Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BDI: “Shkupi 2014” ka vulėn e PDSH-sė
vani-1
Postuar nė: 13.05.2012, 10:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1312
Antari Nr: 26370
Bashkangjitur: 04.04.2011



Debat i ashpėr ėshtė zhvilluar dje nė Komisionin pėr financim dhe buxhet. Kjo pėrplasje ėshtė shėnuar mes deputetėve tė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI). Shumica parlamentare refuzoi njė sėrė amendamentesh me tė cilat PDSH e Thaēit kėrkonte investime nė infrastrukturė nė vendbanimet shqiptare. Deputeti i PDSH-sė Zijadin Sela akuzoi BDI-nė se mbėshtesin projekte qė kushtojnė me miliona euro, ndėrsa nuk janė nė gjendje tė sigurojnė ujė pėr qytetarėt e vendbanimeve shqiptare, gjegjėsisht pėr komunat e Tetovės dhe Likovės.
“Problemi me ujin ėshtė problem i gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė nė Maqedoni. Pėr ujė pėr pije qytetarėt duhet tė marrin kredi, ndėrsa pėr tė ndėrtuar pėrmendore investon shteti nga buxheti dhe paratė e qytetarėve. Nė programin e qeverisė 2008-2012 saktė shkruan se do tė jepen para pėr ndėrtimin e pėrmendoreve nė qendėr tė Shkupit dhe ju e keni votuar dhe tani nuk paska para pėr ujėsjellėsin nė Tetovė. Paska para pėr rrethojėn e njė ure 1 milion euro, ndėrsa me kėto 1 milion euro sigurohet ujė pėr pije pėr 200 mijė banorėt e Tetovės. E keni legjitimitetin e shqiptarėve. Mbroni shqiptarėt”, iu drejtua Zijadin Sela i PDSH-sė deputetėve tė BDI-sė, shkruan “Zhurnal”.

Ndėrkohė, Talat Xhaferi nga BDI-ja tha se komuna e Tetovės ka tė ndarė mbi 1 milionė euro pėr projektin pėr furnizim me ujė tė pijshėm. Ai akuzoi drejtuesit e komunės sė Tetovės se nuk duan t’i shfrytėzojnė kėto mjete se nuk mund t’i menaxhojnė.

“Komuna e Tetovės ka tė ndara mbi 1 milionė euro pėr projektin e furnizimit me ujė tė pijshėm. Zbatimin dhe kontrollimin e mjeteve financiare i bėn banka dhėnėse, garant i sė cilės ėshtė qeveria dhe kėtu ėshtė problemi. Ato mjete nuk dėshiron t’i shfrytėzojė komuna e Tetovės pėr shkak se nuk mund ti menaxhon drejtpėrdrejtė por duhet nė bazė tė projektit qė e ka t’i shfrytėzojė pėr dedikimin qė janė tė paraparė. Kėto janė dy ēėshtje tė cilat ju i pėrzieni dhe mbi atė bazė ju e manipuloni opinionin. Ata para janė tė garantuara nga qeveria tė dhėna pėrmes bankės e cila si dhėnėse e parave ėshtė mbikėqyrėse e implementimit tė projektit dhe dedikimit tė shfrytėzimit tė parave”, deklaroi Talat Xhaferi nga BDI-ja.

Deputeti Sela mė tej tha se partia e tij nė vitin 2007 i ka dhėnė leje pėrmendores sė Skėnderbeut dhe kjo ėshtė e vėrtetė.

“Urdhėroni mė demantoni. Ne i kemi dhėnė leje asaj pėrmendore. Ju e sollėt pėr tė krijuar probleme dhe trazira, ndėrsa ne dhamė lejen qė tė mos krijohet njė gjė e tillė. Ju keni themeluar Muzeun e Lirisė dhe sot e kėsaj dite ėshtė pa leje. Pse nuk e themeloni si institucion qė tė ndahen mjete nga buxheti”, potencoi deputeti Sela.

Nė kundėrpėrgjigjen e tij deputeti Xhaferi tha se “Shkupi 2014” ka kaluar me vulėn e PDSH-sė. “Emri dhe mbiemri i projektit ‘Shkupi 2014’ ėshtė ish ministri i Kulturės i PDSH-sė, Arifhikmet Xhemaili. Polemika mund tė bėni sa tė doni”, u shpreh Xhaferi.
PM
Top
osmen
Postuar nė: 13.05.2012, 10:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 757
Antari Nr: 24462
Bashkangjitur: 05.02.2010



nejse arifikmet xhemaili ka pasur deshire ta shofe shkupin si viena me mocarta me bethovena me ku ta di une
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio