Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Njė ramazan ndryshe
Lijanaa
Postuar nė: 04.07.2014, 08:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 396
Antari Nr: 23187
Bashkangjitur: 18.08.2009



Njė ramazan ndryshe




Nėse jeta jote do tė kalojė siē ka kaluar nė vitet e kaluara, mos ia hap derėn! Nuk ka nevojė. Nėse mendon se ky ramazan do tė jetė njė ramazan i rėndomtė si ramazanet e tjera, qė vetėm njė muaj qėndron me ne dhe shkon, mos ia hap derėn! Nėse do tė jetė vetėm njė muaj i urisė dhe etjes, qė pastaj ta mbushim barkun plot, qysh tani po tė them mos ia hap derėn! Nėse do tė jetė njė muaj qė ti e kushtėzon e jo ai ty, mos ia hap derėn!


Vjen nga larg pėr tė na vizituar dhe, ēdoherė kur vjen, kalon rrugė tė gjatė, kalon lumenj, kodra e brigje, kufij dhe oqeane. Dhe, vjen pėr tė na vizituar.

Disa herė e presim me dashuri, e disa herė na befason se sa shpejt na vjen duke qenė tė preokupuar me pėrditshmėritė tona; disa herė edhe brengosemi dhe ngushtohemi, sikur nuk duam tė na vijė nė kėtė kohė, sikur tė ishte vonuar pak.

Ai na vjen njė herė nė vit, i pėrmalluar pėr neve, me ne qėndron vetėm njė muaj, bile disa herė mė pak se njė muaj, njė ditė mė pak, vjen me valixhe tė mbushur plot dhurata tė ēmuara dhe gati nuk ka kohė qė ta pėrshėndesim, kur e shohim se i ka derdhur dhuratat e shtrenjta. E kur shkon, valixhet e tij mbushen me problemet, kokėēarjet dhe kėrkesat tona.

Ramazani po troket nė dyert tona... mos ia hap derėn!

Kėsaj here po tė them: “Mos ia hap derėn!”

Po, kėsaj herė kur tė vijė ramazani, mos ia hap derėn, mbylle atė me dry, fiki dritat, mos t’i bie ziles, lėshoji perdet, mbylli veshėt me pambuk, mos ia hap derėn!

Mė beso se ēfarė tė them, mos ia hap derėn!

Nėse ke vendosur qė nė kėtė ramazan ta bėsh atė qė e ke bėrė edhe nė ramazanet e tjera, mos ia hap derėn!

Nėse jeta jote do tė kalojė siē ka kaluar nė vitet e kaluara, mos ia hap derėn! Nuk ka nevojė.

Nėse mendon se ky ramazan do tė jetė njė ramazan i rėndomtė si ramazanet e tjera, qė vetėm njė muaj qėndron me ne dhe shkon, mos ia hap derėn!

Nėse do tė jetė vetėm njė muaj i urisė dhe etjes, qė pastaj ta mbushim barkun plot, qysh tani po tė them mos ia hap derėn!

Nėse do tė jetė njė muaj qė ti e kushtėzon e jo ai ty, mos ia hap derėn!

Tė lutem mos u lodh, mos ia hap derėn.

ramazani ėshtė gati tė trokasė nė derėn tėnde, andaj mendo para se t’ia hapėsh derėn ose mos e hap fare!

Gjithsesi ti je humbės, sepse ai do tė depėrtojė nėpėr vrimat e derės dhe vrimat e dritares, bile edhe nga gypat e ujit, prandaj dėgjoje propozimin tim pėr ty.

Hape..., por jo patjetėr derėn. Sepse, sa herė qė vinte, ti atė e prisje me dyer tė hapura..

Unė po tė them se ai nuk dėshiron qė ti ta presėsh me sixhade tė kuqe tė shtrira pėr tokė, e as me drita tė ndezura jashtė, se ai gjithsesi qė ka pėr tė hyrė nga do vetė. Kėsaj here mos e hap derėn, por diēka tjetėr. Le tė jetė kėsaj herė njė hapje qė lajmėron fitoren e madhe (fet’hun mubin).

Njerėzit thuajse ēdoherė pėrgatiten pėr ta pritur ramazanin dhe tė parėn gjė qė e mendojnė ėshtė barku dhe tryeza e tyre, ushqimet e ndryshme dhe darkat solemne. Qysh disa ditė mė parė njerėzit janė mėsuar tė bėjnė pazar (shoping) pėr t’i blerė gjėrat e kuzhinės, ku shėnohen edhe ngritjet e ēmimeve tė produkteve.

Vaizat dhe hatibėt e xhamive, qė flasin pėr agjėrimin, se nuk ėshtė vetėm uri thuajse nxisin habinė dhe ēudinė e njerėzve. Njerėzit sot nuk janė duke qėndruar tė uritur nė ramazan, sepse koha u kalon duke i pėrgatitur ushqimet e ndryshme qė pasta tė sulen me fuqi nė prag tė iftarit.

Qė kėtej mund tė themi se nė ramazan nuk ndjejmė uri. Pas ushqimit tė iftarit dhe luftės sė ashpėr pėr ngrėnie, shohim qė njerėzit e kanė humbur fuqinė pėr tė lėvizur, barqet e tyre janė mbushur pėrplot dhe ata duan vetėm gjumė tė ėmbėl. Unė nuk dua tė zbres nė kėtė shkallė tė njerėzve dhe tė agjėrimit.

Mos ia hapni ramazanit xhepat qė ai t’jua harxhojė tė hollat qė i keni aty, e as barqet qė t’i mbushni me ushqim, e as sytė e veshėt pėr programet televizive dhe seritė e ndryshme qė ua marrin vėmendjen.

Miku im, mė dėgjo se tani do tė flas pėr njė hapje tjetėr pėr ramazanin.

Vėllai im, nė zemrėn tėnde ka shumė shpella dhe vrima tė mėdha, ka shpella tė mbyllura, ka tokė tė panjohura dhe vende tė fshehta.

Nė zemrėn tėnde ka vende qė nuk i di askush, as ti bile, po as vetė qenia jote nuk i di.

Nė zemrėn tėnde ka yje, planetė e galaktika, vende qė nuk ka shkelur kėmba e njeriut, aty ka dhoma sekrete, hyrjet e tė cilave nuk i di askush.

Aty ka shkretėtira, male tė dendura e tė pashkelura, kontinente tė pazbuluara, qė ndodhen nėn thellėsitė e oqeaneve, aty ka yje qė nuk i ka vėzhguar kurrė teleskopi, pastaj galaktika qė ēdoherė lindin dhe grumbullohen nė gjithėsinė tėnde qė vazhdimisht shtrihet e rritet.

Aty nė zemrėn tėnde ti je njė grusht i vogėl i problemeve dhe brengosjeve, frikėsimeve dhe ndėrlikimeve, kujtimeve e mendimeve. Njė e kaluar plot lodhje dhe njė e ardhme e dendur me mjegulla...

Aty ka dry pa ēelėsa...

Aty ka shtėpi merimange dhe strofull zogu. Aty askush nuk ka guxim t’i afrohet drynit.

Prandaj po tė them: ramazanit hapja zemrėn tėnde. Mos ia hap xhepin e barkun, as sytė e veshėt, por hapja zemrėn.

Edhe pse e di se ti agjėron vite tė tėra, imagjino qė ky ėshtė ramazani yt i parė!

Ka shumė qė agjėrojnė me vite tė tėra, por ramazani ende nuk ka hyrė nė zemrat e tyre: ndoshta ka hyrė dhe ua ka zbrazur tė hollat, ua ka mbushur barkun dhe gojėn me ėmbėlsira dhe ushqime tė ndryshme, por zogu dhe merimanga ende vazhdojnė tė rrinė pranė drynit tė vjetėr e tė pahapur.

A athua pas ramazanit do tė kthehemi pėrsėri aty ku ishim, nė gjynahe, edhe pse agjėruam?!

Pėr fat tė keq pėr shumė qė agjėrojnė, ky muaj nuk ėshtė ramazan, por ėshtė diēka tjetėr. Mjerė pėr ata qė nga agjėrimi kanė vetėm urinė e etjen, mjerė pėr ata qė nuk ndalen nga pėrgojimi, fjalėt e kėqija dhe dėshmitė e rrejshme.

Unė tė kam pyetur se pėrse nuk je duke ndryshuar, por ti mu pėrgjigje shumė thjesht, duke mė thėnė se djalli ėshtė mė i fortė se unė! Por, unė nuk bindem me pėrgjigjen tėnde, sepse ti je mė i fortė, ti je mė i fortė.

Mos lejo qė pasi tė na kalojė ramazani, tė themi: “Ah, kaloi ramazani, nuk bėmė gjė!”.

Kam menduar gjatė pėr ty dhe tė them se nė brendinė tėnde ti ke njė natyrė madhėshtore. Edhe pėrkundėr tė gjitha gjynaheve dhe gabimeve tė mėdha qė i ke, pėrsėri tė them se natyra jote ėshtė e gatshme pėr ta pranuar udhėzimin. Andaj mos mendo se nė brendinė tėnde ka njė besimtar rebel tė padėgjueshėm, qė nuk ka nevojė pėr dikė qė do ta trazonte. Kėshtu ke menduar, apo?!

Pėrplasjet nė kokėn tėnde veēse mė kanė eksploduar pėr njė ramazan ndryshe. Ky pra ėshtė ramazani.

Dyert e xhenetit janė hapur, kurse dyert e xhehenemit janė mbyllur, e djajtė janė prangosur.

Ėshtė pra njė rast i madh pėr ta shijuar atė.

Jo, nuk ėshtė rast pėr t’i shijuar ushqimet dhe mishin e fėrguar, pijet e ndryshme etj. Ėshtė rast i bukur pėr tė shijuar diēka tjetėr. Shpėrblimi, falja, tė mirat, kėto janė gjėrat mė tė ėmbla pėr ty, qė vetėm t’i shijosh e vetėm t’i shijosh... Sikur ta dish!

Ai sikur tė fut nė rrjetin e tij pėr gjueti, qė vetėm ta shijosh pėr njė ēast.

Njė muaj pėr njė vit? Bile edhe pėr tėrė jetėn? Ramazani ėshtė rast i volitshėm pėr tė shijuar. Do ta ndiesh se ramazani i ka ndėrruar drynat e tu tė vjetėr, qė kur djalli tė kthehet me ēelėsat e vjetėr tė mos mund tė hyjė te ti.

Kjo ndodhė sepse ai tė do dhe dėshiron qė edhe ti ta duash, se ai dėshiron qė ti tė shkosh tek ai, me kėmbėt e tua, me vullnet tė madh.

Ramazani na bėn ta shijojmė mė tė bukurėn e tė bukurave, artin e bukurive tė jetės, NAMAZIN...

Edhe ata qė bėjnė gjynahe dhe gabime, edhe ata do tė falen nė kėtė muaj, ramazani do t’i pėrfitojė drejt sė mirės dhe faljes.

Nuk bėn dobi ramazani pa namaz. Nuk bėn tė lejojmė tė shndėrrohemi nė kafshė tė fryra e tė mos falemi. Namazi nuk pranon diskutim, polemikė etj. Ramazani para sė gjithash ėshtė edhe pėr hir tė namazit.

Ēudi! Nė ramazan falemi 5 herė nė ditė dhe e shtojmė namazin e terapisė dhe kėtė e bėjmė plot 30 ditė, d.m.th. do tė jem tė aftė qė mė shumė se 500 rekate t’i bėjmė pėr hir tė ramazanit.. 500 reqate! Pra 1.000 sexhde! Jo, doemos duhet tė ndalem pak e tė mendoj, doemos tė ndalem... Do tė bie nė sexhde 1000 herė, do ta vė kokėn nė tokė pėr hir tė ramazanit, 1.000 herė do tė zbres para tij, 1.000 herė do tė pėrulem, 1.000 herė do ta pėrmend emrin e Allahut, do ta madhėroj e falėnderoj, doemos gjithė kjo tė lė gjurmė nė zemrėn time.

Pas 1.000 herėve fillon ta duash atė, fijet magnetike ta kanė pushtuar zemrėn. E sheh?

Sa shije e bukur dhe rast i madh pėr ta provuar. Ėshtė njė gjė qė duhet tė ndodhė.

Njerėzit qė jetojnė pranė lumenjve, mė saktė pranė brigjeve tė lumenjve, mes tyre krijohet njė raport i veēantė dhe i llojit tė dalluar. Dalėngadalė lumi nė jetėn e tyre bėhet shoku mė i ngushtė i tyre; ata qė jetojnė pranė lumenjve e dinė kėtė. Lumi ėshtė i qetė, paqėsor, gati se nuk dėmton askėnd, ėshtė shok i shtrenjtė, ai di tė tė ngushėllojė, bile i fshinė lotėt kur ti qan me ujin qė e ka. Madhėshtia e Allahut shfaqet mė shumė nė oqean, por butėsia e Tij shfaqet mė shumė nė lumė.

Njoh njerėz qė po tė largohen nga lumi, ata vdesin, nuk e durojnė dot jetėn larg lumit, janė bėrė krijesa lumi, ndėrsa lumi ėshtė bėrė pjesė e qenies sė tyre. Kjo me siguri se tė pėlqen, por ti do tė pyesėsh se ēfarė lidhje ka kjo me temėn tonė.

Dėgjoje thėnien e tė Dėrguarit s.a.v.s. dhe do tė kuptosh se ēfarė dua tė them: “Pesė kohėt e namazit ditėn e natėn janė si njė lum me ujė tė ėmbėl qė rrjedh pranė derės suaj; ai qė pastrohet prej tij pesė herė nė ditė, a thua i mbetet ndonjė ndyrėsi?”

Kėshtu ndodh me namazin, ai bėhet lumi i jetės tėnde, pjesė e qenies tėnde, dashuri e zemrės tėnde, pa tė nuk ke jetė. Mė beso se lidhshmėria me namazin vjen qysh nga dita e parė e ramazanit, shija e ėmbėl e tij ndodh qysh ditėn e parė dhe nė rehatin e parė, qysh nė momentin e parė nė qenien tėnde futen rrymat e namazit dhe dalėngadalė ai tė jep shijen mė tė bukur, qė ta duash lumin pranė derės tėnde, aty ku ti pastrohesh pesė herė nė ditė.

Po pse shumė njerėz e ndėrprejnė namazin pas ramazanit? Pse kėta nuk vazhdojnė tė falen? Pyetje plot mėrzi dhe pėrgjigje e ndėrlikuar. A thua ēfarė i bėn njerėzit ta lėnė lumin nė tė cilin ishin mėsuar tė pastrohen pesė herė nė ditė e tė notojnė nė tė? Ēfarė i bėn ata ta lėnė kėtė lumė e tė kthehen nė shkretėtirė, nė tokėn pa ujė e pa bimė?

Me siguri se nuk e dinė, se nuk u ka treguar askush pėr kėtė. Askush nuk u ka treguar pėr shijen e ėmbėl, pėr ramazanin ndryshe seē u ėshtė treguar mė parė ose dikush u ka treguar, por kėta nuk kanė dėgjuar. Apo janė tė dobėt?!

Nuk e dinė se sa tė fuqishėm janė; kėtė fuqi e krijon vetėm IMANI e askush tjetėr. Po tė mendonim mirė, do tė vėrenim se falja e namazit nė xhemat na jep vlerėn e 27 shkallėve pėr dallim prej faljes vetėm. Ēdo tė thotė 27?

S’ka dyshim se pas namazit me xhemat ndjehemi sikur jemi mė tė fuqishmit nė botė, se pas namazit i them vetes: unė jam mė i fuqishmi nė botė, se vlej sa 27 vetė nė botė, unė jam fuqia e botės. Kur falemi pranė njėri-tjetrit sikur ēdokush i jep dikujt energji dhe fuqi, krahėt e bashkuar dhe kėmbėt e ngjitura na japin fuqi marramendėse. Jam njeriu mė i fortė nė botė!

Ramazani nuk ėshtė lojė popullore qė jemi mėsuar ta shohim ēdo vit, zemra jote nuk mund tė jetė e zbrazur, ajo nuk lejon qė befasisht ta humbasėsh zemrėn e tė mos e gjesh mė kurrė.

Pse nuk ktheheni nė lumin e qetė e tė bukur? Pse vazhdoni tė ecni nė tokė tė thatė? Pse ktheheni nė gjynahet dhe gabimet e kaluara? Pse i ndėrroni gjėrat e shtrenjta me ato tė pavlera? A ka kjo kuptim? Si tė shkėmbejmė mjaltė pėr njė grusht pluhur? Ballafaqohu me vetveten!

Nėse ramazani nuk ėshtė ai qė na nxjerr nga problemet dhe brengat tona, a thua kemi rrugėdalje tjetėr?

Ai ėshtė PROVA e skenės sė fundit. Ne shkojmė pėrpara dhe nuk duhet tė ngecim mbrapa. Nėse heqim dorė nga shija e ėmbėl, atėherė gjithsesi se kėtė do ta paguajmė shtrenjtė, me nėnēmim dhe pėrvuajtje, me zemėrim prej Allahut.

Ramazani tė bėn tė ndjehesh se je i zgjedhur (elitė), se je nga grupi mė i lartė dhe mė i ēmuar. Ai tė bėn ndryshe nga e gjithė bota moderne materiale, tė jep dritė qė shkėlqen dhe qė ecė me tė midis njerėzve, tė bėn qė nė errėsirė tė ndriēosh, ngase je nisur pėr namazin e sabahut. I njohur bėhesh nė lartėsitė e qiejve dhe nuk ka kush qė nuk tė njeh nė qiej. Sa bukuri! Ramazani tė jep ta kuptosh tė vėrtetėn e takimit tė dashurisė sė vėrtetė, atė tė Allahut. Ramazani na zgjon me prekje tė butė dhe ledhatim tė panjohur, edhe pse nuk e dimė burimin e tij. Pėrkėdhelje dashurie, qė vetėm ti tė jesh i kėnaqur e i lumtur.

Kurani


Tė lutem mos e lexo kuranin siē e lexojnė tė tjerėt, por bėhu ndryshe. Mos u merakos se nuk ke lexuar sot 10 apo 20 faqe, mos u preokupo me kėtė. Kurani le tė jetė pranverė e zemrės tėnde, llogarite atė se ėshtė rrėfim i jetės tėnde, burim i jetės tėnde, vijė e fillimit dhe mbarimit. Kur tė lexosh Kuran, mendo:

- Po, kėtu Allahu mė vuri nė sprovė,

- Kėtu mė mashtroi djalli,

- Kėtu mė nxori nga xheneti,

- Kėtu mė udhėzoi Allahu,

- Kėtu u pendova,

- Kėtu do tė shpėrngulem, kėtu do tė duroj,



Le tė jetė Kurani rrėfim i jetės tėnde; kėshtu do ta zbulosh atė qė e dėshiron...

Mos harro! Kur ti lexon Kuran, bėje qė edhe ai tė tė lexojė ty.

Nė fund ai do tė shpėrblejė me dritė.

Nė fund ai do tė japė dritė nė varr...

Nėse nuk e lexon atė si rrėfim tė jetės tėnde, mendoj se nuk ke pėr tė gjetur diēka nė jetė.

Le tė jetė ky ramazan ndryshe nga tė tjerėt.

Pas 30 ditėve zgjohesh nė ditėn mė tė bukur tė jetės, nė ditėn e bajramit. Ėshtė kjo pasqyra e jetės tėnde. Shpresa e jetės tėnde. A thua ke shpėtuar apo ende je ai qė ishe mė parė. A ke lindur pėrsėri apo ke lindur i vdekur?

Tė bėhemi prej atyre qė lindin pėrsėri, e jo prej atyre qė ende nuk kanė lindur!

Janė vetėm disa ditė tė numėruara, hiē mė tepėr; ato kalojnė sa ēel e mbyll sytė.

Dita e parė e ramazanit tė duket e rreptė, sikur diēka tė ka prangosur.

Shoku im, ndoshta ditėn e parė tė prangos, por menjėherė tė liron dhe tė jep liri tė pakufishme, tė bėn tė ndjesh se shumė shpejt kalon, si jeta jote, janė ditė tė numėruara, qė kur mbarojnė tė duket se ishte dje. Kėshtu ėshtė jeta, na kujtohen ngjarje qė kanė ndodhur para 10 ose 15 viteve e na duken sikur dje kanė ndodhur. Kėshtu ėshtė ramazani.

Lexoje kėtė vit ramazanin ndryshe. Ditė tė numėruara, por me shpėrblime pa kufi.

Si?

Nuk e di!

Pėr hajr tė qoftė ramazani! Mendoj ramazani i vėrtetė!

Pėrktheu dhe pėrshtati: Sadush Tahiri

Marre nga: Revista Shenja
















PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio