Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Unė e di qė asgjė nuk di, Unė e di qė asgjė nuk di
cv-security
Postuar nė: 06.12.2008, 15:37
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 48
Antari Nr: 9050
Bashkangjitur: 21.08.2007



Me tė vėrtetė ishte tejet shokuese dhe flagrante deklarata e bėrė pėr media e liderit tė BDI-sė, z. Ali Ahmeti pėr televizionin ALSAT, se kinse pėr dhunėn dhe terrorin shtetėror nė Shkup dhe Kumanovė, tė kryer nga njėsiti policor ALFA, ai nuk ka kurrfarė faktesh dhe argumentesh konkrete. Ai nuk e din kėtė. Ai nuk e di se gjendja nė qytetin e Kumanovės me rrethinė ėshtė tejet e tensionuar, sepse qytetarėt provokohen pareshtur.

Maltretohen dhe rrehen me arsyetimin se gjoja nuk mbajnė letėrnjoftime si dhe pėr shkak se kanė veturat me regjistrim tė Kosovės. Pra, i pengon ALFAVE regjistrimi kosovar. Maltretohen nė emėr tė vendosjes sė rendit dhe ligjit nė qytetin i cili u bė bastion i rezistencės sė vitit 2001 dhe i cili fatkeqėsisht ju solli ju dhe partinė e juaj nė qeveri.

E ju prapė vazhdon tė mos e dini. Prapė nuk e dini se ushtrohet dhunė.

Prapė nuk e dini se maltretohen qytetarėt shqiptarė, ose nuk keni fakte pėr kėtė.

Nuk ju mjaftuan deklaratat dhe inēizimet nė televizion qė edhe nxėnėsi i shkollės fillore i din e ju nuk dini asgjė. Merreni me pėrkujdesjen e tė vdekurve duke vendosur memorialė pėrkujtimore, e tė gjallėt i keni harruar krejtėsisht. Merreni me vendosje tė memorialėve e tė gjallėt i shikoni dhe i mbikėqyrni duke i maltretuar, pėrdhosur dhe dėnuar. Merreni me komplekse memorialė duke bėrė promovimin tuaj si hero dhe duke e vendosur edhe emrin tuaj nėpėr pėrkujtimoret e dėshmorėve dhe martirėve (rasti konkret nė Sopot) e kėndej nuk merreni absolutisht aspak me rastin e Sopotit, ekzekutori i tė cilit rast ishit edhe ju.

Ēirreshit gjatė kohės kur ishit nė opozitė pėr rastin e Brodecit, manipuluat me ata njerėz tė gjorė, e tash jeni strukur nė selinė tuaj dhe nuk ju dėgjohet zėri pėr kėta njerėz. Premtuat rehabilitim tė luftėtarėve dhe invalidėve tė luftės, ndėrsa ata ēdo ditė jo vetėm qė dėnohen por edhe internohen dhe poshtėrohen skajshmėrisht.

Fundja dėnohen edhe deputetėt e partisė tuaj. E ju ende nuk e dini kėtė. Shtroj pyetjen se kur nuk mundėt ti mbroni deputetėt e juaj nga dėnimi, atėherė ēfarė potence do tė keni qė ti mbroni tė tjerėt shqiptarė nga maltretimet. Premtuat ēudira, ndėrsa ēuditėt tėrė shqiptarėt me veprimet dhe deklaratat e juaja tė mjera se nuk dini asgjė. Koalicioni po ju funksionon shumė mirė. Ashtu deklaruat tė paktėn ju zotrote. Ndėrsa nuk pėrmendni dhe nuk e shihni faktin se jeni poltronizuar dhe servilizuar skajshmėrisht, sepse pranuat PRERODBĖN e Gruevskit, duke mbyllur apo mos i hapur ēėshtjet etnike tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Duke mos e zgjidhur statusin e gjuhės shqipe. Duke prolonguar bashkimin e qytetit tuaj ku keni lindur ju. Duke bashkėqeverisur me njeriun i cili i mbyll ēdo ditė shqiptarėt. U zotuat se do tė angazhoheni pėr shpėrbėrjen e ALFAVE, e me hyrjen nė qeveri lėre qė nuk guxuat tė pėrmendni njė gjė tė tillė, por thjesht edhe nuk dini sepse nuk keni argumente, se ushtrohet dhunė po nga ky njėsit. Krekoseni me veprimet e juaja e nė anėn tjetėr e lejoni rrėnimin e Institutit tė trashėgimisė kulturore te shqiptarėt. U zotuat ju dhe njerėzit e juaj se do tė hapni shkolla dhe do tė bėni ēudira e nuk shihni se arsimi nė zonat shqiptare ėshtė buzė katastrofės.

Krekoset ministri i juaj me hapjen e fakulteteve nė Kumanovė, e nuk mendoni fare se ai objekt i fakultetit ėshtė objekt i adaptuar. Po ashtu edhe shkollat e mesme shqipe nė Kumanovė janė nė objekte tė adaptuara pa kurrfarė hierarkie menaxhuese, dhe pa kurrfarė peshe vendimmarrėse. Premtoni realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit, del zėvendėskryeministri i partisė tėnde dhe thotė se 95 % e Marrėveshjes ėshtė realizuar, e ende nuk keni bėrė asnjė punėsim tė shqiptarėve dhe e keni varrosur kėtė marrėveshje.

Organizuat spektakėl me rastin e 28 nėntorit nė sheshin e Skėnderbeut nė Shkup, e kėtė spektakėl ALFAT e shndėrruan nė spektakėl tragjik ditėn e 28 nėntorit duke rrahur pa mėshirė tė rinj shqiptarė, e ju nuk e dini kėtė. Edhe tė vdekurit e kuptuan se ē`po ndodh e ju nuk keni argumente konkrete pėr ato qė po ndodhin. Ose shtirreni se nuk i keni ato argumente apo nuk i dini. Por e di qė s`keni faj ju. Pranuat tė shndėrroheni nė shėrbėtorė dhe tani vetėm bėni sehir. Sepse ju mungon potenca. Ja siguruat fitoren VMRO-sė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u shpėrblyet pėr kėtė me hyrjen dhe servilizmin tuaj nė qeveri, e tani partneri i juaj strategjik ka filluar misionin e madh tė disiplinimit tė zonave tė luftės, me arsyetimin e gjoja kapjes sė strukturave kriminale, ndėrsa strukturat kriminale i ka pjesė tė qeverisė lokale dhe shtetėrore.

U betuat pėr flamur dhe pėr komb, ndėrsa njerėzit e tu ēdo ditė nėpėr media sulmojnė personalitete qė kontribuuan nė ruajtjen e flamurit kombėtar, qė u sakrifikuan dhe u persekutuan mizorisht. E ju heshtni. Sepse nuk dini tė flisni. Zonat ku jetojnė maqedonasit janė shndėrruar nė zona oksidentale me tė gjitha premisat e duhura dhe shkallė tė lartė tė urbanizimit, e zonat shqiptare janė ruralizuar aq shumė sikur tė bėn pėrshtypje se jemi nė Zimbabve. E ju nuk e dini kėtė.

Por shpresoj se njė ditė do tė mėsoheni se si tė dini dhe do tė dini patjetėr, sepse “Tempus omnia revelevat” (Koha i zbulon tė gjitha). Si dhe njė porosi tjetėr pėr ju dhe njerėzit tuaj “E ardhmja mbetet ēdoherė e hapur”.

E pėrfundoj shkrimin tim me njė thėnie shqiptare e besoj se e kuptoni ju kėtė“Populli tė bėn vezir, populli tė bėn rezil” sepse popullin mund ta mashtrosh pėr njė kohė por, jo pėr tėrė jetėn.
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
LIMMI
Postuar nė: 06.12.2008, 15:43
Quote Post


Ujku ne mesin tuaj!!
*****

Posti: Antarė
Postime: 7174
Antari Nr: 6797
Bashkangjitur: 07.04.2007



Pa u mar me shkrimin sepse kjo eshte vetem nji pjell e mendjes se nji personit sepse nuk ka azgje reale mbrenda saj un te them per titullin.

Nuk e ki pershtat si duhet sepse duhet te jet ndryshe:

Un edi se nuk di azgje ,po ju (PDSHse) as kete se dini.

me te mira.....................


Ky postim ėshtė ndryshuar nga LIMMI nė 06.12.2008, 15:48


----------------------------------------
Kujdes mos i bėni padrejtėsi vetes, se edhe ashtu tė tjerėt do tė jenė tė padrejt me ju.
PMEmail Poster
Top
Essa
Postuar nė: 06.12.2008, 16:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6262
Antari Nr: 17241
Bashkangjitur: 11.09.2008



Edhe kjo eshte dituri, kur je i vetedijshem per gendjen tende ,ne lidhje me diturine!!!!!!!!!!!!!!!!!!


----------------------------------------
Mos lejoni qė mendja juaj te jetė sherbėtore pa mbikqyrės!!!
Von i sheh njeriu pasojat!!!!!!!!
PM
Top
Kangeri
Postuar nė: 06.12.2008, 17:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 118
Antari Nr: 18505
Bashkangjitur: 15.11.2008



Kur e kupton qe nuk di asgje ke bere nje hap drejt dijes....


ahhuahuuhaauhuhuhauha ani shqiptar ani veq shpresonii..

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Kangeri nė 06.12.2008, 17:04


----------------------------------------
[COLOR=blue][B]" Sikur te mos gabonin te menqurit, budallenjet do te deshproheshin "[/B][/COLOR]
PM
Top
cv-security
Postuar nė: 06.12.2008, 23:00
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 48
Antari Nr: 9050
Bashkangjitur: 21.08.2007



 Citim (LIMMI @ 06.12.2008, 17:43)
Pa u mar me shkrimin sepse kjo eshte vetem nji pjell e mendjes se nji personit sepse nuk ka azgje reale mbrenda saj un te them per titullin.

Nuk e ki pershtat si duhet sepse duhet te jet ndryshe:

Un edi se nuk di azgje ,po ju (PDSHse) as kete se dini.

me te mira.....................

I nderuar, pik se pari me shum me keni ofenduar qe me keni thene se jam PDSH-e se sa keni kritikuar shkrimin.

Jam student, sjam nostalgjik ndaj asnjeres parti, shkrimin me larte se kam shkruajtur un por prof. Ardian Ramadani, se kam postuar ketu ne favor apo ne dem te ndonjeres prej partive shqiptare, me vjen keq per shqiptaret qe disa per nevoja personale levderojn disa parti por realitetin e shohin ndryshe.


Para dy diteve ne Radovish stuhia ka ngritur vetem pluhur qeveria sot ndan demshperblim analizo kete i nderuar, neve na vrasin, na maltretojn, na burgosin askush nuk pergjigjet per ne edhe pse shqiptaret kane njeres te cilet i perfaqsojn kjo eshte me e dhimbshme.

Nejse kaq kisha...
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top
juristi19
Postuar nė: 06.12.2008, 23:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 947
Antari Nr: 13517
Bashkangjitur: 08.02.2008



po aj personi asnjehere nuk dine asgje,veq ne kohe te zgjedhjeve ua "lane koken me akull" shqiptareve te cileve u thote se "i do" shume,e me pastaj behet krej i "trent" nuk dine asgje,se sa hyn ne qeveri hyne ne "tripa" te thella sa qe befasohet kur shef ndonje sekretarice te forte kah parlamenti eedhe e haron ate popull per te cilin thote se e "don" shume
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio