Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> FBKSH: Jemi gjallė
Schalke_04
Postuar nė: 09.12.2008, 11:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 18852
Bashkangjitur: 03.12.2008



Marrėveshja e Kumanovės do tė rishikohet, sepse diplomacia dhe politika e Serbisė tanimė ėshtė nė njė avantazh, si kurrė ndonjėherė mė parė, pėrballė politikės (gjumashe e servile) tė Prishtinės. Por, ne kemi deklaruar se nė rast se ndodh kjo, atėherė do tė shpėrthejė lufta.

Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e saj, ndėr tė cilat ka qenė dhe ėshtė edhe Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), kurrėn e kurrės nuk do tė pranojnė qė Kosovės t'i merret Mitrovica veriore. Kėshtu thotė ndėr tė tjera nė njė intervistė pėr Express, zėdhėnėsi i kėtij fronti Gafurr Adili. Por sa i pėrket komunės sė Leposaviēit dhe Zubin Potokut, sipas Adilit nuk vlenė e njėjta gjė.

“Prej kohėsh kemi deklaruar qė Leposaviēi dhe Zubin Potoku, qė Kosovės i janė bashkangjitur nė vitin 1952 pėr tė rritur popullsinė serbe nė Kosovė, dhe Kosovės i janė grabitur Presheva, Medvegja dhe Bujanofci, qė i janė aneksuar Serbisė, le t'i rikthehen Serbisė, ashtu siē Presheva, Medvegja dhe Bujanofci duhet t'i rikthehen Kosovės”, ėshtė shprehur Adili pėr Express. Ai ėshtė i bindur se nė rast se veprohet ndryshe, pra ndahet Kosova nė Mitrovicė, kjo do tė ishte si njė lojė domino pėr tėrė rajonin e Ballkanit.

Mė tej nė kėtė intervistė tė gjatė, zėdhėnėsi i FBKSH-sė qė ėshtė krahu politik i AKSH-sė, shpjegon edhe aktivitetet e kėsaj armate, shtrirjen dhe raportet e tyre me Policinė e Kosovės, TMK-nė dhe KFOR-in.

Intervistėn e plotė me Gafurr Adilin, zėdhėnės tė FBKSH-sė, mund ta lexoni nė numrin e sotshėm tė gazetės Express .

GAZETA EXPRESS
PM
Top
Schalke_04
Postuar nė: 09.12.2008, 11:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 104
Antari Nr: 18852
Bashkangjitur: 03.12.2008



INTERVISTE ME GAFURR ADILIN

Liderėt politikė tė Kosovės duhet t'ia tregojnė dhe tė mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit tė Kosovės. Kėto rrethana janė tė disfavorshme dhe vendin e kanė rikthyer shumė prapa. Tė gjithė liderėt politikė tė Kosovės, qė sot janė ulur nė karriget e Kuvendit tė Kosovės, nuk duhet tė harrojnė se nuk e kanė mandatin e popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė vendosur pėr fatet e Kosovės. Gafurr Adili, zėdhėnės politik i FBKSH-sė, flet pėr Express.

Do ta mbrojmė popullin e pambrojtur shqiptar, kudo qė ai ndodhet, dhe mbi tė gjitha nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nėse njė gjė tė tillė nuk do ta bėjnė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe KFOR-i, tė cilat deri mė tash nuk i kanė kryer detyrat e tyre. Gafurr Adili, zėdhėnės politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), flet pėr Express.

Express: Jeni te informuar me situatėn e krijuar nė Kosovė, kur po diskutohet pėr Planin gjashtėpikėsh tė Ban Ki Moonit. Ēka konkretisht ėshtė duke bėrė Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė kėto momente?

Gafurr Adili: Plani gjashtėpikėsh i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, z. Ban Ki Monn, i cili edhe u miratua nga Kėshilli i Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pas ndarjes "de facto", jo vetėm pėrmes Planit Ahtisaari, por edhe tė Marrėveshjes sė Kumanovės Jackson-Pavkovic, (me miratimin edhe tė ish-komandantit Agim Ēeku, nga ku u urdhėrua qė UĒK-ja dhe konkretisht UĒK-ja e Zonės sė Shalė-Bajgorės tė mos futej nė Mitrovicė, por tė vinte nė Prishtinė, edhe "de jure" po e ndan Kosovėn. Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) nė Zonėn Nr. 2 (Kosova Historike), dhe konkretisht Nėnzona Nr. 2 (Mitrovica) qė nė vetvete pėrfshin gjithė Mitrovicėn (atė jugore dhe veriore), si dhe gjithė Drenicėn dhe Shalėn e Bajgorės, janė duke i pėrcjellė situatat e krijuara nė terren dhe janė nė pėrfundimin e pėrgatitjeve tė veprimeve konkrete, fillimisht politiko-diplomatike dhe mė pas edhe... Bashkė me vėllezėrit e shokėt tanė tė idealit, prej kohėsh atje ndodhet edhe kryetari i FBKSH-sė, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili ėshtė edhe Komandant Suprem i AKSH-sė.

Express: Ka pasur zėra se duhet tė rishikohet Marrėveshja e Kumanovės. Cili ėshtė reagimi i FBKSH-sė nė lidhje me kėtė ēėshtje?

Gafurr Adili: Marrėveshja e Kumanovės realisht edhe ėshtė rishikuar, por kjo gjė, ashtu si pėrmbajtja e saj (edhe pse e njohur nga ish-komandanti i UĒK-sė, z. Agim Ēeku dhe ish-lideri politik i UĒK-sė, z. Hashim Thaēi) ashtu si Plani 6-pikėsh i Ban Ki Moonit, opinionit kombėtar shqiptar dhe mbi tė gjitha UĒK-sė. Si shumė marrėveshje tė tjera antishqiptare, kurrėn e kurrės ato nuk i janė shpalosur opinionit kombėtar shqiptar dhe mbi tė gjitha shqiptarėve tė Kosovės, sepse po tė ishin shpalosur me kohė, as nuk do tė ishim nė kėtė gjendje ku edhe jemi tani. Dhe, pėr kėtė qė po ju them, mjafton t'ju rikujtoj letrėn qė Ban Ki Moon (nė qershor 2008) ia dėrgoi presidentit tė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu, dhe zotėria nė fjalė e ka mbajtur nė sirtarėt e tij dhe jo vetėm nuk e ka bėrė publike, por as nuk ia ka dėrguar pėr diskutim Kuvendit tė Kosovės. Pse? Sepse, kjo ka qenė dhe kjo ėshtė forma mė manipuluese e politikanėve tė korruptuar tė Prishtinės, tė cilėt nuk kanė qenė dhe nuk janė asgjė tjetėr, pėrveēse politikanė marioneta tė atyre qė kanė bėrė dhe bėjnė politikėn dhe ligjin nė Kosovė. Pra, Marrėveshja e Kumanovės do tė rishikohet, sepse diplomacia dhe politika e Serbisė tanimė ėshtė nė njė avantazh, si kurrė ndonjėherė mė parė, pėrballė politikės (gjumashe e servile) tė Prishtinės. Por, ne kemi deklaruar se atėherė do tė shpėrthejė lufta.

Express: Nė rast tė ndarjes sė Kosovės ( veriu i Mitrovicės), ēka do tė bėjė FBKSH-ja me kėtė rast?

Gafurr Adili: FBKSH-ja dhe strukturat e saj, ndėr tė cilat ka qenė dhe ėshtė edhe Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), kurrėn e kurrės nuk do tė pranojnė qė Kosovės t'i merret Mitrovica veriore. Ne tė FBKSH-sė, dhe konkretisht unė, prej kohėsh kemi deklaruar qė Leposaviēi dhe Zubin Potoku, qė Kosovės i janė bashkangjitur nė vitin 1952 pėr tė rritur popullsinė serbe nė Kosovė, dhe Kosovės i janė grabitur Presheva, Medvegja dhe Bujanofci, qė i janė aneksuar Serbisė, le t'i rikthehen Serbisė, ashtu siē Presheva, Medvegja dhe Bujanofci duhet t'i rikthehen Kosovės. Pastaj, po vitin e kaluar (2007), unė kam deklaruar se ndarja e Kosovės ėshtė loja domino.

Express: Cilat janė aktivitetet e AKSH-sė dhe nė cilat zona tė Kosovės operon ajo?

Gafurr Adili: Kemi deklaruar se AKSH-ja as nuk ka vepruar dhe as nuk vepron aty ku vepron uniforma shqiptare dhe uniforma e aleatėve tanė, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe nė Republikėn e Kosovės. Dhe, ky ka qenė njė nga vendimet e shumta tė Kuvendit tė Dytė Kombėtar tė FBKSH-sė, tė mbajtur mė 16 shtator 2006 nė Prizren, por vitin e kaluar vepruam aty ku nuk vepronte as TMK-ja dhe as KFOR-i (nė krahinėn e Besianės dhe tė Dardanės). Popullsia shqiptare rrezikohej, jo vetėm nga bandat kriminale tė "Car Llazarėve", por edhe nga xhandarmėria e rregullt e Serbisė. Dhe ky veprim politiko-ushtarak i FBKSH-sė, dalja nė skenė e AKSH-sė (tetor 2007), nė kohėn kur Serbia, Kosovėn e kėrcėnonte pėrmes bandave kriminale tė saj, me emrin "Car Llazarėt", pati efekte shume pozitive pėr Kosovėn dhe pėrshpejtoi pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, sepse nė KS tė OKB-sė (dhjetor 2007), z. Ban Ki Moon deklaroi: "Lufta nė Kosovė ėshtė nė prag, sepse nga njėra anė nė Serbi kanė dalė "Car Llazarėt", tė cilėt kėrcėnojnė me sulm mbi Kosovė, dhe nga ana tjetėr nė Kosovė ka dalė AKSH-ja, e cila gjithashtu paralajmėron pėr mbrojtjen e Kosovės nga Serbia, prandaj sa mė parė duhet tė pėrcaktohet statusi i Kosovės dhe tė evitojmė konfliktin e ri ne Ballkan". Pra, ky veprim i AKSH-sė (vitin e kaluar- 2007) ishte baras me 10 beteja luftarake tė terrenit ushtarak.

Express: Pse mendoni kėshtu?

Gafurr Adili: Sepse AKSH-ja politikisht udhėhiqet nga FBKSH-ja, e cila ka njė platformė politike (tė miratuar mė 2002) dhe njė program taktik e strategjik tė ribashkimit kombėtar shqiptar (tė miratuar nė shtator 2006), tė cilat i zbaton Sekretariati Vendimmarrės (truri politik) i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, dhe aty (truri politik), tė cilin e drejton kryetari i FBKSH-sė e Komandanti Suprem i AKSH-sė, z. Bashkim Mitrovica, ku jam edhe unė zėdhėnės politik dhe shef i Departamentit tė Diplomacisė sė FBKSH-sė, AKSH-ja pėrfaqėsohet pėrmes shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė.

Express: Cilat janė planet e AKSH-sė pėr Veriun e Kosovės, konkretisht, ēka do tė mund tė bėni?

Gafurr Adili: Do ta mbrojmė popullin e pambrojtur shqiptar, nėse njė gjė tė tillė kudo qė ai ndodhet dhe mbi tė gjitha nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nuk do ta bėjnė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe KFOR-it, tė cilat deri mė tash nuk i kanė kryer detyrat e tyre. Le tė jetė ky njė paralajmėrim, por jo (kurrsesi) njė kėrcėnim, pėr tė gjithė ata qė nuk i kryejnė detyrat e tyre, qoftė kjo pėr institucionet e Kosovės, apo edhe pėr ata qė e kanė ledhatuar dhe vazhdojnė ta ledhatojnė Serbinė dhe po e dėmtojnė Kosovėn.

Liderėt politikė tė Kosovės duhet t'ia tregojnė dhe tė mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit tė Kosovės, rrethana tė disfavorshme kėto qė vendin e kanė rikthyer shumė prapa. Tė gjithė liderėt politikė tė Kosovės, tė cilėt sot janė ulur nė karriget e Kuvendit tė Kosovės, nuk duhet tė harrojnė se nuk e kanė mandatin e popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė vendosur pėr fatet e Kosovės, sepse nė zgjedhjet e fundit as 45 pėr qind e popullit (sipas raportit te OSBE-sė) nuk doli nė zgjedhje, por realisht vetėm 27 pėr qind e popullit doli nė kėto zgjedhje, sepse populli pėrkrahu thirrjen e FBKSH-sė dhe tė Lėvizjes Vetėvendosje pėr bojkotimin e kėtyre zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė. Kurse, mesazhi i FBKSH-sė pėr popullin shqiptar tė Kosovės ėshtė qė tė bashkohet me protestat qė po organizohen nė Prishtinė, protesta kėto qė duhet tė jenė sa mė masovike si deri mė tani, sepse vėrtet Kosova dhe gjithė ēėshtja jonė kombėtare po rrezikohet seriozisht.

Express: Cilat janė raportet e AKSH-sė me strukturat e sigurisė nė Kosovė, fjala ėshtė pėr KFOR-in, Policinė...?

Gafurr Adili: Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, as raporte tė mira dhe as raporte tė kėqija me Policinė e Kosovės, TMK-nė dhe KFOR-in, sepse nuk kemi pasur nevojė pėr raporte tė tilla, qofshin ato tė mira apo tė kėqija. Pra, AKSH-ja ka vepruar dhe do tė veprojė vetėm atje ku nuk vepron uniforma shqiptare si dhe uniforma e aleatėve tanė, me emrin KFOR.

Express: Ēka mendon AKSH-ja pėr krijimin e Forcės sė Re tė Sigurisė sė Kosovės (FSK)?

Gafurr Adili: Akoma nuk kemi informacione tė detajuara pėr kėtė problem, prandaj pėr momentin nuk mund t'ju pėrgjigjem. Ju jap fjalėn se shumė shpejt edhe pėr kėtė ēėshtje do ta merrni qėndrimin tonė, sepse struktura inteligjente e FBKSH-sė, Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH) po punon nė drejtim tė grumbullimit tė fakteve dhe tė provave materiale, ndėr tė cilat janė edhe ato, nėse nė kėtė FSK nuk do tė ketė vend pėr djemtė dhe cucat atdhetare tė UĒK-sė, si dhe as pėr ata djelmosha dhe vasha shqiptare qė prejardhjet e tyre i kanė nga familjet patriotike shqiptare tė Kosovės, qė do tė thotė se kjo (FSK) do tė jetė njė strukturė tjetėr multietnike, krahas Policisė sė Kosovės dhe qė do tė drejtohet nga ata shqipfolės, qė ata apo familjet e tyre, edhe nė tė kaluarėn dhe tani mė shumė se Shqipėrinė e kanė dashur dhe e duan Serbinė.
PM
Top
alvin
Postuar nė: 09.12.2008, 12:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



A ende merreni me komandant Internetin,a?
Phaaaaaaa....ku ishin kur ndodhi Brodeci???
S`ka prej tyhre asnje gjo....internet-organizate,asgje tjeter...


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top
hubejb1
Postuar nė: 09.12.2008, 12:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2205
Antari Nr: 17672
Bashkangjitur: 02.10.2008



barem te ishin kan hackera ,kishin hackerat deni web tshkive


----------------------------------------
"Thuaj: me All-llahun, argumentet dhe Pejgamberin e Tij talleni. Mos u arsyetoni, keni bėrė kufėr pasiqė ishit besimtarė". (Et-Teube: 65-66).
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 09.12.2008, 13:07
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



FBKSH: Jemi gjalle!

Do thoja me mire

FBKSH: Sapo paguam internetin, dhe tani do jemi aktive perseri


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
alvin
Postuar nė: 09.12.2008, 14:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 22234
Antari Nr: 12633
Bashkangjitur: 08.01.2008



Hahahahahaha Cusack,me te vertete e ke gjet,ashtu eshte smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif


----------------------------------------
Dy gjėra janė te pakufishme-gjithėsia dhe injoranca njerėzore. Pėr te parėn nuk jam i sigurt-Albert Einstein
PM
Top
andy
Postuar nė: 09.12.2008, 14:30
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



 Citim (hubejb1 @ 09.12.2008, 14:54)
barem te ishin kan hackera ,kishin hackerat deni web tshkive

Shum llaf me vend ki, barem do ishin per dicka. ahhaha


Cusack, shume mire te eshte kujtu, ndoshta skan pas te shkretet lek ta paguajn internetin.



Kaloni mir.


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio