Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kėshilltarėt qerasin vetveten
trimi.80
Postuar nė: 01.02.2013, 10:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1157
Antari Nr: 27127
Bashkangjitur: 17.01.2012



Kėshilltarėt e Gostivarit unanimisht kanė miratuar vendimin pėr t’i pėrvetėsuar laptopėt e komunės. Edhe pse bėhet fjalė pėr tjetėrsim tė pronės publike, kėtė vendim e kėshilltarėt e quajnė tė arsyeshėm, sepse laptopėt i konsiderojnė tė amortizuar dhe nė to kanė edhe tė dhėna personale

Driton ZENKU

Gostivar, 31 janar - Nė pėrfundim tė mandatit katėrvjeēar Kėshilltarėt e Kėshillit Komunal tė Gostivarit e kanė shpėrblyer veten me laptopė. Vendimi ėshtė miratuar nė seancėn e fundit pa asnjė votė kundėr dhe nga tė gjitha grupet e kėshilltarėve. Kompjuterėt janė relativisht tė rinj dhe u siguruan nga buxheti komunal para dy viteve, kurse kėshilltarėt edhe pse bėhet fjalė pėr tjetėrsim tė pronės publike, kėtė vendim e quajnė tė arsyeshėm sepse laptopėt i konsiderojnė tė amortizuar. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėtij vlerėsimi ata nuk kanė nguruar ti pėrvetėsojnė. Bėhet fjalė pėr laptopė tė firmės Hjulit Pakard (HP) 625 vlera e tė cilėve nė kohėn kur janė blerė sillej rreth 500 euro, ndėrsa tani rreth 300 euro. Komuna asokohe pėr kėtė dedikim harxhoi 1.2 milionė denarė ose rreth 20 mijė euro. Kryetari i Kėshillit komunal, Fadil Zendeli justifikohet se laptopėt janė tė amortizuar dhe vlera aktuale e tyre nė treg ėshtė shpėrfillėse, megjithėse edhe vet ai e ka pranuar tė njėjtin, ashtu “tė amortizuar”.

“Ishte njė vendim i konsultuar me kėshilltarėt dhe i pranuar nga tė gjithė. Edhe si iniciativė rrodhi nga vet kėshilltarėt. Janė pajisje tė pėrdorura personale dhe e pamė tė udhės qė me njė vendim tė kėshillit komunal tė njėjtat tu ndahen atyre qė i shfrytėzuan brenda kėsaj kohe pėr nevojat e kėshillit komunal”, theksoi Zendeli, i cili ėshtė nga radhėt e Rilindjes Demokratike Kombėtare.

Abdulhalim Jashari, kėshilltar nga radhėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), ka arsyetim tė njejtė si Zendeli, ndėrsa e ngushėllon veten se pėrvetėsimi ka ndodhur pėr shkak kėshilltarėt e pėrbėrjes sė re tė kėshillit komunal as qė do tė pranonin tė marrin pajisje tė njė gjendje tė tillė amortizimi. “Edhe nė kontabilitet pajisjet e kėsaj natyre shohin shfrytėzim maksimal deri katėr vite, gjė qė pėrkon edhe me mandatin katėrvjeēar. Janė gjėra qė amortizohen brenda kohės, dhe nuk besoj se ndonjė kėshilltar nga pėrbėrja e re do tė pranonte njė mjet pune siē ėshtė laptopi nė gjendje amortizimi”, mbrohet Jashari. Vendimi si i logjikshėm dhe pozitiv vlerėsohet nga kėshilltari i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Zejni Bilalli. Ai sqaron se parimisht ishte gjetur njė gjuhė e pėrbashkėt mes kėshilltarėve qė nė kohėn e furnizimit, qė pas mbarimit tė mandatit pajisjet tu takojnė atyre, me arsyetimin se aty janė tė ruajtura edhe dokumente personale tė cilat mund tė keqpėrdoren “Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė pamundėson jetėgjatėsinė e tyre dhe humbin nė ēmim. Janė pėrdorur si pajisje personale gjatė punės sė kėshillit komunal dhe mund tė thuhet se ēdo kush ka ruajtur edhe dokumente personale aty. Nga kjo mund tė vijė nė shprehje edhe keqpėrdorimi i tė dhėnave personale. Dihen tė arriturat nė teknologji dhe programet e sofistikuara qė kthejnė regjistrin e shėnimeve, edhe pasi ato tė jenė fshirė”, thotė kėshilltari Bilalli.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio