Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nėna
tina_21
Postuar nė: 07.12.2012, 01:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 934
Antari Nr: 22164
Bashkangjitur: 04.05.2009



Atė verė mbretėronte njė thatėsirė e paharruar. Kaloi gati edhe gjysma e muajit tė dytė e qė ende nuk kishte rėnė asnje pikė shiu. Nga thatėsira toka kishte filluar tė pėlcasė, deri sa bagėtitė tė shqetėsuara pėllitnin me zė tė shterur dhe tė pikėllueshem. Edhe pemėt, kullotat dhe grunajat gati sa nuk digjeshin. U lajmėruan qentė e tėrbuar qė hanin fėmijėt dhe kafshėt. Gjarpėrinj helmues lara-lara ishin pėrhapuar atė vit si asnjėherė mė parė.
Buzė lumenjeve dhe nėpėr moēalishte shtriheshin peshq tė ngordhur me gojėn e hapur pėrgjysmė. Pasonin duatė e shiut. Fėmijėt e mejtepit urtė dhe tė strukur pėrcillnin duatė dhe bėrtitnin “Amin !..., Amin!...”. Por shi nuk binte.
Atė ditė ishim musafir te daja. Qė nga atėherė kanė kaluar nuk e di as vetė se sa vjet; gjithė ēfarė me kujtohet ėshtė ajo qė njeriu mundė tė kujtoj ndonjė ngjarje nga jeta e vetė fėmijėrore.
Dreka kishte kaluar moti, e nxehtėsia e madhe kishte mbėrthyer njėrzit e tokėn. Mezi se merrej frymė. Manat e pjekur fortė si tė vlonin binin nė avlinė e dajės vetvetiu dhe ngjitėshin pėr tokė. Nga nxehtėsia e madhe kishin njė aromė disi tė nxehtė pa shije, saqė edhe pulat nuk I hanin. Nga muret e shtėpisė, qoshet dhe nga poshtė dilte njė vap e padurushme, nga e cila mezi se lėviznim. Mizat ngjiteshin tek njerėzit e djersitur dhe tė pafuqishėm dhe gati sa nuk ua pinin edhe gjakun. Disi pas ikindisė nga andej, prapa majės sė zezė, shihet errėsira e njė reje tė mbushur, dhe filloi tė pėrhapet shpejt e ta mbulojė qiellin. Menjėherė pastaj nga largėsia dėgjohet edhe njė bubullimė e shterur. Pulat sė shpejti u futėn nė kotecė dhe nėn qati, ndėrsa gjithkund pėrreth mbretėronte heshtje e madhe. Nuk lėvizte asnjė fletė.
-Athua se po, inshAll-llah ! – pėshpėriste gruaja e dajės me shpresė e zė tė frikėsuar.
- Vetėm tė mos ketė breshėr, e ta shkatėrroj edhe atė pak qė ka mbetur – shton me ankth njėra nga gratė e tubuara, e mėrzitur, duke shikuar nė re e cila bėhej edhe mė e madhe, mė e errėt e qė dukej mė afėr.
Heshtja nuk zgjat shumė.
Sė pari dėgjohet fėshfėrima e fletėve qė kanė rėnė nė tokė, tė cilat lehtė lėkundeshin e mėnjėherė pastaj bijnė pikat e para tė shiut, tė rralla e tė mėdha, qė goditnin pėrmbi kulm dhe nė kanatet e dritareve. Toka nė fillim flladitet e pastaj fillon etshėm tė pijė ēdo pikė tė shiut.
Gjithkund pėrreth, deri sa arrinte tė kapte syri, pėrhapėt fryma e gjallėrisė dhe lehtėsisė qė ua sjell shiu I dendur dhe I shumtė, e cila dėpėrton nėpėr fusha dhe I ujit. Kallinjtė e tharė tė misrit dukeshin nga disa kilometra larg duke u valavitur dhe tė bėhej sikur ata po bisedonin duke pėshpėritur ndėrmjet veti. Nė atė ēast godet edhe bubullima e parė. Fort dhe shkurt, por dhunshėm. E gjithė shtėpia u dridh, sikur tė ishte lėvizur nga vetė toka.
All-llahumme!... – pėshpėriti nėna ime e pastaj bėrtiti : - Fėmijė, mbyllni dritaret dhe mbuloni Flokėt !
Ne shpejt dhe mirė I mbyllėm dritaret dhe I mbuluam kokat tė kapura me dorė, duke ditur qė shejtani ėshtė I mallkuar nga vetėtima dhe deshiron tė fshihet nė flokė.
Atėherė bubullimat shkojnė njėra pas tjetrės, duke bėrė ushtimė nė themelet e shtėpisė dhe nė vetė brendėsinė e saj. Ne fėmijėt, ishim strukur nė kende. Buzėt na ishin mavijosur si me ngjyrė dhe pa zė dridheshim dhe prisnim. Na dukej sikur vetėtima tash do tė godet shtėpinė. Vetėm sa nuk e ka goditur. Dhe sapo shkrepėtinte vetėtima, ne mrroleshim e I mbyllnin veshėt me gishta dhe prisnin. E bubullima bėhej mė e fortė, mė e furishme e mė e afėrt. Dukej sikur nuk do tė ndalej.
Bubullimat sikur e paralajmėrojn dhe tejkalojnė njėra tjetrėn.
Ja breshri!-bėrtiti daja, e bubullima e tronditi shtėpinė. Ajo fjalė, e mbushur me frikė, sjell edhe shqetėsim mė tė madh. Ardhja e parė e breshrit, I madh sikur lajthi, tingėllon pėrmbi kulm, dhe e tėrė natyra pėr njė moment mjegullohet. Lisat filluan tė lėkundeshin sipas fryrjes sė erės dhe breshrit, e I ftohti I madh depėrton nė shtėpi. Ne ishim futur nėn kėmishat e shkurtra e tė holla tė verės.
Jashtė ishte zbardhuar. Drunjtė sikur tė kishin pėlcitur. Ishte mjerim pėr t'i shikuar ashtu tė pafuqishėm e tė pambrojtur si lėkundeshin e pėrkuleshin nė tė gjitha anėt, mu ashtu si tė ishin tė gjallė e tė kėrkonin shpėtim nė ēfarėdo mėnyre.
-O All-llah I dashur, ky ėshtė tufan I vėrtetė! - bėrtet me zė tė vajtueshėm njėra nga gratė, e vala e frikės sė re kalon nė dhomė deri sa neve bubullima e re na befason edhe mė shumė.
- Sofrėn, silleni ta shtrojmė sofrėn! - bėrtiste daja, e I tėri erdhi disi I shashtisur e I shėmtuar. Nuk e kisha parė ndonjėherė tjetėr tė tillė.
Gratė,tė mbuluara fortė me shamia vraponin nėpėr shtėpi dhe u futėn nė mutfak (vend ku ruhen enėt), e menjėherė pastaj I hapėn dyert e shtepisė. Era dhe breshri u futėn nė korridor, si tė kishin pritur vetėm kėtė gjė. Daja I zbathur vrapon nė avli dhe e shtrin sofrėn nė anėn e kundėrt, e kur ia dhanė edhe saxhajakun e hekurt edhe atė e varė nė sofėr.
Menjėherė, pas pak, dėgjohėt zėri I tij I ndėrprerė:
-Allahu Ekber,Allahu Ekber!...
Qėndronte nė dyert e shtėpisė dhe thirrte ezanin. Zėri I kishte humbur nė erėn e madhe dhe mezi dėpėrtonte deri tek ne.
-Fėmijė, lutuni! Kėrkoni nga Zoti qė kjo tė ndalet dhe thuani “Amin”-na afrohet nėna dhe ulet nė mes nesh.
E gjithė dhoma nė frikė I lutej Zotit qė kjo kohė e keqe tė ndalej dhe pėrsėritnin - “amin”. Mirėpo koha e keqe nuk pėrmirėsohej. Madje keqėsohej edhe mė shumė. Breshri bėhėt edhe mė I madh, si kokėrr arre, po edhe bubullimat e shoqėronin. Ne fėmijėt ia krisėm tė qarit, po askush mė nuk na vinte veshin. Vetėm nėna ishte ulur mes nesh dhe na mbulonte kokat nėn krahėt e saj dhe sa herė qė shkrepėtinte ndonjė vetėtimė, ajo fillonte nga fillimi tė thotė: Subhane ledhi jusebihur-radu bi hamdihi…
Dikur vonė koha e keqe u ndal aq shpejt, sa hingėllojnė kuajt e tėrhequr, dhe e tėra menjėherė qetėsohet dhe ndalet. Qielli pėlcet dhe tregohet ...I larė dhe I kthjelltė, pas sė cilės dielli rrezaton, e pikat e fundit tė shiut dhe tė breshrit tė shkrirė kishin mbetur nėpėr fleta si rreze margaritarėsh.
E gjithė natyra tash merrte frymė lirisht e gjallėrisht. Pulat dolėn nga koteci I tyre dhe filluan tė ēukisnin e tė hanė nėpėr oborr, po edhe zogjėt pėrnjeherė u lajmėruan. Vetėm shikimi nė pemėt dhe fushat e arat ishte mė shumė se pikėllues. Edhe frytet e fundit tė mbetura ishin shkatėrruar. Degėt e thyera shtriheshin gjithkund pėrreth, tė pėrziera me baltė dhe breshėr.
-Ah, pėr Zotin, ēfarė shkatėrrimi!Ah,Ah - pėrsėriste daja duke shkuar pemė nė pemė, lėndė nė lėndė, aty e kėtu duke e ngritur e duke e hequr ndonjėrėn degė tė shkatėrruar, tė trashė sa dora.
Nga ēdo gjė tjetėr, misri ishte mė sė vėshtiri pėr t’u parė. Ishte nė tėrėsi I zhveshur dhe I shkatėrruar. Si tė mitur, tė papjekur, ne fėmijėt marshuam nėpėr tokėn e verdhė me lloē.
Lozėt e kungullit ishin llomitur ndėrsa gruri I rrallė e I thatė, edhe ashtu I pafuqishėm, ishte shtrirė pėrtokė I drobitur.
Vetėm dielli ishte I gėzuar. Po edhe ne fėmijėt, derisa mblidhnim pemėt e kėndshme, duke mos u frikėsuar mė nga vetėtima dhe bubullima.
Nga atėherė kanė kaluar shumė vite, e nė mua pėrsėri ringjallėn kujtimet e asaj ngjarjeje.
Nuk di as vetė se ēfarė lidhje ka kjo me atė qe dua tė tregoj tash, pėrpos ndoshta bubullimiės sė furishme e cila edhe kėtė herė njėsoj trondiste duke zgjuar nė mua kujtimin e kaluar nga fėmijėria e largėt.
Atė natė e cila ka qenė diku nė mes tė vitit tė tretė tė luftės, shkova njė vikend te prindėrit, tė cilėt nė atė kohė qendronin nė fshat, nė vetė shpatijet e Igmanit. Dita nė mėngjes ishte e kthjellėt, mirėpo rreth pasditės u bė nxehtė, kėshtu qė para mbrėmjes I tėrė qielli u terrua.
Sipas tė gjitha gjasave dukej se do tė bjerė shi, I cili ėshtė pritur shumė gjatė. Ishte edhe Ramazan e sipas traditės rrinim dhe bisedonim deri vonė; pėr luftėn dhe nevojat e luftės mė sė shumti. Nėna ime, tė cilės nėpėr jetė I kishin kaluar shumė pėrjetime e vuajtje, ishte ulur. E heshtur dhe e brengosur dėgjonte. Ndonjėherė merrte frymė dhe me gjysėm zėri pėrmendte emrin e Allahut dhe me duar butėsisht lėmonte fytyrėn e mėrzitur.
Disi para natės shkuam nė verandė. Nė atė ēast filloi edhe shiu. Nė fillim lehtė dhe dukej sikur sorrollatej pė ta gjetur vendin e duhur e pastaj u bė mė i fortė dhe mė i dendur. Unė u shtriva nė terasė, sepse mė duhej qė nesėr herėt tė shkojė nė Sarajevė, e nuk doja qė t’I trazoj tė tjerėt. Mirėpo nuk mund tė flija. Sė pari pėr shkak tė mendimeve tė cilat sillėshin dhe pandėrprerė lidheshin njėri me tjetrin, e mė vonė pėr shkak tė bubullimės sė largėt e tė shterur, e cila gjithnjė vinte mė afėr dhe bėhej mė e fortė. Pak nga pak vetėtima shkrepėtinte dhe ndriēonte gjithēka njėjtė si tė ishte ditė, derisa bubullima godet diku mbrapa Igmanit e jehona pėrcillėt dhe furishėm e dridh bjeshkėn. Ta merrte mendja se do tė shkatėrrohėt e pėrmbysėt toka. E gjithė shtėpia nė atė ēast u dridh, e kanatet e dritarėve lėvizėn vendit me zhurmė nga njė forcė e madhe.
Dikur, nė natėn e vonshme, kur veē i kisha humbur gjithė shpresat se do tė mundė tė flija, dhoma e derės u hap lehtė e nė prag u paraqit nėna ime.
-A po flen, o biri im?- pėshpėriti e mėrzitur.
-Jo, nuk po fle nuk po mundem.
-Eja, djali im kėtu nė dhomė. ēka do tė bėsh aty nė korridor? Ngrehu tė ta sjell dyshekun.
Diēka e nxehtė dhe e dashur mė rrodhi nė zemrėn time. Ndjeva, Zoti e di pėr tė satėn herė atė brengėn e saj tė pafund, pėrplot ankth e njomėsi. U ngrita pa fjalė, e hoqa shtratin, kalova nė dhomėn e saj dhe u shtriva e u mbulova nė heshtje.
Bubullima nuk ndalej. Vetėtimat pasonin njėra tjetrėn e murmurimat krisnin si tė ishin tė gjalla, tė gjata dhe shkonin e bėrtitnin nėpėr Igman. Dhe si shkrepėtinte vetėtima, unė ndėgjoja gjysėmpshėrėtimėn e nėnės:
- ...Jusebihur-radu ...
Zgjati aq shum sa qė humba tė gjitha shpresat se do tė mundė tė fle pėrfundimisht. Kur e largova dorėn nga sytė dhe shikova nė dritėn e vetėtimės pashė nėnėn se si rrinte ulur nė karrigen e punuar, pak e kėrrusur dhe e kthyer nga unė dhe pa zė lėviste buzėt dhe lutej.
-ēfarė ke nėnė? Pse nuk po fle?- e pyeta.
Ajo e befasuar u kthye dhe me njė zė deri atėherė tė panjohur mė pėrgjigjet:
- Fli ti, biri im, fli. Unė nuk mundem. Unė kėshtu rri pėr ēdo natė.
- Pėr ē’arsye nuk mundėsh? A pėr shkak tė bubullimės?
- He, ka pėr shumėēka, por brengat mė sė shumti. Ti fli, e unė do tė rri kėshtu...
- Eja nėnė, pėr Zotin, ēfarė brenga ke? Nuk e di se pėr ēfarė ke tė brengosėsh aq shumė?
- E more biri im, nuk e di ti... nuk brengosem unė pėr veti, pėr mua ėshtė mė lehtė.
E imja ka kaluar...
- Atėherė?
- Brengosėm pėr ju, pėr fėmijėt... Ti ende nuk di se ē’ėshtė fėmija yt.. O Allah I dashur, Ti dilju nė ndihmė atyre, Ti ruaj nga ēdo gjendje e keqe e armiku!...-shton ajo mė shumė nė vete e unė degjoja se si zėri I buqiste nė tė qarė.
Nė atė ēast krisi pėrsėri vetėtima. E pashė mirė se si dega e kumbullės ishte zgjatur nė vetė dritarėn, lėvizte dhe sikur deshironte tė hynte nė dhomė, por ishte ngujuar nė kuadratin e dritarės. E pashė edhe nėnėn time se si e varur sikur marimanga rrinte ulur nė karrigė nė njerėn prej netėve tė saj pa gjumė, ngrohtėsisht duke pėrshpėritur lutjen e saj tė nėnės nga zemra pėrplot parandjenja, brenga e dhėmbje. Mė duket se tek ajo shoh me qindra, mijėra, e miljona nėna tė cilat nė atė natė nėpėr lotė e dhembje lutėn pėr familjet e tyre, tė cilėt Zoti e di ku vuajnė, vriten, bėrtasin e vdesin. Ndjeva se si tė qarėt mė mbėrthente, desha tė them diēka, t’I afrohem nėnės, ta vendos kokėn time nė prehrin e saj e tė qaj, por nuk munda. U turpėrova, nuk e di pėr ēka dhe nga kush dhe e vendosa mbulesėn pėrmbi sy. E bubullima diku afėr furishėm godet dhe e dridhė gjithė shtėpinė.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio