Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ramazani Dhe Agjerimi- Video Dokumentar
ardi_pr
Postuar nė: 21.09.2006, 14:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Mė lejo qė ta prezentoj vetveten edhe pse ndoshta tė kujtohem sepse tė vizitoj ēdo vjet nga njė herė. Unė jam Ramazani.

Falėnderimi i takon Allahut, ndėrsa lutjet dhe pėrshėndetjet tona qofshin pėr tė Dėrguarin e zgjedhur, familjen dhe shokėt e tij tė ndershėm. O agjėrues i nderuar, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi ty. Mė lejo qė ta prezentoj vetveten edhe pse ndoshta tė kujtohem sepse tė vizitoj ēdo vjet nga njė herė. Unė jam Ramazani. E shoh pėr obligim tė tė njohtoj me vetveten edhe pse ti ndoshta me njeh, mirėpo ka njerėz tė cilėt, pėr fat tė keq, nuk mė njohin aq mirė dhe mė konsiderojnė prej mysafirėve tė rėndė dhe me padurim e presin largimin tim duke m'i numėruar ditėt. Ku janė ata tė cilėt gėzohen me ardhjen time, tė cilėt e lusin Allahun qė t'ua mundėsojė agjėrimin nė kėtė muaj? Ata e dinė mirė se sa muaj madhėshtor jam, e dinė vlerėn e adhurimeve nė kėtė muaj, andaj edhe bėjnė gara nė vepra tė cilat i afrojnė tek Allahu.

Ata janė tė bindur se nė kėtė muaj Allahu ka pėrgatitur shpėrblime tė cilat nuk i gjejnė nė muajt tjerė dhe prandaj nuk ėshtė pėr t'u habitur pse kėta njerėz gėzohen me ardhjen time ashtu siē gėzohet i pėrmalluari i cili sė shpejti do tė bashkohet me atė tė cilėn e do. O agjėrues, dije se prej mirėsisė sė Allahut ėshtė qė Ai ta mundėsoi agjėrimin nė kėtė muaj. Ka shumė njerėz tė cilėt ishin tė gjallė dhe gėzoheshin me mirėsitė e Ramazanit vitin e kaluar, por nuk arritėn qė tė gėzohen me tė edhe kėtė vit. Andaj falenderoje Allahun pėr kėtė mirėsi dhe dije se ndoshta ky ėshtė rasti i fundit i cili nuk do tė pėrsėritet. Dyert e hajrit nė kėtė muaj janė tė shumta. Ato t'i pėrkujtojmė disa gjėra:

1. Kush agjėron dhe falet nė kėtė muaj me besim duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė:"Kush agjėron muajin e Ramazanit me besim duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė". Gjithashtu ai thotė: "Kush ngrihet pėr t'u falur nė muajin e Ramazanit me besim duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė".

2. Nė kėtė muaj ėshtė nata e Kadrit e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj, ndėrsa ibadeti nė tė ėshtė mė i vlefshėm se ibadeti i cili bėhet brenda njė mijė muajve (mė tepėr se tridhjetė e tre vjet). Kush falet nė kėtė natė, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė: "Kush ngrihet pėr t'u falė natėn e Kadrit me besim duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė".

3. Nė kėtė muaj muslimanėt tubohen pėr ta falur namazin e natės (teravinė). Ai i cili falet me imamin derisa ai tė largohet, i shkruhet sikur tė ishte falur tėrė natėn. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė:"Kush falet me imamin deri sa ai largohet, i regjistrohet sikur tė jetė falur tėrė natėn." (Transmeton Nesaiu).

4. Nė kėtė muaj shpėrblimi i atij qė bėn umre ėshtė sikur shpėrblimi i haxhit. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė:"Umreja e cila kryhet nė muajin e Ramazanit, e ka shpėrblimin e haxhit." (Transmeton Buhariu).

5. Nė kėtė muaj Allahu i pranon duatė e besimtarėve, andaj kij kujdes dhe shfrytėzoje kohėn duke e lutur Allahun pėr tė mirat e kėsaj bote e nė veēanti pėr begatitė e xhenetit. Mos e harro duanė nė kohėn e iftarit, sepse kjo ėshtė kohė nė tė cilėn Allahu e pranon duanė. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė: "Tri dua janė tė pranuara: duaja e agjėruesit, duaja e atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe duaja e udhėtarit." (Transmeton Bejhakiu).

6. Dėgjo edhe pėr kėtė derė tė hajrit! Kjo ėshtė dhėnia iftar agjėruesit. Pse po e harron kėtė vepėr tė mirė edhe pse e di se ai i cili i jep iftar agjėruesit e ka shpėrblimin e njėjtė. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė:"Kush i jep iftar agjėruesit e ka shpėrblimin e njėjtė sikur agjėruesi duke mos iu pakuar shpėrblimi as vetė agjėruesit." (Transmeton Tirmidhiu).

Lidhur me kėtė, tė pėrkujtoj, vėlla i dashur, se ka mijėra muslimanė tė cilėt nuk gjejnė ushqim pėr iftarin e tyre, andaj mos i harro edhe kėta! Gjithashtu dije se veprat e kėqija nė kėtė muaj janė tė rrezikshme, posaēėrisht nė kėto ditė tė bekuara, nė kėto net tė ndershme, prandaj kij kujdes dhe largohu prej tė gjitha mėkateve dhe shpejto me pendim qė tė mos jesh prej atyre qė e kanė dėshtuar duke mos e shfrytėzuar kėtė muaj tė bekuar. I Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] thotė: "Ka dėshtuar ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe ky muaj nuk i bėhet shkak pėr faljen e mėkateve." (Transmeton Tirmidhiu). Pėrsėri tė pėrkujtoj, pendohu dhe kėrko falje pėr mėkatet tua! Allahu nė Librin e tij thotė thotė: "Pendohuni tė gjithė te Allahu o besimtarė nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." (En Nur; 31).
Mundohu vazhdimisht ta mbushėsh kohėn tėnde me vepra tė mira, siē ėshtė leximi i Kuranit, leximi i asaj qė tė bėn dobi. Pėrkujtoje vazhdimisht Allahun dhe mos e harro bamirėsinė ndaj prindėrve! Vizitoje farefisin dhe kėshilloi ata! Bėhu bujar dhe ndihmoi tė varfėrit dhe tė nevojshmit! Mos e harro thirjen nė rrugė tė Allahut, sepse ditėt e kėtij muaji janė pak! Ato ditė shumė shpejt largohen dhe vijnė ditė tė reja tė cilat thonė: "O biri Ademit, unė jam ditė e re, dėshmitare pėr veprat tua, andaj furnizohu me vepra tė mira, sepse unė largohem dhe nuk kthehem deri nė Ditėn e Gjykimit. I gėzuar ėshtė ai i cili shpejton nė vepra tė mira duke kėrkuar falje pėr mėkatet. Allahu xh.sh. thotė: "Shpejtoni nė atė qė fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin qė gjerėsia e tij ėshtė si gjerėsia e qiellit e tokės i pėrgaditur pėr ata qė i besuan Allahut dhe tė dėrguarve tė tij. Ajo ėshtė dhuntia e Allahut qė ia jep kujt tė dojė e Allahu ėshtė dhurues i madh." (El Hadid; 21).
Kij ndėrmend fjalėn e Allahut: "Shpejtoni nė atė qė fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin qė gjerėsia e tij ėshtė si gjerėsia e qiejve e e tokės i pėrgatitur pėr tė devotshmit.".
Pas kėsaj mė lejo tė tė njohtoj me disa gjėra tė cilat do tė ndihmojnė qė t'i kalosh ditėt dhe netėt e kėtij muaji tė bekuar me mė tepėr ibadete. Prej kėtyre gjėrave ėshtė vendosmėria e sinqertė, durimi, pėrkujtimi i vdekjes dhe garimi nė vepra tė mira me vėllezėrit muslimanė. Vepro ashtu qė tė jesh musliman mė i mirė pas Ramazanit e jo mė i dobėt dhe mos u bėn prej atyre tė cilėt i kthehen mėkateve pas kėtij muaji tė bekuar! Sa rob i keq ėshtė ai i cili nuk e njeh Zotin e vet jashtė kėtij muaji! Para se tė pėrfundoj, tė pėrgėzoj, o agjėrues i dashur, me fjalėt e Allahut i cili thotė: "E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė xhenete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: "Ky ėshtė qė me tė u ushqyem dhe mė parė". Ngase, u sillet ushqim i ngjashėm. Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė." (El Bekare; 25). Tė pėrgėzoj, sepse Zoti yt ėshtė mėshirues i Cili e pranon veprėn e vogėl dhe shpėrblen pėr tė me shpėrblim tė madh.

Ai i falė mėkatet dhe ėshtė mė i mėshirshėm pėr ty se nėna pėr fėmijėn e saj.
Tė pėrgėzoj, sepse nė kėtė muaj hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Nė fund tė them: Nėse nuk arrin qė t'i shfrytėzosh kėto ditė tė bekuara dhe kėto net madhėshtore, mos e akuzo askėnd, pos vetvetes, sepse me tė vėrtetė ke humbur njė rast tė madh qė tė shpėrblehesh me shpėrblime tė mėdha pėr vepra tė pakta. Unė mbetem me shpresė se pėrsėri do tė takohemi me ty vitin e ardhshėm nėse do tė jesh gjallė. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi ty.



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
dita
  Postuar nė: 22.09.2006, 16:58
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Qelbėsirė
Postime: 3
Antari Nr: 532
Bashkangjitur: 20.02.2006



AGJėRIMI - OBLIGIM I DOMOSDOSHėM

Pėrcaktimi i tretė themelor, praktik fetar ėshtė urdhėri pėr agjėrimin e muajit Ramazan. Edhe ky ėshtė njėri ndėr ato kushte qė njeriun e bėn musliman. Pra, agjėrimi ėshtė njė ndėr pesė kushtet Islame, kusht ose themel i ndėrtesės sė dukshme Islame.
Ky obligim ėshtė pėrcaktuar mė 10 Shaban tė vitit tė dytė sipas Hixhrit, me ajetet kur'anore:
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė bėheni tė devotshėm.(jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroj), atėherė ai (le tė agjėroj) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr tė.Mirėpo, po qe se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.(ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloj tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme.
All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtėrsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni All-ahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni. E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua,
Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjan ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoj pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini deri sa qartė dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim, e pastaj agjėrimin plotėsojeni deri nė mbrėmje. E kur jeni tė izoluar (nė i'tikafė) nė xhamia, mos t'u afroheni atyre. Keto janė dispozitat e All-llahut, pra mos i kundėrshtoni. Ja kėshtu, nė kėtė mėnyrė All-llahu ua sqaron njerėzve argumentet e veta qė ata tė ruhen." (el - Bekare: 183-187)
Agjėrimi sikur edhe namazi, numėrohet ndėr veprat mė tė mėdha tė devocionit. Ai ėshtė njė nga pesė themelet kryesore ose shtyllat e Fesė Islam. pėrpos hadithit tė cituar nė fillim kjo nėnkuptohet edhe nga ky hadith:
"Agjėrimi ėshtė gjysma e durimit, e durimi ėshtė gjysma e imanit-besimit".
Agjėrimi shikuar nga ky kėnd vėshtrim ėshtė njė akt hyjnor mė me rėndėsi se shumė ibadete tjera. Kjo sepse gjith obligimet tjera fetare: namazi, zekati, haxhxhi, etj, pak a shumė mund tė kryhen edhe nga shkaqe apo motivacione tjera, madje edhe nga munafikllėku. Veq se agjėrimi ėshtė shenjė e besimit tė sinqertė, veq se nė agjqrim s'ka mashtrime.
"Nė agjėrim s'ka dyftyrshmėri". (Hadith)
Prandaj All-llahu XH.SH pėr agjėrimin premton shpėrblim tė posaqėm, e sipas fjalėve tė Muhammedit a.s(nė njė hadith kudsi) thuhet:
"Veqse agjėrimi ėshtė ai ibadet ku nuk mundet me pasė dyftyrshmėri".
Pejgamberi a.s tha: "Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, era qė vjen nga goja e agjėruesit ėshtė mė e mirė tek All-llahu se sa era e miskut," (All-llahu pėr agjėruesin) thotė: "Ai i ka lėnė ushqimin, pirjen, dhe kėnaqėsit pėr hir Tim.
Agjėrimi ėshtė pėr Mua, dhe unė do ta shpėrblej pėr kėtė, dhe shpėrblimi pėr veprat e mira i ėshtė shumuar pėr dhjetė herė" (Sahihul - Buhari, vėll.3, had.118).
Nė njė hadith-sherif thuhet:
"Atė qė agjėron e presin dy qaste tė gėzueshme: kur do tė bėjė iftar dhe kur do tė dalė para All-llahut XH.SH nė Ditėn e Gjykimit."
All-llahu XH.SH gjatė Ramazani Sherifit urdhėron tė mbyllen djajtė, qė tė mos e shtyjnė njeriun nė mėkat dhe gabim:
"Kur arrin muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit, ndėrsa mbyllen dyert e xhehennemit dhe shejtanėt vihen nė pranga(qė tė mos i shtyjnė njerėzit nė mėkate)".
Pra mos e leni tė ju shkoj ky muaj i bekuar pa lutje, pendime dhe bamirėsi nga se asnjėri prej nesh nuk e dimė se a do ta presim Ramazanin e ardhshėm shėndosh e gjallė.

Urime Muaji i shenjtė i Ramazanit tė gjithė besimtarėve Musliman. smil3dbd4d6422f04.gif
PMUsers Website
Top
Meli_Te
Postuar nė: 22.09.2006, 19:19
Quote Post


Moderatore
***

Posti: Antarė
Postime: 33
Antari Nr: 2875
Bashkangjitur: 22.09.2006



Bismilahir-rahmanir-rahim (Ne emer te All-llahut Meshiruesit Meshirberesit)


Ēfare eshte Ramazani (me pak fjale)



Ramazani eshte nje muaj i veēante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane;


Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);


Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen Profetit Muhamed as.


Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.


Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.


Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh.




----------------------------------------
Pejgamberi a.s. ka thene: "Nuk do te levize njeriu nga vendi Diten e Gjykimit pa mos u pyetur per kater gjera : per jeten ku e ka kaluar, rinine ku e ka harxhuar, per diturine cka ka bere me te, dhe pasurine si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.
PM
Top
Terroristi
Postuar nė: 22.09.2006, 20:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 1858
Bashkangjitur: 25.07.2006



URIME MUAJ I SHEJT I RAMAZANIT

Ky postim ėshtė ndryshuar nga A.Selmani nė 22.09.2006, 20:55


----------------------------------------
LeGjIoNaRėT
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
didi
Postuar nė: 22.09.2006, 20:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 87
Antari Nr: 27
Bashkangjitur: 01.12.2004



URIME MUAJ RAMAZANIT

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 135 )
Datotekat e bashkangjitura  ramadan.JPG


----------------------------------------
Neser rezikon ke gjasa te humbasesh, e nese nuk rezikon i humbur je ..!!
PMEmail PosterUsers Website
Top
me_ty
Postuar nė: 24.09.2006, 17:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 128
Antari Nr: 971
Bashkangjitur: 08.04.2006




183. O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm
PM
Top
blerim-blero
Postuar nė: 25.09.2006, 16:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 296
Antari Nr: 1768
Bashkangjitur: 18.07.2006




Paqja dhe meshira e allahut qofshin mbi ju dhe te derguarin e tij Muhamedin a.s.

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 140 )
Datotekat e bashkangjitura  besim.jpg


----------------------------------------
[COLOR=blue][COLOR=blue]
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
ardi_pr
  Postuar nė: 07.09.2007, 11:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006





Insertė nga Dokumentari, Ramazani dhe Agjerimi.
Enis Rama: Kurani, Bibla, Tevrati dhe Ingjilli


http://www.youtube.com/watch?v=5KcL2If1q9I


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 07.09.2007, 14:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



DISPOZITAT E RAMAZANIT


Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi

Llojet e adhurimeve

Allahu xh.sh. i ka krijuar njerėzit qė ta njohin Atė pėr Zot dhe ta
adhurojnė, siē thotė Allahu xh.sh.: "Nuk i kam krijuar xhinėt e
as njerėzit pėr tjetėr vetėm qė tė mė adhurojnė mua."
(Dharijatė, 56).

Pėr kėtė arsye, Islami ibadetin (adhurimin) ndaj Allahut xh.sh. e
vė nė radhė tė parė dhe shtyllat e saj, shehadetin, namazin,
zukatin, agjėrimin dhe haxhin, i ka tė ndėrtuara nė adhurime.
Islami i ka bėrė ibadetet, shtyllat e fesė, tė ndryshme. Ato ndahen
nė origjinė nė 2 lloje: ibadete tė jashtme dhe ibadete tė
brendshme (tė zemrės).
Ibadetet e jashtme ndahen nė 3 pjesė:
1. Trupore - Ibadete (adhurime) qė muslimani i kryen me trup, si
namazi dhe agjėrimi.
2. Me pasuri - Ibadete qė muslimani i kryen duke dhėnė para pėr
Allahun xh.sh., si zekati dhe sadakaja.
3. Tė pėrbashkėta, me pasuri dhe me trup - Ibadete qė muslimani i
kryen me trup dhe me para, siē ėshtė haxhi dhe umreja.
Ibadete tė brendshme (tė zemrės) janė frika, shpresa, mbėshtetja,
dashuria, etj..
Pastaj ibadetet (adhurimet) janė tė atilla qė kėrkojnė veprim, si
namazi e zekati, ose kėrkojnė ndalim, siē ėshtė agjėrimi. Ky
ndalim ose largim nga hallalli nė esencė nuk ėshtė negativ, sepse
ėshtė iradet, ajo qė e bėn atė tė tillė, pra pozitive, ėshtė
se muslimani e bėn me vetė dėshirė, me qėllim qė tė afrohet tek
Allahu xh.sh. dhe si i tillė ka peshė tė madhe.
Agjėrimi ėshtė distancim, largim nga pija dhe ushqimi dhe nga fjetja
me gruan gjatė tėrė ditės, prej agimit e deri nė perėndim tė
diellit, me nijet tė zbatimit tė urdhrit tė Allahut, pėr t'u
afruar tek Allahu xh.sh..
Si ēdo ibadet tjetėr,edhe agjėrimi ka urtėsitė veta, sepse nė
asnjė mėnyrė Allahu i Madhėruar nuk ka obliguar asgjė qė nuk e ka
urtėsinė e vet, jo vetėm prej ibadeteve, por edhe nė veprimtarinė
e pėrditshme, si nė shitblerje, martesė, trashėgimi, etj.. Ēdo
gjė qė Allahu e ka urdhėruar ose e ka ndaluar, ka urtėsinė e vet.
Duhet kuptuar se jo nė ēdo gjė qė ka urdhėruar, Allahu na ka
treguar urtėsinė e Tij, sepse ka raste kur urtėsia ėshtė e
dukshme, ose e padukshme, prandaj njerėzit mund ta kuptojnė ose mund
tė mos e kuptojnė atė. Krijesa nuk posedon cilėsi tė plota pėr
tė kuptuar ēdo urtėsi qė Allahu shfaq nė urdhėresat e Tij,
prandaj mė sė miri ėshtė qė besimtari tė kryejė urdhėresat e
Allahut me bindje dhe sinqeritet tė plotė pa u thelluar nė pyetje
tė tepėrta. Allahu xh.sh. ėshtė i pasur, i pavarur, nuk i bėjnė
dobi Atij adhurimet e muslimanėve, por tė mirat e tyre u kthehen
vetė njerėzve.
Pra, edhe agjėrimi si adhurimet e tjera ėshtė plot urtėsi. Disa
prej tyre i ka cekur Kur'ani Famėlartė, e disa prej tyre Suneti, e
disa prej tyre i ka zbuluar shkenca, e cila edhe mė tej vazhdon t'i
zbulojė urtėsitė dhe dobitė e ndryshme tė agjėrimit. Ndėr
urtėsitė dhe dobitė e agjėrimit nė pika tė shkurtra janė:
1. Pastrimi i shpirtit me zbatimin e urdhrit tė Allahut xh.sh. dhe
largimi nga ajo qė Ai e ka ndaluar. Thėnė ndryshe, njeriu me
agjėrim e ushtron veten pėr t'iu dedikuar vetėm Allahut xh.sh.,
qoftė edhe pėr tė vuajtur, pėr t'u ndaluar nga ajo qė dėshirė
ta bėjė, por pėr hir tė Allahut xh.sh. nuk e bėn. Ēdo njeri mund
tė hajė e tė pijė gjatė ditės e njerėzit mos ta dinė, por
gjithė kėtė njeriu e bėn pėr hir tė Allahut xh.sh.. Prandaj
thuhet nė hadith: "... e lė ushqimin e tij, pijen, epshet pėr Mua.
Ēdo vepėr e birit tė Ademit ėshtė pėr vete, pėrveē agjėrimit,
ai ėshtė pėr Mua dhe Unė e shpėrblej atė". (Hadith kudsij -
Fjalė e Allahut thėnė Pejgamberit alejhi selam).
2. Agjėrimi ėshtė edukim pėr durim, pėr tė luftuar nefsin, pėr
ta kalitur dhe ushtruar njeriun qė tė bėjė durim nga tė ligat, qė
tė mund ta frenojė veten edhe nė rastet mė tė vėshtira. Agjėrimi
e mbron njeriun nga mėkatet nė kėtė botė dhe nga zjarri i
xhehenemit nė botėn tjetėr, siē ka thėnė Pejgamberi alejhi selam.
3. Agjėrimi e ndihmon shumė muslimanin nė zbutjen e epshit, e nė
veēanti tė riun, i cili shumė lehtė mund tė bjerė viktimė e
epsheve. Prandaj Pejgamberi alejhi selam i porosit tė rinjtė tė
cilėt nuk kanė mundėsi tė martohen qė tė agjėrojnė, sepse
agjėrimi pėr ta ėshtė njė armė e fortė pėr t'u ruajtur nga
amoraliteti.
4. Me agjėrim muslimani ia di vlerėn mė shumė dhuntive tė Allahut
xh.sh., sepse natyra e njeriut ėshtė qė kur e kaplon uria ose etja
dhe ushqim e pije ka, por s'mund t'i hajė pėr shkak tė
agjėrimit, kur vjen iftari dhe i lejohet atij ushqimi dhe ngopet,
atėherė e falėnderon Allahun xh.sh. dhe ia di vlerėn mė shumė
ushqimit. Dhe kjo e shtyn atė tė jetė mė falėnderues.
5. Agjėrimi ėshtė solidarizim me shoqėrinė e varfėr, sepse siē
thotė populli: "I ngopuri nuk ia beson tė uriturit", ndėrsa nė
Ramazan tė gjithė janė tė barabartė. I varfri e ndien veten tė
barabartė me tė pasurit, por dhe i pasuri ia beson mė shumė tė
varfrit dhe kjo e shtyn atė qė tė mendojė mė shumė pėr ta. Ndėr
punėt mė tė mira qė mund tė bėjė agjėruesi ėshtė tė ushqejė
ata qė agjėrojnė.
6. Agjėrimi ėshtė shkak i fortė i devotshmėrisė, e shtyn njeriun
drejt devotshmėrisė, duke ia pastruar shpirtin, duke e ulur anėn
fizike tė njeriut dhe duke ngritur atė shpirtėroren lart. Allahu
xh.sh. kur urdhėron pėr agjėrim, nė fund tė ajetit thotė:
"...Ndoshta ju frikėsoheni, bėheni tė devotshėm." (Bekare,
183).
Natyrisht, agjėrimi ka edhe shumė urtėsi tė tjera dhe dobi tė
ndryshme, si pėr shembull sa i pėrket anės shėndetėsore, pasi
ėshtė treguar shumė i suksesshėm pėr mjekimin e shumė
sėmundjeve.

Ēfarė dispozite ka agjėrimi dhe a ėshtė musliman ai qė e mohon
atė?

Agjėrimi i Ramazanit ėshtė farz, obligim i prerė dhe i
padiskutueshė m nga Kur'ani dhe Suneti. Allahu xh.sh. thotė: "O ju
besimtarė, agjėrimi u ėshtė juve obligim, siē iu ėshtė bėrė
atyre qė kanė qenė para jush. Ndoshta ju bėheni tė devotshėm me
tė." (Bekare, 183),
dhe thotė:
"Muaji i Ramazanit ėshtė ai nė tė cilin ka zbritur Kur'ani nė
tė, i cili ėshtė udhėzues pėr njerėzit dhe nė tė ka argumente
tė qarta qė e udhėzojnė atė dhe ia sqarojnė tė mirėn nga e
keqja. Kush e pėrjeton (e mbėrrin kėtė muaj) Ramazanin, le ta
agjėrojė atė." (Bekare, 185).
Edhe nė hadithi tė shumta tė Pejgamberit alejhi selam ėshtė cekur
agjėrimi si shtyllė e Islamit. Prej tyre ėshtė hadithi i njohur i
Xhibrilit alejhi selam, ku janė cekur shtyllat e imanit dhe tė
Islamit. Pejgamberi alejhi selam nė tė thotė: "...Islami ėshtė
tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut xh.sh. dhe se
Muhammedi (alejhi selam) ėshtė i Dėrguar i Allahut xh.sh., ta
falėsh namazin, ta japėsh zukatin, ta agjėrosh Ramazanin, ta bėsh
haxhin, nėse ke mundėsi."
Dhe shumė hadithi tė tjera.
Nga kjo, tė gjithė muslimanėt, nė tė gjitha kohėrat, prej kohės
sė Pejgamberit alejhi selam e deri mė sot, janė nė konsensus pėr
obligueshmėrinė e Ramazanit, se agjėrimi i tij ėshtė obligim i
prerė. Ai qė e mohon kėtė obligim, ose dyshon nė tė, ka dalė nga
Islami, ėshtė bėrė qafir, sepse njė gjė e tillė do tė thotė
pėrgėnjeshtrim i Allahut xh.sh. dhe i pejgamberit alejhi selam.

Pėr kė ėshtė obligim agjėrimi?
Agjėrimi ėshtė obligim pėr muslimanin, tė moshėrriturin, tė
menēurin, qė nuk ėshtė udhėtar musafir, tė shėndoshin dhe qė
nuk ka diēka qė e ndalon nga agjėrimi, si cikli mujor dhe lehonia.
Le ta sqarojmė pak kėtė definicion, pasi nėpėrmjet tij na sqarohen
disa dispozita tė agjėrimit, prandaj themi se:
S'ka agjėrim pėr jomuslimanin. Agjėrimi kėrkohet nga muslimani e
jo nga qafiri (jomuslimani) . Jomuslimanit, edhe nėse agjėron, nuk i
pranohet, sepse ai sė pari duhet tė futet nė Islam e pastaj tė
agjėrojė. Atij nuk i pranohet as agjėrimi, e as ndonjė punė
tjetėr.
I moshėrrituri: Ai qė ėshtė nėn moshėn madhore nuk e ka obligim
tė agjėrojė, sepse ėshtė ende i pangarkuar me obligime fetare,
siē thuhet nė hadithi: "Lapsi nuk shėnon pėr tre veta (nuk janė
tė ngarkuar): i ēmenduri derisa tė shėrohet, i fjeturi derisa tė
zgjohet, fėmija derisa tė hyjė nė moshėn madhore."
Mirėpo, edhe pse tė vegjlit nuk janė tė urdhėruar tė agjėrojnė,
nuk do tė thotė qė ata tė mbesin pa agjėrim derisa tė hyjnė nė
moshėn madhore, por duhet tė ushtrohen, tė mėsohen, tė pėrgatiten
pėr agjėrim qė t vegjėl. Nuk do tė thotė tė agjėrojnė tėrė
Ramazanin, por nga pak, aq sa mund ta pėrballojnė; herė dy ditė e
herė tri, herė njė ditė po e njė ditė jo e kėshtu me radhė,
duke u rritur duke agjėruar mė shumė, nė mėnyrė qė kur tė futen
nė moshėn madhore, tė jenė tė kalitur pėr agjėrim, sikurse edhe
pėr ibadetet e tjera. Pėr kėtė arsye, Pejgamberi alejhi selam i
porositi prindėrit qė t'i urdhėrojnė fėmijėt e tyre tė falin
namaz nga mosha shtatėvjeēare, ndėrsa nga mosha dhjetėvjeēare
t'ua imponojnė atyre namazin. Me kėtė krahasohet edhe agjėrimi
dhe me tė veprohet njėsoj. Shokėt e Pejgamberit alejhi selam i
ushtronin fėmijėt e tyre pėr agjėrim qė kur ishin shumė tė
vegjėl, saqė kur qanin, i mashtronin me lodra. E kėshtu duhet tė
veprojmė edhe ne, e jo ta lėmė fėmijėn pa agjėruar derisa tė
hyjė nė moshėn madhore, e pastaj ai e ka shumė tė vėshtirė tė
agjėrojė, sepse nuk ėshtė kalitur mė herėt.
I menēuri: Ai qė ėshtė i ēmendur nuk ka pėr obligim agjėrimin,
por nėse ēmenduria e tij ėshtė me ndėrprerje, p.sh. njė javė
s'ka vetėdije e pastaj i vjen vetėdija, ai duhet tė fillojė
menjėherė tė agjėrojė, e pastaj duhet t'i mbledhė ditėt e
mbetura. Por, nėse i vjen vetėdija pas Ramazanit, ai nuk e ka pėr
obligim ta bėjė kėtė bashkim.
Udhėtari: Udhėtari, tė cilit i lejohet shkurtimi i namazit (nėse ka
marrė njė rrugė tė gjatė mbi tetėdhjetė kilometra), nuk e ka
pėr obligim agjėrimin. Vetėm nėse do, e agjėron dhe ky ėshtė
konsensus i tė gjithė dijetarėve. A ėshtė mė mirė tė agjėrojė
apo tė mos agjėrojė? Ajo qė mendojnė shumica e ulemave
(dijetarėve), e ku mė fle zemra edhe mua mė shumė, ėshtė se nėse
nuk ka lodhje tė madhe dhe mundim nė rrugė (si shumica e rasteve tė
udhėtimit sot), mė mirė ėshtė qė tė agjėrojė. Sidoqoftė,
nėse e prish agjėrimin sa ėshtė udhėtar, e ka hallall, tė lejuar,
por patjetėr duhet t'i agjėrojė (kompensojė) tė gjitha ditėt
pas Ramazanit.
I shėndoshi: Edhe i sėmuri nuk e ka pėr obligim agjėrimin, ėshtė
shumė me rėndėsi ta kuptojmė se cila sėmundje ia lejon muslimanit
mosagjėrimin. Ka shumė sėmundje tė cilat nuk kanė tė bėjnė fare
me agjėrimin, edhe pse janė tė rėnda, por ka edhe sėmundje tė
tjera tė cilat jo qė agjėrimi i rėndon, por pėrkundrazi, mund
t'i mjekojė, si p.sh. jashtėqitja, ose sėmundjet qė janė si
rezultat i peshės sė madhe etj.. Prandaj themi se sėmundja e cila e
lejon mosagjėrimin ėshtė ajo sėmundje qė e rėndon tė sėmurin, i
shkakton dhimbje tė mėdha, apo ėshtė shkak qė sėmundja tė
shtohet edhe mė tepėr, ose vonohet shėrimi nėse agjėron. Dhe njė
gjė tė tillė muslimani i sėmurė e kupton me praktikė, me
pėrvojė dhe e di se ēfarė sėmundjeje ka dhe se si ndikon agjėrimi
te sėmundja e tij, ose nėpėrmjet mjekut tė specializuar, por qė
ėshtė edhe vetė musliman, agjėron dhe ėshtė i sinqertė, sepse
shumė mjek janė antiislamė dhe pėr ēfarėdo sėmundjeje
rekomandojnė tė mos agjėrohet. Tė atillėt ėshtė e ndaluar tė
dėgjohen.
Pra, tė sėmurėve qė ckėm mė lart u lejohet tė mos agjėrojnė,
por nėse pėrballojnė dhe agjėrojnė, agjėrimi i tyre ėshtė i
plotė. Nėse nuk agjėrojnė, atėherė duhet patjetėr qė, kur tė
shėrohen, t'i kompensojnė ditėt e tė agjėrojnė.
Plaku dhe plaka dhe ai qė ka sėmundje tė vazhdueshme: Me tė
sėmurin qė cekėm mė lart futet edhe plaku dhe plaka tė shtyrė nė
moshė, tė cilėt agjėrimi i mundon shumė, i lodh, sepse s'kanė
fuqi tė agjėrojnė. Ata nuk e kanė pėr obligim agjėrimin, por pėr
ēdo ditė ushqejnė nga njė tė varfėr. Tė njėjtėn dispozitė ka
edhe i sėmuri me kancer. Edhe ai nuk agjėron fare, por ushqen nga
njė tė varfėr ēdo ditė.
Tė mos jetė femra me cikėl mujor ose lehonė: Femra jo vetėm qė
ėshtė e shkarkuar nga agjėrimi, por e ka haram, tė ndaluar
rreptėsisht, tė agjėrojė gjatė ciklit mujor dhe lehonisė. E nėse
agjėron, kjo femėr e ka gjynah, mėkat, nuk i pranohet agjėrimi dhe
duhet patjetėr ta bėjė kaza ditė pėr ditė.
Nėse femra pastrohet gjatė natės, para se tė hyjė koha e sabahut,
por nuk ka mund tė pastrohet, ajo duhet patjetėr tė agjėrojė.
Nėse ėshtė pastruar gjatė ditės, preferohet tė mos tė hajė mė
deri nė iftar.
Shumė herė bėhet pyetja: Nėse njė femėr pėrdor ilaēe pėr ta
shtyrė ciklin mujor, a vlen njė gjė e tillė? Mendoj se femra duhet
tė pajtohet me caktimin e Allahut xh.sh. e mos tė pėrdorė ilaēe
dhe se njė gjė e tillė ėshtė mė mirė pėr tė, por megjithatė
duhet tė themi se pėrdorimi i barnave pėr njė gjė tė tillė nuk
ėshtė i ndaluar (haram), sepse nuk kemi argument qė e ndalon.
Prej personave qė e kanė tė lejuar mosagjėrimin janė shtatzėna
dhe gjidhėnėsja, nėse kanė frikė pėr shėndetin e tyre, ose tė
fėmijės, ato i bashkojnė ditėt e mbetura dhe i agjėrojnė nė
kohėn e parė tė mundur. Edhe pse e kanė tė lejuar qė tė mos
agjėrojnė nė kėto raste, siē e cekėm, ato ėshtė mirė qė tė
pėrpiqen tė agjėrojnė duke i dhėnė fėmijės gji natėn mė
shumė, duke e lėnė fėmijėn zgjuar natėn, qė pastaj fėmija tė
flejė mė shumė ditėn. Ose duke agjėruar njė ditė, e pastaj,
nėse nuk ka gji, detyrohen tė hanė tė nesėrmen, ose tė hajė
nėna mė shumė bukė natėn dhe tė pijė lėngje sa mė shumė, qė
tė ketė gji ditėn, e kėshtu me radhė. Me rėndėsi ėshtė qė
t'i frikėsohet Allahut xh.sh..

Ēfarė e prish agjėrimin?

Agjėrimin e prish ēdo gjė qė futet nė gojė dhe shkon nė
organizėm, nga uji ose ushqimi, sado pak qoftė. Siē e prish edhe
kontakti intim, po ashtu e prish edhe ejakulimi.
Nėse ngacmohet tė vjellėt me dėshirė dhe njeriu vjell me plot
gojėn, e prish agjėrimin, ndėrsa nėse vjell pa dėshirė, nuk e
prish.

Ēfarė nuk e prish agjėrimin?
Nėse njeriu ha ose pi me harresė, qoftė edhe nėse ngopet. Por kur i
bie ndėrmend, duhet ta ndėrpresė menjėherė tė ngrėnėt.
Nėse ejakulon nė gjumė nuk e prish agjėrimin, sepse ėshtė pa
vetėdije.
Nėse jep gjak, gjithashtu nuk e prish.
Nėse kuzhinierja e provon ushqimin pėr ta vėrtetuar se a e ka bėrė
mirė atė, nuk e prish agjėrimin, nėse nuk i shkon nė organizėm,
edhe pse mė mirė ėshtė tė mos e provojė fare nga frika se mos po
depėrton nė organizėm. Ėshtė transmetuar nga Imam Buhariu, i cili
ka thėnė se Ibėn Abbasi ka thėnė: "Nuk ka problem pėr
agjėruesin qė ta provojė ushqimin ose ndonjė gjė tjetėr,
pėrderisa nuk e pėrtyp atė".
Agjėrimin nuk e prish edhe nėse njeriu fle, ose bėn dush.

Prishja e agjėrimit me qėllim

Nėse ha ose pi me qėllim gjatė ditės sė Ramazanit, njeriu ka
bėrė njė mėkat shumė tė madh. E njėjta gjė ėshtė edhe nėse e
prish agjėrimin me duhan ose me kontakt intim, apo ejakulon me
qėllim. Nė tė gjitha kėto raste ai ka shkelur rregullat e Islamit
dhe ka fituar hidhėrimin e Allahut xh.sh.. Sė pari, ai duhet tė
pendohet tek Allahu xh.sh. dhe mos ta pėrsėris mė, e si dėnim apo
shpagim duhet ta bėjė atė ditė kaza dhe gjashtėdhjetė ditė tė
tjera radhazi pandėrprerė. Po nėse nuk ka mundėsi, atėherė duhet
tė ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr. Dhe jo vetėm kaq, por
muslimani duhet ta kuptojė se edhe nėse tėrė jetėn agjėron pėr
ta kompensuar atė ditė, nuk ka pėr tė arritur ta zėrė vlerėn,
sevapin e asaj dite, edhe pse borxhin e lan inshallah.

Gjėrat qė preferohen gjatė agjėrimit

Preferohet qė tė shpejtohet iftari. Iftari ėshtė mirė tė bėhet
me numėr tek hurmash, nėse nuk gjenden, atėherė me ujė.
Syfyri ėshtė mirė tė vonohet pas gjysmės sė natės e mė tej,
deri pak para agimit. E tėrė kjo ėshtė sunet, siē ka vepruar edhe
vetė Pejgamberi alejhi selam. Po nėse njeriut nuk i hahaet syfyri,
atėherė tė paktėn tė pijė pak ujė (njė gllėnjkė) dhe ta
bėjė nijet. Nijeti bėhet me zemėr e nuk ka nevojė tė pėrsėritet
me gojė. Nijeti bėhet pėr ēdo ditė e jo nė fillim tė Ramazanit
pėr tėrė muajin. Nėse nuk ke mundur tė zgjohesh nė syfyr,
atėherė kur tė zgjohesh e bėn nijet, por me kusht qė tė mos ketė
kaluar gjysma e ditės. Nėse ke fjetur mbrėmė para akshamit dhe nuk
je zgjuar fare deri tė nesėrmen pasdite, atėherė ajo ditė ka
kaluar dhe duhet ta bėsh kaza, edhe pse nuk guxon tė hash gjė deri
nė iftar.
Gjithashtu, ėshtė shumė me rėndėsi qė agjėruesi tė ketė kujdes
gjatė agjėrimit e mos tė shajė askė, mos tė fyejė, mos tė
ngacmohet me njerėz, mos tė flasė fjalė tė pamoralshme etj..
Natyrisht kėto nuk duhet tė jenė te muslimani asnjėherė, por nė
veēanti nė Ramazan, sepse ato shumė e dobėsojnė agjėrimin dhe e
humbin sevapin e tij.
Siē preferohet qė gjatė Ramazanit tė lexohet Kur'an sa mė
shumė, sė paku njė lexim i plotė, preferohet tė shtohen edhe
duatė (lutjet), istigfari dhe tė gjitha punėt e mira. Muslimani
duhet tė bėjė dua gjatė natės dhe gjatė tėrė ditės, e nė
veēanti para iftarit, sepse ėshtė koha kur duaja pranohet me emrin e
Allahut xh.sh.. Po ashtu, nė kohėn e syfyrit muslimani ėshtė mirė
tė falė namaz, sepse ėshtė pjesa e fundit e natės, ku duatė dhe
lutjet pranohen mė lehtė. Preferohet tė mos i lėrė teravitė pa
falur, sepse janė sunet i fortė dhe kanė sevap tė madh. Duhet tė
shtohet adhurimi nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit, pėr shkak
tė natės sė Kadrit.
Lusim Allahun e Madhėruar qė kėtė agjėrim tė na e bėjė tė
pranueshėm, tė na i falė mėkatet dhe duatė tė na i pranojė!
Aminė! Aminė! Aminė!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio