar nga njė prej lezbiket e mia tė preferuara, Audre Lorde: Nuk janė diferencat tona ato qė na ndajnė por ėshtė mungesa pėr tė njohur dhe pėr ti pranuar kėto diferenca.
Do doja tė kujtoja kohėt me ty dhe disa nga historitė e lezbikeve nė vitet ’90. Ti ke punuar me femrat rurale si njė aktiviste feministe nė Prishtinė nė mesin e pushtimit Serb, ndėrkohė qė unė punoja me femra qė i mbijetuan dhunės sė meshkujve si njė aktiviste feministe dhe si njė grua e veshur me te zeza kundėr rregjimit serb nė Beograd (Women in Black eshte tashme nje organizate e fuqishme feministe ne Serbi, shenim i Historia Ime).
Sė pari duhet tė them se ku ndodhem aktualisht.
E dashur Igballica, mikja ime Igballinka! Unė mund tė them se jam nė kryeqytetin pėr lezbiket dhe gejte, ne Meken e tyre nė SHBA – Provincetown, njė vend i vogėl me pamje nga oqeani ku gejtė dhe lesbiket janė vendosur pėr dekada.
Natyra kėtu ėshtė e mrekullueshme, dhe tepėr e veēantė. Pėr 50 vitet e shkuara ka qenė vendi ku artistėt , gejte dhe lezbiket vinin per ta vizituar e ku disa prej tyre u shpėrngulėn pėr te jetuar kėtu pėr shkak tė lirisė dhe per shkak te komunitetit kaq tė mirė qe jeton ketu.
Kam njohur shumė njerėz tė mirė kėtu. Nuk mundet ta besosh! Nė fakt kėtu kam kuptuar se kurrė ska patur njė vend kaq mbėshtetės nga ana sociale dhe politike. Me pare as nuk mundeshim tė ėndėrronim qė njė vend i tillė mund tė ekzistojė realisht. Njė vend ku gratė mund tė ecin pėrdore dhe meshkujt gjithashtu, familjet lezbike mund tė luajnė me fėmijėt e tyre, baballarėt gej tė mbajnė fėmijėt e tyre ne krahe, dhe ku flamurėt me ylber valėviten duke na mirėpritur gjithandej. Mikesha ime prej nje kohe te gjate Michelle, njė lezbike e cila u shpėrngul kėtu 18 vjet mė parė vetėm prej besimit tė komunitetit thotė se ajo s’ka nevojė kurrė tė kyēe derėn e shtepise kur bie te flere.
Qyteti ka afro 3,000 banorė dhe nė verė deri nė 30,000 turistė. Martesat mes sė njėjtės gjini kanė qenė tė lejuara nė shtetin e SHBA, Massachusetts qė nė 2004. Kėtu janė disa nga imazhet qe une shikoj:
Dy lezbike po ecin para meje, kanė tė njėjten gjatėsi, tė njėjtin model flokėsh dhe syzet e njėjta. Njėra po shtyn njė karrocė me binjakė. Unė i pėrshėndes fėmijėt dhe tė katėrt mė pėrshėndesin me buzeqeshje!
Pranė verandės sė oqeanit, duke dėgjuar muzikė. Shoh njė burrė tė moshės sė mesme gej, qė i ngjason Elton John. Ai po kėndon me zė tė lartė pas muzikės, mė pas merr qenin e tij dhe fillon tė luajė me tė dhe ta shijojė muziken nėn diell! E prekur mendova, se nėse burrat ne te gjithe do tė kėrcenin me qentė me kėtė lloj gėzimi, atehere lufta nuk do tė ekzistonte mė!
Hyj nė njė dyqan tė vogėl, shitėsja pranė derės njė lezbike nė moshė tė mesme qėndron me njė buzėqeshje tė madhe dhe mė pėrshėndet! Ndihem sikur mė ka goditur njė rrufe nė zemėr! E turpėruar shoh rreth e rrotull dhe dal. Ēfarė mė ka prekur kaq shumė? Sė pari, ndjeva vetėbesimin, paqen dhe lehtėsine qė ajo kishte me veten. Kisha ndjesinė e balancės se saj me veten dhe ambientin rrethues. Ajo dukej si pronarja e dyqanit.
Fantastike mendova, dikur ajo mori vendimin pėr tu shpėrngulur nė kėtė qytet dhe tė punoje me tė tjerėt duke qenė e hapur pėr atė qė ėshtė. Me tej: Jo vetėm qė ajo e ka pranuar veten si njė lezbike por edhe komuniteti e njeh si tė tillė. E ndjeva energjinė e saj jo vetėm nga pėrkėdhelja e tė dashurės sė saj por edhe nga fqinjėt mbėshtetės. S’ėshtė ēudi qė u trondita pak, mendova sėrish: Unė s’kam qenė kurrė nė njė vend ku lezbiket mund tė rrethohen nga njėra-tjetra dhe nga pranimi i shoqėrisė.
Njė fuqi e tillė lirie nė trupin e saj mund tė pėrjetohet nga njė lesbike e cila ėshtė e rrethuar me liri sociale dhe polikė. Aty mendova se si ndihesha unė dhe nė kėtė vend, eci nė rrugė e ndėrgjegjshme qė jam njė lezbike. Ky fakt mė frymėzon trupin dhe i jep njė energji tė pashtershme. Lezbiket kane njė formė tjetėr te ekzistencės.

II
Ja ku jam duke menduar pėr kėtė letėr, e dashur Igballa. A je duke pirė kafen tėnde tani? Unė kam ēajin tim jeshil dhe ēokollatė tė zezė pėr ty. E di qė s’tė pėlqejnė ėmbėlsirat por havjari dhe djathi. Imazhet e para qė mė erdhen ishin nga festat e grave qė ti organizove disa herė nė Prishtinė nė mes tė njė lufte tė rrėgjimit serb kundėr shtetasve shqiptare tė Kosovės. Ishte nė 1997 apo jo? Zakonisht dita e para do tė ishte vajtja nė njė restorant, pronarin e sė cilit e njihje, njė vend tė sigurt pra dhe do tė ishim me gra, mikesha dhe motra.
Natėn e dytė do tė ishim nė shtėpinė tėnde. Mė kujtohen ato ditė qė partnerja jote Rachel Wareham, ti dhe unė njė ditė bashkė na erdhi ideja pėr tė festuar ditėn C!
Po, nėse Eve Ensler mund tė shpikte ditėn V pėr vaginėn ne mund tė shpiknim ditėn C pėr Klitorin! Dhe kėshtu ti organizove festa rreth Krishtlindjeve. Ti kėrceje me balerinat orientale dhe kėtė e bėje pasi kishe pirė pak, tė cilėn me shpjegove se vetėm meshkujt e benin nė Kosovė! Ato ishin festa fantastike, ne tregonim histori lezbike, hapnim dhuratat qė i kishim bėrė njėra tjetrės, tymosnim cigare dhe pinim pafund. Mė kujtohet qė u ktheva nė Beograd e entuziazmuar dhe miqtė mė pyesnin se ku kisha qenė? Unė u thoja nė njė festė vetėm pėr femra nė Prishtinė! Dhe ata mė pyesnin ku? E habitur u pėrsėrisja nė Prishtinė! Por jo, ata nuk e kuptonin dot. Por unė isha krenare. Isha krenare pėr ty, pėr grupin tonė feminist, lesbiket nė revoltė nga Beogradi, Prishtina, Budapesti, New Yorku dhe ne e dinim qė kėrcimi i grave ishte politik…
Njė nga herėt e para qė ecėm nė rrugėt e Prishtinės unė isha tepėr e lumtur qė ndodhesha aty me ty dhe mikeshat e tua dhe tė kėrkova tė kėndonim kėngė Shqiptare! Dhe ti mė the: Tė kėndojmė shqip nė rrugė!! Ēfarė po mė thua?! Duhet tė jesh e ēmendur! S’kam pėr ta harruar kurrė. Jo unė nuk isha e cmėndur por isha njė injorante! Nuk e dija sa thellė dhe shpejt rregjimi serb po kontrollonte dhe pushtonte ēdo segment tė jetės nė ato vite. Unė nuk e imagjinoja dot qė ti nuk mund tė kėndoje nė gjuhėn tėnde, nė qytetin tėnd!
Dhe kėtė gjė as miqtė e mi nė Beograd nuk e dinin! Regjimi serb kontrollonte median e nė kėtė mėnyrė qytetarėt e thjeshtė nė Serbi ato ditė nuk duhet tė dinin se shqiptarėt nė Kosovė u mohohej e drejta pėr tė hyrė nė institucione serbe, se fėmijėt shqiptarė shkonin nė bodrume tė errta qė duhet tė ishin shkolla, se kontrollet mjekėsore bėheshin nė bodrume, se shumica e njerėzve tė tu ishin pushuar nga puna, se terrori serb po prekte tė gjitha dimensionet e jetės sė pėrditshme ditė e natė. Siē ka thėnė dhe Hanna Arend: Totalitarizmi ka zbuluar mėnyra pėr tė dominuar dhe terrorizuar njerėzit nga brenda sistemit.

III
Mė kujtohet njėherė nė ato vite rreth ’97 ti po ngisje makinėn pėr nė Prishtinė dhe unė isha ulur nė vendin e pasagjerit pranė tjerė. Papritur ti nuk ishe mė e qetė, ule muzikėn. Unė se kisha idenė se ēfarė ndodhi. Tė pyeta ē’po ndodh? Ti mu lute tė heshtja! I gjithė trupi yt po dridhej. Vetėm pak minuta mė vonė do tė zbuloja se ne po kalonim pranė njė pike kontrolli serb pėr tė hyrė nė Kosovė. Atė ditė e ndjeva frikėn e pėrhapur nė trupin tėnd. Ngriva , nuk do mundem ta harroj dot. Frika jote ishte aq e thellė dhe e ftohtė sa njė hekur. Emocionet po tė dukeshin nė trupin tėnd dhe mendja ishte tepėr e pėrqendruar pėr reagim.
Mė rikthehet imazhi i policisė serbe qė kėrcėnonte shqiptarėt. Historia jote e pasaportes kur tė duhej tė ktheheshe nė rajonin e policisė serbe ēdo ditė nė orėn 8 pėr tė marrė pasaportėn. Ata tė linin tė prisje nė njė dhome boshe deri nė orėn 2 pasdite. Mė pas me njė zė kėrcėnues ata do tė thoshin tė ktheheshe ditėn tjetėr. E kėshtu pėr 32 ditė me radhė, ndėrkohė qė pasaporta jote ndodhej nė sirtarin e dhomės sė njė polici fashist.
Nė teoritė feministe ne i quajmė kėto ‘akte pa sens’, dhe ato njihen si pjese e dhunės nė familje, si dhe nė regjimet totalitare dhe ne kampet e pėrqendrimit. Tė lodhėsh qytetarėt dhe ti poshtėrosh me anė tė kėtyre ‘akteve pa sens’. Mė kujtohet me luftėn nė Bosnje nė vitet ’90 shpesh herė ushtarėt sėrb kėrkonin nga meshkujt boshnjak tė hanin bar para syve tė tyre. Nė gjenocidin nė Burma gratė e burgosura dėshmojnė tė kenė marrė urdhra pėr tė ngrėnė miza.
Nė makinėn tėnde atė ditė, akoma e heshtur po mendoja nė fakt se nuk e di sa net pa gjumė ti dhe familja jote ka pėrjetuar nė kėto vite terror. Dhe kjo ishte pėrpara luftės nė 1999. Nuk mund ta imagjinoja, sepse frika nė trupin tėnd ishte diēka e re pėr mua, nuk tė kam parė kurrė kėshtu. Kishte njė ndryshim tė madh mes nesh. Adrienne Rich dikur thoshte: Momenti qė njė ndjenjė futet nė trup ėshtė politike. Sa e vėrtetė ėshtė kjo! Imagjinoje, unė e mendoja gjithmonė kėtė moment frike qė na ndau nė makinė. Unė isha e tendosur dhe po mendoja se kush ishte pėrgjegjėsia ime nė kėtė situatė? Kur ka dy qė i pėrkasin shtypėsit dhe tė shtypurit njėri ka nje detyrim. Njė mėnyrė pėr tė parė identitetet tona pėrmes historisė sė dhimbjes.
Mė kujtohet tani ‘’Massacre Pride Belgrade 2001”, afro 800 burra neo fashistė erdhėn pėr tė na rrahur, dhe ne ishim 40 gra lesbike e meshkuj gej nė Beograd atė ditė vere. Nė gjithė mbijetuam dhe biseda e gjatė mė pas na nxorri nė pėrfundimin se ishte mirė tė kishim pranė miqtė tanė hetero nė kėtė mėnyrė ata nuk do tė kishin tė njėjtin nivel frike nga sulmet homofobe si lesbiket. Ne duhet tė organizonim disa work shope me disa lesbike tė cilat u traumatizuan atė ditė, nė kėtė mėnyrė tė lejonim qė frika ndaj homofobisė tė kalohet.

Nė njė ditė tjetėr tė viteve ’90 unė duhet ti jepja diēka njė mikut Shqiptar nga njė mik nga Prishtina, kėshtu shkova nė stacionin e autobusit pėr t’ia dhėnė librin mė duket. Ne ishim ulur nė njė kafene tė vogėl pranė stacionit tė autobusit dhe ai fliste me zė tė ulėt. Kuptova papritur qė ishte njė zė i trajnuar. Ai e njihte teknikėn dhe unė se kisha hasur mė parė, ka shumė mėnyra pėr tė folur me zė tė ulėt qė tė tjerėt tė mos dėgjojnė.
Ka njė tekst feminist nga Alice Shwartzer, njė shkrimtare feministe nga Gjermania shkruar vite me parė. Ndryshimet e vogla dhe pasojat e mėdha, ku ajo pėrshkruan shtypjen e gjinisė dhe e quan pėrmes fjalėve ndryshimi i vogėl. Ky ėshtė ndryshimi e vogėl mes teje dhe meje e dashur Igballe, historia e trupave Shqiptarė gjatė rrėgjimit tė terrorit Sėrb. Faktet duken tė njėjta: ne jetojmė nė njė familje, tė njėjtėn rrugė por unė kam frikė nga pėrdhunimi dhe vėllai im hetero nuk e ka. Frika ime mė mėson tė eci nga rrugėt me ndriēim natėn, ndėrkohė ai si njė burrė i ilirė mund tė ecė kudo. Unė jam kėtu duke hapur temėn e identiteteve tė ndryshme-tė qenit shtypur si shqiptare, si grua, si lezbike tė gjitha kėto sjellin emocione tė ndryshme qė na presin nė momente tė caktuara historike. Kur unė eci nė njė park nė Beograd dhe ka racist aty mikja im rome mė thotė jo, nuk do tė shkojmė aty! Frika e saj I thotė tė shmang vendet me racist. Si mėsojmė pėr ndjenjat e njėri-tjetrit? Sepse nėse ti e di si ndihem unė, unė shoh dhimbjen tėnde ti ke mė pak mundėsi tė ndihesh e vetme. Ky takim i dy miqve me dhimbje tė ndryshme sociale ėshtė cfarė mė ka frymėzuar tė shkruaj kėtė letėr ty sot Igballa.

IV
Tė kujtohet kur ju mė ftuat mua dhe lesbiken tonė feministe Bobana Macanovic pėr tė qėnė e pranishme nė Konferencėn e parė Tė drejtat e njeriut nė Prishtė tė dhjetorit 1999. Ishte pasi lufta kishte ndaluar nga marrėveshja e Kumanovės, dhe mė nė fund shqiptarėt mund tė qetėsoheshin pak nga regjimi serb. Atėherė ishte e qartė qė regjimi serb gjatė luftės sė 1999 kishte pėrdorur dhunė dhe terror pėr 850.000 shqiptarė. Edhe nė ato kohe ne e dinim se mė shumė se 11,000 vdekje nė Kosovė janė raportuar nė Tribunalin pėr ish-Jugosllavinė. Kjo ėshtė pothuajse dy herė mė shumė se viktimat e Kosovės gjatė luftės sė dytė botėrore. Nga ana tjetėr pas marrėveshjes sė Kumanovės, mijėra qytetarė serb u detyruan tė largohen nga Kosova, dhe nė Prishtinė nga 45.000 serb dhe romė ngelėn vetėm 400.

Kjo do tė ishte konferenca e parė Kosovarė pėr tė drejtat e njeriut nė 10 Dhjetor 1999. Bobane dhe unė kishim vendosur tė vinim por nuk e dinim si tė shkonim nė kufi ku miku jonė po na priste. Pas luftės sė 1999 nuk kishte mė autobusė Beograd-Prishtinė. Asnjė. Kėshtu ne morėm njė autobus deri nė fshatin mė tė largėt serb dhe pastaj ecėm. Ky ishte viti i fundit i policisė sė Milloshevicit. Ne nuk e kishim idenė se si duhet tė silleshim nė kufirin e ri. Ne pritėm para vendit tė policė dhe njė oficer na pyeti: Ku po shkoni? Unė i thashė nė Prishtinė. Ai mė tha atje, pse? Ai dukej sikur qėndronte nė kufirin pranė fundit tė botės dhe atje s’kishte gjė! Tė gjithė ikin nga Prishtina dhe ti po shkon aty? Kjo tė jepte ndjesinė sikur s’kishte njeri nė Prishtinė. Pse po shkon atje? Aty mė kujtohet se ndjeva frikė, pse dreqin po shkoja nė Prishtine?
Ne ishim pėrgatitur tė mos tregonim qė do tė shkonim pėr njė konference pėr te drejtat e njeriut, por pėr njė vizitė private qė tė siguronim qė mund t’ju takonim. Prandaj kur ai mė pyeti pėr herė tė dytė, unė ju pėrgjigja i dashuri im ėshtė nė Prishtinė! Pas tė gjitha kėtyre ai tha nė rregull vazhdo. Pas kufirit ndėrkombėtar me KFOR1 ne kishim aktivisten tonė mė elegante Nazlie Bala qė na priste nė njė makinė me shkėlqim, dhe njė xhip tė policisė ndėrkombėtare pas njėlloj si nė filma. Gjėra tė ndryshme ndodhen ato tre ditė. Bobona kishte frikė tė fliste serbisht nė rrugėt e Prishtinės, e kėshtu ne flisnim anglisht pa e ditur mirė atė. Nė ato tre ditė ne fjetėm nė banesėn tėnde dhe flisnim serbisht vetėm brenda, pėr tė respektuar dhimbjen e fqinjėve. Unė dhe Bobana po dėgjonim histori tė tmerrshme tė grave tė larguara nga shtėpitė e tyre nė Kosovė, si ti dhe familja jote tė friksuara dhe tė fshehur nė trena qė mė kujtonin deportimet me tren pėr nė Aushvitz, ju morėn dokumentat e identifikimit, ju pėshtynin nė fytyrė, ju hidhnin nė kufirin Shqiptar apo Maqedonas dhe ju linin tė prisnit ditė e natė. Gjithashtu historitė dhimbshme gjatė luftės sė ’99 nė shtėpi nėn terror tė pėrditshėm, dhunė seksuale dhe kėrcėnime me jetė. Detaje pafund tė poshtėrimit. Sa turp pėr ata serb fashist qė e kanė bėrė sėrish!

Nė konference unė perceptohesha si ‘trupi serb’, dhe kėtė e mora me pėrgjegjėsi specifike. Dėgjova teksa njė motėr nė tė njėjtėn kohė qė unė e njihja si ‘motrat nga Serbia’ dhe ‘motrat shqiptare nga Kosova’. Historitė qė dėgjova mė bėne te pėrlotesha, tė ndjeja turp dhe mllef. Krime tė bėra nėn emrin tim, nga burra tė lagjes time, nga burra nė uniforme me tė njėjtėn flamur qė ndodhet nė pasaportėn time, luajtėn me paratė e mia. Vetėm pak vite nga gjenocidi nė Srebrenice! Serish nuk kam fjalė pėr ta pėrshkruar.
Pas kėsaj nė Prishtinė u ktheva me dy ēėshtje esenciale nė trup dhe nė mendje. Se pari nuk mund ti largohesha dot dhimbjes qė ndjeva nga Lufta e Kosovės, dhe nuk mund tė ndaloja se menduari se ēfarė mund tė bėja unė? A nuk ėshtė shprehja e ndjenjave tė mia tepėr e trishtė? Ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia ime si njė aktiviste e feminizmit nga Serbia? Si njė grua e veshur me tė zeze si tė sillesha pėr krimet e turpshme tė kryera njerėzve shqiptare? Ēfarė lloj kėrkesash falje pėr krimet tė bėra nė emrin tim mund tė besoheshin? Kėto pyetje qėndruan me mua dhe shumė aktivistė pėr vite nė aktivitete tė ndryshme qė ne organizuam pėr njė qasje feministe mbi drejtėsinė transnacionale.

Tek po shkruaja njė raport nga konferenca dhe u qetėsova disa jave kuptova se kam dhimbje pėr njė tjetėr ēėshtje. Papritur u ngrit: Si mund ti gėnjeja policit fashist nė kufi pėr tė dashurin tim? Pėr tė kaluar pengesat nuk ndoqa zemrėn time lesbike apo vizionin tim politik. Sa herė duhet ta fshihja veten? Jeta lesbike nė njė shoqėri lezbofobike do tė thotė tė jetosh nė njė gėnjeshtėr konstante. Tė mund tė isha vetėm gjallė, lezbiket nė rrethana patriarkale duhet tė gėnjejnė shumė herė nė jetė. Tė gjithė shnderohemi nė gėnjeshtare. Unė e dija kėtė. Por kėtė herė thashė dakord, e kam bėrė, kjo mjafton. Pas kėtij kufiri unė i premtova vetes se nuk do tė pėrdorja mashtrimin mė. Jo mė kufinė fashist, jo mė policė lufte, jo mė pika kontrolli qė do mė shkaktonin kėtė gjė. Unė do mundohem tė anashkaloj vėshtirėsitė nė dėgjim. E di qė ti do te mė kuptosh. Jetojmė nė kėtė botė dhe si aktivistė pėrfundojmė tė ngecur ne ndonjė vend sepse kemi frike, por mundohemi t’ia dalim me rrethanat dhe tė mbijetojmė. Mė pas mėsojmė dhe themi OK mjaft! Dhe ecim pėrpara.
Unė tė dua shumė mikesha ime, mundet vetėm tė imagjinojė sa herė ti je ndarė mes trupit tėnd ‘shqiptar’ dhe ‘trupit lezbik’ nė jetėn tėnde. Ndonjėherė qajmė, vetėm ose pranė tė dashurave tona sepse e dimė qė duhet tė arrijmė kompromis, edhe pse nuk duam. Pėr lezbiket nė kohė luftė kjo ėshtė njė dileme e vazhdueshme. Lesbiket nė Palestinė na kanė treguar histori dramatike. Kjo ėshtė njė ēėshtje pėr lesbiket dhe pa luftė: si tė sinkronizojnė familjen etnike nga njė anė dhe tė dashurat lezbike nga tjetra. Myslimane, Meksikane, Afrikane, Aziatike…nuk do tė pushojė kurrė sė treguari sa shumė ju admiroj pėr kapacitetin dhe butėsinė me tė cilėn kujdesesh pėr familjen tėnde dhe komunitetin lezbik nė tė njėjtėn kohė. Me zor po pres tė kėrcej me ty. Dhe sa pėr kujtim duhet qė ta dish qė je e vlerėsuar nga tė gjitha lezbiket e rajonit: Nese Igballe ėshtė nė festė ne do tė kėrcejmė deri nė mėngjes! Shpresojė qė dielli tė tė puth fytyrėn sot e dashur Igballe,
Bukuria jote.


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
Princo
Postuar nė: 18.12.2012, 15:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Nuk e kam dit qe shqiptaria kuq e zi paska pat heroina sikur kjo Igballeja e Rugoves.


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
hubejb1
Postuar nė: 18.12.2012, 22:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2205
Antari Nr: 17672
Bashkangjitur: 02.10.2008



vec ni se n kshyre....prej 1990 ja kan nis me punu ne prishtine per keto sene

nuk ke prej dje e sot......dikush i harton planet me kohe.....


----------------------------------------
"Thuaj: me All-llahun, argumentet dhe Pejgamberin e Tij talleni. Mos u arsyetoni, keni bėrė kufėr pasiqė ishit besimtarė". (Et-Teube: 65-66).
PM
Top
ßina
Postuar nė: 18.12.2012, 22:17
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Eu Igballe, eu Igballe, eu Igballe.

Trupina ma ke "rrqeth" me qfare ndjenja i paske shkru shoqes tane lezbe apo partneres tane, se diku diku le pershtypje kogja avanturiste don me na dal, se paske pas shanse me i ndrru edhe partneret. smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Tani po thojme jane prish rinia, po lene bre se kogja lajme qoroditese kohee te fundit po jepen edhe per "plaka".


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
Hera
Postuar nė: 18.12.2012, 22:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 324
Antari Nr: 27390
Bashkangjitur: 26.05.2012



 Citim (ßina @ 18.12.2012, 16:17)
Eu Igballe, eu Igballe, eu Igballe.

Trupina ma ke "rrqeth" me qfare ndjenja i paske shkru shoqes tane lezbe apo partneres tane, se diku diku le pershtypje kogja avanturiste don me na dal, se paske pas shanse me i ndrru edhe partneret. smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Tani po thojme jane prish rinia, po lene bre se kogja lajme qoroditese kohee te fundit po jepen edhe per "plaka".

Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.


->Mendjet e vogla diskutojne Njerezit. <-
PM
Top
Ohri-
Postuar nė: 18.12.2012, 22:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 915
Antari Nr: 26611
Bashkangjitur: 04.06.2011



 Citim (Hera @ 18.12.2012, 16:54)
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.


->Mendjet e vogla diskutojne Njerezit. <-

Mund te me hidherohet mikja ime Bina, por qe ke fol shume me neshkrimin e bines, ke fol... Big Like


----------------------------------------
Na nuk jena UFAAAAAAAA!!!
PM
Top
Hera
Postuar nė: 18.12.2012, 23:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 324
Antari Nr: 27390
Bashkangjitur: 26.05.2012



 Citim (Ohri- @ 18.12.2012, 16:57)
Mund te me hidherohet mikja ime Bina, por qe ke fol shume me neshkrimin e bines, ke fol... Big Like

Nuk thash gje une, vetem i vura theksin poshtshkrimit.

Sidoqofte, falemnderit dhe nderimet e mija.
PM
Top
MIX
Postuar nė: 18.12.2012, 23:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1432
Antari Nr: 26239
Bashkangjitur: 09.03.2011



Kush osht more cikjo Igballja?
PM
Top
ßina
Postuar nė: 18.12.2012, 23:20
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



 Citim (Ohri- @ 18.12.2012, 23:57)
Mund te me hidherohet mikja ime Bina, por qe ke fol shume me neshkrimin e bines, ke fol... Big Like

E pse mu idhnu, kur ketu jemi per debat, nuk jam prej atyne qe te urdhnojn mos me repliku neper tema qe i hapin. smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4e4c2e742.gif smil3dbd4e4c2e742.gif ( per ty edher Heren).

Sa i perkuet njerzimit a veq Igballja po del qe eshte njeri e une jo smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4daabd491.gif

Shyqyr qe ajo ka perkrahjen e familjes e nuk ka nevoje per tjeter sen, ama me qit doren ne ne zemer duhet me uru per trimerin qe posedon dhe del me letra qel e pranon orientimin e saj seksual.


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
Ohri-
Postuar nė: 18.12.2012, 23:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 915
Antari Nr: 26611
Bashkangjitur: 04.06.2011



Ne kete shkrim ka shume gjera per tu duartokit.. E di qe "Muxhahedinet" dhe "Extremistet" do acarohen pak me kete qe them, por t'u pas parasysh qe nuk ndikon tek une acarimi i tyre e theksoj edhe nje here: Ka shume gjera per tu duartokit..
Nuk besoje qe duhet ne detale t'u cek rastet qe duhet te duartokitet.. Por ja qe disa mu qe me lan pershtypje jan, thjeshtesia e zonjes Igballe, ( e quaj Zonje, meqe eshte ne moshe, dhe qe ja lejon perzgjedhja sexuale e saj ) Sinceriteti i zonjes ne fjale tregon shpirtin e bardhe te femres, perjashtu deshirave sexuale, tregon humanizmin qe ka gjinia femrore..
Aq me pak, ne kete shkrim shihet se vetem femra tejkalon percaktimet fetare, sexuale, kombtare e shtetrore.. Kurse Burrecave qe e kan sjell shkrimin dhe disave qe e duartokasiin fyerjen, eshte absurde t'i nxerrish pozitivitet shkrimit apo deklarates se Zonjes Igballe Rugova.. Nuk e di, me duket me qindra here e kam then, pse ju mundon juve perzgjedhja sexuale e individve te cilet nuk rrezikojn shoqerin, rendin publike etj etj..
Cdo dite e me shume kemi deshmi se keta individe kan nje bagazhe pozitiv per qeshtje kombtare, ekonomike, edukative e sociale.. Munde te acaroheni prap, kur them edukative.. e them se ne shkrim flitet se po "Zonjjat TELALL" kan aprovu pacen ne ballkan.. kan protestuar per femrat padallim ne sexualitet.. o Njerez, islami eshte shperndare me prapagand ne kohen e analfabetizmit ne bote.. Sot jemi te vedijshem, sot pjesa me e madhe e popujve ne bote din shkrim dhe lexim.. lerni njezit te gjykojn veten sipas deshires vete.. O Njerez e kam then dhe e them, para Zotit do pergjigjemi vete nuk kemi me qen me avokat.. Mos besoni ne demagogjin e marrjes pikve para Zotit nese protestoni per veprimet e tilla.. JeTojeni jeten tuaj, besoni fen tuaj, shikojeni familjen tuaj, sepse igballja nuk ju eshte fut ne shtratin e grave tuaja.. Ajo ka jeten e saj, ka miket e saj.. Ajo eshte me Burrnesh se ju, sepse ajo beson ne forcat e saj.. nuk dorzohet ne ALLAH ne kohe e pa kohe...


----------------------------------------
Na nuk jena UFAAAAAAAA!!!
PM
Top
Ohri-
Postuar nė: 18.12.2012, 23:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 915
Antari Nr: 26611
Bashkangjitur: 04.06.2011



 Citim (ßina @ 18.12.2012, 17:20)
E pse mu idhnu, kur ketu jemi per debat, nuk jam prej atyne qe te urdhnojn mos me repliku neper tema qe i hapin. smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4e4c2e742.gif smil3dbd4e4c2e742.gif ( per ty edher Heren).

Sa i perkuet njerzimit a veq Igballja po del qe eshte njeri e une jo smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4daabd491.gif

Shyqyr qe ajo ka perkrahjen e familjes e nuk ka nevoje per tjeter sen, ama me qit doren ne ne zemer duhet me uru per trimerin qe posedon dhe del me letra qel e pranon orientimin e saj seksual.

Doren ne Zemer, si ti, si Igballja, jeni njerez te gjinis femrore.. Kush je ti, ta percaktosh se kush eshte me njeri? Mos mike e nderuar, se po merr nje rol qe nuk te takon jo ty, po askujt kur e jep kete opinion me kaq bindje.. Pasja le nam prap e perkrah se perkrah familja, perjahstu qe eka cek, ty e mu nuk ka pse na mundon ky fakt, eshte problem i saj.. tjetra, ajo e thahs eshte Burrnesh, sepse ajo ka tregu shpirtin e bardhe qe keni Ju femrat.. thell pas cdo shkrimi nese lexon apo degjon histori kur perdhunohet femra sexualisht, fizikisht, psicikisht nga BURRAT, jam i bindur qe ti ke per tu ndi keq me nje fakt qe je femer.. opinionet e tilla jan dhune ndaj nje femer e cila ka pranuar ne radhe te pare para vetes perzgjedhjen e saj sexuale pastaj para tjerve.. Jeta eshte e gjate, cfare na pret nuk e dim, prandaj them, me mire te shikojm veq veten dhe asgje me shume.. Sigurisht te kontribojm per Ekonomin e vendit, duke kry obligimet ndaj shtetit... e as nje ehre duke u shit burra tu u prezantu si Taleban.. ata individ qe kan be sjelljen e tille, thjehste kan pas qef me DAL TV!
P.S. Flm per pijen.. Te pershendes shume


----------------------------------------
Na nuk jena UFAAAAAAAA!!!
PM
Top
ßina
Postuar nė: 18.12.2012, 23:55
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



 Citim (Ohri- @ 19.12.2012, 00:40)
Doren ne Zemer, si ti, si Igballja, jeni njerez te gjinis femrore.. Kush je ti, ta percaktosh se kush eshte me njeri? Mos mike e nderuar, se po merr nje rol qe nuk te takon jo ty, po askujt kur e jep kete opinion me kaq bindje.. Pasja le nam prap e perkrah se perkrah familja, perjahstu qe eka cek, ty e mu nuk ka pse na mundon ky fakt, eshte problem i saj.. tjetra, ajo e thahs eshte Burrnesh, sepse ajo ka tregu shpirtin e bardhe qe keni Ju femrat.. thell pas cdo shkrimi nese lexon apo degjon histori kur perdhunohet femra sexualisht, fizikisht, psicikisht nga BURRAT, jam i bindur qe ti ke per tu ndi keq me nje fakt qe je femer.. opinionet e tilla jan dhune ndaj nje femer e cila ka pranuar ne radhe te pare para vetes perzgjedhjen e saj sexuale pastaj para tjerve.. Jeta eshte e gjate, cfare na pret nuk e dim, prandaj them, me mire te shikojm veq veten dhe asgje me shume.. Sigurisht te kontribojm per Ekonomin e vendit, duke kry obligimet ndaj shtetit... e as nje ehre duke u shit burra tu u prezantu si Taleban.. ata individ qe kan be sjelljen e tille, thjehste kan pas qef me DAL TV!
P.S. Flm per pijen.. Te pershendes shume

Paskemi ardh deri te nje keqkuptim, nuk e pata qellimin me qit veten njeri e Igballen jo, jo per dicka po nuk e uli veten deri ne kete nivel, po qellimi ish qe edhe ju per njeri diskutut. smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
arsimtari
Postuar nė: 18.12.2012, 23:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 460
Antari Nr: 24627
Bashkangjitur: 02.03.2010



Nė kėtė forum disa forumista shkruajnė sipas thenies sė njohur "armiku i armikut tim, ėshtė miku im" dmth pėr arsye qė islamikėt nuk e justifikojnė homoseksualizmin (me plot tė drejtė njerėzore), kėta forumsita pėr "inat" tė islamistave e mbrojnė homoseksualizmin. E "bravo" do tė kishte thėnė kaēanikliu.

Por kėta forumista janė bėrė pre e "lirisė sė mendimit".

Unė po i pyes kėta forumista:

1. Pse incesti nuk ėshtė liri e shprehjes dhe bindjes seksuale?

2. Pse pėrdorimi i narkotikėve nuk ėshtė liri e bindjeve dhe dėshirave individuale?

3. Ju a do tė kishit lejuar qė miqt e juaj (ēift homoseksual), ta adaptojnė nipin tuaj jetim (hipotetikisht)?


----------------------------------------
"Fjalėt e keqdashėsit janė si qymyri, edhe nėse nuk tė djeg , pėrsėri tė nxin."
PM
Top
Zedka
Postuar nė: 19.12.2012, 00:03
Quote Post


Zedka
*****

Posti: Antarė
Postime: 3722
Antari Nr: 25726
Bashkangjitur: 05.12.2010



 Citim (arsimtari @ 19.12.2012, 00:57)
Nė kėtė forum disa forumista shkruajnė sipas thenies sė njohur "armiku i armikut tim, ėshtė miku im" dmth pėr arsye qė islamikėt nuk e justifikojnė homoseksualizmin (me plot tė drejtė njerėzore), kėta forumsita pėr "inat" tė islamistave e mbrojnė homoseksualizmin. E "bravo" do tė kishte thėnė kaēanikliu.

Por kėta forumista janė bėrė pre e "lirisė sė mendimit".

Unė po i pyes kėta forumista:

1. Pse incesti nuk ėshtė liri e shprehjes dhe bindjes seksuale?

2. Pse pėrdorimi i narkotikėve nuk ėshtė liri e bindjeve dhe dėshirave individuale?

3. Ju a do tė kishit lejuar qė miqt e juaj (ēift homoseksual), ta adaptojnė nipin tuaj jetim (hipotetikisht)?

Me te gjitha do pajtohen keta sepse urrejtja eshte pse feja islame mbron moralin ne ekstrem.


----------------------------------------
Te perpiqesh shume, nuk mjafton gjithmone, per te evituar perfundimet e gabuara!
PM
Top
Ohri-
Postuar nė: 19.12.2012, 00:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 915
Antari Nr: 26611
Bashkangjitur: 04.06.2011



 Citim (ßina @ 18.12.2012, 17:55)
Paskemi ardh deri te nje keqkuptim, nuk e pata qellimin me qit veten njeri e Igballen jo, jo per dicka po nuk e uli veten deri ne kete nivel, po qellimi ish qe edhe ju per njeri diskutut. smil3dbd4d4e4c4f2.gif

Dhe nuk besoje qe je kaq naive te besh krahasime te tilla.. Perkrahja morale, nuk eshte enjejte si fyrja ne moral mikja ime Bina.. Sepse ti po e ofendon, duke then igballja po del njeri une jo! Mos e teopro, nese ke deshire per me u tall e bejm ne temat humoristike..


Kurse Arsitmarve komunist, u them, mos perdorni dhune ne shkolla jemi ne shekullin 21, ka vende si Anglia ku substancat narkotike jan te legjitimuara po per ty mund te duket absurde sepse jam i bindur qe jeni arsimtar i kohes TITOS..dhe qe jeni nder shkataret Kyq qe e orjentoni gabim njeriun sa i perket edukates sexuale..
P.S: Jo nipin, po fmijen tim me shume ja kisha besu Igballe Rugoves se sa Genta ismailit apo Tuna Sejdiut ecila ma rra vaginen mes 'Muhxhahedinve" Mos shkoni me analize apo me pytje "gjoja po na ze ngusht" se rrypa kemi vete, edhe biren ja bojm vete.. Kofsh bektesh e merr Vesh..


----------------------------------------
Na nuk jena UFAAAAAAAA!!!
PM
Top

Topic Options Faqe: (10) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio