Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vullnetari nga Kosova vritet nė Siri
Albana_gl
Postuar nė: 11.11.2012, 23:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1278
Antari Nr: 20085
Bashkangjitur: 25.01.2009



Luftimet nė Siri i kanė marrė jetėn edhe tė njė kosovari, raporton Klan Kosova.
N. Demolli nga Prishtina kishte shkuar si vullnetar nė Siri, pėr tė luftuar kundėr regjimit tė pushtetit tė presidentit Bashar al-Assad. Ai ėshtė vrarė tė mėrkurėn, raporton “Klan Kosova”.

Lajmin familja e ka marrė ditėn e shtunė, ndėrkohė qė nga sot ėshtė hapur edhe e pamja pėr ngushėllime.


----------------------------------------
Une dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn, tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja..!!
PM
Top
Boss76
Postuar nė: 12.11.2012, 14:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 968
Antari Nr: 19012
Bashkangjitur: 15.12.2008




All-llahu familjes sabrin, te vrarit All-llahi ja pranoft Shehidllokun..

“E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e All-llahut mos thoni: “Janė tė vdekur”, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre).” (El Bekare, 154)


----------------------------------------
Kevther
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.
PMUsers Website
Top
ßina
Postuar nė: 12.11.2012, 23:31
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Ngushllime familjes Demolli, Zoti ne Xhenet e familjes gajretin ja u qofte.


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 13.11.2012, 00:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (ßina @ 13.11.2012, 00:31)
Ngushllime familjes Demolli, Zoti ne Xhenet e familjes gajretin ja u qofte.

Ani, masi je ti smil3dbd4d6422f04.gif
PM
Top
ßina
Postuar nė: 14.11.2012, 14:51
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Xhihadi i Namanit

Fotografi e jashtme

Nga Nexhmije Ahmeti | Express | 13 Nėntor 2012 07:40

Naman Demolli nga Prishtina ėshtė shqiptari i parė nga Kosova qė humb jetėn nė luftimet nė Siri. Ai kishte shkuar atje pėr tė luftuar kundėr regjimit tė pushtetit tė Presidentit Bashar al -Assad. Demolli ėshtė vrarė tė mėrkurėn e kaluar, ndėrsa familja e ka marrė lajmin tė shtunėn. Ai ishte pjesėtar i UĒK’sė dhe njė aktivist fanatik i Lėvizjes Bashkohu.

U shpėtoi plumbave tė regjimit serb, por jo edhe atyre tė regjimit tė Bashar Al Asaddit. Ish-luftėtari i UĒK-sė, Naman Demolli u plagos nė malet e Kosovės nė vitin 1999, mirėpo pas 13 vitesh ai u vra nė njė betejė nė Siri.

Ai iu bashkėngjit forcave ēlirimtare tė Sirisė qė po luftojnė kundėr regjimit tė kėtij shteti islamik. Para derės sė njė shtėpie nė Prishtinė vetėm njė karrige e thjeshtė tregon se aty ėshtė hapur dera pėr ngushėllime.

As fotografi, as lule, e as ndonjė shenjė e tij. Ėshtė kjo shtėpia ku kishte jetuar Naman Demolli deri sivjet. Luftimet e forcave ēlirimtare tė Sirisė ndaj regjimit tė Bashar al -Assadit e kishin shtyrė kėtė shqiptar tė Kosovės qė tė shkojė qė tė luftojė pėrkrah forcave ēlirimtare.

Dėshira qė edhe Siria ta ketė fatin sikurse edhe atdheu i tij, e kanė shtyrė Naman Demollin qė tė rrokė armėn kundėr regjimit tė Assadit. Mirėpo javėn qė shkoi ai humbi jetėn nė njė nga betejat nė njė lokalitet afėr kufirit me Turqinė.

Tė shtunėn familja mori vesh lajmin pėr vdekjen e tij. Tashmė e kanė hapur edhe tė pamen pėr ata qė duan ta ngushėllojnė familjen qė gjendet nė lagjen Kodra e Trimave nė Prishtinė.

Mirėpo, familjarėt e Namanit i qėndrojnė besnik bindjes sė tij fetare se kur tė vdesė njeriu, nuk duhet vėnė fotografi, e as lule, e madje as tė flasin pėr veprimtarinė e tij. Thonė se kėto tė gjitha i ndalon feja islame. Familjarėt duan tė qajnė tė dashurin e tyre pa u penguar nga mediat.

“Mos na pengoni, na leni nė mėrzinė tonė”, tha njėri nga familjarėt e Namanit tė hėnėn.

Megjithėse ata e kanė marrė lajmin tė shtunėn qė shkoi, familja nuk jep informata nėse trupi i tij do tė kthehej nė Kosovė pėr t’u varrosur apo jo.

Nė ndėrkohė, Ministria e Punėve tė Jashtme deri tė hėnėn pasdite nuk ka dhėnė asnjė version nė lidhje me vdekjen e shtetasit Naman Demolli.

Telefonat e zyrtarėve tė kėsaj ministrie tė hėnėn kanė qenė pothuajse tė mbyllur.

Naman Demolli nuk ishte fytyrė e panjohur pėr publikun. Ai njihet si njėri ndėr aktivistėt mė tė zellshėm tė Lėvizjes Bashkohu qė pati mbajtur shumė protesta pėr tė ndėrtuar xhaminė e madhe nė kryeqytet.

Demolli me njė grup tė rinjsh vitin qė shkoi krye nė veti pati mihur njė vend nė oborrin e Fakultetit Filologjik, ku sipas tij, duhej tė ndėrtohej xhamia e Prishtinės.

Trualli ku do tė ndėrtohet xhamia e Prishtinės, i ndarė afėr Postės nė lagjen Dardania, nuk u ka pėlqyer asnjėherė aktivistėve tė lėvizjes Bashkohu. Ata vazhdimisht kanė kėrkuar njė lokacion nė qendėr tė Prishtinės, madje edhe duke protestuar nė rrugė. Protestat dhe faljet nė rrugė ndonjėherė kanė shtyrė edhe organet e rendit qė tė pėrballen me protestuesit.

Njė ndėr ta ishte edhe Naman Demolli, i cili edhe qe arrestuar nga Policia. Mėsohet se Naman Demolli nė shkurt tė vitit 1999 kishte ardhur si vullnetar nga Perėndimi pėr t’iu bashkuar UĒK-sė. Aktivitetin e tij luftarak ai e zhvilloi nė Zonėn Operative tė Dukagjinit.

Njėra nga ish-luftėtaret e kėsaj zone, Fetnete Ramosaj konfirmon se Demolli kishte ardhur si vullnetar nė luftėn e UĒK-sė dhe nė mars tė po kėtij viti kishte shkuar pėr furnizim me armė nė Shqipėri. Ndonėse nuk e njeh personalisht, Ramosaj sqaron se nė njė pritė qė kanė rėnė njė grup ushtarėsh, nė mesin e tyre ishte edhe Demolli, ku ishte plagosur.

“Nė kėtė pritė kanė mbetur tė vdekur 14 luftėtarė, ndėrkaq Naman Demolli dhe disa tė tjerė ishin plagosur, e ku mė pas janė dėrguar pėr shėrim nė Tiranė. Nuk kam informata nėse ai ėshtė kthyer sėrish nė luftė pas kėtij rasti”, tha Ramosaj pėr Express.

Megjithatė mėsohet se Naman Demolli nuk ėshtė i vetmi nga shqiptarėt qė u ėshtė bashkuar forcave ēlirimtare tė Sirisė. Nė kėtė vend madje janė formuar edhe njėsite me shtetas tė Sirisė, qė janė me origjinė shqiptare, qė po luftojnė nė anėn e ēlirimtarėve.

Naman Demolli ėshtė shqiptari i parė nga Kosova i vrarė nė Siri.


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
ßina
Postuar nė: 14.11.2012, 14:53
Quote Post


Administratore
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 8256
Antari Nr: 21014
Bashkangjitur: 17.02.2009



Jo vetėm Namani nė luftė kundėr Assadit

Fotografi e jashtme

Nga Express | 14 Nėntor 2012 11:45

Naman Demolli, i vrarė javėn e shkuar, nuk ėshtė shqiptari i vetėm i rreshtuar nė krah tė rebelėve nė Siri, ku luftojnė pėr ēlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ka edhe shumė tė tjerė.

Fotoreporteri Vedat Xhymshiti ka thėnė tė ketė takuar sivjet sė paku dy grupe shqiptarėsh prej dhjetėra pjesėtarėsh, tė armatosur mirė dhe qė kanė nėn kontroll territore tė caktuara nė shtetin aziatik.

Disa muaj rresht Xhymshiti ka qėndruar nė vatrat ku janė zhvilluar luftimet, nga ku ka raportuar pėr disa media tė mėdha ndėrkombėtare. Tani ai ėshtė nė Kosovė dhe ka treguar pėr takimet me bashkėkombėsit e tij nė shtetin ku nga marsi i vitit tė shkuar ka filluar kryengritja e armatosur kundėr presidentit Al-Assad.

“Mė kanė kėrkuar qė t’ua ruaj privatėsinė dhe qė identitetin tė mos e paraqes pėr publikun dhe normalisht nuk kam shkruar”, ka treguar ai. “Veē, mund tė konfirmoj se ka shqiptar nė Siri qė luftojnė nė krahun e forcave rebele”.

Xhymshiti kishte shkuar nė muajin maj nė Siri, nėpėrmjet Turqisė, dhe ka vepruar vetėm nė terrenin e kontrolluar nga kryengritėsit. Kontaktin me grupin e parė tė shqiptarėve qė vepronin nė qytetin Rastan, i cili ndodhet nė provincėn e Alepos, thotė ta ketė mbėrritur nėpėrmjet njė komandanti tė kryengritėsve, i cili ia dinte prejardhjen dhe kombėsinė. Me grupin e dytė, thotė tė jetė takuar rastėsisht. (INA)


----------------------------------------
Mendjet e medha diskutojne idete.
Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet.
Mendjet e vogla diskutojne Njerezit.
PM
Top
forumi28
Postuar nė: 14.11.2012, 15:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 249
Antari Nr: 26842
Bashkangjitur: 21.08.2011



I lumtur qofte allahu me kete shehid,dhe e bashkofte me 72 te virgjerat qe e presin n'xhennet!
PM
Top
Avalon
Postuar nė: 14.11.2012, 18:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3339
Antari Nr: 25685
Bashkangjitur: 28.11.2010



 Citim (forumi28 @ 14.11.2012, 16:50)
I lumtur qofte allahu me kete shehid,dhe e bashkofte me 72 te virgjerat qe e presin n'xhennet!

Amin Ja Rabi!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio