Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Do e ngulin "Pykėn" si duhet!
Lexo
Postuar nė: 04.07.2012, 13:03
Quote Post


Robot
*****

Posti: Antarė
Postime: 3366
Antari Nr: 18687
Bashkangjitur: 24.11.2008



Koment: almakos.com

Pas dy takimeve tė grupit iniciativė dhe pas shumė spekulimeve nė opinionin e kėtushėm, mė nė fund u bė publik themelimi i Lėvizjes “Pyka”. Sipas themeluesve tė kėsaj lėvizjeje, ajo paraqet njė koalicion joformal tė shoqėrisė civile dhe tė autoriteteve individuale, pėr tė ndihmuar proceset shoqėrore, kulturore dhe politike nė Maqedoni.

Lėvizja “Pyka”, thonė themeluesit e saj, nuk ėshtė parti politike, nuk ka lidhje me asnjė parti politike aktuale e as me ato qė paralajmėrohen. Por, kjo Lėvizje nuk ėshtė organizim apolitik, qė do tė thotė se do ketė pozicione dhe pikėpamjet e veta pėr ēėshtje tė ndryshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore. Qėndrime kėto qė nė momentin e duhur do ti prezantohen opinionit.

Pa dyshim se ēdo gjė ėshtė e thėnė mirė dhe “Pyka” vjen nė kohė kur janė krijuar shumė plasaritje nė organizimin politik mes shqiptarėve tė kėtushėm. Kėshtu qė tani mbetet tė shihet se vallė themeluesit e kėsaj Lėvizjeje do dinė atė ta ngulin aty ku duhet, apo do u thyhet sėpata me tė cilėn duhet goditur “Pykėn”.

Pėrndryshe emri ėshtė shumė domethėnės. Ka tė bėjė me mjetė tek i cili njėsoj ėshtė e rėndėsishme edhe maja e saj mprehtė, qė duhet tė depėrtojė nė lėndėn e fortė politike, por edhe pjesa e pasme, tė cilėn duhet goditur qė ajo tė hyjė sa mė thellė e tė bėjė ndarjen e qartė se kush pėr ēka angazhohet nė kėtė shtet.

Vlerėsuar pėr nga emrat e themeluesve tė kėsaj Lėvizjeje, edhe pse nė dukje tė parė bie nė sy njė laramani profesionesh e angazhimesh, ka diēka qė i bashkon tė gjithė ata: pėrvoja publike dhe njohja e fenomeneve politike nė shoqėrinė e kėtushme shqiptare. Pra bėhet fjalė pėr individ e personalitetet qė e kanė tė qartė dhe nuk kanė nevojė pėr kėshilla anėsore pėr atė se si duhet pėrdorur “pykėn”, tė cilėn nė ndėrkohė ndoshta do e gdhendin ashtu siē duhet.

Se shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni i nevojitet njė rirreshtim i ri politik, kjo ėshtė mė se e ditur. A do arrijė “Pyka” tė jetė ajo qė do sjellė njė energji dhe alternativ tė re politike, kėtė nuk duhet paragjykuar. Themelimi i saj nė kėtė kohė ka pėrparėsitė e veta, siē i ka dhe pengesat qė sjell ambienti partiak shqiptarė, i cili funksionon sipas parimit “Nuk vlen e vėrteta dhe puna qė bėnė, po “muskujt” partiak qė ke dhe shantazhin qė mund t’ua bėsh shqiptarėve duke punėsuar nga njė anėtarė tė familjeve mė tė mėdha”. Gjė qė i solli shqiptarėt e kėtushėm derė nė atė situatė sa me dhjetėra votues tė mbrojnė tė punėsuarin e vetėm tė familjes sė vet, duke votuar pėr partinė qė e ka punėsuar atė. Me ēka “Pykės “ i bie nė hise tė kultivojė vetėdijen e kundėrt politike: tė mos bėhesh peng i shėrbimeve minimale partiake, por partinė ta bėsh peng tė vullnetit dhe interesit tėnd politik.

Si do qė tė jetė, nėse “Pyka” do mbetet Lėvizje, sa pėr fillim ajo mjafton ta bėjė tė kundėrtėn nga ajo qė bėri “Zgjohu”: ndaj selive partiake tė sillet si shtėpiarja e mirė e cila kurrė nuk u ofrohet shtėpive publike. Pra, mjafton qė tė mos e flijojė idenė vetėm qė ndonjėri nga kryesuesit e sajė tė realizoj ėndrrat e veta politike, siē ndodhi me kryetarin e “Zgjohut”, qė dėmtoi thuajse tėrė sektorin civil shqiptarė duke e barazuar atė me shtėpiaren qė shoqėrohet me fqinjet e veta tė ndershme, por vetėm sa pėr tė mos e zbuluar vetveten se fle nė shtratin e “shtėpive publike” partiake – nė atė tė BDI-sė.

Nėse nė tė ardhmen kjo Lėvizje konkurron edhe si subjekt politik, prapė nuk do e ketė tė vėshtirė tė identifikojė mėnyrėn e veprimit tė vet. Do mjaftojė tė bėjė tė kundėrtėn e asaj qė bėjnė kryesuesit e BDI-sė: tė mos e konsiderojnė shoqėrinė e kėtushme shqiptare si “odė burrash” tė painformuar, ku duhet tė tregosh mesele pėr atė se “ishte ē’na ishte”, ngaqė rinia shqiptare prej moti ka dalė nga ai rrafsh i pjekurisė politike dhe ajo rini ka dhomat e internetit nga informohet dhe informon pėr vetveten. Pastaj, mjafton qė drejtuesit e “Pykės” ta kuptojnė se nėse me vite e pėrsėrit tė kaluarėn tėnde tė lavdishme – siē bėjnė kryesuesit e BDI-sė - vetėm dėshmon se sa nuk je i aftė ta ndėrtosh dhe ta identifikosh tė sotmen. Pra duhet qė suksesin e djeshėm tė mos e pėrdorėsh pėr t’i mbuluar dėshtimet e sotme, por atė ta mbrosh duke mos u bėrė “haraēmbledhės” pėr atė qė ke bėrė dikur.

Si do qė tė jetė, duhet pritur dhe duhet qenė qellim mirė ndaj atyre qė thonė se e kanė “nijetin” e mirė. Por si do qė tė jetė, duke shikuar pėrbėrjen e themeluesve tė Lėvizjes “Pyka”, qė tani mund tė thuhet se BDI-ja e ka humbur edhe bastionin e saj mė tė fortė – Shkupin dhe Kumanovėn. Dhe se asgjė nuk do e shpėtoj nga kjo humbje. Nga kjo humbje nuk do e shpėtojė as “aktiviteti i begatė” i kryesuesve tė sajė, e qė rėndom pėrbėhet nga komentet ndaj deklaratave tė kryesuesve tė PDSH-sė. Me ēka dėshmojnė se ata njohin vetėm njė mėnyrė tė veprimit politik: tė shpikėsh armikun shqiptarė, qė do e sulmosh sa herė qė nuk mund t’i kundėrvihesh partnerit tėnd nė koalicionin qeverisės. Gjė tė cilėn “Pyka” kurrė nuk duhet ta bėjė. Gjė qė pa dyshim se themeluesit e saj e dinė. Njėsoj siē duhet ta dinė se vlerat personale dhe tė njė organizate, nuk mbėshteten nė sharjet drejtuar tjetrit, e as duke u dėshmuar se je e “keqja mė e vogėl” nga gjitha tė kėqijat qė kanė nė zgjedhje shqiptarėt e kėtushėm./Almakos


----------------------------------------
This is an automatically sent message, i'm Robot please do not reply!
PM
Top
blerim77
Postuar nė: 04.07.2012, 13:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 507
Antari Nr: 19513
Bashkangjitur: 13.01.2009



Po po,edhe kta do na e ngulin si kto tjeret qe na ngulin qe 20 vjet.
PM
Top
MIX
Postuar nė: 04.07.2012, 14:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1432
Antari Nr: 26239
Bashkangjitur: 09.03.2011



 Citim (blerim77 @ 04.07.2012, 14:15)
Po po,edhe kta do na e ngulin si kto tjeret qe na ngulin qe 20 vjet.

Sma merr mendja qe kto te mundin me naj ngul sepse as qe do kene ndonje perkrahje qe tu jepet shanci me naj ngul. Nuk po ma mush mendjen ky organizim sesi!
PM
Top
влада_мк
Postuar nė: 04.07.2012, 21:53
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 17
Antari Nr: 26700
Bashkangjitur: 25.06.2011



Duhet tė shpreheni nė gjuhėn shqipe!


Gjuha shqipe ėshtė gjuha zyrtare e kėtij forumi. Tė gjithė pjesmarrėsit duhet tė shkruajne shqip nė forum. Tė gjitha dialektet e gjuhės shqipe janė tė lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qėnė se ėshtė gjuha mė e lehtė pėr tu kuptuar nga shumica e shqiptarėve. Nderoni veten duke shkruajtur njė gjuhė shqipe tė pastėrt dhe konform rregullave gramatikore dhe tė drejtshkrimit. Ata antarė qė nuk shkruajnė dot gjuhėn shqipe, mund tė lexojnė dhe mund tė shprehen vetėm nė seksione tė veēanta tė forumit tė hapura pėr tė huaj apo shqiptarė qė nuk shkruajnė dot shqip.
Te lutem lexo rregulloren e forumit e ke
>KETU<

Ky postim ėshtė ndryshuar nga ßina nė 05.07.2012, 10:04
PM
Top
kosova_rja
Postuar nė: 05.07.2012, 09:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1216
Antari Nr: 20840
Bashkangjitur: 13.02.2009



 Citim (влад
@ 04.07.2012, 22:53)
Доста со фантазии , ова е моја продолжена РУКА.

ja pyken ja vnove edhe ti smil3dbd4dcd7b9f4.gif


----------------------------------------
Thashethemet dalin nga urryesit,perhapen nga budallenjet dhe pranohen nga injorantet.

Bukuria e njeriut perbehet nga fjala qe ai flet...!!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio