Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (7) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Maqedonia Shqiptare, Pėrgjigje ndaj Enciklopedisė
r.mislimi
Postuar nė: 28.12.2009, 12:27
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Fotografi e jashtme


Doli nga shtypi libri "Maqedonia Shqiptare", kundėrpėrgjigje ndaj Enciklopedisė Maqedonase

Vula e turpit dhe e barbarisė historiografike

“Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėherė, vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė, kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe”.


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.


“Enciklopedia maqedonase”, qė trazoi njė rrėmet dhe turbullirė opinionesh nė Maqedoni dhe mė gjerė, nga pjesa mė e madhe e debatuesve tė saj thuajse u kuptua vetėm si njė rrufe e rėnė nga qielli i paqtuar, si njė aksident i trazuar nga ca mendje tė matufosura dhe tė robėruara qė kanė bėrė emėr si shkrues tė pėrhėnur tė kronikave mbi hanet e eklipsuara tė udhėve tė historisė; nė tė cilat udhė, ata, me moral tė zvetėnuar shkencor, kanė ngritur njė histori tė paqenė, tė shpėrfytyruar dhe duke bėrė rrėnojė historinė e tė tjerėve, kanė pėrvetėsuar paturpėsisht tėrė atė rrugėtim historik tė tė tjerėve, tė cilėn e gjejmė tė faktuar nė njė det tė pamasė veprash historike tė tė gjitha kohėrave.

Kjo sipėrmarrje ishte menduar qė tė jetė vepra e fundme e radhės, e cila i shkon gjer nė fund zhbėrjes sė faktit historik tė shqiptarėve kėtu dhe njėkohėsisht ishte e menduar tė dalė para lexuesve nė njė kohė qė do tė provonte edhe njėherė pėrgjumjen dhe anestezinė e ndėrgjegjes kombėtare dhe historike ndėr shqiptarėt aktualisht. Dollia “konsensuale” qė u ngrit nė orėt e para mes autorėve dhe cerberėve tė eklipseve “historike” shqiptare, u pėrballė pastaj me zemėratėn e opinionit shqiptar tė esėlluar, si njė fakt qė dėshmoi se dollibashėt e kishin gabuar kohėn e konstatimit tė “vdekjes totale nė vuajtje dhe nė heshtje” tė ndėrgjegjes kombėtare shqiptare . Ata mbase kishin hamendėsuar se poshtėrimi i radhės i bėrė me kėtė enciklopedi, nga tė “ardhurit nga mali” do tė shpallej prapė si njė “pajtim historik”, sikundėr u prit poshtėrimi i gjuhės nė Kushtetutė. Por, ishte reagimi i njėzėshėm dhe i pėrshqiptarshėm qė e pėrgėnjeshtroi kėtė hesap dhe kalendar tė lajthitur tė autorėve tė enciklopedisė.

Ndėrkaq, ndanė kėtyre reagimeve tė pėrshqiptarshme, u imponuan zėshėm, si ca herė gjer mė tash, edhe ca bufatori “melankolike” tė hanxhinjve tė “tavernave shkencore”, qė paraprakisht, tok me autorėt e kėsaj zezone, kishin ecur tinėzisht dhe maje-gishtash mbi punėn rrėnuese tė “enciklopedistėve”. Dhe, nga errėtira ku i kishin sosur kėto pazare kobheshtura, ky rrėmet i trazoi tė dalin vetėm pėr ca kohė nė “bregun e shpėtimit”, ku kėta “parathėnės pėrfitues” kėrkonin qė edhe njėherė tė shfaqin “rishkėlqimin” mashtrues si apologjet tė tė “vėrtetave historike”, tė cilat nuk shkojnė mė larg se hyrja nė vath dhe nė pazar tė ri nė kėtė intrigė tė vazhduar.

Ndėrgjegjefjeturit e kobeve tė heshtura qė hiqen si “dijetarė legjitim tė shqiptarėve”, zhvendosen gjithė kėtė reagim nė njė banalizim dhe amnestim tė kėtij projekti si veprim rastėsor i njė “akademiku” dhe ca njerėzve rrotull tij. Pas mehjes sė tė buēiturave tė tyre, fajbėrėsit tinėzar bėnė qė gjithė ky ortek reagimesh tė mbarojė me njė “paqtim” dhe me ca korrigjime dhe eufemi “semantike” tė poshtėrimeve dhe shkretnimeve, qė i kishte bėrė botimi i kėsaj enciklopedie. Ata u kujdesėn qė ky pakt i brishtė mendjelehtėsie i kėsaj “intrige historike maqedonase”, nga tė “poshtėruarit e pėrhershėm” tė pėrshpallej si njė “ngadhėnjim” mbi “mendjekrisjen e molepsur akademike” tė autorėve tė kėsaj enciklopedie.
Dhe ky “ngadhėnjim” doli fare e kuptuar se ėshtė “ndreqje” e poshtėrimit nga tė tjerėt me vetėposhtėrimin pėr hir tė tjerėve, duke u bėrė bashkautorė tė “vullnetshėm” dhe “legjitim” tė fajėsisė si njė recidiv fatal me shtrat tė thelluar nė mendėsinė e tyre tė vetėskllavėsisė sė “pėlqyer” tė orkestruar tinėzisht nė “Olimpin” e pazareve “shkencore” pėr ta vazhduar mė tej intrigėn.

Dalja nga eklipsi


Njė pjesė e ndriēuar e opinionit publik shqiptar, qė kishte njė perceptim tė esėlluar mbi kėtė ndodhi qė ishte pjellė e ligė e njė trajektoreje tė pashkėputur mbi njė gjysmėshekulli tė autorėve qė e kishin ngritur kėtė historiografi mbi themele tė shtrembėruara, doli mė e prerė nė qėndrimet e tyre, se ēfarė pėrgjigjeje meritore duhej dhėnė njė enciklopedie tė kėtillė tė nxirė me falsifikime, shkretnime, poshtėrime dhe zhbėrje tė epokave, tė hartave, tė personaliteteve dhe tė ndodhive historike qė i kanė dhėnė emėr dhe prani popullit tonė nė kėtė vend.

Duke injoruar “paktin e intrigės sė vazhduar”, qė trumbetohet si zgjidhje “civilizuese” dhe “konsensuale” ndėrmjet rrufjanėve tė tė “poshtėruarve” dhe “mesėsve” tė “poshtėruesve” , mori mbėshtetje nisja pėr tė dalė me njė kundėrpėrgjigje mendjepeshuese mė efektive dhe mė pėrmbajtjesore ndaj njė stive tė molepsur tė 300 zėrave qė poshtėrojnė shqiptarėt dhe historinė e tyre nė kėtė enciklopedi .

Kjo vepėr nė dy vėllime, vėllimin e parė tė sė cilės tashmė e keni nė dorė, ndjek dhe zhbiron udhėn mbi gjysmėshekullore tė “shkrimeve historiografike” tė kėsaj lagjeje historianėsh, tė cilėt biografinė e tyre “shkencore” e kanė ngritur mbi njė stivė shtrembėrimesh, fyerjesh dhe mohimesh tė historisė sonė, dhe me kėtė po ashtu kanė ngritur “biografinė kėrkimore” tė njė institucioni qė tash e “zbulon” realisht dhe mė keqazi faqen e zezė tė saj tė njohur.
Ne, me kėto dy vėllime, pėrmes faktesh mbi historinė tonė tė shkruar nga autorė emblematikė, tė huaj dhe shqiptarė, tė cilėt i kanė dhėnė denjėsi kuptimplote dijes sė historisė, kemi bėrė pėrpjekje tė pėrvujtun qė tė japim njė pamje mė tė qartė mbi shtyllat e historisė sonė kombėtare, tė cilat i ka goditur vazhdimisht dhe ėshtė pėrpjekur t’i rrėnojė pėrfare optika e ideologjizuar bizarisht e historiografisė maqedonase, nga fillimet e ngritjes sė saj dhe gjer mė tash.

Ne prandaj nuk e quajtėm tė denjė tė bėjmė polemikė pėr ndreqje tė shtrembėrimeve nė zėrat e enciklopedisė, sepse historia e popullit tė autorėve tė “Enciklopedie maqedonase” ėshtė faktuar si e paqenė nė ato rrjedha dhe procese historike nė kėtė vend. Do tė ishte e gabuar fare tė hyhej nė njė polemikė me tė paqenėt nė ato kohėra . Duke njohur faktin se, gjithė ky mal shtrembėrimesh, falsifikimesh dhe poshtėrimesh ndaj historisė sonė ėshtė ngritur jo nga realiteti historik, por nga heshtja e dhunshme e historiografisė sonė mė se gjysmėshekulli dhe nė njė fare dore edhe nga heshtja e turpshme e njė pjese tė saj sot, ne menduam qė kėto vėllime t’i japin pėrgjigje gjithė kėsaj kohe tė heshtur nė raport me “agresionin” qė shkrimet “historike” tė kėsaj lagjeje akademikėsh maqedonas ia kanė bėrė historisė dhe historiografisė sonė.
Nė fakt, nė kėto dy vėllime, pėrmes shkrimeve qė ruajnė denjėsisht rrafshin e trajtimit tė njėmendshėm shkencor dhe etikės akademike, jepet pėrgjigjja e parė, deri tash e munguar e historiografisė shqiptare ndaj kėtyre shtrembėrimeve, trillimeve tė historiografisė maqedonase. Njohėsit e vėmendshėm tė trajektores sė deritashme tė historiografisė maqedonase e kanė shumė lehtė ta ēkodizojnė burimin e frymėzimit tė pėrhershėm tė kėsaj historiografie qė nga fillimet e saj dhe gjer mė sot. Ajo ėshtė ngritur nė linjat e historiografisė tė ca qarqeve serbe dhe mbi projektet e tyre kundėr shqiptarėve. Nė 50 vjetorin e deritashėm tė ekzistimit tė saj, kjo historiografi ka zhbėrė historinė e shqiptarėve nė ato shtylla tek tė cilat ka qenė e pėrqendruar kundėr shqiptarėve edhe historiografia serbe. Le tė krahasohet mė kėtė rast, ku nisi Ēubrilloviqi dhe ku kanė shkuar pėrtej tij, nė vijimėsi konstante historianėt maqedonas dhe politika shtetėrore maqedonase nga viti 1945 e gjer mė sot, nė zhbėrjen e “pykės shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore”:

“Nga harta e bashkėngjitur del e qartė se cilat rajone duhet tė pastrohen. Ato janė: Dibra e Epėrme, Pollogu i Poshtėm, Pollogu i Epėrm, Malet e Sharrit... Midis kėtyre rajoneve, qė pėrbėjnė tė gjithė bashkė pykėn shqiptare, mė tė rėndėsishmit pėr ne tani janė: ...Dibra e Epėrme dhe dy Pologėt nė jug dhe Malet e Sharrit. Kėto janė zona kufitare qė duhet tė pastrohen nga shqiptarėt me ēdo ēmim. Kolonizimi i Pollogut (i Epėrm dhe i Poshtėm) dhe i Dibrės me kėta paupers (varfanjakė), si dhe dhėnia e kullotave atyre dhe jo shqiptarėve, do t'i bėjė ata qė ta ndjejnė se ky ėshtė shteti i tyre dhe do t'i mbrojnė kufijtė e tij...
...Pėrveē atyre, kolonizimi nė jug tė Maleve tė Sharrit dhe tė Malit tė Zi tė Shkupit mund tė bėhet me serbė nga Vranja, Leskovci, Piroti dhe Blasenica, sidomos me ata qė janė nga fshatrat malore pasive. E pėrsėrisim se dinarikėt nuk do tė lejohen tė shtrihen nė jug tė vijės sė formuar nga Mali i Zi i Shkupit dhe Malet e Sharrit...

...Nuk ka dyshim se institucionet tona mė tė larta shkencore kanė filluar tė humbasin prestigjin e tyre tė dikurshėm. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė se universiteti dhe Akadamia e Shkencave po largohen gjithnjė e mė shumė nga jeta reale dhe janė duke neglizhuar detyrėn Themelore qė kanė ata nė njė vend relativisht tė prapambetur si ky i yni, duke hapur rrugėn pėr zbatimin e realizimeve shkencore tė shekullit XX-tė. Nė radhė tė parė, Akademia Mbretėrore Serbe e Shkencave e Beogradit duhet tė marrė iniciativėn tė organizojė njė studim tėrėsor shkencor pėr tė gjithė problemin e kolonizimit tė vendit...“

Vėllimi i dytė i pėrgatitur nga ne, e pėrfshin nė detaje kundėrpėrgjigjen ndaj projektit tė vazhduar tė Ēubrilloviqit nė trajtimet “historiografike” tė autorėve maqedonas dhe pėrkimet e plota ose “eufemike” tė trajtimeve tė tyre dhe politikės shtetėrore maqedonase me kėtė projekt historikisht zėkeq.

E gjithė historiografia maqedonase, mjerisht pa ndonjė zė tė veēuar, ka kryer misionin e eklipsit total tė Maqedonive etnografike brenda Maqedonisė dhe me kėtė dhe tė Maqedonisė shqiptare. Dy vėllimet e para, duke filluar nga pėrmendja e parė saj nė Gjeografinė e C.Ptolomeut dhe nė njė sėrė fjalorėsh enciklopedikė, tė librave tė gjeografisė evropiane, tė pėrmendur me emra tė ndryshėm dhe mė tė shpeshtė si “Maqedoni Ilirike”, e qesin nga eklipsi historik shtrirjen gjeografike dhe etnografike tė Maqedonisė shqiptare, si djep i lashtėrishėm i autoktonisė sė shqiptarėve nė tė, dhe njėherėsh si djep i formimit tė unicitetit kombėtar, tė kulturės dhe tė gjuhės sė shqiptarėve.



Tetovė, nėntor 2009

Nijazi MUHAMEDI
Bardhyl ZAIMI

--------------------

Per reference, shihni dhe temen Enciklopedia maqedonase fyen shqiptarėt


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Cusack
Postuar nė: 28.12.2009, 12:53
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



Enciklopedia e Shkijeve ishte totalisht e turpshme dhe idiote.

Pervec shqiptareve, aty ishin ofenduar dhe shume kombe dhe organizata me renome nderkombetare.
P.sh. Greket ishin te ardhur nga Afrika, NATO ishte organizate agresore, etj.

Shkijet mundohen qe duke falsifiku historine, e duke vjedhe copeza historie nga fqinjet (greket, bullgaret e shqiptaret), te shnderrohen ne nje etnikum me te cilin s'kane asgje te perbashket.

Pasko Kuzman dhe Nikolla i tij s'lane gurre e dru pa nxjerre nga dheu per te "deshmuar" autoktonine e tyre ne keto vende.

Historia nuk mund te ndryshohet - mund te ndryshohet e ardhmja, por shkijet e kane kompleks prejardhjen e tyre prej Karpateve, dhe mundohen me cdo kusht te maqedonizohen, e te shfaqen si pasaardhes te Aleksandrit te Maqedonise.

Me Enciklopedi te tilla, shkijet u munduan qe t'i hedhin pluhur syve te Botes, per te thene se ja ne jemi race superiore, jemi vendase, ndersa fqinjet tane (shqiptaret, greket, bullgaret - etj) jane te ardhur.

Ke genjyen perpos vetes se tyre?

Shqiptaret kane me shume te drejte te jene trashegimtare te Aleksandrit dhe te Maqedonise Antike sepse Iliret (paraardhesit tane), kane bashkejetuar ne keto territore me Maqedonasit, ndersa shkijet kane qene ne Karpate, nga ku erdhen vone shume pas "zhdukjes" se Maqedonaseve Antike.

Maqedonia (shteti aktual i shkijeve) eshte pjelle artificiale e komunisteve te Titos, te cilet menduan se kjo gje do kalonte lehte, por harruan se Bota s'flinte gjume, dhe se Historia deshmonte dicka tjeter.



----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
Sirra_pz
Postuar nė: 28.12.2009, 14:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Qelbėsirė
Postime: 973
Antari Nr: 23958
Bashkangjitur: 10.12.2009



Enciklopedia Maqedone, eshte gabimi me i madh i tyre aq me pak ne kohen qe kerkohet te zgjidhet ceshtja e Emirt. Ata me ate Enciklopedi ne fund e nencmuan veten, duke e terhekur! Sepse ajo liber nuk u perkrah nga askush. Veqmas nga institucionet Nderkombetare. Por ajo cfare me ka bere pershtypje ne ate kohe, kaqen deklarat e diplomacis Greke. Ku vete Shteti Grek, ka nje sjellje te tille mbi Shqiptaret autokton te Greqis, apo Camerin. Ne deklaratene e tyre paten mbeshtetje te plote SHqiptaret, ku thon " Nuk ka pse te indinjohen SHqiptaret e Maqedonis, kur ne fqinejte Maqedonis, dhe miqt e juaj e dim qe ju jeni vendas ne Maqedoni, te indinjuar duhet te ndjehen qytetaret Sllav te Maqedonis, te cilet si pasoj e kesaj politike do te mebeten pa kombesi!!" Ne keto raste te bind thenja e Kadares ne Pr, Koha po ecen per Shqiptaret.

Urime per kete liber. Veper ecila kaqen e domosdoshme. Uroje te perkthehet ne disa gjuhe!


Ky postim ėshtė ndryshuar nga Sirra_pz nė 28.12.2009, 14:22


----------------------------------------
Mall pėr as gje...
PM
Top
BalanCe
Postuar nė: 28.12.2009, 14:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1303
Antari Nr: 22577
Bashkangjitur: 14.06.2009



e kam vetem 1 pytje nga historia....
A eshte e vertet se Alessandro Magno ishte gay??


----------------------------------------
♥ . ♥
PM
Top
Princo
Postuar nė: 28.12.2009, 14:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



ekam pritur kete dhe nese ju kujtohet se kam postuar ketu nje teme pikrisht per kete enciklopedij....
urime urime e inshalla dote jet i dobishem edhe per neve .kjo tregon se po na del gjumi dal ngadale.....


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 28.12.2009, 14:58
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



 Citim (BalanCe @ 28.12.2009, 18:04)
e kam vetem 1 pytje nga historia....
A eshte e vertet se Alessandro Magno ishte gay??

Balance
Kam degjuar te thone qe Aleksandri ka qene gay (ketu mund te kene te drejte greket ta llogarisin si grek), por megjithate ka disa lloj tezash mbi kete.

Per me teper, shko ne WikiPedia per te mesuar me shume per karakterin e Aleksandrit.


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
BalanCe
Postuar nė: 28.12.2009, 15:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1303
Antari Nr: 22577
Bashkangjitur: 14.06.2009



 Citim (Cusack @ 28.12.2009, 15:58)
Balance
Kam degjuar te thone qe Aleksandri ka qene gay (ketu mund te kene te drejte greket ta llogarisin si grek), por megjithate ka disa lloj tezash mbi kete.

Per me teper, shko ne WikiPedia per te mesuar me shume per karakterin e Aleksandrit.

kam mesuar per historin e keti qysh ne vitin e par...por thon qe ishte shum i bukur...etj etj...
por dhe thon qe ishte gay....!!! smil3dbd4d6422f04.gif


----------------------------------------
♥ . ♥
PM
Top
Sirra_pz
Postuar nė: 28.12.2009, 15:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Qelbėsirė
Postime: 973
Antari Nr: 23958
Bashkangjitur: 10.12.2009



 Citim (BalanCe @ 28.12.2009, 16:05)
kam mesuar per historin e keti qysh ne vitin e par...por thon qe ishte shum i bukur...etj etj...
por dhe thon qe ishte gay....!!! smil3dbd4d6422f04.gif

Dajt e Nenes i ka pas ne Gjakove. Mos e merr per shaka e! smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
Mall pėr as gje...
PM
Top
BalanCe
Postuar nė: 28.12.2009, 15:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1303
Antari Nr: 22577
Bashkangjitur: 14.06.2009



 Citim (Sirra_pz @ 28.12.2009, 16:09)
Dajt e Nenes i ka pas ne Gjakove. Mos e merr per shaka e! smil3dbd4d4e4c4f2.gif smil3dbd4d4e4c4f2.gif

hahahha....aty afer shtepis tende???? smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
♥ . ♥
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 28.12.2009, 15:10
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



 Citim (BalanCe @ 28.12.2009, 18:35)
kam mesuar per historin e keti qysh ne vitin e par...por thon qe ishte shum i bukur...etj etj...
por dhe thon qe ishte gay....!!! smil3dbd4d6422f04.gif

I bukur thone qe ishte, te tille e paraqesin, por thuhet njesoj se ishte gay - ose se nuk ishte shume aktiv ne aspektin seksual. Mbase ka qene dhe biseksual.



----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
Sirra_pz
Postuar nė: 28.12.2009, 15:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Qelbėsirė
Postime: 973
Antari Nr: 23958
Bashkangjitur: 10.12.2009



 Citim (BalanCe @ 28.12.2009, 16:10)
hahahha....aty afer shtepis tende???? smil3dbd4d4e4c4f2.gif

Mos u bej Injorante tani, une PZ, ajo GJK. Ok ? Mpuch facen kusherires vogel. Me te mira.


----------------------------------------
Mall pėr as gje...
PM
Top
Embargo
Postuar nė: 28.12.2009, 15:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 14446
Antari Nr: 18552
Bashkangjitur: 17.11.2008



Ishte e paevitueshme nje reagim, bile nje Kundėrpėrgjigje sa i perket shpifjeve, falsifikimit te historise, shtremberimit te fakteve dhe ndodhive nga ana e maqedonasve qe cenonin direkt kombin shqiptar! Nuk e di saktesisht permbajtjen e ketyre dy vellimeve, mirepo jam skeptik ndoshta ishte e pershpejtuar pergatitja e kunderpergjigjes kur kihet parasysh se e ashtuquajtura "enciklopedi" u pergatit per gati 10 vite kurse keto vellime po dalin ne drite per disa muaj!

Plus kesaj pati nevoje por ende ka nevoje per nje koordinim me te madh te intelektualeve, shkencetareve dhe historianeve shqiptare per te pergatitur dicka te tille per tu kundervu ketij turpi qe na shkaktuan, gje e cila mungoi dhe ende vazhdon te mungoje!!!


----------------------------------------
Kush nuk do qė tė arsyetojė ėshtė Fanatik, kush nuk di tė arsyetojė ėshtė Budalla dhe kush nuk guxon tė arsyetojė ėshtė Skllav i tė tjerėve!
PM
Top
BalanCe
Postuar nė: 28.12.2009, 16:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1303
Antari Nr: 22577
Bashkangjitur: 14.06.2009



 Citim (Sirra_pz @ 28.12.2009, 16:15)
Mos u bej Injorante tani, une PZ, ajo GJK. Ok ? Mpuch facen kusherires vogel. Me te mira.

injorante...??????
smil3dbd4dcd7b9f4.gif

un nuk e kam dit se nga je....m'fal.... smil3dbd4dcd7b9f4.gif


----------------------------------------
♥ . ♥
PM
Top
Sirra_pz
Postuar nė: 28.12.2009, 16:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Qelbėsirė
Postime: 973
Antari Nr: 23958
Bashkangjitur: 10.12.2009



 Citim (BalanCe @ 28.12.2009, 17:14)
injorante...??????
smil3dbd4dcd7b9f4.gif

un nuk e kam dit se nga je....m'fal.... smil3dbd4dcd7b9f4.gif

Aha, kerkoje falje. Sinqerisht kam mendu se PZ, kupton qe jam na Prizreni. Tung, me fal edhe nje here...


----------------------------------------
Mall pėr as gje...
PM
Top
BalanCe
Postuar nė: 28.12.2009, 16:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1303
Antari Nr: 22577
Bashkangjitur: 14.06.2009



 Citim (Sirra_pz @ 28.12.2009, 17:15)
Aha, kerkoje falje. Sinqerisht kam mendu se PZ, kupton qe jam na Prizreni. Tung, me fal edhe nje here...

smil3dbd4d6422f04.gif


----------------------------------------
♥ . ♥
PM
Top

Topic Options Faqe: (7) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio