Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (3) [1] 2 3   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Oborri i piset, proze
AMONI
Postuar nė: 24.11.2008, 22:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



Oborri i pistė

Kjo pasdite e ngrohtė tė bėnė qė koka tė vlojė. Tė bėnė qė shpirti tė ngushtohet e zemra tė pėlcet nga vapa e mundi. Doja tė pushoja, tė shtrihem, e tė fle, por zėrat e fėmijėve tė mahallės qė luanin nė sokakun plot pluhur, e anash rrėnoja nga shtėpitė e derdhura nė luftė, nuk linin se nuk linin. I nervozuar, veē sillesha e sillesha nė sungjerin e holluar me njė mbėshtjellės tė vjetėr e tė shkyer nė shumė vende. U ngrita nė kėmbė dhe po sillem nėpėr dhomė. U afrova tek frigoriferi dhe mora shishen me ujė, tė vetmen pije nė frigorifer. U freskova dhe dola nė oborr. Nga sokaku shifej edhe oborri, sepse dyert ishin tė kallura nė luftė. Mė pa djali dhe m’u afrua me vrap, i djersitur, mė pyeti: ‘Babi, e pe biēikletėn e re tė Agronit qė ia kishte blerė babai’? Nuk fola fare, sepse e dija se do vazhdojė ende… ‘sa i bukur ishte’ mė tha dhe buzėqeshi. ‘Bile, ma dha pak ta vozis…a e din sa mir ishte…’ Sėrish heshta… dhe pėr t’ja humbur bisedėn, e pyeta: ē‘ėshtė bre gjith ajo zhurmė qė e tranuat mahallėn? ‘Asgjė babi asgjė’, mė tha, ‘veē po luajm’. E ēka po luani? ‘Hmmmm jo jo nuk po luajm por po bisedojmė’. Epo mirė de, ia ktheva, ēka po bisedoni? ‘Asgjė babi, asgjė, veē bisedojmė se kush shkon mė shumė nė qytet, kush blen mė shumė rrobe, kush ka mė shumė lodra, kush i ka librat mė tė reja… e unė veē i dėgjoj.’ E mua vapa e budallallėqeve ende po mė ngushton mė shumė e po mė bėnė tė mė vlojė koka. ‘Bile, pak mė herėt ishim te Erkani, - vazhdoi ai - se erdhėn prej qyteti dhe ja montuan mobiljet e dhomės sė Erkanit. Babi, ai kishte dhomė tė veten, edhe kompjuter kishte… sa mir iu ka bėrė dhoma Erkanit me ato mobiljet qė ia montuan sot… shumė e mirė.’ E unė pėr t’ia humbur sėrish muhabetin, e pyeta : Ani a i pastrove kėmbėt para se tė hyje mbrenda? ‘Po babi si jo, bile sa u afruam te dera, nėna e tij na tha: lani kėmbėt njėherė e pastaj hyni. Sa e nevrikosur ishte ajo… babi, nėna e Erkanit, nuk ishte ashtu siē mė ke thėnė se ka qenė nėna ime, e butė, e sjellshme, e mirė?’ Iu mbushėn sytė me lot, dhe nuk duroi shumė e filloi tė qajė. U ula nė gjunjė nė atė oborr tė pisėt, e pėrqafova dhe i thash: Dėgjo bir, nėna jote ka qenė shumė e mirė. Dhe ti je tamam si ajo. ‘Eh – me lot e nė dėnesje vazhdoi – sa kisha dasht tė njof mamin.’ Shshshsh, i thash, kėshtu ka dasht Zoti. ‘Po babi po – mė tha – ama sa mirė po thirrin tė tjerėt nėnė, sa mirė babi, shumė mirė. Sikur tė kisha mundur edhe unė tė thirrja nėnė. S’kisha dalė hiē prej shtėpie… veē me nėnėn kisha ndejt mbrenda… ku tė shkonte ajo edhe unė kisha shkuar…s’ja kisha hequr sytė kurrė…’ dhe vazhdoi tė qante me zė. Shuj de tash, i thash, ē‘tė bėj babi tash? ‘Asgjė babi asgjė – mė tha dhe mė shikoi nė sy duke vazhudar – veē dua mos t’mė ikėsh edhe ti, se ēka bėj pastaj unė? Nuk dua as biēikletė, as mobilje, as libra tė reja, as rrobe tė reja, as nuk dua tė shkoj nė qytet, veē dua tė jem me ty, se vetėm s’mund tė jetoj… ku marr bukė pastaj? Mė sillej bota nė ato ēaste. Duke e pėrqafuar fort, i thash: A shkojmė nesėr nė qytet pasi tė lėshohesh nga shkolla? ‘Ashtu si ishte duke qarė, nėpėr lot buzėqeshi e mė tha: ‘Vėrtetė do shkojmė?’ – ‘Ėhė’ - i thash. ‘Do ecim mirė e mirė deri sa tė lodhesh, e pastaj ulemi diku dhe hamė ndonjė qifle’. Duke fshirė lotėt m’u pėrgjigj - ‘Ani’ – dhe duke vrapuar kah sokaku ku ishin fėmijėt e tjerė, filloi qė nga oborri t’ju tregojė, - ‘eeeeeejjjj, nesėr me babin do shkojė nė qytet, do shėtisim deri sa tė lodhemi e pastaj do hamė qifle…’ sa me qejf iu tregonte shokėve.
E unė… pėrse dola nė oborr…???


vazhdon...


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top
AMONI
Postuar nė: 24.11.2008, 22:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



Mbrėmja…
Nata e po asaj dite tė vėshtirė pėr mua dhe birin tim… Ramė tė flemė. Dysheku i hollė nuk ishte shkak qė ai s’mund tė flinte, por gėzimi se do tė shkojė nė qytet nesėr, nuk e linte tė mbyllė sytė fare…
Pasi fikėm dritėn e dhomės, pas njė kohe jo tė shkurtė, ai m’u drejtua: “Babi, e din ato tė hollat qė m’i dha tezja pėr festė… ende i kam, i kam ruajtur, nuk i kam harxhuar…’ Unė u bėja sikur fle, nuk flisja fare… e ai, ai e dinte shumė mirė se jam i zgjuar dhe vazhdoi: “Ti paguaj rrugėn, unė do i blej qiflet nesėr, a bėnė?’
Eh, mendoja nė vete… si ėshtė jeta. Edhe fėmiun e bėnė tė mendojė mė shumė e mė rėndė se njė i madh qė i ka tė gjitha e sėrish krejt pak i duket. Thash me vete, mbase Zoti e ka shkruar kėshtu. Mbase ne duhet tė pranojmė pėr kėtė qė jemi… tė humbur, njė pikė e vogėl nė gjithė kėtė univers me plot tė mira, tė jemi njė hiē nė sytė e tė tjerėve, tė jemi tė mposhtur nga kurva e quajtur materie, tė jemi tė dalldisur pas njė kolltuku tė butė e pas njė copė mishi tė freskėt duke harruar gjithkēka qė ka vlerė nė shpirtė e nė zemėr, duke harruar se ēka nė tė vėrtetė na duhet, dhe sa na duhet…
Kur u shkėputa nga kėto mendime tė pista, sėrish dėgjova zėrin e djalit qė s’ndalej duke mė treguar plane se si do ecim, kah do ecim dhe sa do rrijmė nė qytet. Duke mos dashur ta lė pa gjumė, veē heshtja dhe e lija tė vazhdojė e tė bisedojė, por pas njė kohe, mendoi se vėrtetė jam nė gjumė, m’u afrua ngadal ashtu nėpėr terr e qė shum pak dritė depėrtonte nga hėna, pėshpėriti ngadal – ‘ti je babi mė i mirė nė botė’, mė puthi nė faqe dhe u kthye nė krahun tjetėr duke thėnė: ‘eh, sa do kėnaqem nesėr…’ – dhe mė s’ja dėgjova zėrin.


vazhdon...


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top
AMONI
Postuar nė: 24.11.2008, 22:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



Mėngjesi…
Sa hapa sytė nė mėngjes, u ktheva tė shoh atė… ai nuk ishte, veēmė kishte pas shkuar nė shkollė. Nė jastėk mė kishte lėnė njė letėr, e si nėnshkrim, kishte vizatuar dorėn e tij tė thatė. Nė letėr mė kishte shkruar: ‘Babi, bukėn e ke nė raft. Djathi qė kishte mbetur, e hėngra unė. Mė fal. Tė dua shumė’. Buzėqesha dhe e futa letrėn nė xhep. Hėngra buk dhe dola nė qendėr tė fshatit tė shoh se ēfarė ka ndonjė tė re. U ula nė gurin qė ishte skaj rrugės kryesore, e dheza njė cigare, dhe po shoh orėn… ishte 09.20. Pasi shikova orėn, thash me vete, po ē‘mė duhet ora, ēmė duhet koha… nuk kam punė me orėn… s’kam pėr ku tė ngutem e s’kam pėr ku tė vonohem… po hė de, ora na ka mbet shprehi, e jo se vėrtetė tė gjithėve na duhet… ē‘tė shohim aty… kohėn qė na ikė… apo tė shohim se si pamėshirshėm na thith nė vorbullin e saj tė pafund e ne nuk e kuptojmė se jemi sekond e mė pak mbi dhe…
Kėshtu duke thithur cigaren, u afrua njė bashkėfshatar… u pėrshėndetėm dhe mė tha: ‘Dėgjove se ē‘kishte ndodhur atje nalt’ (e kishte fjalėn pėr pjesėn tjetėr tė fshatit)? – Jo - i thash – nuk e dij. “vajza e Selamiut – vazhdoi ai – kishte bėrė vetėvrasje”. E pėrse – e pyeta. E nė mendje e dija se njerėzit veē flasin, bile aq mirė dijnė tė flasin, sa e zbukurojnė ngjarjen sikur tė kishin qenė aty nė momentet e ngjarjes. “Epo pėr dashnor – me tha – e kishte lėnė i dashuri dhe ishte vrarė”. Epo, - ia ktheva – s’ke pse tė ēuditesh. Ashtu Zoti ka dasht. Nuk mundet askush t’i ikė fatit dhe asaj qė e ka shkruar Zoti, andaj edhe tani, s’ke pse ēuditesh, ka dasht Zoti e ka marr. ‘Si bre Zoti, - ma kthei ai – Zoti na dha mend tė mendojmė, qė mos tė bėjmė budallallėqe…si tash Zoti paska thėnė’? Po mirė de – ia ktheva – a thonė se Zoti i ka shkruar tė gjitha se ēfar ka pėr tė ndodhė, dhe se nuk del fuqi qė e ndal atė qė e ka shkruar Zoti? ‘Po’ – me tha. Epo tash, nėse ėshtė kėshtu si them unė, dhe kėshtu si pajtohesh ti, atėherė, pėrse ēuditesh? ‘Po po – vazhdoi ai – mir ama, Zoti na dha mend bre…’ Nuk u durova dhe ia ktheva – Zoti na dha mend, mirėpo nė kėtė botė, ajo qė na ka caktuar Zoti dhe ajo qė duhet tė ndodh, do ndodh, ndėrsa mendja jonė duhet veē tė dijė t’i pres tė mirat dhe tė kėqijat e Zotit, asgje tjetėr. ‘Po po – si me hamendje tha – po nejse – vazhdoi – se mė duhet tė shkoj’. U pėrshėndetėm dhe u largua.


vazhdon...


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top
AMONI
Postuar nė: 24.11.2008, 22:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



Mesdita…
‘Mirėdita babi’ – ishin fjalėt e djalit me fytyrėn plot gėzim. Mirėdita - vazhdova unė – A do pushosh pak, apo do tė nisemi menjėher pėr nė qytet? ‘Jo jo babi, unė nuk jam lodhur. Sot bile as futboll nuk luajta me shokėt qė mos tė lodhem’. Epo mirė – vazhdova – po nisemi atėherė.
Nė qytet, sapo arritėm, mė kapi pėr dore dhe mu drejtua me njė ton lutės: ‘Babi, a bėnė nė fillim tė shkojmė tė ecim nėpėr treg?’ Bėnė – ia ktheva – si jo. Sot, ti do zgjedhėsh ku tė ecim. ‘O babi, po unė veē tregun e dij, tjetėr nuk di kėtu – mė tha me njė ton si tė kishte bėrė mėkat dhe mė shtrėngoi dorėn. U futėm nė treg, dhe si ēdoherė, tregu plot e pėrplot me fruta nga mė tė ndryshmet, perime, rrobe tė tė gjitha llojeve, lodra sa s’ta merr mendja e ēka jo. ‘Babi – mu drejtua – dua t’i ecim tė gjitha, t’i shoh tė gjitha, qė kur tė shkoj nė fshat, t’ju tregoj shokėve se sa shumė gjėra kam parė’. Unė s’flisja fare, sepse si ēdoherė, e dija se ai sigurisht ka ende pėr tė thėnė diēka. Sa ecnim pak, kur fillonte: ‘Ja babi… kėshtu lodrėn e ka Erkani… iiii babi shiko, kėshtu Egzonit ia kishte blerė mami njė lodėr… shife shife babi kjo lodra sa e bukur qenka… babi kėshtu i kishte kėpucėt Musliu… nuk e njef Musliun ti se nuk rrin afėr nesh…’ Tėrė kohėn diēka gjente tė ngjashme apo tė njėjtė me gjėrat e shokėve tė tij. U shetitėm nėpėr treg gati dy orė, dhe i thash: Tash do dalim qė kėtu, e do tė tė ēoj nė njė vend tjetėr shumė tė bukur. ‘Falemnderit babi – ma ktheu, e fytyra e tij ndriēonte sikur t’ia kisha dhėnė botėn. U nisėm drejt parkut tė qytetit, aty ku unė dhe nėna e tij kishim dalė pėr herė tė parė nė takim. Aty ku unė sa herė qė dal marr me vete gjithė tė kaluarėn time. Rrugės pėr nė park, mora dy qifle dhe i futa nė njė qese. Arritėm te parku, u ulėm nė barė…e ai… si tė ishte nė njė mbretėri shikonte rreth e pėrqark, shikonte njerėzit pėrreth e kėnaqej… Mora njėrėn qifle nga qesja dhe ia dhash atij, e ai, mė tha: ‘Babi, mė fal pėr djathin nė mėngjes, ama s’kishte tjetėr ēfar tė ha, dhe ta them drejt, s’munda tė rrij pa mos e ngrėnė… ‘ Mir ia ke bėrė – me buzėqeshje i thash. Qeshi nė zė e nga gėzimi iu mbushėn sytė me lot dhe e mori qiflen. ‘Mmmmmm sa e mirė ėshtė… u kėnaqa…’ Fliste me gojėn plot e sytė i ndritnin qė ishte aty ku ishte. Pasi hėngri qiflen, u shtri nė barė e po mė shikon e mė tha: ‘Babi, sot mėsuesja e anglishtes mė qortoi se librin e kam tė kopjuar dhe jo origjinal’. Ula kokėn dhe nga xhepi fillova tė nxjerr kutinė e duhanit pėr tė dhezur njė cigare. E ai, eh ai, si ēdoher, vazhdoi: ‘Unė s’fola fare deri sa tė nėnēmoi edhe ty’. E pse, ēka tha pėr mua? – e pyeta. ‘Nuk bėhesh tjetėr, kujt do t’i ngjash? Kungulli kungull bėnė. Kėshtu mė tha babi. E atėherė s’u durova mė dhe i thash: Mėsuese, babi im nuk ka faj, ai ėshtė njeri i drejtė dhe ėshtė shumė i mirė… por sa deshta tė vazhdoj ende tė flas, ajo mė bėrtiti qė tė hesht…’ Po hė mor bir – vazhdova unė – se nuk paska thėnė ndonjė gjė tė keqe. Ēka tė kam thėnė unė, kush ka nė kėtė botė mė shumė, e din ti, apo jo? Me njė ton bindės dhe pa hamendje, mu pėrgjigj: ‘Zoti’. Epo, - ia ktheva – kur e din se ka veē Zoti, atėherė pėrse t’u dok ty nėnēmim? ‘Epo babi, pasi Zoti ka shumė, pėrse nuk na jep neve, si tė tjerėve qė u ka dhėnė’? Jo rastėsisht thonė, pyetjet qė i bėnė fėmiu, as i moshuari ndonjėherė nuk din t’i bėjė. – Po nuk e dij babit, mbase Zoti na provon se si mund ta durojmė kėtė qė jemi, hė, si thua ti? ‘Eh, a thua, s’do ishte mė mirė t’na provonte me pasuri?’ E pash se jam i pafjalė para tij, e pash se don tė mė mbysė me pyetje qė mbase nuk pėrgjigjet asnjė njeri, iu drejtova: - Dėgjo, ta thith edhe kėtė cigare, e pastaj do nisemi pėr nė shtėpi, se bėhet vonė e nuk kemi me ēka shkojmė pastaj, a bėnė? ‘Kur tė duash ti babi – mė tha – unė u kėnaqa veē qė jam me ty e qė sa shumė gjėra kam pa nė treg… sa muhabet kam pėr t’ju bėrė shokėve nesėr nė shkollė… iiiii babi – mu drejtua – paratė qė tė thash se i kam ende, i kam marr me vete, do i paguaj unė biletat pėr nė shtėpi, a bėn’? Jo – i thash – ato i ruaj, se ja edhe pak kemi festėn tjetėr, e edhe pak tė jap unė, dhe do blesh njė palė pantollona tė reja. ‘Opaaaaa – bėrtiti nga gėzimi e mė pėrqafoi – edhe xhaxhai mė ka thėnė se do ma blej njė bluzė, tezja mė ka thėnė se do m’i blej kėpucėt… of of of, kam pėr t’u bėrė mė i miri nė klasė…’ dhe filloi tė kėrcejė e tė rrokulliset nėpėr barė. Mirėpo sa filloi ky gėzim… u ndal e mė shikoi me dhembshuri e mė tha: ‘O babi, e ti kur do blesh mė kėpucė tė reja… e sheh se me ēka ke ardh nė qytet? A e bėjmė kėshtu babi… do i them xhaxhit qė nė vend tė bluzės mua, le t’i blejė ty kėpucėt… unė mjaft i kam pantollonat dhe kėpucėt qė do mi blejė tezja… bluzė do blejė nė festėn e vitit tė ardhshėm. A bėnė kėshtu? E shikova e zemra veē sa s’mė plasi. - Jo jo – i thash – unė nuk kam pėr tė shkuar nė shkollė, po ti, ty tė duhen ato, dhe mos ki dert, se ia bėjmė qaren edhe pėr kėpucėt e mia. ‘Babi, - mu drejtua sėrish – nėse ti nuk blen kėpucė, as unė nuk do pranoj as nga xhaxhi e as nga tezja tė mė blejnė gjė’. – Nė rregull de nė rregull - i thash – bisedojmė nė shtėpi. Tash mere edhe kėtė qiflen tjetėr dhe haje se je lodh. ‘E ti – mu drejtua – a s’do hash fare? – Nuk dua unė – i thash – do ha nė shtėpi.
E kėshtu, duke ngrėnė qiflen rrugės, e duke shikuar ndėrtesat e njerėzit pėrreth, u nisėm pėr nė shtėpi…



vazhdon...


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top
AMONI
Postuar nė: 24.11.2008, 22:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



Nė fshat (shtėpi)…
Terri sapo kishte rėnė mbi ēatitė e rrugėt e fshatit, ndėrsa si zakonisht, si ēdoherė, vetėm esnafėt e fshatit mund t’i shihje nė ėmbėltoren qė ishte mu nė qendėr tė fshatit… Ne sapo zbritėm nga njė furgon.
Udhės pėr nė shtėpi, shihnim njerėzit tek po endeshin kush pėr nė ėmbėltore, kush pėr tė blerė diē nė shitore e kush pėr nė xhami… ecnim udhės plot gropa, e edhe ata pak njerėz qė na pėrshėndetnin, ishte njė pėrshėndetje sa pėr sy e faqe… ishte njė pėrshėndetje veē se i shihnim nė sy, e jo se vėrtetė mbase donin tė tė pėrshėndetnin. Kėtu nė fshat, si nė ēdo fshat tjetėr ata qė nuk janė bile deri diku tė pasur, vėshtirė se ju flet kush, vėshtirė se i nderon kush, e vėshtirė se ulet kush tė qajė hallet me to, sepse e dini si na thonė: po ju nuk keni as edhe dy kėmisha, e lene mė tė keni halle. Andaj dhe ne jemi si tė lėnė pas dore… po s’kan faj, ashtu na la edhe Zoti, e pse mos tė na lėnė edhe fshatarėt dhe esnafėt e fshatit. E djali im, eh ai, ai e ndiente vehten edhe mė esnaf se gjithė esnafėt e tjerė tė fshatit, sepse ai, sapo kishte ardhur nga qyteti… e pėr tė qyteti ishte njė vend rrallė i vizituar, shumė rrallė. Ai, s’ma lėshonte dorėn derisa ecnim, dhe me buzėqeshje i pėrshėndeste tė tjerėt. Arritėm nė shtėpi… -‘Uh… qenkam lodhur babi… po ti?’ – ‘Edhe unė qenkam lodhur pak.’ ‘Babi unė do shtrihem tė pushoj, e kur tė zgjohem, do i bėj detyrat, a bėnė?’ – ‘Bėn mor bir, si s’bėn’- ia ktheva unė- ‘e nėse nuk zgjohesh pėr njė orė, tė zgjoj unė’. ‘Falemnderit babi’ – mė tha, m’u afrua e m’i puthi sytė.
Meqė ishte kohė e nxehtė, i fika dritėn e dhomės, dhe dola nė atė pak terracė me cimento tė thyer gjithandej e u ula dhe po thith cigaren e po pres qė tė kalojė njė orė e tėrė… dhe mu atėherė kur pret qė ajo tė ikė, si pėr inatė, nuk ikė. Po thith cigaret njė pas njė e mendja ikėn herė mbrapa, e herė ikėn para, e unė asesi tė pėrcjell mendimet dhe kujtimet… Po mendoja, e s’dija se ēka tė mendoja… sillja kujtime e s’dija se ēfarė tė sillja… nuk dija sepse ato vetė vinin e vetė iknin e unė u bėra si njė stacion kujtimesh ku ato vijnė e ikin pa orar. Shiqova orėn, sa shumė rrudha nė pritė, e sa pak minuta kishin shkuar… veē pesėmbėdhjetė. Pesėmbėdhjetė, qė po i kthyem nė sekonda, do jenė shumė, e nė milisekonda, as mos tė llogarisim… eh, e thua, ne llogarisim jetėn qė na ikė pėr ēdo milisekondė e ne nuk shohim se ku na ikė? Po kėmbanat qė bien, a thua, pėr kė bien? A mos bien tė na thonė se koha po ikė? Po zėri i hoxhės qė thėrret… pėr ku thėrret? Pėr ferr a parajsė? Apo thėrret nė shpėtim? Po ēfarė shpėtimi se? Sigurisht, na thėrret qė tė ikim nga ēdo e keqe, tė ikim madje edhe nga ferri, madje edhe nga jeta, madje edhe vetja ndonjėherė… sepse Zoti nuk e krijoi tė keqen, atė e mbjellim ne… sepse ne jemi tė papėrsosur, e kjo sjell tė keqen… e sjell kėtė qė jemi bėrė ne. Shikova sėrish orėn gjersa biri im flen mbrenda si nė pėrralla. Heu po sa tė gjata janė kėto minuta… sa ngadal ikin, si jeta ime. Se thonė, ai qė jeton keq, jeton mė gjatė, e ai qė jeton mirė, sa e shkurtė i ėshtė jeta. E kur mendoj hollė e hollė, them, mė mirė tė jetoj gjatė se shkurtė. Tė ndjej ēdo minut, si tash… gjersa unė vallėzoja me mendime e budallallėqe, zėri i djalit u dėgjua nga mbrenda tek po bėrtet: ‘Babiiiii…’ – Brof, u ngrita nė kėmbė, dhe vrapova mbrenda… ‘Kėtu jam, kėtu… mos u friko’. Ndeza dritėn, dhe kur shoh ai ishte duke qarė. Kishte filluar nė gjumė tė qante… ‘Ēke mor bir – e mora nė prehėr – pėrse qanė… pave ndonjė ėndėrr…’ – ‘Jo babi… nuk pashė gjė… por kur hapa sytė, pash… ishte terr… nuk dėgjoja frymėmarrjen tėnde…as nuk dėgjoja zė tjetėr… u frikova…e mendova se ke shkuar diku’. ‘Babi… mos mė ler vetėm, tė lutem… mos ik prej meje… mos ik si mami…’ E pėrqafova fort, sikur s’do e lėshoj kurr nga kraharori, dhe – ‘shshshshshshsh…’ - vazhdova – ‘nuk shkon babi askundi, dhe nuk tė lė kurr vetėm… po ti, do i bėsh detyrat… mė the se ke detyra…’ – vazhdova qė t’ia largoj kėto mendime tė pista tamam si oborri jasht, tamam si jeta.
‘Mori ēantėn e grisur, nxorri librat e vjetra, dhe filloi tė bėnte detyrat… e si pėr inatė, askund nuk mė pyeste nė i ka tė qarta apo jo ato qė i bėnte… ėshtė kryeneē, ėshtė kokėfortė, tamam si e ėma… qė luftonte me kokėfortėsi varfėrinė dhe tė kėqijat, mirėpo kot… se vdekja ishte mė kokėfortė se ajo dhe e mori herėt, shumė herėt. Djali mbaroi detyrat i kėnaqur dhe ishte pėrgatitur pėr gjumė, sepse nesėr kishte pėr tė shkuar nė shkollė e pėr t’ju treguar shumė gjėra shokėve qė i kishte parė nė qytet. Tė dytė, ramė nė shtratin e leckosur, tė pėrqafuar, e me shpresė, se nesėr dielli do tė jetė mė i mirė pėr ne… tė dytė, tė vetmuar, tė ndarė nga bota, tė ndarė nga fshati, tė ndarė madje edhe nga ajo qė e donim mė shumė se gjithēka tjetėr nė botė…


FUND

Krijimtari personale (AMONI - vet ky gjyks)


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top
borra
Postuar nė: 24.11.2008, 23:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 945
Antari Nr: 18653
Bashkangjitur: 22.11.2008



Shume tekst emocionues smil3dbd4e02c5440.gif .Ju lumt AMONI paske me te vertet prirje per krijimitari, vazhdoi e hiq mos u ndalni se keto tekste ja vlen dhe te botohen.


Respekte AMONI


----------------------------------------
Budalla i veshur mire ndrite, por vetem pa e hapur gojen!
Jemanden lieben heisst, ihn so sehen, wie Gott ihn gemeint hat...
PM
Top
LIMMI
Postuar nė: 25.11.2008, 00:07
Quote Post


Ujku ne mesin tuaj!!
*****

Posti: Antarė
Postime: 7174
Antari Nr: 6797
Bashkangjitur: 07.04.2007



AMONI kur te them un se je i madhe ti thua jo,kjo me duket se eshte kulmi i atyre...... Sinqerisht me ke emocionu cdo rrespekt per ty



----------------------------------------
Kujdes mos i bėni padrejtėsi vetes, se edhe ashtu tė tjerėt do tė jenė tė padrejt me ju.
PMEmail Poster
Top
andy
Postuar nė: 25.11.2008, 00:23
Quote Post


The GodFather
*****

Posti: Antarė
Postime: 7137
Antari Nr: 132
Bashkangjitur: 16.02.2005



AMONI, sic duket je kthy fuqishem, me ka perlqyer shume, besoj se nuk do jet e fundit kjo, do na postojsh edhe te tjera shkrime te mira.
Kuptohet nga Gjyksi hehehhe.


Gjithe te mirat.


----------------------------------------
"o Zot jepi atij qe rin kot, sepse ai qe punon fiton vet!"

SINCE 1985
PMEmail PosterIntegrity Messenger IM
Top
Essa
Postuar nė: 25.11.2008, 00:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6262
Antari Nr: 17241
Bashkangjitur: 11.09.2008



Proza shume te bukura, me pelqeu pa mase Mbremja.......
Do ju thoja te gjithve qe te kenaqen me ato pak gjera qe i kane e mos te kerkojne teper!!!!!!!!!!


----------------------------------------
Mos lejoni qė mendja juaj te jetė sherbėtore pa mbikqyrės!!!
Von i sheh njeriu pasojat!!!!!!!!
PM
Top
LIMMI
Postuar nė: 25.11.2008, 00:31
Quote Post


Ujku ne mesin tuaj!!
*****

Posti: Antarė
Postime: 7174
Antari Nr: 6797
Bashkangjitur: 07.04.2007



 Citim (Essa @ 25.11.2008, 02:27)
Proza shume te bukura, me pelqeu pa mase Mbremja.......
Do ju thoja te gjithve qe te kenaqen me ato pak gjera qe i kane e mos te kerkojne teper!!!!!!!!!!

Ehhhhhh kujt ti thuash oj essa ??!!
Se pikrisht per kete AMONI ka shkruaj si nje lloj mesazhi per njerzit .

rrespekt ........


----------------------------------------
Kujdes mos i bėni padrejtėsi vetes, se edhe ashtu tė tjerėt do tė jenė tė padrejt me ju.
PMEmail Poster
Top
Ulqinaku
Postuar nė: 25.11.2008, 00:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6691
Antari Nr: 5455
Bashkangjitur: 26.01.2007



A ke nevoj per botim(botues)... ?


----------------------------------------
Edhe nese jam vegjetarian nuk dmth se ha barr....!
PM
Top
Essa
Postuar nė: 25.11.2008, 00:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6262
Antari Nr: 17241
Bashkangjitur: 11.09.2008



Eshte me te vertet per tu quditu, kur ju ofrojme njerezve gjera me dobi, behen hije , zhduken teresisht, ndersa kur ndodh e kunderta behen radhe-radhe, a ka edhe per mua a ka edhe per mua brohorisin .


----------------------------------------
Mos lejoni qė mendja juaj te jetė sherbėtore pa mbikqyrės!!!
Von i sheh njeriu pasojat!!!!!!!!
PM
Top
hey
Postuar nė: 25.11.2008, 00:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3786
Antari Nr: 10993
Bashkangjitur: 11.11.2007



Komplimente AMONI, vertet me pelqyen shume, ke shpirt krijuesi. Shume te mira jane. Vazhdo te shkruash ;)
PM
Top
rev0luti0n
Postuar nė: 25.11.2008, 00:59
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 43
Antari Nr: 17076
Bashkangjitur: 02.09.2008



AMAZING.... suksese
PM
Top
AMONI
Postuar nė: 25.11.2008, 15:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1811
Antari Nr: 13254
Bashkangjitur: 29.01.2008



falemnderit te gjitheve qe paski gjetur kohe te lexoni kete tregim, te ndare ne pjese.
epo ulqinaku, mund te gjesh ti botues? trego e bisedojme.
shpresoj se do ju vij edhe me tregime te tjera.
pacit dite te rehatshme


----------------------------------------
Qeta njohesh te miren, duhet ta besh te miren. - Aristoteli, kojshia jem.
PM
Top

Topic Options Faqe: (3) [1] 2 3  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio