Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Me degjo pak!
Lijanaa
Postuar nė: 21.12.2012, 20:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 396
Antari Nr: 23187
Bashkangjitur: 18.08.2009



Me degjo pak!

Pak sepse e di qe koha jote eshte e ēmuar,e nese jo...ja ku po ta them qe eshte e ēmuar.

Sonte kam vendosur te te shkruaj ty, sepse sonte kam nje deshire per te jetuar.
Me ty e kam, po po me ty ,mos shiko perreth, as mbrapa teje, se me ty e kam; as mos thuaj-"e di qe e ke me mua, me ke tjeter", sepse keshtu ke thene gjithmone, dhe asnjehere s'me ke degjuar me sy dhe veshe.

Sonte e kam me ty, qe harxhohesh duke pare sekondat qe te lene po aty ku ishe dje.
Me ty qe kursen leket, rrobat, ujin, dritat dhe jo kohen tende.
Ti qe kohen e mban per me vone, qe e mban per te kuptuar se kur duhet te shkosh ne shkolle apo ne shtepi.
Sonte kam nje deshire qe te shikoj me shume drita, dhe nese te ftoj, hajde me mua.

Ah....,monotonia, ajo asnjehere s'ka ngritur male.

Prandaj, mjaft u mendove dy here ,por vepro ,qesh, ngjitu neper lartesira, varu poshte humnerava, ec mes pemeve, gdhend iniciale ne levozhgat e tyre, luaj me kafshet, perqafoje familjen tende, mos u huto: eshte koha per te vepruar.

Per te dale edhe ti ne faqen e kurioziteteve si njeriu qe kercen me gjate.
Per tu treguar te gjitheve,t e bejne diēka tjeter perveēse te ndjekin hijen e tyre.

Ēfare eshte koha jote ,nje cigare qe po te thithet nga rutina, digjet shpejt.

Ēfare eshte koha jote, uje qe po te valohet nga plogeshtia, avullon menjehere.

Ah, koha jote qe ndihet e keqtrajtuar nga xhandaret e asgjeberjes.

Te perbuzura jane oret e tua, nga ēasti qe ti shikon tv, per ta vrare ate.

Te shtrenjta jane minutat e mia qe po i ve ne sherbim te vlerave kohore.

Sonte kam nje deshire

Nje deshire qe zgjat pak, sepse nuk kemi kohe
Nje deshire qe nuk hutohet, mendohet apo perton.
Nje deshire qe pa ndaluar thote.
Mos ma ndaloni kohen...

Andi Kukli

p.s. pasi koha eshte per dikend shume e ēmuar, e per dikend jo, une shkova tė fitoj nga ēmimi i lartė i saj?! smile5dbook45.gif
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio