Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Frytet e devotshmėrisė
tina_21
Postuar nė: 22.11.2012, 18:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 934
Antari Nr: 22164
Bashkangjitur: 04.05.2009



Devotshmėri nė kuptimin etimologjik do tė thotė: parandalim; pra, ajo me tė cilėn njeriu e mbron vetėn e tij.
Ndėrsa nė kuptimin legjislativ islam do tė thotė: tė vendosėsh nė mes teje dhe asaj qė hidhėrohet Allahu mjet parandalues,e nuk mundet me u bėrė kjo pėrveē se me kryerjen e urdhrave dhe largimin prej ndalesave, tė tė gjej Allahu aty ku tė ka urdhėruar e jo aty ku tė ka ndaluar.
Thotė Allahu nė Kur’an:
‘... kini frikė Allahun me njė sinqeritet tė vėrtet dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė(besimtarė)’. (Ali Imran: 102)
Abdullah in Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė), kur e komenton kėtė ajet thotė: ‘Bindje e jo kundėrshtim, pėrkujtim e jo harrim dhe falėnderim e jo mohim’. Tek falėnderimi hyjnė ēdo vepėr falėnderuese, ndėrsa kuptimi ‘pėrkujtojeni e mos e harroni’ ėshtė tė pėrkujton robi me zemrėn e tij pėr urdhėratė e Allahut nė lėvizjet, heshtjen dhe nė tė folurit e tij.
E ka pyetur Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) Ubeje bin Keab: Ēka ėshtė devotshmėria? I ka thėnė Ubeje: O Udhėheqėsi i besimtarėve nėse kalon nėpėr njė luginė me ferra shumė, si vepron? I ka thėnė Omeri: E shtrėngoj rrobėn time dhe bėj kujdes nga frika se mos po mė godet ndonjė ferr. Pastaj i ka thėnė Ubeje bin Keab: kėshtu ėshtė devotshmėria...! Ajo ėshtė ti pėrmbahesh urdhrave tė Allahut dhe tė kesh kujdes rėnien nė ndalesat e Tij.
Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftė i kėnaqur me tė), ka thėnė: ‘Devotshmėria ėshtė tė kesh frik nga Allahu dhe tė punosh me librin e Tij, tė jesh i kėnaqur me atė qė posedon dhe tė pėrgatitesh pėr ditėn e nisjes (pėr nė atė botė)’.
Ndėrsa Omer in Abdul Azizi (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė: ‘Nuk ėshtė devotshmėria me agjėrimin e ditėve dhe tė falurit natėn dhe ngatėrrimi nė mes kėtyre dyjave, por devotshmėri ėshtė lėrja e asaj ēka na ka ndalu Allahu dhe kryerja e asaj ēka na ka urdhėruar. E kush furnizohet pas kėsaj me tė mira, ajo ėshtė e mirė mbi tė mirė’.
Disa nga frytet e devotshmėrisė, dhe shpėrblimin e tė devotshmėve nė dynja dhe ahiret:
1. Dashuria e Allahut xh.sh. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘Kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s’ka dyshim, Allahu i do ata qė ruhen.’ (Ali Imran:76)
2. Mėshira e Allahut xh.sh., nė dynja dhe ahiret. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘...e mėshira Ime ka pėrfshirė ēdo gjė. Atė (Mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt ruhen (mėkateve), e japin zukatin dhe pėr ata qė argumentet tona i besojnė.’ (El-A’rafė:156)
3. Shkak(arsye) qė Allahu ta pėrkrah atė, e ta mbroj e ndihmoj. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ S’ka dyshim se Allahu ėshtė me ata qė janė tė devotshėm (qė ruhen prej tė kėqijave) dhe me ata qė janė bamirės’. (En-Nahl: 128)
4. E pėrforcon tė dobėtin dhe e mbron nga ēdo gjė qė ai frikėsohet. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Ndėrsa Allahu do t’i shpėtojė me atė suksesin e tyre ata, qė kishin qenė tė ruajtur. Ata nuk do t’i kapė e keqja e as nuk do tė jenė tė shqetėsuar’. (Ez-Zumer:61)
5. Vendos nė zemėr dritė dhe pėrforcon zgjuarsinė e tij dhe bėnė qė tė dalloj ēka ėshtė nė tė mirėn e tij e ēka jo. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ O ju qė keni besuar, keni frikė Allahun dhe vazhdoni nė ndaj tė dėrguarit tė Tij, se Ai ju jep dyfishin nga mėshira e tij, ju dhuron dritė qė ecni me tė, ju falė mėkatet tuaja, Allahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues’. (El-Hadidė:28)
6. I jep fuqi qė tė ngadhėnjej mbi mashtrimet e shejtanit. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Vėrtet, ata qė janė tė ruajtur, kur i prek ndonjė iluzion nga shejtani, ata pėrkujtojnė (Allahun), dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn)’. (El-A’rafė:201)
7. Mėnyrė pėr tė arritur shpėrblime tė mėdha. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Ky ėshtė vendim i Allahut qė ua zbriti juve, e kush e ka frikė Allahun, Ai atij ia shlyen tė kėqijat dhe ia shton shpėrblimin’. (Et-Talakė: 5)
8. Gjithnjė e mė shumė i shton rizk tė bereqetshėm. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, andaj e dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan’. (El-A’rafė: 96)
9. Ia largon dhimbjet dhe ia lehtėson obligimet. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘...dhe kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė’. (Et-Talak: 2)
10. E ndihmon nga armiqtė dhe e mbron prej dėmeve tė tyre. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Po, nėse jeni tė qėndrueshėm e tė amtur, e ata (armiqtė) t’ju vinė tash nė kėtė moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmėn me pesė mijė prej engjėjve tė ushtruar (pėr luftė) ose tė shėnuar’. (Ali Imran: 125)
11. Do tė ketė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘...dhe bėhu i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit’. (Hudė: 49)
12. Tė devotshmit pėrfitojnė nga kėshilla dhe le gjurmė tek ta pėrkujtimi. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Ky(Kur’an) ėshtė sqarim pėr njerėzit, ėshtė udhėzim dhe kėshillė pėr tė devotshmit’. (Ali Imran:138)
13. Ajo ėshtė cilėsi pėr tė dashurit e Allahut dhe rrugė pėr tė fituar mbrojtjen e Allahut. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Zullumqarėt janė miq tė njėri-tjetrit, kurse Allahu ėshtė mbrojtės i besimtarėve tė devotshėm’. (El-Xhathije: 19)
14. Ekuilibėr i cili e afron robin me Zotin e tij. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘...e s’ka dyshim s tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė’. (El-Huxhurat: 13)
15. Ajo ėshtė furnizimi mė i mirė pėr robin gjatė rrugės pėr tek Allahu. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘...dhe pėrgatituni me furnizim(pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria, e ju tė zotėt e mendjes keni dronė Time’. (El-Bekare: 197)
16. Njėra prej shkaqeve pėr pranimin e veprės. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarje e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurban, nga tė cilėt njėrit iu pranua, ndėrsa tjetrit nuk iu pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: ‘Unė do tė tė mbys ty’(Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha:’Allahu pranon vetėm prej tė sinqertėve’. (El-Maide: 27)
17. Kur’ani ėshtė pėrgėzues pėr tė devotshmit. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Ne e bėmė atė (Kur’anin) tė lehtė me gjuhėn tėnde vetėm qė me tė t’i pėrgėzosh tė devotshmit, dhe me tė t’i tėrheqėsh vėrejtjen njė populli qė ėshtė kryneē’. (Merjem: 97)
18. Tė gjitha lidhjet shoqėrore do tė pėrfundojnė ditėn e kiametit, pėrveē lidhjeve tė tė devotshmėve ndėrmjet tyre. Thotė Allahu nė Kur’an:

‘Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi’. (Ez-Zuhruf: 67)
19. Tė devotshmit janė fitimtarė. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘Kush respekton Allhun dhe tė dėrguarin e Tij, i ka frikėn Allahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do tė arrijnė qė dėshirojnė’. (En-Nur: 52)

20. Tė devotshmit e arrijnė mėshirėn e Allahut. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘... e mėshira ime ka pėrfshirė ēdo gjė. Atė (mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt ruhen (mėkateve), e japin zeqatėn dhe pėr ata qė argumentet tona i besojnė’. (El-A’rafė: 156)
21. Cilėsi(veēori) e Pejgamberėve dhe kush i pasoi ata. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė ata tė ruajturit’. (Ez-Zumer: 33)
22. Shkak(arsye) pėr shpėtimin e robit ditėn e gjykimit. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ Pastaj, (pas kalimit pran tij) do t’i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur(mėkateve), e zullumqarėt do t’i lėmė aty tė gjunjėzuar’.(Merjem: 72)
23. Shkak(arsye) pėr faljen e gjynaheve. Thotė Allahu nė Kur’an:
‘ O ju besimtarė, pėrmbajuni mėsimeve tė Allahut dhe thuani fjalė tė drejta. Ai(Allahu) iu mundėson tė bėni vepra tė mira, ju shlyen juve mėkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ka arritur njė sukses tė madh’.(El-Ahzabė: 70-71)
24. Tė devotshmėve ia lehtėson Allahu atyre nxėnien e diturisė. Thotė Allahu nė Kur’an:
’ ... kini frikė Allahun se Allahu u dhuron dituri(tė jashtėzakonshme), Allahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send’.(El-Bekare:282)
25. Shpėrblimi i devotshmėrisė ėshtė xhenneti. Thotė Allahu nė Kur’an:
’ Ėshtė e sigurt se pėr tė devotshmit do tė ketė te Zoti i tyre kopshte tė begatshme’.(El-Kalem: 34)
Dhe prej devotshmėrisė ėshtė qė tė mos na harroni nė duatė e juve.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio