Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ja sa "peshojnė" deputetėt shqiptarė
vani-1
Postuar nė: 07.08.2011, 15:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011




http://www.youtube.com/watch?v=BRe-6CMmPLs&feature=related


Banesa, shtėpi nė Maqedoni, Kosovė e Shqipėri, tokė bujqėsore, livadhe, vetura Mercedesė e Audi, por edhe borxhli nėpėr banka... Antikorrupsioni ka paraqitur pasurinė e deputetėve shqiptarė nė Parlamentin e Maqedonisė. Nga lista e prezantuar nga Antikorrupsioni, rezulton se deputeti i BDI-sė nga Struga, Arben Labėnishti kryeson me pasuri mė tė madhe familjare ndaj kolegėve tjerė shqiptarė


Shkup, 7 gusht - Drejtojnė "Mercedesė", "Audi", jetojnė nė banesa, por edhe nė shtėpi tė mėdha, ka tė tillė qė kanė truall jashtė Maqedonisė, pėrkatėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė, por edhe tė tillė qė kursejnė jashtė shtetit dhe qė japin qindra mijėra euro pėr piktura artistike. Bėhet fjalė pėr deputetėt shqiptarė, pėr tė cilėt mund tė thuhet se klasifikohen nė pjesėn e popullatės me pasuri tė majme. Ditėve tė fundit, deputetėt e pėrbėrjes sė re parlamentare kanė parashtruar listat anketuese, nė tė cilat kanė shėnuar pasurinė qė posedojnė, e luajtshme dhe e paluajtshme, qė figuron nė emėr tė tyre, por edhe nė emėr tė prindėrve dhe tė afėrmve tė tyre.

Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, nė listėn anketuese ka paraqitur njė shtėpi me vlerė prej 150 mijė euro dhe tokė bujqėsore nė sipėrfaqe prej 700 metra katrorė qė gjendet nė Shqipėri, e cila ėshtė vlerėsuar nė 30 mijė dollarė. Po ashtu, Ahmeti ka paraqitur njė shtėpi nė rajonin e Kėrēovės, me sipėrfaqe prej 254 metrave katrorė, qė kushton 100 mijė dollarė. Njė tjetėr truall qė gjendet nė rajonin e Kėrēovės me sipėrfaqe prej 7.668 metra katrorė ėshtė vlerėsuar nė shumė prej 153 mijė euro. Pėrveē pronės sė paluajtshme, Ahmeti nė listėn anketuese ka paraqitur njė "Opel Astra" tė vitit 1988 qė kushton jo mė shumė se 3.500 euro.

Ndėr tė tjerash, lideri i BDI-sė ka paraqitur edhe 134 mijė denarė qė i posedon nė njė llogari bankare. Deputeti i sė njėjtės parti, Behixhudin Shahapi, i cili nuk ka marrė pjesė nė pėrbėrjen e kaluar si deputet, po qė ka ushtruar post shtetėror, si pasuri tė paluajtshme ka paraqitur njė shtėpi nė Tetovė qė kushton 12 milionė denarė ose rreth 200 mijė euro. Nė njė llogari nė "Komercialna Banka", Shehabi ka 250 mijė denarė. Kolegia e tij, Dėshira Imeri ka paraqitur njė shtėpi tė prindėrve tė saj, e cila ėshtė vlerėsuar nė 8 milionė denarė, me sipėrfaqe prej 272 metra katrorė qė gjendet nė Gostivar. Ajo, nė "Ik Banka" ka njė depozitė prej dy mijė eurove. Kolegu i saj, Irfan Deari gjithashtu ka paraqitur njė pronė tė paluajtshme nė pronėsi tė prindėrve tė tij. Deari ka shėnuar njė tokė ndėrtimore nė fshatin Sedllarcė e Sipėrme qė kushton 1.8 milionė denarė.

I pari Arben Llabėnishta

Po ashtu, ka paraqitur njė tokė bujqėsore qė figuron nė emėr tė prindėrve qė kushton 1.2 milionė denarė dhe njė shtėpi qė gjithashtu figuron nė emrin e prindėrve tė tij, kushton 4.3 milionė denarė. Si pronė personale, deputeti Irfan Deari ka paraqitur njė "Ford Mondeo" qė kushton mbi 2000 euro dhe njė "Mercedes" qė vlerėsohet nė rreth 10 mijė euro. Deputeti Rexhail Ismaili si pasuri ka paraqitur njė banesė qė kushton 30 mijė euro nė Kumanovė, me sipėrfaqe prej 47 metrave katrorė dhe njė veturė "Audi" e vlerėsuar nė 10 mijė euro. Kolegu i tij, Talat Xhaferi nė listėn anketuese si tė tijėn ka paraqitur njė shtėpi me sipėrfaqe prej 340 metra katrorė qė gjendet nė fshatin Forinė, me vlerė prej 11 milionė denarė. Gjithashtu, ai ka paraqitur edhe rrogėn e sė shoqes, nė shumė prej 17 mijė denarėsh. Kolegu i tij, Arben Labėnishti si pronė personale ka paraqitur njė banesė tė vlerėsuar deri mė 50 mijė euro, me sipėrfaqe 49 metrave katrore, qė gjendet nė Tiranė. Deputeti nga Struga ka paraqitur edhe njė shtėpi qė figuron nė emrin e prindėrve tė tij. Shtėpia gjendet nė fshatin Radolishtė tė Strugės dhe ėshtė vlerėsuar nė 3 milionė denarė.

Nė tė njėjtin fshat, prindėrit e tij kanė kullosa me sipėrfaqe prej 7.712 metra katrorė qė kushtojnė mbi 4 milionė denarė ose mbi 65 mijė euro. Njė sipėrfaqe me pyje qė gjithashtu figuron nė emėr tė prindėrve tė deputetit Labėnishti ėshtė vlerėsuar nė 2.2 milionė denarė, njė tokė bujqėsore prej 12 milionė denarėve, njė tjetėr pronė nė Radolishtė ėshtė vlerėsuar nė 3 milionė denarė, ndėrsa njė livadh nė 7 milionė denarė. Pėrveē pasurisė sė madhe nė pronė tė paluajtshme, deputeti Labėnishti, i cili rezulton tė jetė deputeti mė i pasur shqiptar nė pėrbėrjen e tanishme parlamentare, bashkė me tė afėrmit e tij ka njė sėrė veturash luksoze, midis tė cilave mund tė pėrmenden njė "Mercedes", njė "Opel Astra", njė "Citroen", "Opel Agila", "Shkoda Oktavia" dhe njė "Audi A4". Po ashtu, Labėnishti ka marrė edhe njė kredi nė shumė prej 57 mijė eurosh.

Kredinė bankare rezulton tė ketė marrė edhe kolegu i tij, Muhamet Nuredini, i cili rezulton tė ketė marrė hua me kamatė nga banka nė shumė prej 1.2 milionė denarėsh, megjithėse nė emrin e prindėrve tė tij figuron njė banesė, njė shtėpi, tokė bujqėsore, livadhe nė rajonin e Kėrēovės dhe njė tjetėr shtėpi nė Kėrēovė. Ermira Mehmeti-Devaja nė listėn anketuese ka paraqitur banesėn e tė shoqit qė gjendet nė Shkup, me vlerė prej 3.6 milionė denarėsh. Si pronė personale, Mehmeti-Devaja ka paraqitur njė veturė tė tipit Tojota Jaris qė i kushton 1.2 milionė denarė. Po ashtu, ajo ka paraqitur edhe veturėn e tė shoqit, tė tipit Ford Fokus.

Thaēi me pasuri tė njėjtė

Nė bankė, Mehmeti-Devaja ka njė kursim prej njė mijė dollarėsh, por nė emrin e saj figuron edhe njė kredi prej 15 mijė eurosh. Deputeti Nexhat Jakupi ka paraqitur shtėpinė e prindėrve tė tij nė Gostivar, ndėrsa nė emrin e tij figuron njė veturė "Folksvagen Polo" dhe njė kredi prej 6 mijė euro. Nė emrin e nėnkryetares sė Parlamentit, Suzana Saliu, figuron njė barakė qė kushton 30 mijė euro, ndėrsa njė shtėpi qė kushton 100 mijė euro figuron nė emrin e tė shoqit. Ajo ka edhe njė veturė "Daevu Matiz", por edhe njė kredi prej 5 mijė euro. Deputeti Xhevat Ademi gjendet midis deputetėve qė posedojnė shtėpi tė mėdha. Nė emrin e tij ėshtė regjistruar njė shtėpi prej 112 metra katrore qė gjendet nė Reēicė tė Madhe dhe qė kushton 6.5 milionė denarė, ndėrsa vetėm oborri i kushton rreth gjysmė milion denarė. Po ashtu, Xhevat Ademi ka njė banesė nė Tetovė qė kushton 4.5 milionė denarė, me sipėrfaqe prej 115 metrave katrorė. Nė emrin e tij, gjithashtu ėshtė regjistruar edhe njė tokė bujqėsore qė ėshtė vlerėsuar nė 200 mijė denarė.

Deputeti Ademi rezulton tė ketė marrė edhe njė kredi bankare prej 5 mijė eurosh. Deputetėt rivalė tė Partisė Demokratike Shqiptare, gjithashtu rezultojnė tė jenė tė pasur. Ish lideri i kėsaj partie, njėherėsh kryetar nderi i Kuvendit tė PDSH-sė, Arbėr Xhaferi nė listėn anketuese ka paraqitur njė shtėpi prej 180 metrave katrore qė gjendet nė Kosovė dhe qė kushton 200 mijė euro. Xhaferi gjithashtu ka edhe njė veturė "Mercedes" qė kushton rreth 20 mijė euro. Lideri i partisė, Menduh Thaēi, njėjtė sikur mandatin e kaluar, nė listėn anketuese ka paraqitur njė shtėpi me oborr, njė BMW qė kushton 50 mijė euro. Thaēi nė njė llogari bankare ka njė depozitė prej 60 mijė eurove, ndėrsa nė denarė ka 1.6 milionė. Midis deputetėve mė tė pasur gjendet edhe Orhan Ibrahimi, i cili pėrveē shtėpisė nė listėn anketuese, ka paraqitur edhe shumė tokė.

Deputeti Imer Aliu jeton nė shtėpinė e prindėrve tė tij, e cila kushton njė milion denarė, ndėrsa nė ndėrtim e sipėr ka njė tjetėr shtėpi qė kushton 2 milionė denarė. Nė shtėpinė e prindėrve jeton edhe kolegia e tij, Meral Uzeiri-Ferati. Ajo ka paraqitur njė shtėpi prej 250 metrave katrorė nė Tetovė, qė kushton 1.8 milionė denarė dhe qė rezulton tė jetė nė emrin e prindėrve tė saj. Bashkėshorti i saj posedon njė lokal tė vogėl afarist. Nė njė shtėpi qė kushton 70 mijė euro jeton deputeti Bekim Fazliu. Ai, ndėr tė tjerash ka paraqitur edhe njė tokė qė kushton 50 mijė euro, nė emėr tė prindėrve, ndėrsa ai drejton njė veturė "Audi A4". Ndėrkaq, dy kolegėt e tyre tė RDK-sė, deputeti Izet Zeqiri dhe kolegia e tij, Flamure Demiri-Kreci kanė pasuri tė mirė tė patundshme, shtėpi dhe truall. Ndėr tė tjerash, Zeqiri kursen nė Kosovė, ndėrsa kolegia e tij ėshtė e pasionuar pas pikturave artistike, pėr tė cilat ka shpenzuar mbi pesė milionė denarė.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga vani-1 nė 07.08.2011, 15:12
PM
Top
vani-1
Postuar nė: 07.08.2011, 15:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



do kush ska buk te haje do kush lun me parat e popullit ketyre politikanve shqiptar ne maqedoni duhet me plumb bash shpine
PM
Top
cesc
Postuar nė: 07.08.2011, 15:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 7161
Antari Nr: 22423
Bashkangjitur: 01.06.2009



 Citim (vani-1 @ 07.08.2011, 16:06)
do kush ska buk te haje do kush lun me parat e popullit ketyre politikanve shqiptar ne maqedoni duhet me plumb bash shpine

Ai qe nuk ka buke le te punon! Deputeti nuk eshte furre buke qe te ushqeje dynjane me buke. smil3dbd4dbc14f3f.gif
Pastaj mos u qani shume, se gjysmat e pasurise qenkan te prinderve, qe dmth i paskan pas prinderit punetore. smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
GUNNER ' for life...

Being normal is just crazy
PM
Top
vani-1
Postuar nė: 07.08.2011, 15:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



dhe me kete keng i pershendes hajnat poletikana

http://www.youtube.com/watch?v=HWMr6wlxXiY
PM
Top
vani-1
Postuar nė: 07.08.2011, 15:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



cesc...edim se fur buke nuk eshte por ne te qele naj send ne ta punsoje popullin se kur vaj bdija ne qeveri iqet te pdshes kur hin pdsheja ne qeveri i qet te bdis
PM
Top
Mjerimi
Postuar nė: 07.08.2011, 15:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 233
Antari Nr: 26253
Bashkangjitur: 11.03.2011



Hic kurgjė spaskan,unė kam hala mė tepėr!


----------------------------------------
Konsideroje veten tė lumtur vetėm atėherė, porsa tė shohish se janė tė lumtur edhe ata tė Mjerėt!
PM
Top
studentiii
Postuar nė: 07.08.2011, 22:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 568
Antari Nr: 24008
Bashkangjitur: 17.12.2009



krejt deputetet shqiptar mund te ken pasuri a vleren ta kene sa bolet e nje luani qe ka vendos qeverija te ura goce dellcevit ne shkup hahahahaaaaaaaaaaa
PM
Top
cesc
Postuar nė: 07.08.2011, 23:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 7161
Antari Nr: 22423
Bashkangjitur: 01.06.2009



 Citim (vani-1 @ 07.08.2011, 16:25)
cesc...edim se fur buke nuk eshte por ne te qele naj send ne ta punsoje popullin se kur vaj bdija ne qeveri iqet te pdshes kur hin pdsheja ne qeveri i qet te bdis

Per ate me mire eshte te jesh apartiak (sikur une) keshtu te pakten nuk lutesh gjate zgjedhjeve qe te fiton partia jote...pa pune se pa pune je. smil3dbd4dbc14f3f.gif


----------------------------------------
GUNNER ' for life...

Being normal is just crazy
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio